Tjetër krim në shkollë/ Vritet një nxënës brenda shkollës në Mitrovicë

28 Janar 2014, 12:17Rajoni TEMA

Një ngjarje e rëndë është shënuar në shkollën e mesme teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë.

Një nxënës është ekzekutuar brenda ambienteve të shkollës, ndërkohë që autori është një tjetër nxënës i kësaj shkolle.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi rajonal i Policisë Avni Zahiti, i cili ka thënë se rasti është cilësuar si vrasje e rëndë, ndërsa i personi i dyshuar që e ka kryer këtë vrasje është arrestuar, ndërkohë motivet nuk janë bërë të ditura, raporton Klan Kosova.

Kjo është vrasja e dytë që ndodh brenda një muaji në shkollat e Kosovës. Kohë më parë, një vrasje e ngjashme ka ndodhur edhe në oborrin e shkollës Emin Duraku në Prishtinë./EXPRESS

4 komente në “Tjetër krim në shkollë/ Vritet një nxënës brenda shkollës në Mitrovicë”

  1. arlind tupella says:

    nxensi i shkolles teknike arkitekt sinani ne mitrovic emrin eka astrit syla

  2. Kafshe shtepiake po behen keto njerez!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje