Nuk pranoi të thoshte fjalët e fundit, ndërsa buzëqeshte...

6 Shkurt 2014, 11:07Lifestyle TEMA

Suzanne Basso i mbajti lotët dhe buzëqeshi për miqtë e saj, duke u bërë kështu gruaja e 14-të që ekzekutohet në SHBA që prej rivendosjes së ndëshkimit kapital.

59- vjeçarja u gjet fajtore për torturimin dhe vrasjen e Louis Musso, një person me aftësi të kufizuar, të cilin e kishte bindur që të zhvendosej tek ajo në Teksas me premtimin se do të martoheshin bashkë.

Ekzekutimet e grave janë të rralla në SHBA dhe vetëm pesë gra në Teksas janë ekzekutuar që kur Gjykata e Lartë riktheu vendimin me vdekje në vitin 1976.

Teksasi madje nuk u lejon të burgosurve që do ekzekutohen që të kenë një vakt të fundit ndryshe, kështu që ajo konsumoi si gjithë të burgosurit e tjerë pulë të pjekur, peshk, vezë të ziera, karota dhe bizele.

Basso u dërgua në dhomën e ekzekutimit në orën 2:15 pasdite, e veshur me uniformën e saj të bardhë.

Kur u pyet nga gardianët nëse kishte ndonjë fjalë të fundit, ajo tha: “Jo zotëri”.

Ajo u buzëqeshi dy miqve të saj që ndiqnin ekzekutimin, ndërsa në trupin e saj injektohej pentobarbital.

Avokati i saj kishte deklaruar se ajo nuk duhej ekzekutuar për shkak se ka probleme mendore.

4 komente në “Nuk pranoi të thoshte fjalët e fundit, ndërsa buzëqeshte…”

  1. elinor says:

    Pule te pjekur, peshk, veze te ziera….cdo dite apo per Vit te Ri? Prandaj e pelqejne burgun amerikanet!

  2. vlonjati nga vlora says:

    Paska pas dhe oreks kodoshja…

  3. 46385Xyx says:

    Po ke ne kur do rivendoset denimi kapital!
    Un do jem xhelati i Sali Bythqishës!

  4. Wendy-B says:

    As burre, as gru..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje