Dëshmia e Verbofshit: I vrava në drekë dhe i fsheha deri në mbrëmje dy viktimat

24 Shkurt 2014, 09:09Politika TEMA
Dëshmia e Verbofshit: I vrava në drekë dhe i fsheha deri në

Katër ditë pas ekzekutimit dhe djegies së dy të rinjve në Durrës, Odise Verbofshi pranon gjakftohtë se krimin e ka kryer pasi ndihej i kërcënuar.

Rreth orës 9:00 të mëngjesit të djeshëm, 32-vjeçari i shoqëruar nga dhjetëra forca policie është dërguar në banesën e tij në Shkozet, aty ku vrau Shaban Babasin, 27 vjeç, dhe Albert Kasallën, 32 vjeç, e më pas është dërguar në zonën e Kënetës, ku dogji dy trupat e viktimave.

Burimet nga grupi hetimor bënë me dije se Verbofshi është i traumatizuar, flet pak, por ka zbardhur të gjithë horrorin e shkaktuar për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

32-vjeçari ka deklaruar se nëse nuk do i vriste Albert Kasallën dhe Shaban Babasin, do ta vrisnin ata.

“Ata erdhën dhe mallin e kishin gati. U thashë që doja lekët para se të jepja mallin, se edhe unë nuk e kisha marrë me para. Ata nuk kishin lekë me vete. Filluan të më ngrinin zërin dhe për momentin u ndjeva i kërcënuar. Sepse ata ishin dy, kundrejt një që isha unë. Më thanë se kur ta shisnin, do të më jepnin lekët, por këtë gjë nuk e pranova. U zumë nja gjysmë ore dhe atëherë e pashë veten ngushtë. Nuk dija si të veproja. Edhe ata ishin të armatosur. Mund të më vrisnin mua të parin. Më qëlluan me grushte e me shkelma, sepse donin mallin. Mua, ata që ma kanë dhënë, do të më vrisnin po të mos u ktheja lekët. Këta mund të më vrisnin, se e donin mallin pa para në dorë, derisa ta shisnin. Kështu u detyrova që t’i qëlloja. Isha i detyruar, se mund të më vrisnin ata. Mora një pistoletë që kisha në shtëpi dhe i kam qëlluar të dy me nga një plumb në kokë”, ka thënë para hetuesve të çështjes, vrasësi.

Ai ka vijuar të rrëfejë më tej se: “Kur u errësua, që të mos më shikonin njerëzit, makinën e afrova deri afër derës. I tërhoqa zvarrë nga salloni deri tek dera e jashtme e shtëpisë. Njërin e futa në bagazh, tjetrin e vura në sediljen e pasme. Isha vetëm fare. Pastrova sallonin, e lava, se kishte shumë gjak. Edhe në kolltuqe kishte gjak. Nxora armët e tyre nga brezi, i lashë mbi krevat. Ato janë armët e tyre”.

Ai ka mohuar që Gazep Pili, personi i parë i arrestuar nga policia si bashkëpunëtor në vrasje, të jetë i implikuar në këtë ngjarje.

“Gazepin e mora në telefon dhe i thashë të më sillte një bidon me benzinë se më ishte fikur makina. Ai e solli në shtëpinë time, vetëm kaq bëri. Vendosa t’i djeg në fund të rrugës së paasfaltuar. Vetë e kam spërkatur makinën me benzinë. I vura flakën dhe u largova me shpejtësi. Gjatë rrugës, që e bëra më këmbë, kam hedhur pistoletën”.

9 komente në “Dëshmia e Verbofshit: I vrava në drekë dhe i fsheha deri në mbrëmje dy viktimat”

  1. shes gelqere kruje says:

    Cuna na vjen keq ne ketu ne lazarat ju a japim sakllam e pa hile c’fare beni ju nuk na intereson Ne leket i duam ne dore se kemi shpenzimet tona mgjt flisni me deputetet se dhe ato njerez jane

  2. Denonco says:

    ke vrate 2 njerez, je marre me droge, nuk ka shpetim per ty, vetem po te kesh bere aq para sa te paguash gjyqetaret, qe sigurisht e kane edhe ata nje cmim qe te mos te te denojne me burgim te perjetshme (ata qe jane monstrat, kriminelet me te medhenj te ketij vendi)

  3. frank says:

    Vrasjet u zgjidhen larje hesapesh .

  4. Aldo says:

    Nese kjo eshte e sinqerte ndoshte eshte edhe e vertete

  5. Skenda says:

    Krejt keto vrasje jane te lidhura me mosnderhyrjen e policise ne Llazarat.Shqiperia eshte mbushur me droge dhe me njerz te papune qe disi duhet te fitojne ndonje leke.Ministri Tahiri ankohet se si do duket Shqiperia pas nderhyrjes ne kete fashat droge.Pergjegjja eshte se do duket me e rehatshme dhe me me pak vrasje e tritol.Vonesa vetem sa shton gjakderdhjen dhe turpin qe nje vend i tille vazhdon te sfidoje pushtetin dhe shendetin e qytetareve.

    1. gent says:

      E drejtë.
      Lazarati do shtypur me forcë.

  6. leon says:

    KESHTU PEFUNDOJNRE PAZARET E DROGES,,EDHE ATO KUR NUK RANE NE PAZAR TE IKNIN,,APO DOLEN TRIMA,,,KORCARET JANE FRIKACAKE,,,POR BEHEN DHE TRIMA KUR JA DO NEVOJA…KOBURE PER KOBURE LANE KOKAT 3 VETA,,,,KOKE PER KOKE
    2 NE VARR E NJE NE BURG PERJETE

  7. sh-p says:

    Me fol asht kollaj,jo te shtypet lazarati jo shteti jo policia jo PD jo PS.Duhet me shtyp tan shqipnin por ku asht fitimi,apo ket fitim me ja cu vendeve te forta sepse keshtu dojn ata,kurse na me luftu me plotsu kushtet me shku ne europ bark that.Shteti jon i leshit qysh ne krijim si shtet duhet me ba lufte per legalizimin,ashtu i prehet rruga edhe krimit.

  8. benbenedeti says:

    lene lazaratin te punojn he i rujt zoti apo jua keni inat e sjua man menerja.sa i perket krimeve ka pas,ka dhe ka per te pas gjithmon ok.komente Kot.ta bajn si ne suedi per seksin,denohet ai qe e blen jo ai qe shet.nfund krejt nuk prehet lisi me Nji

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje