Tryeza e opozitës/ S'ka vendim të unifikuar për bojkotin e Kuvendit (VIDEO)

25 Shkurt 2014, 12:14Politika TEMA
Tryeza e opozitës/ S'ka vendim të unifikuar për bojkotin

Tryeza e partive opozitare e thirrur nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka konkluduar në marrjen e një vendimi të deputetëve të opozitës rreth qëndrimit që do të mbahet në ditët në vijim ndaj parlamentit. Në takimin e zhvilluar nga selinë e PD-së ka rënë në sy mungesa e kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi, ndërsa kjo parti është përfaqësuar nga deputeti Dashamir Tahiri. Burime nga tryeza konfirmojnë se ky takim ka qenë konsultativ dhe nuk ka konkluduar në asnjë vendimmarrje, ndërsa pritet që një tjetër takim të zhvillohet të enjten, pak përpara zhvillimit të seancës parlamentare. Burimet konfirmojnë se kreu demokrat Basha ka kërkuar mbështetjen e partive aleate për ndërmarrjen e veprimeve konkrete, përfshi këtu edhe bojkotimin e seancës parlamentare apo komisioneve parlamentare përballë asaj që PD e konsideron si anti-kushtetueshmëria e mazhorancës. Ndërkohë propozimi tjetër i PD që ka të bëjë me angazhimin e të gjithë deputetëve të opozitës në bisedimet me qytetarët ka gjetur mbështetjen nga përfaqësuesit e partive aleate të pranishëm në tryezë.

Pas takimit Kryetari  i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur për mediat se përpara nisjes së seancës plenare të Parlamentit do të merret edhe vendimi nëse opozita do të marrë pjesë ose jo në punimet plenare.  “Do të vendosim së bashku të enjten në mëngjes kush do të jetë veprimi. Nuk pranojmë që të jemi pjesë e një Parlamenti që nuk funksionin sipas ligjit”,  tha Mediu.

Ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se në fokus të bisedimeve ishte aksioni opozitar dhe vendimet antikushtetuese të mazhorancës. “Ne jemi me qytetarët, me ata që janë në fund të fundit  duke ndjerë ditë për ditë në kurrrizin e tyre, në xhepat e tyre hallet e panumërta që po u vërtit kjo qeveri me papërgjegjshmërinë, paligjshmërinë dhe mungesën totale të ndjeshmërisë, pashpirtësinë e saj në vendimet korruptive dhe mosvendimet sa i përket ekonomisë së vendit, papunësisë dhe varfërisë. Po koordinojmë me aleatët tanë aksionin tonë opozitar sa i përket shkeljes së paprecedentë të Kushtetutës, ligjit, rregullores së Kuvendit. Pra sjelljet antiligj, anti kushtetues dhe në thelb anti europiane të kësaj mazhorance e cila rekordit të saj të zi në opozitë si bllokuese  e statusit po i vendos një rekord tjetër të zi tashmë si mazhorancë si faktore dhe dirigjente e rrezikimit të aspiratës mbarë popullore të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Këto janë çështjet të cilat po diskutojmë dhe në vijimësi do t`ju mbajmë të informuar”,  tha Basha.

22 komente në “Tryeza e opozitës/ S’ka vendim të unifikuar për bojkotin e Kuvendit (VIDEO)”

  1. Lini says:

    Po kte do beni me kte vec per ti prish pun shqipetareve por kujtohuni se cthat.

    1. herta says:

      Po mor lulke po por premtuat qe sdo ndiqni politikat e bojkotit po do beni opozit tamam, jo per gjo po skeni ca bojkoti te beni se ju me 30 deputet eshte njesoj si te mos jeni, se aq behen mungesa normale ne parlament.

      1. Paro Labi says:

        Sic themi ne andej nga anet tona, ky Basha te merr gjak ne vetull!!
        http://goo.gl/Fouiyr

    2. rona says:

      ideja eshte qe pse duhet edhe akti mo vlla qe kur paskan dale kto projekte te reja kshu hahahahahahaahahaa

      1. vandami says:

        kte dine me be kta vec me i prish pun shqiptrve, pd-ista te qelbur

    3. pishina says:

      po mor po hallall, opozita e konsensusit ju paskeni qene, ju me 10 deputetet qe keni, dhe nje nder to kac islmai.

    4. andi says:

      ti mehdiu qe na ben moral..hmmmm..po si nuk ka nje zjarr te bjere e te djege e te beje hiiiiiii..ty e nje dore kategorie si puna jopte..mbase atij berishes kur ti vije ora per ne burg do kete vdekur se kete sistem drejtesie keni gatuar ju hiena te ndyra..po ti e nje dore si puna jote do jeni gjalle..e ketu do ju shikojme..kroacia nuk ishte e vetmja qe veproi keshtu..dhe te ne megjithese duket e pamundur dicka do behet..por mjere ju….sa vjet rroge do qe ti blesh e mobilosh ato qe ke bere..ti basha..apo bode apo dhe te tjere me te djathte e te majte?…si sju ha nje mkortje e keni fytyre e dilni dhe ne tv duke na shqetesuar femijet..mallkuar qofshi nga kjo toke..

  2. Gishtshpejti says:

    edhe kte t ebejne kta te bojkotojne parlamentin edhe e demtun shqiperin per fare pastaj

    1. Hektori says:

      e dashkan dhe me vendim te unifikuar ikta bojkotimin hahaahaha

      1. ELI says:

        tamam kte dine te bejne kta PD-istat vec me i prish pune shqiperise sa here p\qe behet fjala poer ndonje vendim te rendesishem

  3. SALI MUSHKA says:

    opozita shqiptare eshte e lidhur me mafien serbe te zenit te nanes dhe agites se babes kan hall me ruajt babin se po hyri shqiperia ne europe saliu edhe luli kerkojne strehim politik ne hollande te ekstemistet qe loboi kunder statusit

  4. futja kot says:

    per cfar motivi, nuk po e kuptoj.

  5. drejtesia says:

    Sa me shume do shterngohet laku rreth qafes se Sales dhe Lulit, aq me shume do nbejne keta palaco gjeste te tilla.Mjere ata njerez qe ju shkojne pas.Ju ka djegur shume ndrimi i klyshes se tyre ne kontrollin e pasurive dhe tani nuk dine se nga tja mbajne.

  6. Populli says:

    O lulu ome ca bone ti po ngele tu bo lloqe kavaje mer plak i ke braktis tironcat fare ata dhe te zgjodhen ty apo sesht kshu. Mmm lul o lul po afrojn zgjedhjet lokale do ma qash karrigen e bashkis

  7. Po ku ka parti aleate te gjithe jane deputet nga lista e PD si te mos ven pase keta ordiner si Mediu qe ben kiametin ne gerdec dhe su hyri gjemb ne kembe po mir do ishte te mos marrin pjese qe te na bien veshet rehat nga hakerrimet e nje njeriu te vetem se vetem ai eshte lere cben Luli sikur mbledhe parti ke vendosur baca te gjithe ne rreshte ata spaten turp e kurajo te kundershtonin mbajtjen e zize per Ukrahinen jo me ketu ku luhen interesat e udheheqsit skane e skane bythe te kundershtojne.

  8. bato says:

    Zoti Mediu ka shume te drejte sepse ligji duhet zbatuar. Po ama vetem per ata qe i moren pushtetin ketij krimineli, sepse per vete, nuk e vuri ligjin perballe, megjithese vrau 26 vete e plagosi e gjymtoi perjetesisht 300 gra e femije! Pse mos te pjerdhe Medi Berisha? Ka perballe nje mazhorance te tredhur!

  9. sif says:

    Jemi me qytetaret????? Spekullim, Hipokrizi, etj. Po mire e ka se ai skizofreni nuk po merret vesh se cfar po ben. Vetem Sales i kthen pergjigje. Cudi vetem ne vendnumuro. Pa le ka filluar te krijohet shtresa e seksereve te rinj. Kur kerkon ndonje gje nuk thone jo, por ‘…behu gati te thone…’!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  10. . says:

    *********************************************************************************************

    Ky koke “qyngji” mbytur ne xhel shale thati pabythe … ate qe thote sot nuk e thote neser.

    Veriori Peshkopise, kamarieri i pasuruar me parat e VEFA-s dhe te rruges Durres-Kukes e pret burgu.

    **********************************************************************************************

  11. . says:

    O Kamarier,

    prit sa te vdese apo arrestohet bab Sala dhe te shohim sa trim do jeshe.

  12. Pali says:

    Lul ti asht tuj te teheq sala nga dora me t’mesue se si te vazhdosh rugen e tij serbe. Sala po ben plane me shkaterue shqipnine me mbrojt veten, familjen dhe njeres si puna tane, per cka keni ba kunder ketij populli e PD. Ju po e shiqoni fundin tuj e po pergattini me ba trazina ne ket vend. Po na shkatroni pd dhe doni me shkatrue akoma ket vend. Cfare do tbani ju nuk ju mbron dot as berisha, as serbi e as iliri e edi qe nuk po bejne gja me ju cue atje ku e keni vendin e jo me u tall me kete popull

  13. . says:

    ———————————————————————————————-

    Peshkopia …. qe me leje te kriminelit Ali Bisha shkaterruan dhe uzurpuan tokat e pronareve ne Tirane, duke u pasuruar me maunet e ndihmave qysh ne 96-ten.

    Harrojeni Tiranen kurre nuk do behet ashtu e bukur,e paster dhe me kulturen qe kishte …. 97% e Tiransve iken dhe jetojne te sigurte jashte, sepse krimineli verior-pisanjoku Sali i sulmoi me armet e 97-tes.

    ————————————————————————————————-

  14. petrit zela says:

    Me vjen shum keq per shqiptaret e shqipnis..Ka 70-vjet qe po rrokullisen nen jorganin e fatkeqesise se tyre.46-vjet I mbijetoi diktatures,me kriminale qe ka pare historija e njerzimit..Por me e tmerrshmja na doli diktatura miks,qe u drejtua,dhe u udhehoq nga vete
    ish kryemistri Berisha.Z Berisha eshte protogonisti kryesor, qe krijoi
    nje diktatur shum partiake,dhe mbetet personazhi kryesor,i miratimit te ligjit 7501-shit.Duhet te binden, kushdo dhe cilido se ky ligj, eshte pjell e pltformes famekeqe te -kotovices-pikrisht dhe poliagjenti Alija ja dorzoi Bershes, me bindje te plote platformen e kotovices,te mbushur plot e perplot me skenar tragjedish,qe edhe sot
    kjo e keqe e madhe e kesaj platforme, gjakun e shqiptareve po e derdh lume.Dhe sot Berisha,pranon gabimin si nxitesi kryesor I atij ligji qe
    eshte mbartesi I tre filozofive me ekstreme,sic ishin? Komunistja,
    fashistja,dhe e nazizmit..Mendoj,se populli shqiptar po I vuan me shum
    se cdo vend tjeter ne bote,pasojat e absurditeteve te ketyre filozofive rrugesh..I kerkoj qeverise se sotme; Qe te angazhohet,per te perpiluar,me saktesine me te madhe,per vrasjet qe ka bere mafja e pronave,vetvrasjet,apo vetgjygjesimet,po per pronat;;Z Berisha,nuk
    mundesh dot te kalosh lumin e gjakut te popullit,me nje autokritike
    te thate,Ju zoteri duhet te dilni para gjyqit,se bashku dhe me aleatet tuaj qe kane perkrahur filozofite tuaja absurde..Neqoftese dhe sot,ligjet e Pd-es vazhdojn te godasin drejtesine,atehere pergjegjesine e ka Ilir Meta me Ministrin e drejtesise..Por populli nuk
    te ju fali…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje