FOTOT/ ‘Shkurtabiqi’ po gatuante për gruan e tij bukuroshe...

24 Shkurt 2014, 10:54Lifestyle TEMA
FOTOT/ ‘Shkurtabiqi’ po gatuante për gruan e tij bukuroshe...

Dy ditë më parë u arrestua trafikanti më i kërkuar i drogës në botë, Joaquin Guzman, i mbiquajtur Shkurtabiqi, ose “El Chapo”.

Ai u kap ndërsa ishte duke gatuar mëngjesin për gruan e tij, një mbretëreshë bukurie.

Kur forcat e sigurisë e kapën brenda në apartament në një resort turistik në Mazatlan, ushqimi ishte ende duke u përgatitur.

Guzman kishte me vete një armë, por nuk qëlloi dot, pasi tentoi që të arratisej përmes një rrjeti tunelesh, poshtë vaskës.

Zyrtarët kanë konfirmuar se bashkë me të ishte edhe e shoqja, 24- vjeçarja Emma Coronel.

Operacioni u krye në bashkëpunim mes forcave meksikane dhe atyre amerikane.

Ai kërkohet në SHBA për trafik dhe amerikanët kishin vënë një çmim prej 5 milionë dollarë kush jepte informacion për të.

Forbes përllogarit se pasuria e Guzman shkon në 1 miliard dollarë.

5 komente në “FOTOT/ ‘Shkurtabiqi’ po gatuante për gruan e tij bukuroshe…”

  1. dajti says:

    Trafikanti me i madh, por paska jetuar ne nje vrime haleje. Lufte totale ndaj krimit.

  2. katarakti says:

    E per çfare i duheshin gjithe ato para?! Fshihej gjithe kohes. Me lepurin ne bark. Por ka vrare kushedi sa njerez te pafajshem. Dhe tani perfundon ne burg. A e ka njeri zili jeten e tij?!

  3. sit back and relaks says:

    i paska lene dhe mustaket si escobari

  4. Sinan sinani says:

    Ka pare ai.
    Bo tamom burg
    Edhe missi i vje n burg
    Me mir rrnon ai ne burg sesa shqiptart e lir ne shqipni

  5. Epo parja nga halja del,pranej vje edhe er!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje