Rishitja e kartave celulare, vepër penale

24 Shkurt 2014, 17:45Politika TEMA

Rishitja e kartave celulare do të konsiderohet vepër penale, që do të thotë se çdo individ që e kryen ketë veprim rrezikon burgun.

Në kuadër të masave, për të parandaluar aktet kriminale, e konkretisht shpërthimet e telekomanduara të tritolit, Agjencia e Komunikimeve Elektronike është duke përgatitur propozimet ligjore me qëllim ndërhyrjen në kodin penal, raporton Vizion Plus.

Sipas përfaqësuesve të AKEP-it, agjencia që monitorin tregun celular në vend, nuk do të lejojë më që një individ të ketë në pronësi me qindra karta celulare me qellim rishitjen e tyre.

Sipas AKEP-it do të gjendet një zgjidhje me kompanitë celulare edhe për mënyrën se si do të funksionojnë distributoret, pasi është pikërisht kjo pjesë e tregut, e cila ndikon në informalitet.

Nuk është parashikuar ende sa se do të jetë masa e ndëshkimit në rast të këtij veprimi, pasi do të jetë Ministria e Drejtësisë ajo që do ta përcaktojë.

Duke ju referuar të dhënave nga AKEP-i, në Shqipëri rezultojnë rreth 6 milionë pajtimtarë, për të katërt kompanitë celulare, por jo të gjitha kartat janë aktive, ndërkohë që mendohet se 10% e tyre nuk janë të regjistruara në mënyrë individuale.

Ndaj AKEP-i i ka dërguar sot letër administratës publike që numrat që jena në emër të një institucioni do të mund të regjistrohen në mënyrë individuale dhe njëjta praktike do të ndiqet edhe për bizneset private.

12 komente në “Rishitja e kartave celulare, vepër penale”

  1. cfare deshtimi. filloi diktatura e proletariatit. shit nje karte celulari te fusin ne burg. hahahhaha cfare qeverie e deshtuar.

    1. skopioni says:

      o trapo shko te 55

  2. Drejtori says:

    kot pa lidhje, kjo nuk e frenon krimin. Ne vendet e tjera te europes apo edhe ne shba ka karta qe jepen pa regjistrim. Po ne kete rast cila eshte zgjidhja???

  3. elinor says:

    Mooos, na fiku! Tritolin e kemi, armet pa leje i kemi, vetem karta e celularit na prish pune tani! Ku do ta gjejme nje?!!

  4. United Kingdom says:

    Keta Jan vertet te cmendur! Pse kartat telefonike po ju prishin pune ju! Ai qe ka ndermend te bej dicka e gjen karten per 24 ore dhe mos te jet e rrigjistruar as me nje vend te botes. Futuni ne eBay.co.uk dhe blini miljona karta qe punojn pa rregjistruar fare. Budedalleqe me thes.

    1. EURO MALOKU says:

      Nje pyetje:
      -Po ne Ebay si do ta blesh,me se do ta blesh?Po llogaria bankare a eshte e identifikuar???
      Nuk ma merr mendja qe ne bote te shiten karta celulari pa paraqitur Karten e Identitetit.Te pakten me sa dij une ne Itali edhe ne internet kafe nuk mund te shikosh internet pa karten e Identifikimit,madje edhe faqet e internetit qe ke vizituar ruhen ne data baze per disa vite…Apo jo?

  5. robi says:

    Hajde mendje hajde. Po qe nje qeveri te kete arritur deri ne kete pike… Pika qe s’u bie. Kjo ndodh kur ne krye te qeverise kemi njerez pa eksperience e qe kujdesen vetem si te dalin bukur ne tv.

  6. Mandi says:

    si mase eshte shume ok dhe ka per te ndikuar shume pozitivisht si per krimet e renda ashtu edhe per kercenimet, shantazhet dhe ngacmimet e ndryshme!

    1. Petrit says:

      mandi qenke shumei zgjuar!

  7. Agushi says:

    Nuk kuptoj. Pse nje person që shet nje kartë celulari duhet te futet ne burg? Po kompania celulare perse e aktivizon karten e parregjistruar? Masat administrative dhe penale duhet te merren ndaj kompanise celulare, gjoba dhe deri ne heqjen licenses. Kjo eshte me shume se nje çmenduri. Pergjegjese ne te gjitha rastet duhet te jene kompanit celulare, sepse ato kane tagren per rregjistrimin e numrave ne treg.

  8. Ediedi says:

    Nqs kjo miratohet eshte vetem tregim dobesine e strukturave.
    Eshte deshtim, paaftesi, komunizem. Nuk me ndalon njeri mua me dicka qe
    perket ta shes apo ta fal. Qe kur paguajme per te jemi te zotet e kemi te drejte
    te bejme cte duam me pronen tone e sidomos nje karte telefoni.
    Nqs miratohet kjo dmth qe qeverin po e mbyt krimi dhe po perdor mekanizmat me absurde
    per te kontrolluar dicka qe eshte personale.
    Nqs do i falte kartat institucioni qeveritar mund te vendoste kushte.
    Skam pare ne ndonje vend te botes qe te marresh nje numer
    duhet te presesh gjysem ore sa te marrin te gjitha te dhenat e burokracira komuniste idiote.
    Nqs ju ven perfund ca juliana te degjeneruar atehere keni marre fund.
    Squhet rilindje te kontrollosh popullin e ndershem se ca do bej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje