FOTO/ Rroftë Amerika! Nga emigrant i varfër në miliarder

20 Shkurt 2014, 12:43Lifestyle TEMA
FOTO/ Rroftë Amerika! Nga emigrant i varfër në miliarder

Është vendi i ëndrrave që bëhen realitet dhe kjo është e vërtetë.

Jan Koum, 37 vjeçar, është futur në listën e pasanikëve amerikanë, pasi bashkëthemeloi pesë vjet më parë aplikacionin WhatsApp.

Por sot WhatsApp është shitur për Facebook për një vlerë prej 19 miliardë dollarë.

Kjo do të thotë se Koum tani ka një pasuri prej 6.8 miliardë dollarë.

Është një arritje fantastike për një njeri që vetëm disa vite më parë ushqehej me kupona.

Koum mbërriti nga Ukraina në SHBA në moshën 16 vjeçare.

Ai u rrit atje në një shtëpi në fshat, pa ujë të nxehtë dhe energji, derisa mamaja e tij vendosi të emigronte.

Si një emigrant i ri në SHBA, ai dhe mamaja hanin në mensat e të varfërve.

Por sot ai është një miliarder, pasi ka krijuar një aplikacion brilant me 450 milionë përdorues aktivë.

Ai e bashkëthemeloi WhatsApp bashkë me mikun e tij, Brian Acton.

Ky i fundit ishte refuzuar nga Facebook dhe Tëwtter kur u kërkoi një vend pune në vitin 2009.

Atëherë ata krijuan WhatsApp.

Punonin në shtëpi dhe në kafene dhe tani kanë ngritur një aplikacion që kushton 19 miliardë dollarë.

Kjo është blerja më e shtrenjtë që bën Facebook, por themeluesi i saj, Mark Zuckerberg, është i lumtur.

Tek e fundit, ka blerë një rival që po njihte një rritje të jashtëzakonshme, sidomos tek moshat e reja.

5 komente në “FOTO/ Rroftë Amerika! Nga emigrant i varfër në miliarder”

  1. net says:

    Eshte nje sprove qe te ka vene zoti vella, sa i zoti do jesh ti ta perballosh kete sprove e di ti!

  2. Landi -Sverige says:

    Po ne Shqiperi, sa jane bere miliarder? Po ne Rusi, Kine, Uzbekistan, Azerbaxhan, etj, etj? Te na rroje propaganda e endrres!

  3. Arber says:

    Rrofte amerika e hebrenjve, jo se i kam inat por po qe per informatik jan njesha, e ndihmojn njeri tjetrin.

  4. Babuc says:

    Ne qofte se ti je i zoti ne Amerik verten e prek endren nje dite kurse ne shtetet e tjera mbetet gjithmone nje ender
    God bless America

  5. jimy says:

    O arber po ku I gjete keto hebrej te famshem ne iformatike, vetem kete pune nuk e bejne,ata dine te bejne pune te tjera qe ju japin shume fitime.Por ne Amerike kushdo qe eshte izoti behet ifamshem dhe ipasur…. God bless America

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje