“Mos u mashtroni nga pamja e saj engjëllore, ajo është po kaq e pamëshirshme sa ç’është e korruptuar”

24 Shkurt 2014, 11:46Politika TEMA

“Askush nuk e harron momentin kur takon Julia Timoshenkon. Sharmi i politikanes miliardere ukrainase është i mrekullueshëm,” shkruan Edward Lucas, një analist i çështjeve të Rusisë, në një shkrim për Daily Mail.

Ai thekson se bukuria e saj engjëllore dhe dy vitet e burgut kanë bërë që të fitojë simpatinë e mbarë botës.

Por ai shkruan se nuk duhet të mashtrohemi nga pamja e saj e jashtme.

“Perspektiva e rikthimit të saj politik më bën të kem frikë për të ardhmen gjithmonë e më të paqëndrueshme të Ukrainës”.

“E vërteta është se ajo është tmerrësisht e vendosur. Askush dhe asgjë nuk e ndal në rrugën e saj. Kur ka nevojë, ajo është gati të përdorë magnetizmin e pamohueshëm seksual të saj”.

“Një ambasador njëherë më tha se udhëtimi prej dy orësh në limuzinën e saj të blinduar ishte eksperienca më kërcënuese seksuale në jetën e tij”.

Autori thotë se e ka intervistuar disa herë atë dhe e ka parë se si mund të shpërthejë.

“Nga një kotele, bëhet tigreshë”.

Ai akuzon se ajo është bërë miliardere në fushën e energjisë dhe kjo i mundëson që të punësojë njerëzit më të mirë për të kuruar imazhin.

“E rritur nga një nënë e vetme, në mjerimin e provincave të Bashkimit Sovjetik, ajo e provoi veten jashtëzakonisht të shkathët. Mori hua 5 mijë rubla, ose rreth 100 sterlina, dhe hapi një rrjet të nëndheshëm me klube, ku shfaqeshin video të filmave të Hollivudit.

Më pas nisi të shesë kompjutera dhe pajisje shtëpiake. Fitoi kontrata të mëdha me qeverinë. Bëri një pasuri kolosale në një biznes që kërkonte nerva çeliku. Shkëmbente armët e tepërta ukrainase për karburantin rus”.

“Për dy vite, kompania e saj kontrollonte të gjithë importin e gazit nga Rusia. Ajo ishte bërë ‘princesha e gazit’. Ukrainasit nuk e shohin këtë si kompliment.

Ajo ishte ministre e Energjisë në qeverinë e Pavlo Lazarenko. Gjatë dy viteve, 128 miliardë sterlina u zhvatën nga Ukraina. Lazarenko tani është dënuar në SHBA me 9 vite burg për pastrim parash, mashtrim dhe zhvatje. Sipas dokumenteve të gjykatës, Lazarenko i dha Timoshenkos një të tretën e industrisë së gazit- rreth një e pesta e GDP-së së Ukrainës”.

Në shkrim thuhet se ajo e pati shansin që të bëjë reforma, kur u bë kryeministre në vitin 2005.

Por ajo as që e mori mundimin për këtë.

“Për të, politika ishte vetëm për të diktuar dhe për të mbajtur pushtetin, jo për të përmirësuar jetën e votuesve. Gjatë qeverisjes së tyre, euforia e Revolucionit Portokalli u shua dhe ukrainasit, nga zhgënjimi, votuan për zotin Janukoviç, një ish- i dënuar”.

Një ish- mik i saj thotë se ajo nuk ndalet në rrugën e saj. Madje nëse do kishte kohë, do bëhej edhe presidente e BE e SHBA.

“Nëse princesha e gazit mëson nga gabimet e saj, mund të realizojë një rikthim triumfues dhe të ofrojë për vendin e saj lidershipin e nevojshëm. Por gjithçka di unë për interesin e saj vetjak, urinë për pushtet dhe shpërfilljen ndaj njerëzve të saj, më bëjnë të dyshoj për këtë”, e mbyll shkrimin Lucas.

40 komente në ““Mos u mashtroni nga pamja e saj engjëllore, ajo është po kaq e pamëshirshme sa ç’është e korruptuar””

  1. valter says:

    nanua yne ne versionin femer!

    1. TIFOZI says:

      KUSH RA NE MJALTE DHE NUK HENGRI?

      1. raimond vlonjati says:

        Shkruan ky britaniku ketu dhe ju te gjithe hidheni e shani Timoshenkon.

        Keta britabiket kur shajne nisen nga interesat e politikes se tyre dhe jo nga drejtedia,
        Sic duket mos ju ka shkel ne kallo Timoshenko ne ndonje vend,se gazetaret britanike nuk jane fare te besueshem …

        Nese eshte bere e pasur Timoshenko, nuk eshte bere duke bere korupsion por ka bere biznes te ndershem brenda ligjeve te vendit…dhe as qe diskutohet se ajo eshte nje demokrate ne politike berje…

        Britaniku e shan Timoshenkon sic shajne here pas here Shqiperine
        duke mos mare parasysh se Serbia eshte 10 here me e koruptuarse Shqiperia….sipas sasise se transfertave te parave te pista qe deklaron FMN dhe BB per Serbine

    2. tiger says:

      Do preferoja 100 here Klitchkon se sa kete femer ne pushtet. Shembulli i Nanos na thote se edhe burgu nuk te rregullon!

      1. Shqiptar says:

        Po te pyesim Nanon vet, se si e ndryshoj burgu, cdo te thote valle? Shqiptaret aq sa e urrejne ate aq dhe e duan, kane nje ‘soft spot’ per te ne zemren e tyre.

    3. adri says:

      E vertete nuk ka gjykate qe te denon kot.
      Duket ne sy kjo dhe menyra se si kerkon qe te rifutet ne politike. Nuk luan asnje presje mendimi i sakte i analistit britanik ne lidhje me ket timoshenkon. Po hajde mbushi mendjen disa lidereve europian qe shikojne interesin e gazit ukrahinas e nuk interesohen per qeverisjen dhe liderin e drejte te paster dhe te besueshem ukrahinas.

  2. loni says:

    njerezit e deshtuar ne politike nuk duhet te konkurojne me,dhe as te votohen nga cdo lloj populli qe ata hedhin kanditaturat,politikanet e deshtuar kur marrin pushtetin jane te pameshirshem,jeta politike ne bote ka treguar se kur politikanet humbes kan fituar me vone drejtimet qeveritare kan treguar nje dore te forte hekuri,dhe jan me te keqinj se dokush tjeter,sic ishte berisha,qe deshtoj ne 1997 dhe ne si popull budall e votuam perseri me 2005,dhe cfare prisnit ju o popull,eshte njelloj qe egjipti te sjedhi ne krye te shtetit mubarakun,dhe cfar pret ai popull perseri,vetem vdekjen,edhe saliun mbas 1997 duhet ne si popull ta denonim,me vote duke i thene partise demokratike,derisa te keni ate ne krye te partise kurre nuk do merrni voten popullore,por ne ecim mbrapsh,duke e votuar fiks mbas 7 vjetesh,gabimi eshte i joni dhe i askujt tjetrit,edhe kjo Timoshenko nuk duhet votuar perseri,sepse historia ka treguar qe per here te dyte apo te trete keta qeverisin me dore me te forte duke korigjuar gabimet e para,eshte shume e veshtire ti rrezosh perseri sepse kane marre pervoje nga humbja e pare.

  3. Makarona te skaduara says:

    Amerika dhe Be keshtu i kane qef lideret e “demokracive” duhet te jene o kurva ose pijanec si puna jelcinit .

    1. pastiçoja says:

      Perse nuk thua Tosi por shkon deri te Jelcini?
      Kurse ajo se cfare malli eshte mjafton ta shikosh nga veshet

      1. Makarona te skaduara says:

        Pastico , ke te drejte , po lista me keto lloj lideresh demokracie eshte shume e gjate, dhe mjere fukarenjte qe i besojne ketyre sharlataneve .

      2. Estori says:

        Makarona dhe Pasticua,jeni vlera e komenteve sot.Puna bhet me legener dhe mashtrusa si kjo Timoleshi i Ukraines,me Tosin e Salen
        e kete gjebapin Rame.Ky eshte stili i Europes dhe i Amerikes.

    2. idriz molla says:

      mereni shtruar se kemi pare vetem serine e pare te filmit UKRAINA
      prit se do behet per gavete shume shpejt.
      me regjizoret amerikane ne rradhe per supe do behen e ti thone flm
      po ky arvziu i tha burre shteti sales po ky “mbeshtet”Edin,po keta e vune Sadamin po keta e varen,po keshtu me binladenin,kudo nje muzike kane keta
      Shajne ruset
      pse?
      sepsenuk bejne si duan keta,si Gorbacovi,Jelcini,qe e bene per gavete rusine.
      po Putini ja vuni kufirin te thana,dhe populli e mbeshtet,nuk eshte si ne qe behemi me te huajn dhe kundra tonit

  4. hahahaahaha says:

    Ky eshte turpi i tyre, kjo eshte shtrige sikurse Nano, berisha etj qe gjuajne ne erresire e shkelin mbi viktima. Zot ndryshoja mendjen atyre njerezve mos behen me kriminelet, ai qe vjedh e ka korruptuar nuk ndryshon….

  5. shqip says:

    Po. Shume e vertet ajo qe shkruhet lart .
    Kjo eshte quajtur ndryshe ne europe edhe Pincesha e Naftes Ukrahinase !
    Por un jam i bindur se asnji ukrainas nuk genjehet nga kjo
    mashtruse poltike .
    Ukrainasit nuk jane shqiptaret te gabojn dy her ,
    per te njeten gje . Edhe kjo besoj e ka vet te qarte ate ,mirpo entuziazmi i daljes nga erresira ne liri , i zgjon emocione pozitive prandaj dhe reagon ashtu ,jo se shpreson (mendoj un).Ukrainasit do hecin nqs i mbeshtet financiarishte BE-ja perndryshe do shndrohen ne afganistan per nga ekonomia ,sepse sic dihet shteti e bankat Financa Ukrainase ,
    eshte lene bosh pra eshte Bankrott ,sepse gjithcka eshte bastisur nga ish qeverria,ashtu sidhe Shqiperia e bastisur nga salih berisha &Co

    1. __________________ says:

      Po kam pare njerez shume inteligjent te genjehen nga fytyra “TRANSPARENTE” madje per shume vite rrjesht ndersa per fat te keq ato jane bashkepunetore te regjura te ish dhe eshte sigurimi i shtetit dhe kane mare me qafe njerez te vuajtur dhe vazhdojne te punojne me zell perkrah tyre…

  6. pellazg says:

    Ky shkrim nuk ka asnje vlere. Shkrim i sponsorizuar nga kupola e Kremlinit.

    1. Kur says:

      Qenke pellazg I korruptuar!

  7. Stef Staku says:

    ANALIZE : Nuk eshte e vertete. Znj. Timoshenko doli ne nje karrige invalidesh nga burgu … Gjithashtu ka deklaru se nuk do jete pjestare apo drejtuese e qeverise se ardheshme.
    Ne kohen qe ajo mori persiper per te bere reformat qe do e ndanin perfundimisht Ukrainene nga Rusia shperthuen fushata dizinformuese qe sodhen ne pushtet Jankovic.
    Shpresojme qe kesaj radhe Ukraina te ja arrije obiektivave te veta.

    1. nastradin says:

      “PRINCESHA E GAZIT” JULIA TIMOSHENKO.

      Duket ashiqare o zoti Staku qe nuk e njeh fare Ukrainen dhe as vampirin-oligark Julia Timoshenko e quajtur ndryshe PRINCESHA E GAZIT. E rritur qe 3 vjec pa babe, vetem nga e jema pijanece, Julia Timoshenko ne rini zhvilloi ambicie jashtezakonisht te medha per pushtet dhe pasuri me cdo kusht dhe ne saje te dhuntive intelektuale natyrore ja arriti ketij qellimi duke bashkepunuar me mafien ruse dhe KGB-ne e Kremlinit. Ajo bashkepunoi me emera te njohur te mafies ruse dhe ukrainase si Viktor Pincuk, Rinat Ahmedov dhe Leonid Kucma, ky i fundit edhe President i Ukraines dhe kukulla te Moskes, te gjithe me banim ne qytetin e lindjes te Timoshenkos, Dnjepropetrovsk dhe nenpunes te GAZPROMIT rus. Ne saje te aftesive te saj intelektuale dhe hireve femerore shoqeruar me nje moral tejet te ulet seksual, Julia Timoshenko arriti majat ne biznesin e gazit, duke i vjedhur Rusise gaz natyror nga tubacionet tranzite per ne Evropen Perendimore ne vitet 1990-1998 qe matet ne miliarda eur me ane te firmes se saj private dhe per kete kuseri ne rang boteror u quajt PRINCESHA E GAZIT dhe u radhit barabar me oligarket me te pasur te Rusise postkomuniste.

      Demokracine fallco ne Ukraine Timoshenko e pa dhe e “nuahti” per te arritur majat e pushtetit politik dhe pas tij ate ekonomik, sic e “nuhati” Sali Berisha me Katovicen e tij ne vitin 1990-te, apo sic e “nuahti” Enver Hoxha komunizmin me dinakerine e tij ne vitet e Luftes, ne Shqypni dhe ne vitin 2001 arriti te behet zv.kryetare e Keshillit te Ministrave ne kabinetin e kryeministrit Viktor Jushcenko. Por nga ky post shteteror filloi te vjedhe si e papare gaz natyror dhe per kete vjedhje masive u arrestua nga prokuroria, por me pas me nderhyrjen e shefit te saj Jushcenko u lirua. Ne vitin 2005 arrin te behet Kryeministre e Ukraines pas nje mareveshje me bamiresin e saj Jushcenko qe kap me ndihmen e saj, postin e Presidentit, por shume shpejt Viktor Jushcenko e kupton gabimin e tij fatal dhe e shkarkon me dekret Julia Tomshenkon per korrupsion. Me pak fjale nuk mund te mohohet se Timoshenko eshte nje grua fatale inteleigjente qe aftesite e saj natyrore i ka vene teresisht ne dobi te interesit te saj personal, bile ne momente te caktuara jane edhe kunder interesit te vajzes se saj te vetme te martuar me nje anglez drogaxhi.

  8. nastradin says:

    Mashtruesja bukuroshe Timoshenko eshte sikur te bashkosh ENVER HOXHA+SALI BERISHA ne fuqi te trete, sepse Ukraina nuk eshte Shqypnia e varfer dhe e drobitur me nje popllate debile te pergjumur si skllever prehistorike, por qe nga Koha e Qepes e Revolucionit Bolshevik te Tetorit deri ne Luften e Dyte Boterore njihej si HAMBARI i grurit per gjithe Evropen dhe Boten. Nga ana tjeter permes Ukraines kalojne te gjitha tubacionet e gazit natyror te lire qe vjen nga Rusia per ne Evropen Perendimore dhe nje teke e Ukraines mund te leje pa energji shume popuj evropiane, sic ndodhi para do vitesh. Prandaj edhe SHBA-s po i meshojne projektit TAP permes Shqy6pnise, por pa asnje dobi apo leverdi reale ekonomike per vendin tone.

    Prandaj edhe gazetari i presitgjozes londineze Edwar Lucas hedh kushtrimin nga gazeta e tij, qe populli ukrainas te mos genjehet nga kjo KULCEDER me fytyre te bukur njeriu.

  9. grupi i ciftelise says:

    Nuk ka tjere politikan ukraina ??? Nuk besoj qe kjo te zgjidhet perseri
    Opozita duhet te kete informacione te sakta per kete .
    Uroj per popullin te mos zhgenjehen me sepse sakrifikuan
    shume per te zhdukur padronet e vendit

  10. Mero Baze d.v. says:

    Shyqyr, dëgjohet dhe një zë i vërtetë nga Perëndimi…Ajo është hienë, jo tigreshë…Do t’i bien kokës ukrainasit, por do të jetë vonë…

  11. mustafa says:

    jo jo kjo esht nje shembull se qka do ti ndodh vllezerve t janukoviqit ruso serbo grek te edi rames po shkoni more muta shikoni jugun qe jau qkerdhi greku e tash po formon formacione paraushtarake ne sarand dhermi e vende tjera e ju mireni me ukrain kqyr grekun ekeni neper dhomet e juaj te grate nuset e juaja ndersa vajzat e juaja po i martoni me serb e maqedone malazez ju qift saliu familjet qe te gjithve nga nje ore per secilen familje socialiste ju beft seks rroft sali berisha tani nje uragan dhe nje shembull i ukraines ne tirane me sa largu mujin mars do ju sosin bythen ndersa rama le te ik ne greqi apo te tadiqi vllau i tij serb ne beograd

  12. -homeri- says:

    – me keto qe ndodhen ne ukrain , ka per tu bere shteti me tranzicion te destabilizuar , , shpejt kane per tju rikthyer rusis , ajo eshte nje shtet shume i lidhur me ekonomin ruse , si industria dhe sidomos bujqesia , vetem nje pjes e vendit kerkon lidhjet me perendimin , evropa kerkon reforma dhe shtrengim rrypi , e ukrainasit mendojne si ne , korrupsioni tashme eshte krijuar politikisht dhe gjithcka qe ndodh eshte e organizuar nga keto grupe

  13. Mali says:

    Nderhyrja e forcave perendimore do ta coi Ukrainen drejt fundosjes Hapi i pare u dha sot kur kerkon 35-miliard euro borxh.Le te shohim se c’far do te lypin tjeter??

  14. Myslim says:

    Cfare solidaritet komunistesh me ne krye mero zgjebarakun….doni apo nuk doni ju zgjebarake kjo grua shpejt do te jete nder grate me te fuqishme te botes….kjo ka lindur per te sunduar

  15. Myslim says:

    O zgjebarake islamike e komuniste, a mos kujtoni se mos u shuan europianet…jo more zgjebarake europa ka sunduar dhe do te sundoje ne jete te jeteve dhe ajo do te fitoje gjithmone edhe kur ju te dy palet beheni bashke kunder saj….degjoni edhe ju o mosmirenjohes qe cirreni kunder cdo gjeje perendimore kur ne xhamija predikoni kunder perendimi dhe nuk thoni asnje fjale kunder serbeve qe ju kane pordhunuar gjithe jeten…..ku ishit ju radikale kur ishit nen milloshevicin…..

  16. Myslim says:

    Turp turp turp…..deri kur do te vazhdojne shqiptaret te lepijne kepucen qe i godet dhe te kafshojne doren qe ju zgjatet per ti ndihmuar….

  17. Pecua says:

    Na rruaci bithen mo. Timoshenko kemi vet na. E keni pare Timoshenkon tone mo, Mesidh Doden? Kjo jona po, e do dhimokratine. Mesila ka per te qene shpetimi ine mo. Keni per te pare dhe shume cpejt bile…

  18. Nikolini says:

    Prandaj Mesila do ta imitoje edhe ne pamje. Shume interesant ky shkrim dhe perpjekja per ta imituar kete kafshe

  19. meli says:

    Grua e keqe!Hiqeni nga lajmet!Nuk shifet me sy,mire ishte ne burg.

  20. dp says:

    E kuptova qe ka hap shalet,po ndonje liber ka hapur
    se ne i kishim me tituj shkencore hajdutet

  21. Leone-53 says:

    Kurre njerzve te koruptuar nuk duhet tu “hapet” rruga e politikes sepse behen perbindesha pastaj.
    Rasti i Ilir Metes eshte shume i frikshem tek ne!

  22. Stef Staku says:

    ANALIZE : Me ben pershtypje qe asnje komentues nuk e ve ne dukje se Timoshenko eshte torturuar ne burg dhe nuk eshte lejuar qe te mjekohet nga mjeke normale por gjithnje ka qene nene kontrollin e mjekeve te burgut.
    Ne cilin vend te botes turturohen grate ne burg ???

  23. Alfonsi says:

    Komentet që bëjmë ne nga larg, duke e parë realitetin ukrainas me dylbi,nuk vlejnë fare përpara gjykimit të vetë popullit të Ukrainës, i cili do të dijë se ç’qëndrim të mbajë në të ardhmen, ndaj zonjës Julia Timoshenko dhe ndaj çdo lideri tjetër të tij.

  24. Dr.prof.Xhirja prej Sauku says:

    Po sikur te martohet Timoshenkua me Ilirin tone ku mund te arijne? Kush e gjen.

  25. petrit zela says:

    Ju jeni engjelli qe perendija ju zbriti nga froni I tij I shenjte,per te udhehequr popullin e shenjte te ukrahines,qe aq I prirur eshte per
    pune,paqe,dhe dituri..Se nen diktaturen kriminale,te sadizmit komunist
    sovjetik jane masakruar barbarisht,mbi 7.5 milion kundershtar anti
    bolshevik..Keta krime te shemtuara udhehiqeshin direct nga dora e hekurt e sadistit Stalin…

  26. Maja says:

    korupsioni ne vendet ish komuniste eshte rezultat i drejtimeve korruptive, kriminale dhe antiligjore qe i dha perendimi qeverive qe erdhen ne pushtet me permbysjen e diktatures komuniste.

  27. Rodrigo says:

    Me duket se rane perseri nga shiu ne bresher te mjeret ukrainas….

  28. demokrat says:

    Sa e veshtire eshte qe njerezit e Kremlinit ne Londer te paguajne per nje faqe gazete? Nje dizinformacion klasik, nga akuzat seksuale, nje loje e vjeter e KGB, tek akuzat per korrupsion. I vetmi faj i Timoshenkos eshte se e do Ukrainen jashte ndikimit rus dhe pranoi ta paguante gazin rus sa frengu pulen vetem qe te mos ti nenshtrohej presionit rus. Fati i Ukraines ankoma eshte ne teh te thikes, a do ta pranoj Rusia qe ukrainasit te zgjedhin fatin e tyre per nje Ukraine te pandashme drejt Europes , apo cmimi i lirise do te jete dorezimi i Krimese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje