Facebook ka blerë aplikacionin e mesazheve, WhatsApp për 19 miliardë dollarë në cash dhe aksione.
Sipas BBC, kjo është blerja më e madhe që ka bërë ndonjëherë rrjeti social.
WhatsApp ka më shumë se 450 milionë përdorues mujorë dhe është popullor mes njerëzve që duan të shmangin pagesat për mesazhet.
Në një deklaratë për shtyp, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg tha se shërbimet e WhatsApp janë jashtëzakonisht të vlefshme.
Pasi të finalizohet marrëveshja, bashkëthemeluesit e WhatsAppa, Jan Koum dhe Brian Acton do të jetë miliarderët më të rinj të Silicon Valley.
WhatsApp ka në total 50 punonjës.
Analistët thonë se nxitimi i Facebook erdhi për shkak se WhatsApp është shumë popullor mes të rinjve.