Aktori i ndjerë, Philip Seymour Hoffman, fitues i çmimit Oscar, dyshohet se ka qenë i përfshirë në një aferë homoseksuale me një person, që gjeti trupin e tij.
Dramaturgu David Bar Katz ka treguar se aktori ishte i dashuri i tij, ndërsa u shpreh për “National Enquirer” se e kishte parë atë duke thithur kokainë një natë përpara se të vdiste.
Miqtë e aktorit të njohur thonë se ai ka pasur dyshime në lidhje me seksualitetin dhe kjo ka sjellë edhe acarimin e marrëdhënieve me partneren e tij, njëkohësisht nëna e tre fëmijëve të aktorit, Mimi O’Donnell.
Katz thotë se e ka parë aktorin duke marrë heroinë në disa raste, por shtoi se nuk e ka parë kurrë në gjendje aq të rënduar sa të merrte overdozë.
Zyrtareve i heqin dinjitetin dhe i shtyjne te vjedhin me kete ligj
http://dielli.al/lajme.php?id=38098&k=71