OBSH: Kufizoni alkoolin dhe sheqerin, kanceri po vret planetin

4 Shkurt 2014, 10:27Lifestyle TEMA

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se bota po përballet me një “valë batice” sa i përket kancerit. Ata kanë bërë thirrje që të kufizohet alkooli dhe sheqeri.

Sipas BBC, OBSH parashikon që rastet e kancerit do arrijnë në 24 milionë në një vit deri në vitin 2035.

Megjithatë, gjysma e këtyre rasteve mund të parandalohen duke luftuar pirjen e duhanit, obezitetin dhe konsumin e alkoolit.

Fondi Botëror për Kërkime ndaj Kancerit tha se vazhdon që të ketë një nivel alarmues të naivitetit në lidhje me rolin që luan dieta në luftën ndaj kancerit.

14 milionë njerëz diagnostikohen me kancer çdo vit, por kjo shifër do kapërcejë në 19 milionë në vitin 2025.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje