KLD reagon për Ina Ramën: Ne nuk mund të na imponohet asnjë mazhorancë

25 Shkurt 2014, 17:41Politika TEMA

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka reaguar pas vendimit të djeshëm për të rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurores Ina Rama që të rikthehet si gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

KLD thotë se në këtë vendim nuk ka pasur imponime politike.

“Duke u vënë në dijeni të prononcimeve në media nga individë të pakënaqur nga vullneti i shprehur me votë nga shumica e anëtarëve, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dëshiron të sqarojë opinionin publik se vendimet e tij, nuk merren në asnjë rast në ndikimin e politikës. Në vëmendje të opinionit publik, theksojmë faktin se asnjë mazhorancë politike, në çdo kohë dhe në asnjë rrethanë, nuk mund t’i imponojë Këshillit asnjë lloj vendimmarrje”, thuhet në deklaratën e KLD-së.

Në këtë deklaratë thuhet se është ish-kryeprokurorja Ina Rama, e cila kërkon t’i imponohet KLD-së.

“Këshilli vendosi dje me shumicë votash të rrëzonte kërkesën e znj. Ina Rama, për t’u emëruar pa konkurrim në detyrën e gjyqtares së Gjykatës së Apelit Tiranë, pasi vetë znj. Rama kërkoi t’i impononte vullnetin e saj, KLD-së, duke e kërkuar atë si të vetmen alternativë. Për çdo gjyqtar apo ish-gjyqtar që kërkon të ushtrojë detyrën në një Gjykatë Apeli, është e drejtë dhe e ndershme që t’i nënshtrohet konkurrimit të barabartë me pretendentët e tjerë, ashtu siç është në tagrin e Këshillit, e drejta për të përzgjedhur më pas konkurrentët më të mirë të mundshëm.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë thekson se për t’i mbyllur rrugën çdo keqinterpretimi të ligjit, sqaron se znj. Rama nuk e ka shfrytëzuar asnjëherë të drejtën e saj ligjore për të kërkuar rikthimin në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, në të cilën ka ushtruar detyrën e gjyqtarit përpara zgjedhjes si Prokurore e Përgjithshme. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, nuk është e barazvlefshme me asnjë Gjykatë Apeli në vend, përsa i përket karrierës, trajtimit financiar, të drejtës për mbrojtje dhe një sërë të drejtash të tjera.

Por më herët, këtë propozim, zonja Rama nuk e ka pranuar me arsyetimin se, duke mbajtur postin e Prokurores së Përgjithshme ka firmosur nisjen e hetimeve dhe arrestimet e të gjithë të dyshuarve për krime të rënda të cilët vijojnë të gjykohen pranë kësaj gjykate”, vijon deklarata.

39 komente në “KLD reagon për Ina Ramën: Ne nuk mund të na imponohet asnjë mazhorancë”

  1. ismeti says:

    e dim se jeni zagar te sales

    1. KULUFI says:

      Obobobobobobobobo,çna degjojne veshet.

      KLD-ja ne Shqiperi nuk paska ndikim nga politika!

      Nje gje eshte e sigurt. Keta jane bere nje grusht bashkuar rreth Saliut. Qellimi eshte qe te mbajne sa me gjate ne kembe kete sistem drejtesie te kalbur. Kjo i sherben atyre per tu mbrojtur nga reforma e cila duhet bere nje ore e me pare dhe njekohesisht,mbron Salibashen nga hekurat e sigurta ne duart e ndyra nga vrasjet dhe korrupsioni.

      1. Adi says:

        Ore ju te KLD(pjesa e Saliut)
        Po ju bej nje pyetje:
        Ju me gjithe Nishanin a nuk ju vendosi
        ish mazhoranca berishistanit?
        Si ju erdhi? Dhe Sot fare Delirante na
        thenkerkeni se nuk pyesni per mazhorancen?
        E cfare karagjozesh me gjithe Nishanin
        ne krye. Turp te kini! pasi Shqiperia dhe
        Shqiptaret do ta gjejne zgjidhjen me te
        merituar.Ndersa ju vazhdoni te lepiheni
        pas prapanices se Sali Karraxhicovicit.

      2. Tori Buchi says:

        Znj. Ina Rama ka “balls” me te medha se te gjithe ju eunuket e Sal katnarit.
        Gje gjithashtu eshte shume here me femer se sa grate tuaja leshatore si shoqja Lenka vaktit …
        http://goo.gl/pbXOMD

  2. futja kot says:

    kur keni “shprehur me vote” (sic shkruani ne deklarate) ne shkelje te kushtetutes vaj hallit cfar mund te presim ne shkelje te saj. Turp. Turp

    Po presidenti pse nuk votoj????? apo eshte e drejta e tij!!!!!

  3. bali says:

    nga ana formale juridike eshte I drejte qendrimi i KLD-se.., natyrisht po ta kishin qejf Inen nuk do kishte pengese ta emeronin te gjykata e apelit civil.. por ja qe nuk e duan.Mesa duket te dy palet kokeforte nuk leshojne pe nga istikami.. Shko moj Ina te krimet e renda dhe bej pall ariu se ne asnje ceshtje nuk mund te marresh pjese per shkak te papajtueshmerise..Apo do te besh ndonje leka te gjykata civile…hahahaha

  4. Reli says:

    Me ty jam dhe une o Jaro. Nuk kane lindur akoma ata burra qe te te kundervihen ty. Bej qejf vellai….rroft

  5. . says:

    **********************************************************************************************

    Pra,
    Drejtesia e montuar nga krimineli Sali Bisha tani ne lufte me Qeverine dhe mazhorancen e popullit.

    **********************************************************************************************

  6. Mark says:

    Brravo kld luani me pushtetin si ju ka dhuruar komunisti i fundit ne evrope, tigri berisha. Ju duhet te interrnoheni po cfare ti besh kesaj pseudo demokeacie…

  7. drejtesia says:

    Duhet ti ishit imponuar ligjit dhe jo maxhorances apo usta Saliut.Nga ana tjeter nuk kemi pare deri tani asnje lloj imponimi nga maxhoranca,kurse ju e treguat veten se akoma vazhdoni te jeni vegel qorre e Saliut.TURP per KLD, per presidentin dhe sistemin e drejtesise qe cdo gje mund te jete por drejtesi nuk eshte.

  8. Ligji says:

    Nje declaration standalone dhe e turpshme qe tregon pikerisht ate vendim scandalized hapur ne kundershtojme me ligjin!!! Vendimi I KLD -se per rrezimin e kerkesen se znj.Ina Rama eshte hapur ne kundershtojme me ligjin. KLD kishte detyrim in e emerim it sipas per caktimit te ligjit per emerim in e znj. Ina Rama , pa e lodhur me kerkesat e saj. I tille eshte ligji qe eshte miratuar per Prokurorin e Pergjithshem. Ligji nuk kerkon kerkese te interesuar it ,por detyren structurat e shtetit te japim emerim ne poster qe vete ligji ka percaktuar. Me kete vendim abuzohet me qellim manipulimin e opinionit publik, I cili nuk ka arsye te dije ligjin per te drejtat e Prokurorit te Pergjithshem. Ky vendim tregoi se ne Shqiperi mungon garancia juridike per gjitkend. Sa keq! Dhe sa kohe do durojme kete pasiguri juridike qe lidhet me diskrimini me politike?

  9. . says:

    ———————————————————————————————

    Drejtesia e Kriminelit Sali kunder “mazhorances me te madhe te popullit” … ga frika burgut.

    ———————————————————————————————-

    1. kaposh says:

      mos e thoni kete se sala ju linte me nje kembe si denim

  10. Treviso says:

    Keshilli i larte i drejtesise eshte kthyer ne nje keshill mafjos ku kryetar eshte Nishani. Prokurorja e pergjithshme nuk ka te drejte ti ushtrohet konkurimit por sipas ligjit shkon direkt ne gjykaten e apelit, nese nuk pranon ajo te shkoje atje,shkon si gjygjtare ku te kete boshllek. Ju si keshille mafjos po ruani ish kryeministrin qe ti shpetoje krimeve, por gaboheni se nuk e mbroni dot.

  11. . says:

    ********************************************************************************************

    Z.Rama dorezo pushtetin … je frikacak te ndalesh Sali Berishen dhe Institucionet e tij qe mbrojne ate.

    *********************************************************************************************

  12. fieraku4u says:

    MOS O MERZISNI O POPULL SE ME KETA TE KLD ESHTE DHJESHT CESHTJE KOHE…

    DO DALIN TE SHESIN BABANE PASTAJ NEPER RRUGET E TIRANES.

  13. Kendveshtrim tjeter says:

    Maxhoranca duhet t’ju tregoj vendin “konsensualve”!
    KLD-ja si nje nga bukeret e Berishes,ne betejat e Berlinit,kerkon te tregoj se po zbaton “ligjin”.
    Po maxhoranca duhet t’ju tregoj se do zbatoj Kushtetuten dhe do votoj konforme votave qe ka ne Parlament?!
    Konsensusi perdoret nga opozita per te fituar te drejta qe s’ja jep ligji,me nje fjale kerkon pushtet ne tavoline.
    Po su treguat burra tani,nuk e di se ku do tregoheni,derri do “plumb”!

  14. KLP says:

    Po e tha Keshilli i Larte i Padrejtesise (KLP) ka marre fund!

  15. fshatari says:

    Keta jane zagaret qe e ndyejne gjithe drejtesine me ne krye Kom e forcave te Armatosura shkelqesine e tij z.Ulok Nishani

  16. mani says:

    Nuk ka ndonje menyre qe ti fshije keto plehra nga sistemi i drejtesise? Ne shtetin demokratik askush nuk eshte mbi vullnetin e shumices.

  17. KLD eshte nji organizate e krijuar nga terroristi ilsamik ,
    krimineli salih berisha ,si e tille ajo nuk i sherben emrit qe mban ,
    nuk i sherben Institucionit e aspak shtetit e popullit shqiptare ,
    pooor ushtron nji veprimtari ne interese te salih berishes ktij krimineli
    antishqiptare si e tille DUHET TE SHPERBEKET KLD-ja duke filluar

    me presidentit e sjelle ne ate poste posacerishte per te penguar

    Shqiperine ne perparimin e saj si shtet ,nga antishqiptari salih berisha .
    Shteti sduhet te bej rolin e guakut ne kte vend , nqs nuk eshte i zoti
    te ndertoj shtet dhe institucione te painkriminuara te jape doreheqje .

  18. ILIRET says:

    Cila KLD reagon, pasi ministri i drejtesise qe eshte anetar i KLD-se nuk di gje per kete reagim? Bile as Zaganjori nuk dinte gje. Mos valle eshte bere Berisha kryetar i KLD-se…???

  19. Agimi, Detroit, MI says:

    Keshilli i Larte i Drejtesise eshte bo si long groshe qorre, pordhe ka shume.

  20. spartaku says:

    Te kerkosh nje vend pune nuk eshte imponim,por nje e drejte si gjithe te tjeret.KLD-ja NE KETE RASTE KA BERE NJE GABIM duke nxier ne pahe inatin qe kini me te qe ne kohen e Berishes.Te gjithe e dim sjelljen e tij brutale te Berishes ndaj zonjes Ina Rama.Prandaj me keto deklarata nuk na mbushni mendjen.Zoti Nishani dihet qe i sherbej Saliut akoma le ti sherbej, se ai e vuri president.

  21. alma says:

    Ne si popull mbase nuk kemi shkollen tuaj por nje dicka e kuptojme shume mire qe nuk na hidhni dot he syve qe jeni me injorant dhe ju rofte shkolla qe keni se jeni katandisur per te ardhur keq aq poshte keni rene sa nje i semure psiqik ju ka vene litarin ne gryke dhe lehni pas urdherit te tij por do tju vije dhe ju koha edhe ajo femer ka per tju lexuar ju nenet nje nga nje kur te jeni ju ne bangen e te akuzuarve se mos mendoni se jeni te paprekshem mbase sales e keni radhen edhe ju prandaj mendoni per veten tuaj sa nuk eshte vone.

  22. Qytetari says:

    Ta heqim dhe KLD ta beje Rama dhe Meta edhe KLD se ato i bejne te gjitha mire sic i beri Enveri 50 te gjitha punet vete dhe i beri mire se vetem ai i dinte si behen punet.
    Pika qe nuk ju bie o komentatore qe e merrni rrogen neper lulishte.
    Merruni me Ramen e Meten qe po emerojne vrasesit e 21 Janarit neper poste drejtuese te shtetit dhe mos u merrni me Saliun akoma se late nam.

  23. nje pushues says:

    Fakti qe znj. Rama ka kerkuar ne Gjykaten e Apelit dhe jo ne ate te krimeve te renda duhet ta lehtesonte punen e KLD, sepse sic thote vete KLD ne deklarate kjo eshte me e ulet se Apeli i Krimeve te Renda. Nese znj. Rama do kishte kerkuar rikthimin tek krimet e renda, i bie qe per shkak te nivelit te Gjykates ta emeronin ne Gjykaten e Larte, se vendin bosh e kane dhe sigurisht qe mazhoranca do ta pranonte ne Kuvend. Keshtu Presidenti do kishte nje mundesi te bente paqe me mazhorancen aktuale.

  24. Sa te jete ujku i vicidolit gjalle shqiperia nuk con koke.Mazhoranca e sotme e ka shancin per ta pastruar kete te keqe te madhe qe i ka zene frymen shqiptareve.Duhet vepruar shpejt dhe me vendosmeri sa nuk eshte vone.Populli per te bere keto pastrime ju dha voten.Mos prisni cdo thone europianet por veproni me guxim se keni mbeshtetjen popullit.

  25. shiaksi says:

    shpresojm se populli do te ngrihet ne revolt ,ju i perkisni sistemit te vjeter

  26. andrea says:

    Por nuk eshte nje mazhorance sic ajo e 2005 apo 2008, eshte nje mazhorance 1 milioneshe plebishitare qe kerkoi nje RILINDJE per gjithcka, ne te gjitha institucionet dhe qelizat e Shtetit dhe Pushtetit, pra edhe ju te KLD-se duhet te pesoni RILINDJE. Me vendimin e fundit ju deshmuat domosdoshmerine e ndryshimit te institucionit tuaj, te RILNDJES se institucionit tuaj. Eshte VERDIKTI I POPULLIT.

    1. Nabukodonosor1 says:

      Po mo Andrea jam dakort me ty.Por kjo mazhorance, po te doje, i ka votat edhe per te ndryshuar kushtetuten,dhe, ti qerroje keta plehra te KLD-se me gjithe ate trapin me mustaqe.
      Fakti qe mazhoranca jo vetem nuk po ben gje,por nuk ka edhe ndonje ide se cdo beje me gjyqesorin ne Shqiperi eshte alarmant.
      Te gjithe e dime se si eshte te shkosh ne Gjykate e Prokurori ne Shqiperi-“Tek dera e tyre mos pafsh as hasmin”.
      Edhe dicka.Jane vertet 1 milion vota,por me duket se ata qe i kane marre keto vota nuk e kane kuptuar mire se perse populli i ka votuar.

  27. I paemërt says:

    Do vije shpejt dita qe Ina Rama ti gjykoje te gjithe keta fare byrrash qe e njohin ligjin mire.

  28. E verteta says:

    Pa bere ndryshime rrenjesore ne drejtesi as mos prisni se do te kete rilindje. Kriminelet e drejtesise i pame ne zgjedhjet e vitit 2009 dhe ne ne zgjedhjet e Tiranes, qe do te me ngelet ne mendje se cfare fytyra japin padrejtesi. Ne korrik te behet reforma ne drejtesi e me pase ne sistemin bankare.

  29. petrit zela says:

    Ju te keshillit te larte te drejtesise,mos u tregoni me katolike se Papa..Perse nuk aprovuat kerkesen e ish prokurores Ina Rama per tu
    emeruar ne gjykaten e apelit,te tiranes per krime te renda;Ne e dime se ku flen lepuri.Sepse ju keni detyrime,ndaj atyre pronareve te politikes,qe ju vendosen ne ato detyra te larta qe nuk i meritoni,por
    jeni bere barikada,duke penguar ligjet qe burojne nga themelet e demokracise se vertete…Dhe sot,po na tregoni vendosmerin e te fortit.

  30. dajti says:

    po keni dal nga ky popull ,more qafira ….shumica prej jush bij puntoresh dhe fsharesh ,keni qen …peerse largoheni kaq shume nga origjina …..mos e ngrini hunden kaq perpjete .se do ju bie ne mut ….apo kur u be evgjiti mbret ,vrau dhe te ane ……….ulni kembet ne toke ,,,,nuk jeni te paprekshem ……kujdes zemerimit te popullit …se ai i kalon permasat emazhorances ……..

  31. SALI MUSHKA says:

    rrofte bujar shkerdhata poshte cefa maloku i mutit jane veglat e sali malokut drejtesia asht ne doren e mafies serbo -berishiane por cefa pak dit i kan mbetur aty ai maskara po na vret per here te dyte por nje dite do e leje ate detyre do e shohim punen e tij ndryshe ore nuk harrojme ne jo jo jo

  32. astrit jegeni says:

    Mungesa e transparences nga Kewshilli i Larte i Drejtesise e ka penalizuar dhe diskritituar kete keshill ne syte e shqiptareve.Shqiptaret kane te drejten te dine se kush jane, kush i vuri çfar bejne keta me burra me shume pushtet e shume arogance provinciale. Na kane krijuar pershtypjen e njw klani mafioz te pa civilizuar. Na kane krijuar pershtypjen se aty ne ato ambjente behet nje lufte mafioze midis grupeve rivale per kreun e mafias.
    Ironia eshte se keta quhen anetare te keshillit te larte te drejtesise!
    Keta jane shembulli me i keq i mundshem, qe i japin shqiptareve, per moralin e drejtesise shqiptare

  33. myzeqari says:

    Jo mor jo juve nuk mund tu imponohet askush kur nuk ka qeverri juve u lumte trapi. Po mos kujtoni se do tja hidhni se mos nga qeverria juve do tu zere zollumi qe i keni bere ketij populli. Mallkuar juve dhe ua vuajtshin femija juve tere keto padrejtesi qe beni ne kurriz te popullit se po e shikoni ju Nishanin si po hiqet zvarre. Atij nuk ka ci ben ndoshta qeverria por ja qe e denon perendia. Keshtu dhe juve ashtu u heqshi zvarre ishallah….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje