Presidenti Bujar Nishani, në një ceremoni të zhvilluar në mjediset e Kongresit Amerikan, dekoroi Grupimin për Çështjet Shqiptare në Kongres me “Medaljen e Flamurit Kombëtar”. Gjithashtu Nishani dekoroi me Medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Kongresmenin Robert Aderholt me motivacionin “Në shenjë vlerësimi të lartë për aktivitetin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të reformave demokratike në Shqipëri, të zgjerimit të hapësirës demokratike për shqiptarët në rajon dhe veçanërisht për pavarësinë e Kosovës”.
Në fjalën e rastit, Presidenti Nishani vlerësoi arritjet e Shqipërisë në 23 vite, por shtoi se ato do të ishin të pamundura nëse nuk do të kishte mbështetje nga miqtë dhe partnerët e saj. “Dikur bunker i komunizmit, Republika e Shqipërisë ndërmori reforma rrënjësore për ndërtimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, vendosjen e ekonomisë së tregut, respektimin e të drejtave të njeriut dhe hapjen e vendit. Vendi, dikur, më brutal në shkeljen e të drejtave të njeriut, drejtoi, dy vite më parë Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, këtij tempulli të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut. Shqipëria tashmë anëtare e NATO-s, ka si objektiv strategjik parësor anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe pret, me të drejtë, bazuar në meritë, të marrë statusin e vendit kandidat në BE këtë qershor. Të vetëdijshëm se integrimi evropian është një proces që kërkon kohën e tij, kemi motivimin qytetar, vullnetin politik, dhe aftësitë institucionale për t`i shkuar deri në fund. Gjithçka kemi arritur janë fryt i përgjegjësisë sonë, por këto frute do të ishin të pamundura pa përkrahjen, bashkëpunimin dhe ndihmën bujare të partnerëve dhe miqve tanë zemërgjerë e të durueshëm. Grupi i Çështjeve Shqiptare është njëri prej tyre, madje nga më të rëndësishmit”, tha Nishani.
Presidenti u shpreh se Shqipëria është e përkushtuar në politikën e fqinjësisë së mirë dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal. “Shqiptarët, kudo në rajon, mbështesin konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor dhe integrimin euroatlantik të vendeve ku jetojnë. Shqiptarët do të jenë bashkë në Bashkimin Evropian. Në gjykimin tonë, bashkëpunimi rajonal mund të bëhet konkret nëpërmjet lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave e kapitaleve dhe angazhimit të përbashkët në nisma e projekte, të cilat do ta bënin këtë rajon tërheqës e konkurrues, si pjesë natyrale e tregut evropian” shtoi ai.
Më herët, Presidenti Nishani, u prit në një takim mirëseardhjeje nga bashkëkryetari i Grupimit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin amerikan, Kongresmeni Eliot Engel. Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime për zhvillimet e fundit në rajon, në Shqipëri dhe për kontributin e mëtejshëm të këtij grupimi në promovimin e demokracisë dhe integrimin evropian të Shqipërisë dhe vendet e tjera të rajonit ku jetojnë shqiptarë.
Brenda 6 muajsh,Presidenti dy here ne USA ??!! Shume rralle,ose e pamundur qe dikush ne kete lloj pozite,ta beje kete !! Iliri
Sa na kushtoi ajo dekorata o Nishan (ose Target në anglisht)?
Boll se na vjen për të vjellë kur dëgjojmë për bashkimin me Kosovën.
Ne nuk po gjejmë derman nga hasmëritë Veri-Jug.., ti do të na fusësh dhe terroristët kosovarë, luftëtarët e Al Kaidës në Siri.
Bravo, suksese e lart e më lart…!!!Presidentit tonë ju dha leje të hyjë në Kongresin Amerikan…!!! Kjo është ngjarje historike.
KY ME DUKET DEKORON SE DUHET TE MBAJE DICKA NE DORE: O DIPLLOME, O FLETE NDERI.
Mira-kombet e europes secili shtet kane nje ekonomi edhe shtet ligjor te themi qe jetohet mire por prape krijuan bashkimin e europes pse moj zonje apo zotni se kane frike nga globalizmi i shteteve monopol si rusia kina india brasil usa -se tregetia baraz mirqenie nuk do ta dije per kombesi i lashte apo antik mysluman apo katolik te asgjeson edhe shqipnia nje morr i vogel ben porra i lashte antik i bardhe alban a ne anen tjeter malok katundar nuk merren vesh athere ke firmosu veteasgjesimin po te kishin krijuar bashkimin ekonomik shqiptaret keto 20 vite cdo gje ishte e lehte per kufijte pa vlere gjuha e kultura eshte ajo qe vendos i ke arvanitsit ne greqi a dalmaci por jane asimiluar -gazetari greke na e shpjegoi shume mire tha shqiptaret 100vjet me gjithe keto padretesi e vuajtje nuk kane mesuar po ngelen po tek lidhja prizrenit klm ah e gjate shqiptaret njihen Malsor qofte keta arvanit apo dardan apo taulantet e aranitit ….
Po ti akoma nuk e ke kuptuar që këto janë llafe dhe nisma vetëm për t’u thënë….! Si e shpjegon ti që kosovarët u blenë për të votuar PD-në…!?
Po qe jane fjale keto , ju jape te drejte bile shume -jo vetem nga tirana por edhe shkupi e prishtine vetem fjale -sa per votues nuk e di nuk e besoj mesa di une qe verioret dardane kane investuar shume per ps edhe nostagji te madhe per enveristet (per mua e rrezikshme )- ju kerkoj ndjese per gabimet ortografike merri kuptimin fjalise flm ceshtja jone eshte shume komplekse bile shume se nuk kemi vetedije kombetare njera ane-pastaj trdhetite ose me sakte interesat si nga ana jone edhe nga fqinjet por edhe fuqite e medha e temerrshme – klm
ketu fle lepuri me duket
I drejtohe dhe i komentoj komentusit te dyt me radh,zonjes apo zotriut Mira, qfar te keqe keni par nga ne kosovaret o injorant i injorantave, a pse ju kemi mbrojt qe 100 vjet nga armiqet,dhe na keni pasur si mburoj, a e din ti mor budalla se kosova qe 100 vjet ka vuatur, esht djegur dhe pervluar me dhjetra e qindra her per nji bashkim kombtar,dhe ti i quan Kosovaret terorist,e qfar ne ta quajm shtetin am kur te gjithe ju,si ti krimine ordinar ju keni versule,dhe e keni degradu deri ne perdhosje,ne Kosovaret e dim te gjith se shum pak mundesi keni per te na ndimuar,por keq mos na bani, siq po sillet edhe shteti me institucjone ndaj Kosovarve,per ti shpjeguar zotriut se kush esht ma terorist,i them se ket e ka pare, dhe e din krejt bota se kushe jeni ju dhe kushe jemi ne Kosovaret,Kosova gjithmon ka qen atdhetare dhe do te jet ne te ardhmen ket e ka deshmon e kaluara e jon plot e lavdishme, por ju si shtet am qfare bet per Kosoven, Kosova esht vetem 5 vite shtet,ju jeni qe 100 vit shtet o idiot,a di me ba dallime,a e din ti mor zotri se sot Shqiprija ne EUROPE NJIHET SI SHTET I DROGES dhe i KRIMIT NJI SHTET I PA SHTET. Ju lutem redaksis te mos i lejon kesilloj komentesh se po acarohet shum keq mosbesimi,besoj se do keni mirkuptim ndaj lutjes sime me rrespekt.