Basha-Johnsson: Qeveria nuk reflekton, nuk dëgjon zërin e qytetarëve (VIDEO)

25 Shkurt 2014, 13:04Politika TEMA

“Qeveria përvecse nuk reflekton, nuk dëgjon asnjë prej thirrjve të opozitës dhe qytetarëve, përkundrazi ajo po thellon edhe më shumë krizën institucionale dhe politike në vend”, u shpreh Kryetari i PD-së Lulzim Basha gjatë takimit të zhvilluar me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Jashtëm të Bashkimit Europian Jonas Johnsson.

Gjatë takimit, Basha e informoi zyrtarin e BE-së për gjendjen shqetësuese të demokracisë në Shqipëri, për kursin anti-ligjor dhe anti-kushtetues të qeverisë dhe për aktet e saj të fundit kundër konsensusit politik. Basha evidentoi faktin se qeveria nuk reflekton dhe nuk dëgjon asnjë prej thirrjeve të opozitës dhe qytetarëve, përkundrazi ajo po thellon edhe më shumë krizën institucionale dhe politike në vend.

Në vijim të takimit, kreu demokrat e informoi Johnsson me faktin se Qeveria refuzon të zbatojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe vonon botimin në fletoren zyrtare të vendimit që e shpall të paligjshëm aktin e saj për të shtyrë zbatimin e Ligjit të Nëpunësit civil, çka solli si pasoja fushatën e spastrimeve në administratën publike.

“ Është e papranueshme dhe e paprecedentë në historinë e shtetit, nisma e re të qeverisë, projekti që synon ndryshimin e Ligjit për Nëpunësin Civil në 16 nene, teksa ky ligj ende nuk është zbatuar. Ky projekt është jo transparent dhe cënon sigurinë juridike të administratës dhe dobëson kushtet e nëpunësve civilë”, u shpreh Basha.

Sipas tij, goditja e institucioneve të pavarura në vend, si rasti i fundit i ILDKP-së, përmes shkeljes së ligjit, Rregullores së Kuvendit dhe uzurpimit të kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës, manifeston vullnetin e mbrapshtë të mazhorancës për të shkelur dhe nëpërkëmbur edhe ato standarde që përbëjnë kushte për integrimin europian të Shqipërisë duke e vënë këtë projekt madhor në rrezik për të dytën herë radhazi qëkur kjo mazhorancë u instalua në pushtet.

Gjatë takimit, Kryetari i Partisë Demokratike u ndal në gjendjen mjaft shqetësuese të rendit dhe pasigurisë në vend, në veçanti të situatës alarmante të tranzitimit të drogës nga Shqipëria drejt BE-së, dhe tha se kjo vjen si pasojë e dëmtimit të Policisë së Shtetit, nga shkarkimet masive që ka bërë qeveria, dhe nga zëvendësimi i profesionistëve me klientelë dhe njerëz me lidhje të dyshimta me krimin. Basha e informoi diplomatin e Bashkimit Europian për rastet më të fundit, ku individë me lidhje të forta politike, pasi janë emëruar në strukturat e policisë kanë rezultuar në krye të linjave të trafikut të drogës.

Sipas njoftimit zyrtar nga PD, Basha e njohu Johnsson me pakënaqësinë popullore që po krijon qeveria me mungesën e transparencës dhe arbitraritetin në vendimmarrje, me përkeqësimin që po i bën ekonomisë dhe gjendjes së financave publike dhe të qytetarëve dhe familjeve shqiptare dhe me braktisjen e premtimeve të saj të fushatës zgjedhore. Gjithashtu ai e garantoi zyrtarin e BE-së se megjithë kursin e evidentuar anti–integrim të akteve dhe qëndrimeve të qeverisë, Partia Demokratike do të vazhdojë mbështetjen pa rezerva të këtij procesi jetik për Shqipërinë duke mbrojtur standardet e arrira dhe kolonat ekzistenciale të identitetit europian, demokracinë pjesëmarrëse dhe llogaridhënëse, shtetin ligjor, liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

9 komente në “Basha-Johnsson: Qeveria nuk reflekton, nuk dëgjon zërin e qytetarëve (VIDEO)”

  1. Derri says:

    Zoterinj te “Temes” a tha ndonje fjale zyrtari i BE apo kishte ardhur pa goje ne Shqiperi. Perse vazhdoni te botoni lajme si ne kohen e Enverit ku shkruheshin e degjoheshin brockullat e radhes e nuk piptinte asgje. Nese eshte bashkebisedim duhet botuar i plote bashkebisedimi ose asghe e njeanshme. Kjo eshte propogande e demagogji tipike komuniste,

  2. toni says:

    bo-bo-bo sa injorant dhe i paudhe ky lulzim CILJETA,qeveria thote nuk degjon zerin e qytetarit ahahahaha ikore byth-shklyer ul koken e puno e e ke lone bashkine si syte+surratin tend e ke lone Tironen plera gjithandej sic edhe je vete kokrra e injorantit zeri i qytetarit e dha verdiktin ty te la ne opozite te tjeret ne qeveri car ka ktu tani o plere e krimbur,po mire ketij zotrie pse nuk i the per bojkotin qe do ndermerrni ate beje o kerme se keni 8 vjet qe beni dizinformim dava plerash…

  3. NjeQytetarOptimist says:

    I forte ky vllai I Fevziut…

  4. aro says:

    o lulushe fol per veten tende dhe mos genje ti nuk ke te drejt te flases ne emer te qytetarve se ke vjedhur dhe vrar qytetar @

  5. drejtesia says:

    Qe ka debila te gjithe e dine qe ka por debil si puna e Lulzim Bashes zor se ka ne ndonje vend tjeter. Maxhoranca e sotme po degjon zerin e 1 milion votave qe populli i dha ne 23 qershor, me vendimet qe po merre.Si mund te drejtoje nje maxhorance shtetin dhe te kete sukses kur ne institucione jane akoma militantet e partise qe humbi pushtetin? Dhe cirren se institucionet jane te ”pavarura”.Kush eshte i pavarur, shiku, presidenti. gjykata kushtetuse,gjykata e lartre, prokurori i pergjithshem. asnjeri nga keto institucione nuk eshte i pavarur dhe kete e dine te gjithe, vetem Lul Basha ”nuk e di”.

  6. 1 milion shkelma bytheve says:

    Keta jane si ne kohen e ‘me leje zysh’, kur nje femije ne shkolle fillore i ankohet mesueses ne klase se le te themi Edi po me ngacmon. Uaaa cfare opozite genjeshtare eshte kjo? Te gjithe ata qe vizitojne Shqiperine i dine mire se cpo ndodh ne vend dhe se opozita po kundershton cdo gje dhe nuk i jep mundesi qeverise se re qe te kryeje funksionet per aresye se kjo opozite i kontrollon te gjitha pushtetet ne Shqiperi, me perjashtim te Kuvendit dhe Qeverise. Edhe qeveria apo kuvendi ka shume nga administrata qe jane emeruar nga PD. Pra per cfare i ankohesh Europes dhe perse e ben kete. Nuk kane thene te paret qe ne shqiptaret jemi te keqinjte e vetvetes. Ne karakterozohemi shume mire nga barcaleta e meposhteme: Kur Perendia i tha nje shqiptari ‘me thuaj cfare do se une do te plotesoje gjithcka, por kij parasysh se komshiut tend do ti jap dy-fish asaj qe kerkon ti?, Dhe shqiptari iu pergjigj: ‘me nxirr nje sy”. Keta jemi ne shqiptaret idiote. Ose me mire keta maskarenj dhe tradhetare te kombit tone. Kujt i sherben qe te ankohesh tek Europa? Vetem mosfutes se Shqiperise ne Europe. Dhe me keto lloj deklaratash kete po perpiqet te beje Lulzim Basha dhe ata qe i shkojne nga prapa. Qeveria dhe PS fitoj shumicen dhe ata do te bejne pikerisht ate qe u dha te drejten te beje populli qe i votoj. Z. Edi dhe Meta vazhdoni programin dhe as qe mos e cani koken fare per cfare thone keta plehrat. Europa nuk ka per te na pranuar ne ne klubin e saj sepse ne jemi aq larg Europes sa edhe 100 vjet me pas nuk do te jemi ne nivelin e civilizimit dhe zhvillimit te Europes. Ne jemi akoma ne periudhen e zvarranikeve qe sapo kane dale nga deti, ne procesin e evoluimit. Sa te kthehen zvarraniket dhe shpellaret ne njerez do te duhen miljona vjet, sipas Darvinit.

  7. Treviso says:

    Mos e quani aq debil, iben keto shpifje me qellim qe kur te arrestohet per bemat qe ka bere se bashku me kriminel Berishen ta quajne arrestim politik. Duke e quajtur arrestim politik mendon se populli do ngrihet ne protesta qe te lerohen kriminelet. Keto jane udhezimet qe i jep kryekrimineli sali per te shpetuar familjen e tije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje