Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Eqrem Kryeziu, i ka dalë në krah shefit të tij, Isa Mustafës, pavarësisht se ka humbur garën në Prishtinë.
Kryeziu i ka vlerësuar irracionale kërkesat për dorëheqjen e Isa Mustafës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë parti.
Ai ka thënë se lidershipi i LDK-së nuk ka nevojë t’u nënshtrohet këtyre klithmave irracionale.
Kryeziu ka bërë me dije se brenda LDK-së ka njerëz të shitur, të cilët dëshirojnë ta dëmtojnë këtë parti.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se PDK-së dhe AAK-së u intereson të përçahet LDK-ja.
Ai ka deklaruar se zgjedhjet brenda LDK-së duhet të mbahen në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit të këtij viti.
“Isa Mustafa nuk e ka pasur rastin të dëshmojë lidershipin. T’ju them të drejtën, me një rrugëtim të tillë, kërkesa për dorëheqje nuk është e ndershme”, ka thënë Kryeziu në një intervistë për Epoka e Re.
më duhët të pajtohem me konstatimin e z.Faqëziut pasi që kur ai thotë se brenda LDK-së, ka klithma irracionale per shkatërrim ai nise nga vetja.
nuk gjej njeri qe ka dëmtuar LDK-në, me shumë se ai me klithmat e tija te denja vetem për hijena.
Po ma shume se ti e Isa Mustafa as kush nuk e ka demtu LDKne.
Ju e dini shume mir qe Isa Mustafa ka qen edhe minister i Rahman Morines para vitit 1988. Pra nuk na lejon morali qe ket njeri ta votojm. LDKne e mban ende gjall hija e Rugoves por deri kur???
Kjo parti banditeske duhet te shkatrrohet.