Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito thekson se nga administrate publike janë larguar vetëm 260 persona, nga të cilët 62 kanë paraqitur dorëheqjen për arsye personale.
Në një intervistë për gazetën ‘Tema’, ministrja Harito komenton ndryshimet në ligjin për Nëpunësin Civil, të cilat i argumenton si të domosdoshme për ta vënë në zbatim.
“Administata Publike është kthyer në një kauzë për një opozitë të dëshpëruar, që në pikëpamjen time ende nuk e ka gëlltitur faktin që është në opozitë. Çështja ështe në të vërtetë fare e thjeshtë. Ligji për nëpunësin civil 152/2013 u votua me konsensus in extremis me 30 maj 2013, pak javë përpara zgjedhjeve, ndërkohë që ishte politizuar me tepri nga qeveria e kaluar, por nuk u diskutua konkretisht asnjëherë në komisionet parlamentare. Ishte një ligj kuadër që kishte nevojë për rreth 30 akte nënligjore për tu berë i zbatueshëm”, thekson Harito.
Lidhur me pretendimet e opozitës për largimin e disa mijëra nëpunësve nga administrate, ministrja e Inovacionit thekson se ky është një pretendim që nuk qëndron, ndërsa shton se administata publike është kthyer në një kauzë për një opozitë të dëshpëruar.
“Të mos harrojmë ndërkohë, që sipas Komisionit Parlamentar për Çështjet e Administratës, në vitin 2006 janë larguar nga administrata publike gati 10 000 vetë, ndërsa Lulzim Basha ka larguar nga puna gati 50 % të punonjësve të Bashkisë së Tiranës për më pak se dy vjet. Një tjetër shifër që flet qartë: në 2005-2006, gjatë 9 muajve të parë të qeverisë Berisha, u larguan për arsye nga më qesharaket 2500 punonjës nga Policia e Shtetit. Ndërsa që prej shtatorit 2013, deri në këto momente që bisedojmë, janë larguar nga policia e shtetit 247 punonjës. Ndër ta, një pjesë e madhe është larguar për shkelje të ligjit dhe dosjet e tyre janë dërguar në prokurori”, thekson Harito.
Znj. Harito, pas 5 muajsh që koalicioni ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’ po drejton vendin, a mund të bëni një bilanc të qeverisjes? Në cilat drejtime mendoni se Qeveria ka ecur me ritmet e duhura dhe ku duhet të korrigjohet, nëse ka vend për një gjë të tillë?
Shumë e shumë gjëra kanë ndryshuar në këto 5 muaj : unë do ta filloja nga fryma e respektit ndaj qytetarëve dhe zërit të tyre, frymë e cila u pa qartë në çështjen e armëve kimike. Me duket një ndryshim rrënjësor, esencial duke e krahasuar për shembull me grevën e të përndjekurve politikë, të cilët qeveria arrogante e Sali Berishës jo vetëm nuk pranoi t’i dëgjonte e ti takonte, por u përpoq edhe t’i denigronte me një pandjeshmëri totale ndaj mjerimit të tyre. Kemi tashmë një përqasje të ndryshme në rajon, nuk kemi më nxitje të nacionalizmave, por bashkëpunim konstruktiv me të gjithë fqinjët, duke filluar nga një marrdhënie me projekte konkrete bashkëpunimi me Kosovën. Menjëherë u zhbllokua linja e interkonjeksionit për furnizimin me energji elektrike, kemi një bashkëpunim intensiv në fushën e arsimit për të përafruar kurrikulat, në fushën e kulturës etj. Mund të përmendim mobilizimin e policisë ne kuadrin e sigurisë rrugore. Besoj se të gjithë tani kemi frikë nga gjobat dhe është shumë mirë kështu. Është për tu shënuar lufta frontale ndaj krimit të organizuar, duke filluar me lojrat e paligjshme të fatit, trafiqet në zonat minerare, ndërtimet e paligjshme e shumë të tjera. Sigurisht kur preket krimi i organizuar, prishen ekuilibrat interesa të mëdha ekonomike, gjë që mund të shpjegojë pjesërisht një pjesë të akteve kriminale të dhunshme të kohëve të fundit. Në administratë veç një mobilizimi të gjithanshëm dhe kërkesë llogarie të shtuar në të gjitha nivelet, ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore rekrutimi, i cili organizohet me konkurse të hapura, ku marrin pjesë me dhjetra kandidatë, në bazë profesionalizmi e meritokracie. kjo është lehtësisht e verifikueshme si në ëebsite të Departamentit të Administratës Publike, ashtu edhe në godinën e Shkollës së Administrates ku zhvillohen një pjesë e konkurseve. Vetë gazeta Tema besoj është dëshmitare e një fryme lirie në media, sepse qeveria nuk përdor më kërcënime as direkte dhe as indirekte ndaj askujt. Ndaj kemi edhe rritje të ndjeshme, me 17 vende në raportin e fundit të Reporterëve pa kufij, në lidhje me lirinë e medias. Shumë të tjera mund të renditen këtu.
Disa nga pozicionet e rëndësishme të administratës së shtetit, si p.sh Doganat apo Tatimet, i janë besuar të rinjve. Po kështu, disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar janë me moshë fare të re. Në këndvështrimin Tuaj, kjo ka të bëjë me një besim që Kryeministri ka ndaj brezit të ri në marrjen e përgjegjësive, apo ishte një zgjedhje për ndryshimin e imazhit me njerëz të rinj?
Të gjithë ata që janë përzgjedhur në këto poste jashtëzakonisht të rëndësishme shtetërore, janë aty për profesionalizmin dhe seriozitetin në rrugën e karrierës së tyre, por edhe për përkushtimin ndaj barrës së rënde që secili ka marrë përsipër. Unë mendoj se imazhi nuk ndryshon nga mosha e re. Imazhi do të ndryshojë vetëm nëse gjithësecili ja del mbanë detyrës që ka marrë përsipër.Kjo nuk do të thote që të tjerë njerëz do ta meritonin më pak. Thjesht, në këto raste duhet bërë një përzgjedhje, dhe pastaj njerëzit vihen në provë në punën e tyre, ku çdo ditë na vendos përpara sfidash të cilat duhet të arrijë ti përballojë secili prej nesh.
Debati më i madh që sot ekziston mes pozitës dhe opozitës ka të bëjë me ligjin për Nënpunësin Civil. U miratua një ligj konsensual që hynte në fuqi më 1 Tetor. Pastaj pati një akt normativ të qeverisë, i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, që shtynte hyrjen në fuqi të ligjit. Sot Qeveria ka miratuar një p/ligj me 16 nene që ka të bëjë me ndryshimet në ligjin e miratuar me konsensus. A mund të na shpjegoni se cpo ndodh realisht me këtë ligj dhe pse kaq shumë ndërhyrje, në një kohë që ligji nuk ka nisur funksionimin?
Administata Publike është kthyer në një kauzë për një opozitë të dëshpëruar, që në pikpamjen time ende nuk e ka gëlltitur faktin që është në opozitë. Çështja ështe në të vërtetë fare e thjeshtë. Ligji për nëpunësin civil 152/2013 u votua me konsensus in extremis me 30 maj 2013, pak javë përpara zgjedhjeve, ndërkohë që ishte politizuar me tepri nga qeveria e kaluar, por nuk u diskutua konkretisht asnjëherë në komisionet parlamentare. Ishte një ligj kuadër që kishte nevojë për rreth 30 akte nënligjore për tu berë i zbatueshëm. P.sh procedura e konkursit është krejt e ndryshme, si në përzgjedhjen e komisionit, organizimin për gjithë institucionet së bashku dhe jo me institicion për institucion etj. Qeveria e kaluar në 3 muaj e gjysëm nuk pregatiti asnjë nga këto akte nënligjore. Ne ishim pra të detyruar, me këshillën edhe të partnerëve europianë të shtynim efektet e ligjit për ta bërë atë të zbatueshëm. Efektet e ligjit, jo hyrjen e tij në fuqi. Pra ligji hyri në fuqi siç ishte parashikuar në 1 tetor, pa prishur asnjë konsensus. Thjesht për tu bërë i zbatueshëm na duhej pak kohë. Tani aktet nënligjore janë gati për tu aprovuar në Këshillin e Ministrave, brenda pak ditësh. Amendiment e propozuara, janë gjithashtu të konsultuara me partnerët europianë, dhe janë të nevojshme pikërisht sepse ligji nuk u diskutua në komisionet parlamentare dhe ka disa mangësi. Psh përcakton që Departamenti i Administratës varet nga Ministri i Brendshëm. Ndërkohë që praktika e mirë legjislative, kërkon që në ligj të shkruhet “ministri përgjegjës për Administratën Publike” duke i lënë qeverisë të vendosë cili do të jetë ministri përgjegjës. Por, këtë rradhë këto amendime, ndryshe nga përqasja e qeverisë së kaluar, aprovimi ose jo i këtyre amendimeve do të marrë kohën e duhur duke u diskutuar gjerësisht sipas procedurës së rregullt parlamentare, pa u politizuar nga ana jonë. Madje ne përpara se ti propozonim amendimet , ftuam në takim edhe opoziten, më pas ju kërkuam edhe sugjerime me shkrim. Ata nuk e panë te arsyeshme ti përgjigjen ftesës.
Opozita pretendon për disa mijëra të larguar nga administrata publike, a keni ndodnjë shifër konkrete sesa nënpunës të administratës janë larguar nga funksionet e tyre në këto muaj të Qeverisë ‘Rama’?
Numri i nëpunësve civilë të larguar nga puna prej 15 shtatorit të vitit 2013 është fare i ulët dhe nuk ka asnjë lidhje me shifrat e gënjeshtra të trumbetuara nga opozita. Nga shërbimi civil kanë dalë në listë pritje rreth 260 persona, për arsye ristrukturimi të departamenteve dhe pozicioneve të punës përkatëse. Por, ashtu siç e parashikon ligji, 26 prej këtyre punonjësve të nxjerrë në listat e pritjes për arsyet e shpieguara më sipër, janë ripunësuar në departamente apo institucione të tjera që kërkonin profilet dhe eksperiencën e tyre; ndërkohë janë dhënë 7 masa disiplinore, 5 persona kanë dalë në pension dhe 62 nëpunës civilë kanë dhënë dorëheqjen për arsye personale. Këto shifra të përmendura më sipër janë treguesit e vërtetë të asaj çfarë ka ndodhur me nëpunësit civilë të administratës. Pra siç e shihni jemi shumë larg shifrave që trumbeton opozita, të cilat mbështeten në faqe interneti fiktive ku gjen ankime të rreme e të paverifikuara. Të mos harrojmë ndërkohë, që sipas Komisionit Parlamentar për çeshtjet e administratës në vitin 2006 janë larguar nga administrata publike gati 10 000 vetë, ndërsa Lulëzim Basha ka larguar nga puna gati 50 % të punonjësve të Bashkisë së Tiranës për më pak se dy vjet. Një tjetër shifër që flet qartë: në 2005-2006, gjatë 9 muajve të parë të qeverisë Berisha, u larguan për arsye nga më qesharaket 2500 punonjës nga Policia e Shtetit. Ndërsa që prej shtatorit 2013, deri në këto momente që bisedojmë, janë larguar nga policia e shtetit 247 punonjës. Ndër ta, një pjesë e madhe është larguar për shkelje të ligjit dhe dosjet e tyre janë dërguar në prokurori.
Reforma Territoriale është një tjetër cështje e debatueshme, megjithëse palët bien dakort se duhet realizuar. Sot Shqipëria ka një mazhorancë që ka numrin e votave të nevojshme në Kuvend për miratimin e reformës, por s’ka le ta quajmë konsensusin e opozitës, të paktën deri tani. Po kështu edhe më parë, palët synojnë të përdorin termin konsensus, kur dihet fare mirë që njëra apo tjetra palë mund të ketë variantin apo propozimet e saja për cështje të caktuara, në rastin konkret të reformës territoriale. Mendoni se në rastin e kësaj reforme duhet përdorur forca e kartonave, apo e shihni një proces për të cilin palët duhet të debatojnë dhe të gjejnë zgjidhjen më të mirë për vendin?
Mendoj që vetëm të mira mund të vijnë nga debati konstruktiv. Reforma Territoriale është një domosdoshmeri ekonomike e administrative për Shqiperinë. PD i janë dhënë të gjitha garancitë për të marrë pjesë në Komisionin Parlamentar të posaçëm. Është në interesin e saj të vijë e të bisedojë nëse do të mirën e vendit dhe nëse dëshiron të jetë pjesë e këtij transformimi të rëndësishëm. PD në dhjetor dha shenja për një frymë disi më konstruktive, por me sa duket pa u çliruar nga fryma e shkatërrimit, urrejtjes dhe etjes së pafund për pushtet të Sali Berishes, ka pak gjasa që opozita të jetë në pozicione konstruktive për të ardhmen e vendit.
si nuk shpetuam nje here nga serbt,vlleht, ne qeveri,o zot i madh,kur do te qeverisin shqiptaret,SHQIPERINE.Milena:srbisht do thote e dashur,zhduku.
MBAJINI DEMOKRATET E FELLIQUR SE ATA DO JUA HANE KOKEN.PO NE QE NGELEM PA PUNE NE KOHE TE PD PRAPE PA PUNE DO RRIME TANI.
PSE ME PER CA JU VOTUAM NE JU ME PA FLOKET TUAJ ME GEL EDHE ATA HASHASHXHINJTE E G99 APO TE SOROSIT.
PTU QELBESIRA JENI EDHE JU. SIC E KENI MARRE PAS 3 VJETESH BINI NGA PUSHTETI.
Mendimi im personal eshte se PS-n e drejton sekretari i PPSH Sali Berisha. Gjithshka qe bene Edi Rama, Ilir Meta apo ndonje tjeter behet sipas urdherave te Sali Berishes. Kete e them me bindje te plote dhe ky eshte realiteti. Pasuria e Shqiperise eshte grabitur nga 5% e familjes mafioze te ish funksionareve te larte te PPSH apo pjelles se tyre dhe ne te tjeret te bejme sehir kur keta tallen me ne, dhe akoma me keq kur na shfrytezojne. Ata thurin skenare naten, han e pine dhe defrejne me njeri tjetrin (PPSH-PS-PD-LSI)dhe ne presim ashtu sikurse eshte ajo fjala e urte popullore qe thelpra shkonte pas dashit dhe priste kur te keputeshin ko.. e tij. Ate po bejme dhe ne si popull, presim nga perendia kur te vdese Salia.
Harram e paçim.
Po mire moj Ministrja H(apo K)arito, per 260 persona e kthyet dhe sperkthyet ligjin e Nepunesit ju si qeveri e 300000 vendeve te reja pune? Hallall po hoqet ato qe futi keto 3-4 vjet LSI ne pune dhe harram te hiqni ato qe kane 20 vjet a me shume per te futur komisioneret e PS ne zgjedhje ne vend te tyre.
Une nuk e besoje se PS e drejton sekretari PPSH Sali Berisha, dhe mbas kaq vitesh duke reflektuar e gjykuar them qe nuk e drejtojne sekretaret e PPSH sepse po ta drejtonin ata nuk do te ishte shqiperia ne kete gjendje qe eshte sote, shqiperia nuk ka qene keshtu, nga aq sa mbajme mend sigurisht,edhe Saliu ne kohen e PPSH nuk mund te vepronte ndryshe vecse ne menyren me te ndergjegjshme,me te sinqerte ,se ndryshe spaci kishte vende bosh,burgaxhinjte,hajdutet,gangsterat,horrat,injorantet sigurisht qe nuk kishin vend ne ate parti,sepse ashtu ishin rrerullat,njerzit nuk rregjistroheshin ne parti si sote ,sepse jo cdo njeri mund te hynte ne parti,ndersa sote ka lloje lloje horrash qe militojne dhe jane deri ne organet vendimarrese, shteti ishte vigjilent dhe ishte ne sherbim te shumices, por neve jemi edhe vete fajtor,ne nuk dim te protestojme, nuk dim te rrezojme qeveri,u vran protestuesit ne bulevard dhe sejcili nga ne shkoje ne shtepine e vete ,si njerz te trembur ,pa pergjegjesi qytetare ,ne vend qe Tirana dhe qytetet kryesore duhet te buchisnin nga protestat,ku jehona e tyre duhej te degjohej deri ne Bruksel e Washington,deri ne rrezimin e qeverise .Brezi im ne vitet 90 vinte nga diktatura dhe ne,duke dale ne kundershtim edhe me idealin e prinderve tane,si student, mbushem sheshet,rrezuam bustet dhe beme histori,nje njeri ,kushdo qofte,me emrin Sali apo Ali,nuk ka asgje ne dore perpara nje populli te bashkuar qe di te protestoje.Shikoni si tallen me popullin sot,duke folur perdite per luften kunder korrupsionit ne vend te miratimit te nje ligjie drastik me jo me pak se 25 vjet burg per kedo qe bene korrupsion,per kedo qe kapet me kultivimin e shitjen e droges,per kedo qe shet vendime te gjyqesorit,per kedo qe merr lek per te kaluar nje klase ne shkolle,etj.etj. ligjet e disiplinojne nje shoqeri.
Reform dhe qepja e rrobave tamam per te gjith nuk shkon! z.Harito, jeni ka shkoni per mbar ju dhe qeveria juaj, keshtu qe mos ja var shume Sali Yanokoviq Berishes dhe shume “dishmes” Grida Dumes…prsh nga Kosova.
shume mire qe ps fitoj,kjo iku… tani keto projektligje miratoni sa me spejt te jete e mundur sepse populli qe u votoi do zhgenjehet nga ju nese nuk i punesoni. Normale qe ps do te jap nje imazh te ri qe…nuk ka punesime militantesh ,por te pakten bejeni me konkurse pasi shume nga te pd-se jane punesuar pa kritere,dhe keta te ps-se duan pune se prej vitesh bredhin rugeve ,mire qe nuk hapni vende te reja pune,por te pakten punesoni njerezit tuaj kshu u be kjo pune nje pale a buke njera mban diete nje here ne 8 vjet…
verehet nje mungese profesionalizmi i kombinuar me nje megallomani evidente ne veprimet dhe qendrimet e kesaj palo ministre.
Lerni llafet dhe pastroni aparatet nga militant te paafte , te pameshirshem e hajdut .
Kjo krahason numrat e të hequrve nga puna me Berishën e Bashën, kur njerëzit presin të ndryshojë sistemi. Kësaj i thonë të ta fus dhe unë njëherë o popull se Saliu ta futi dhjetë herë!
Të gjithë e dinë se çfarë po ndodh në administratë, po vazhdohet akoma me avazin e vjetër të biografisë së keqe, ku kritere janë “orientimet politike” edhe të fiseve e familjeve. Prandaj janë bërë të gjithë me LSI-në.
Ndërkohë ministrja e kujton Shqipërinë vend 100 milionë banorë ku nuk merret vesh gjë. Asgjë nuk ka ndryshuar në mentalitetin e politikanëve Shqiptarë, ngado që e kanë bërë shkollën. Biles këto që vijnë nga jashtë duken më torollakë se këta të vendit!
Zonja Harito mos u gjunjezoni nga presinet e Saliut ! Ai do te kete ne administrate militantet e tij qe per cdo
mbrapshtire ta infirmojne ate si ne kohen e Fatos Qerosit kur Saliu i merrte vesht brenda minutes se c’be-
hej ne PS . Sa here qe ka ardhur ne pushtet Saliu i ka nxjerre me lopate te gjithe socialistet dhe jo vetem kaq
por edhe ata kushurinjt e 7 -te te socialisteve , sic beri me ju vete kur tha se Edi ka futur ne qeveri kushurinjt e
vet , kure doli se ju ishit kushurire e 7-8 -te ! Mos lini asnje militant fanatik te Saliut ne kembe, sidomos kur
behet fjale per banden e Vicidolit !?
Ju e dini fare mire dhe e keni te fresket se c’beri Lul Bashovici kur erdhi me votat e vjedhura si bashkiak ! Qe
diten e pare i hoqi me lopate te gjithe jo militantet socialiste por simpatizantet socialiste dhe PS heshti
,sikur nuk kishte ndodhur gje ! Vetem LSI-ja ngriti zerin dhe u tha militanteve te saj duroni se per 2-3 muaj
perseri do te filloni pune !
Me Sali Berishen dhe sejmenin e tij , Basha nuk duhet te praktikohet ”meshira kristiane,, por t’i tregohet
vendi dhe vendi i tyre eshte ne qeli e ftohte te burgut 313 sepse kane kryer nje mal me krime te te gjitha
fushave qe jane thene e sterthene ne shume analiza ,artikuj e komente !
Po moj Ministre se ne dhame shpirtin e zemren per Edi Ramen me 23 Qershor dhe JU nuk kini fuqi as te zbatoni vendimet e gjykatave e konkteretisht po paguani dy veta per nje vend pune si ne rastin tim.ju lutemi te pakten mos jepni intervista se ne rrojme me borxhe ndersa zotrote e merr rrogen e ne na detyrohesh page per cdo muaj qe kalon dhe nuk e marrim.Ju me vetedije po e shtoni borxhin e shtetit.Vetm shih vendimete egjykates kushtetuese dhe pastaj jep intervisat
– Normal qe do beheshin keto lloj levizjesh ne vendet e punes , sepse i kishte sistemuar pd-ja neper punera sipas qejfit, sipas njohjeve etj … dallohet qarte & dihet qe qeveria Rama kerkon staf te afte , staf te cilin normalisht qe do e formoje me se miri , sikur te tresesh dicka ne nje site aq te imet , saqe edhe ai ne dukje me “punetori” eshte thjeshte nje qylaxhi qe i ka siguruar vendin e punes Z.Berisha … dhe sikurisht qe Berisha kerkon vota nga keto njerez qe ka sistemuar neper punera… dhe qe pretendojne qe qeveria e re te mos i heqe .. e pse keshtu ?? Pse Revoltohen , kur nderkohe Sali ka hequr nga puna jo 260 persona por me mijra persona ? . As nuk na prek fare fakti qe 260 persona (perjashtim 62 qe kane dhene vete dorheqjen) .. kane bredhur mitingjeve te PD per ate vend pune qe tani po na i dhimbset ? .. Epo c`ti besh, bota rrotullohet .