Bushati takohet më një përfaqësi nga Lugina e Preshevës: Platformë përbashkuese të qëndrimeve konkrete

29 Janar 2014, 19:26Rajoni TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati zhvillon një takim përfaqësuesit politikë, lokalë dhe të shoqërisë civile nga Lugina e Preshevës.

Në këtë takim të parë gjithëpërfshirës u trajtuan problematikat e përditshme, me të cilat përballet popullsia shqiptare e Luginës së Preshevës dhe zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe në rajon.

Ministri Bushati, pasi njohu pjesëmarrësit me prioritetet e politikës së jashtme të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë, rikonfirmoi qëndrimin e Qeverisë për një qasje më aktive dhe më pranë shqetësimeve të shqiptareve të Luginës, në përputhje me aktet dhe parimet ndërkombëtare të gjithëpranuar.

“Kohezioni i faktorit politik dhe shoqëror shqiptar i artikuluar nëpërmjet një platforme përbashkuese të qëndrimeve konkrete, përbën një interes jetik për Shqiptarët e Preshevës”, u shpreh Bushati.

Diskutimet u përqendruan në nevojën për maksimizimin e përfaqësimit institucional të shqiptarëve, përfshirjen më të plotë në jetën ekonomike dhe sociale, sikundër pasqyrimin më realist të situatës në Luginën e Preshevës, pranë institucioneve ndërkombëtare.

Ministri Bushati, gjithashtu i informoi pjesëmarrësit mbi mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, në 11 Janar 2014 në Prizren, si dhe mbi rëndësinë e marrëveshjeve të arritura, përfshirë këtu financimin për maternitetin e Preshevës dhe krijimin e fondit zhvillimor.

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës uruan ministrin Bushati për detyrën dhe përgëzuan Qeverinë Shqiptare për vëmendjen konstruktive dhe angazhimin për trajtimin e kërkesave të Shqiptarëve të Luginës.

Në mbyllje të takimit, bashkëbiseduesit ndanë qëndrime të njëjta lidhur me nevojën e intensifikimit të kontakteve në të ardhmen dhe për konkretizimin e hapave që synojnë jetësimin e angazhimeve të marra.

Në këtë takim morën pjesë :

Z. Riza HALIMI – Deputet popullor në Parlamentin e Serbisë, Kryetar i Partisë për Veprim Demokratik;
Z. Ragmi MUSTAFA – Kryetar i Komunës së Preshevës, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare;
Z. Nagip ARIFI – Kryetar i Komunës së Bujanocit, Kryetar i Partisë Demokratike;
Z. Fehmi BEJA – Nënkryetar i Komunës së Medvegjës, Kryetar i degës së Partisë për Veprim Demokratik;
Z. Jonuz MUSLIU – Kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Kryetar i Lëvizjes për Progres Demokratik;
Z. Ramiz LATIFI – Kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës, Kryetar i Rilindjes Demokratike;
Z. Skënder Destani – Zv.Kryetar i Komunës së Preshevës, Kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik për Luginën;
Z. Rahmi ZULFIU – Kryetar i Unionit Demokratik Shqiptar;
Z. Shaip KAMBERI – PVD Bujanoc, Ish-Kryetar i Komunës Bujanoc, Anëtar i grupit negociator shqiptar me Qeverinë e Serbisë,
Z. Galip BEQIRI – Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Z. Belgzim KAMBERI – Kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës;
Z. Ejup AZIRI – Unioni i Afaristëve të Luginës.

8 komente në “Bushati takohet më një përfaqësi nga Lugina e Preshevës: Platformë përbashkuese të qëndrimeve konkrete”

  1. Ana says:

    Paska qene dhe trapi Jonuz Muslliu qe u tall me Ramen dhe Thacin ? Pse e pranuat ne tryeze ate idiot mosmirenjohes ? Te isha atje do ta kisha peshtyre ne fytyre si antishqiptar qe eshte. Felliqesira…

    1. Epiriiiii says:

      Bo booooo e Bukura LUGINE……. e paskan coptu ne 20 Parti me keq se ne Shqiperi, dhe krejt qenkan Kryetar e NenKryetar keta Zotrinjte

      1. Vlora1912 says:

        Lugina eshte vertet e Bukur!!!!!!

        Me ka ren rasti ta vizitoj kete lugine, dhe me kan bere pershtypje dy gjera,

        Shqipja e paster, pa ate aksentin sllav qe e ndesh ne disa pjes te kosoves
        Gjimnazi Skenderbej ne Presheve me Polifotot e te gjitha maturave te shfaqura ne Holl.

        A kemi ne ne Shqiperi gjimnaze qe e kan ruajtur nje tradite te till??? Ndoshta po, por mua sme ka ren rasti ta shikoj.

  2. Uji i ftohte says:

    Me falni,12 shtepi 13 pleqe.

  3. Uji i ftohte says:

    Me falni,12 shtepi e 13 pleqe.

    1. vetem arber says:

      Ik her pirdhu ti legen.

  4. demokrat says:

    Cudite shqiptare: Parti Demokratike dhe Parti Demokratike Shqiptare?Te gjithe kryetar, te gjithe komandant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje