Promovimi i Shqipërisë turistike/Bushati-Gjermeni memorandum bashkëpunimi

24 Shkurt 2014, 13:52Politika TEMA

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit për promovimin e Shqipërinë turistike, në të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Shqipërisë nëpër botë. Përmes këtij memorandum, trupi diplomatik shqiptar do të promovojë turizmin shqiptar, me synimin për ta bërë Shqipërinë më të njohur e për të afruar më shumë turistë dhe rritur investimet në këtë treg parësor.

“Ne jemi angazhuar dhe do të vazhdojmë të nxisim personelin tonë diplomatik të punojë për të bërë të njohur dhe për të sensibilizuar të gjithë shtetasit e huaj mbi mundësitë që paraqet turizmi në Shqipëri”, tha ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Paralelisht me nënshkrimin e këtij memorandumi Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, kanë planifikuar rishikimin e të gjithë materialeve promovuese ekzistuese, me fokus përmirësimin e cilësisë së tyre dhe rritjen e numrit të materialeve lehtësisht të aksesueshme në gjuhë të ndryshme.  Agjencia Kombëtare e Turizmit do të realizojë pajisjen e të gjithë ambasadave tona me stenda materialesh promovuese.

“Ne angazhohemi që të punojmë bashkërisht për të promovuar vlerat turistike dhe kulturore të Shqipërisë jashtë vendit me qëllim vendosjen e Shqipërisë si një destinacion turistik në hartën e tregut ndërkombëtar të turizmit”, u shpreh ministrja Gjermeni.

Sipas saj kjo do të arrihet edhe me një bashkërendimin të veprimtarive mes Ministrisë dhe Agjencisë Kombëtare të  Turizmit dhe përfaqësive tona diplomatike, nëpërmjet organizimit dhe pjesëmarrjes në takime, seminare, konferenca ndërkombëtare, panaire, etj.  Ministria Zhvillimit Urban dhe Turizmit do të sigurojë që në çdo përfaqësi diplomatike të Shqipërisë të vendosen materiale promovuese, broshura njohëse dhe fletë palosje apo video promovuese që evidentojnë vlerat turistike të Shqipërisë.

3 komente në “Promovimi i Shqipërisë turistike/Bushati-Gjermeni memorandum bashkëpunimi”

  1. Esmeralda says:

    Kot s thone me mire te dish se te kesh Bravo

  2. adi says:

    Po mire me vlla keta nuk kane nje Keshill Ministrash ku percaktohen prioritetet dhe bashkepunimet. Pse vazhdojne me keto kinezerirat qe te duket sikur po punojne

  3. zamo says:

    tani kemi nje plan strategjikper promovimin e shqiperise turistike dhe kjo esht e shume e rendesishme per shqiperine per zhvillimin e turizmit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje