Oketa: Nuk ka asgjë konkrete për kreun e SHISH

25 Shkurt 2014, 09:24Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa, përgënjeshtron lajmin e publikuar në media për mundësinë e emërimit të tij në krye të Shërbimit Informativ.

Në Ora News, Oketa e cilësoi spekulim mediatik edhe faktin se ai ka qenë për trajnim në strukturat e sigurisë në një nga vendet më të fuqishme anëtare të NATO-s.

“Ditët e fundit kanë qarkulluar disa lajme, jo Oketa është në trajnim, jo është në Uashington, kur unë kam qenë në Tiranë, madje kam qenë dhe në aktivitete ku media ka qenë e pranishme. Unë nuk marr përsipër të hyj në detaje nëse është lojë mediatike apo jo mediatike, por ndaj shqetësimin për mënyrën si trajtohen çështje të tilla, referuar një institucioni që ka të bëjë me sigurinë kombëtare dhe aq më tepër referuar marrëdhënieve që kanë të bëjnë me partnerët tanë strategjikë. Nuk është mënyra sesi partnerët tanë strategjikë, qoftë SHBA apo partnerët tanë evropianë, të operojnë në marrëdhënie të tilla.

Është absolutisht e pavërtetë të ndërhyjnë në mënyrën që media i përshkruan apo analistë të ndryshëm. Duke mbetur te lajmi, absolutisht nuk ka gjë të vërtetë në të, së pari nuk ka absolutisht asnjë lloj negociate politike midis FRD dhe ekzekutivit shqiptar apo institucionit të Presidencës, pasi është Kryeministri dhe Presidenti për një çështje të tillë. Theksoj edhe njëherë në emër të transparencës, nuk ka asnjë lloj bisede të tillë referuar personit tim për atë pozicion. Nuk mund të ecet me hipoteza në të tilla çështje dhe aq më tepër vendimmarrje të tilla nuk mund të merren në biseda duke krijuar situata hipotetike, kur nuk ka asnjë bisedë të tillë”, u shpreh Oketa.

6 komente në “Oketa: Nuk ka asgjë konkrete për kreun e SHISH”

  1. Mira says:

    Po sa të poshtër këta të medias…! Gjynaf, se e bëmë Oketën me fiksime..!
    Poshtë Oketa Spiuni i popullit shqiptar..!

    1. deda says:

      hahah e bete dhe Oketen spiun tani?! ai eshte i vetmi njeri me integritet ne te djathten shqiptare

      1. Mira says:

        Po pse o unë e bëra apo mësimet e agjenturave të huaja…!? Media kështu e paraqiti..! Integritet të leshit ka, hëngri mirë e mirë me Salën, u prishën pazaret dhe na u bë më Hoxhë se Hoxha..!

        1. Lini says:

          Per oketen respekt, me te vertet qe eshte i vetmi njeri me integritet nga e gjithe e djathta.Mira e paske kshu me norm ti, bjeru ti biem.

          1. azsxyv anticensurë says:

            me integritet të fuqishëm bile!ta vërteton sala me votat që i dha oki deri në ditën e fundit atij!!
            shkoni mor pirdhuni oketa kavotuar gjithnjë salën,përveç një rrasti!!
            hudhi një sy fjalëve të topit tek artikulli”Topi: SHISH raporton më parë te Berisha. Ajo që ndodhi në Ukrainë, njësoj si 21 Janari ”
            po e pregatisin një marrveshje të vogël!!nuk sulmon rama vishko ajazin e berishës por e sulmon topi i berishës!më pas i jepet një kockë topit të prishur me berishën,në të njëjtën kohë thuhet se kemi një drejtues neutral,të paanshëm,të shikut!!
            ajo që u tha për oketën nuk është se është gënjeshtër,thjeshtë doli para kohe!!
            tashti e përgënjeshtrojmë për ta vërtetuar më vonë!!
            njëlloj si ngjalat e lalëzit që hëngri rama,që i përgënjeshtroi(na gënjeu neve)dhe më pas i rihëngri!
            jan pun t’mdho kto mor njerz!!jan njers t’qut ata,jo t’trash si ne!!
            pranej i kemi von n’rye t’venit!?
            me na rrjep!e me tallsumën me ne!këtë e bëjnë falas për kënaqësi personale!!

  2. Qylaxhiu says:

    Ngeli Shish ne dore te Oketes dhe Bamke matrapazit,na mori lumi o njerez ! Sa per nje rifreskim kujtese, Bamka ishte ai qe transferonte gjyqtaret nga rrethet drejt Tiranes per shifra deri ne 250 000 euro. Ishin keta gjyqtare qe pasi u merrnin eurot krimineleve i lironin nga burgjet. Me pak fjale mos na e shpifni me komentet te tipit ‘virgjeresha’ per Okete, Topi dhe kompani. Kaq kisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje