100 ditët e para të Qeverisë/ Mjaft: Qeveria përmbushi premtimet kryesore (VIDEO)

23 Shkurt 2014, 12:32Politika TEMA

Qeveria ka realizuar 7 premtime të bëra gjatë fushatës elektorale, dhe po kaq premtime konsiderohen të parealizuara. Ky është konkluzioni i raportit të bërë publik nga Mjaft në lidhje me 100 ditët e para të Qeverisë Rama. “Nga deklaratat publike të Partisë Socialiste u identifikuan 17 premtime që lidhen ngushtësisht me punën e qeverisë gjatë 100 ditëve të para. Nga këto premtime, 7 rezultojnë të realizuara në përputhje me premtimin, 2 premtime vlerësohen si të realizuara pjesshëm, 1 konsiderohet i pamatshëm dhe 7 premtime konsiderohen të parealizuara. Ka disa premtime që janë të mbivendosura me njëra-tjetrën, si psh premtimi për përfitimin e një page shtesë për të gjithë të punësuarit me pagë deri 150 mijë lekë (aktualisht i realizuar pjesshëm) dhe premtimit për një pagë mujore shtesë për mësuesit, i cili rezulton i realizuar. Për shkak se premtimet janë bërë në fjalime të ndryshme elektorale, ato janë analizuar të ndara”, vlerësohet në raportin e Mjaft. Sipas kësaj organizate, një nga temat më të debatuara nga të dyja kampet politike gjatë fushatës elektorale, ajo e përgjysmimit të tatimit mbi fitimin për biznesin e vogël, rezulton e pakuptimtë dhe e pamatshme.  Partia Socialiste deklaroi se qeveria e ka rënduar biznesin e vogël me tatim mbi fitimin, por Partia Demokratike iu përgjigj me një fushatë reklamash ku deklarohej se në fakt biznesit të vogël i është ulur tatimi mbi fitimin. Në realitet tatimi mbi fitimin për biznesin e vogël nuk ka ekzistuar.

Premtimet e realizuara

Sipas raportit të Mjaft, një nga premtimet e realizuara nga mazhoranca qeverisëse është ndalimi i importit të plehrave. Mjaft thekson se më 15 shtator 2013, në mbledhjen e parë të qeverisë së re, u mor vendimi për ndalimin e importit të mbetjeve përmes ndryshimeve në ligjin  nr. 10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Me ndryshimet e reja, kompanive që sakaq kanë importuar mbetje, u jepet gjashtë muaj kohë të përfundojnë procesin e mbetjeve sakaq të importuara.

Premtimi se çdo mësuese do të fitojë një rrogë më shumë nga skema e re e tatimit mbi të ardhurat, konsiderohet i realizuar nga Qeveria në 100 ditët e para të saj. “Në takimin e datës 23 Prill 2013 në qytetin e Shkodrës, përfaqësues të Partisë Socialiste deklaruan se, në 100 ditët e para të qeverisjes do të ndryshohet taksimi mbi pagën, ku nga ky taksim i ri mësuesit do të përfitojnë 1 pagë mujore më shumë në fund të vitit. Mësuesit janë mes të punësuarve me paga 30-50 mijë lekë në muaj dhe fasha me përfitim më të lartë nga formula e re e tatimit progresiv mbi të ardhurat. Përfitimi vjetor për këto shtresa është afërsisht sa një pagë mujore”, vlerësohet në raportin e Mjaft.

Transparenca për koncensionet dhe privatizimet konsiderohet si një tjetër premtim i mbajtur. “Në muajin tetor 2013, Ministri i Industrisë dhe Energjitikës Damian Gjiknuri miratoi ngritjen e grupit të punës me ekspertë që do të kontrollojnë të gjitha praktikat koncesionare të lejeve minerare në zonën e Bulqizës. Grupi i ekspertëve do të analizojë realizimin e programit të koncesionit, gjithashtu do të kontrollohet edhe plotësimi i kushteve të sigurisë dhe të shëndetit në punë të punonjësve të punësuar. Kontrolli përfshin gjithashtu edhe evidentimin e aktiviteteve të pa licencuara që ushtrojnë veprimtari në zonën e Bulqizës. Veprime të tjera janë kryer po në kuadër të verifikimit të marrëveshjeve koncesionare dhe respektimit të kushteve të kontratës për kompani ku Shteti është aksioner , i tillë është rasti i kontrollit në kompaninë Albetrol ku nga kontrolli i realizuar u pezulluan 35 supervizorë qe monitoronin marrëveshjet koncesionare hidrokarbure me palët e treta. Të njëjtën iniciativë ka ndërmarrë edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, pas disa ankesave të grupeve të interesit ne lidhje me procedurat jo ligjore që janë aplikuar, për dhënien e koncesioneve për kompani te ndryshme, duke shkelur parimet e konkurrencës së lirë”, vlerësohet në raport.

Po kështu heqja e taksës 10 % për ilaçet dhe auditimi ndërkombëtar për financat e vendit konsiderohen si dy premtimet të tjera të realizuara nga Qeveria në 100 ditët e saj të para. “Në ndryshimet e propozuara në paketën fiskale të miratuar në muajin Dhjetor 2013 u parashikua heqja e taksës 10% për ilaçet dhe u vendos që kjo taksë të bëhet e zbatueshme në muajin Prill 2014. Megjithëse kjo taksë është hequr mbetet për t’u parë nëse ky lehtësim do të shkojë tek konsumatorët fundor apo do të mbahet si fitim i padrejtë nga tregtarët”, vlerësohet në raport. Sipas Mjaft, në lidhje me auditimin ndërkombëtar të financave, në muajin tetor u përzgjodh Agjencia e Auditit, ku u vendos kompania ndërkombëtare Deloitte&Touche. :Sipas marrëveshjes se nënshkruar me këtë kompani, ajo do të dorëzojë raportin final të auditimit dhe shifrën reale të borxhit publik brenda datës 30 nëntor 2013. Në raportin e pare te publikuar ne muajin nëntor 2013, kompania “Deloitte&Touche”, konkludoi se borxhi që qeveria i ka sipërmarrjes private në vend kap shifrën e 25 miliardë lekëve, e dhënë kjo vetëm për 80% të kontratave te audituara”, thekson raporti.

Mbyllja  e të gjitha aktiviteteve të paligjshme në fushën e lojërave të fatit është një tjetër premtim i realizuar nga Qeveria, sipas raportit të Mjaft. “Gjate fushatës elektorale Maj-Qershor 2013, nga Partia Socialiste u premtua se do te mbyllen te gjithë operatoret e lojërave të fatit të cilat kryejnë aktivitet të paligjshëm. Në aksionin e Policisë së Shtetit të quajtur “Fundi i Marrëzisë”  e koordinuar me organet tatimore ne vend u kontrolluan ne rang vendi 1553 subjekte dhe u sekuestruan gjithsej 3424 pajisje. Nga ky kontroll u evidentuan në total 1282 vepra penale “Zhvillim i palejuar i lojërave të fatit”; dhe u kallëzuan për ndjekje penale 1370 autorë. Sipas vlerësimeve të Njësisë së Lojërave të fatit, evazioni fiskal që bizneset e lojërave te fatit kanë kryer  arrin në rreth 110 milionë dollarë në vit. Kjo shifër është dy herë më e shumë nga të ardhurat që shteti mbledh realisht nga gjithë kjo industri dhe vetëm në 5 vjet i ka hequr buxhetit gati 5 për qind të Prodhimit Kombëtar”, thuhet në raport.

Verifikimi i objekteve pa leje ndërtimi dhe nisja e procesit për prishjen e tyre, është një tjetër premtim i realizuar nga Qeveria përgjatë 100 ditëve. “Procesi i nisur në muajin shtator 2013 dhe vazhdon të jetë në progres, duke evidentuar dhe prishur rreth 160 objekte (godina/lokale) pa leje, ndërkohe që regjistrohen dhe 600 objekte të tjera si, furra gëlqerore dhe struktura mbajtëse reklamuese. Sa i përket nisjes së procesit të verifikimit dhe prishjes së ndërtimeve pa laje, ky premtim konsiderohet i realizuar,  ndërkohë që mbetet ende për tu parë nëse ky proces do të shtrihet në të gjithë teritorin e Republikës së Shqipërisë”, vlerësohet në raport.

Premtimet e parealizuara

Vendosja nën kontrollin e parlamentit të Institutit të Statistikave, konsiderohet si një premtim i parealizuar nga Qeveria. “Gjatë periudhës 100 ditore nuk është ndryshuar ligji përkatës për sistemin e statistikave në vend dhe Instituti i Statistikave mbetet nën varësinë e Kryeministrit”, thuhet në raportin e Mjaft. Një tjetër premtim i parealizuar është ai për heqjen e taksës së biznesit të vogël.  “Premtimi në fjalë u trajtua me paketën e ndryshimeve të ligjeve fiskale, konkretisht me ligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr  9632, datë 30.10.2006 “Per sistemin e taksave vendore”. Këto dy tatime, të cilat biznesi i vogël i paguan një tek njësitë e qeverisjes vendore dhe një tek administrata tatimore qendrore, zëvendësohen me një tatim të vetëm – tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël dhe norma tatimore është 7.5%, ndërsa për subjektet me qarkullim nga 0 deri në 2 milionë lekë në vit, propozohet një taksë fikse prej 25,000 lekë në vit”, thuhet në relacionin e Ministrisë së Financave të dërguar në Kuvendin e Shqipërisë me rastin e ndryshimit të ligjit në fjalë. Duke qenë se premtimi ishte i prerë “do të heqim taksën e biznesit të vogël”, ndërsa ligji i ri Nr. 181/2013 nuk e heq”, vlerësohet në raport.

Ulja me 6 për qind taksën e faturës së energjisë elektrike për konsumatorët familjarë konsiderohet një tjetër premtim i parealizuar “Gjatë periudhës 100 ditëshe të qeverisjes si dhe në paketën fiskale të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, nuk rezulton të ketë patur ndonjë klauzolë për të ulur ndonjë taksë specifike apo tatimin mbi vlerën e shtuar për energjinë elektrike”, vlerësohet në raport.

Rikthimi i përfitimeve ligjore për njerëzit me aftësi të kufizuara, renditet si një tjetër premtim i parealizuar. Ndërsa i referohet një deklarate në dhjetor të vitit 2012, të deputetes Eglantina Gjermeni,  Mjaft citon “deklaroi para një përfaqësie të personave me aftësi të kufizuar: “Një nga masat e 100 ditëve të para të qeverisjes socialiste do të jetë anulimi i ndryshimeve ligjore që ka imponuar maxhoranca qeverisëse, e cila u grabiti Personave me Aftësi të Kufizuar disa të drejta ekonomike e sociale të fituara me mundin dhe sakrificat e tyre”. Gjatë 100 ditëve të para, qeveria e re nuk ka ndërmarrë ndryshime ligjor në lidhje me këtë pjesë të shoqërisë”, thuhet në raport.

Për organizatën Mjaft një tjetër premtim i parealizar është ai që rritja e taksës 10 për qind mbi sipërmarrjen vetëm pas 100 ditëve të para, të vendosej në një nivel që do të dakordëzohej bashkarisht. “Kryeministri Edi Rama komentoi mbi tatimin mbi sipërmarrjen në 10 prill 2013. Ai premtoi se një diskutim mbi rritjen apo jo të këtij tatimi (nënkuptohet tatimi mbi fitimin), do të kryhet pas 100 ditëve të para të qeverisjes dhe se kjo do të bëhej përmes diskutimeve dhe “rënies dakord” me përfaqësuesit e sipërmarrjes. Gjatë diskutimeve mbi ndryshimet në paketën fiskale, në dhjetor, shumë shoqata biznesi u ankuan për mungesën e komunikimit nga ana e qeverisë në lidhje me ndryshimin e tatimit mbi fitimin. Rama iu përgjigj më 21 dhjetor 2013: Nuk kemi thënë që taksën e biznesit të madh do e vendosë vetë biznesi. Taksat për biznesin e madh do i vendosë qeveria e zgjedhur nga 1 milionë vota dhe jo biznesi i madh . Kjo deklaratë bie ndesh me atë që Rama tha më 10 prill.  Për këtë arsye, premtimi për të dakordëzuar nivelin e tatimit mbi fitimin me sipërmarrjen, konsiderohet i parealizuar”, thuhet në raportin e MJAFT.

Anulimi i koncesionit elektoral në Portin e Durrësit, renditet si një tjetër premtim i parealizuar. “Disa ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit, qeveria e Shqipërisë ofroi për kontratë koncesionare një pjesë të Portit të Durrësit . Fituesi u shpall më 19 gusht ndërsa më 25 gusht, deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj deklaroi në emër të kësaj partie se ky privatizim është elektoral dhe se do të zhbëhet menjëherë në një nga mbledhjet e para të qeverisë. Gjatë mbledhjeve të para të qeverisë, një gjë e tillë nuk është bërë”, vlerësohet në raport

Sipas Mjaftit, premtim i parealizuar në 100 ditët e para të Qeverisë është edhe ai që paketa për lehtësimin dhe zhvillimin e fermerëve me qëllim uljen e kostos së prodhimit. “Mjeti me të cilën kryhet kjo ndërhyrje ligjore është paketa fiskale e miratuar në muajin Dhjetor 2014. Në ndryshimet e bëra në paketën e re fiskale nuk u parashikua asnjë masë lehtësuese për fermerët dhe produktet e tyre bujqësore. Rrjedhimisht ky premtim konsiderohet i parealizuar”, vlerësohet në raport.

19 komente në “100 ditët e para të Qeverisë/ Mjaft: Qeveria përmbushi premtimet kryesore (VIDEO)”

  1. emigranti says:

    Atë çfarë ka premtuar se do ta bej ne 100 ditë e ka berë Qeveria Rama!

    1. Tani says:

      Po mi shoqja imigrante po… po hipotekat/legalizimet falas brenda 2013 ku i ke? Ku e ke rendin 100 ditet e para? Ku e ke shendetsine falas? Ku e ke uljen e taksave/cmimeve?

      Ne asnje vit te Saliut nuk u zhyt ekonomia sic eshte zhytur nga Shtatori deri tani…

      Sa me shume servila te majte ti puthin bythen kesaj qeverie, aq me shume dhe aq me shpejt do behen si ajo qe lame pas…

      1. arben bahja says:

        po se ne fakt kur ishte sala ekonomia ishe ne lulezim e siper..ti bashk me ne te tjeret po kalonim nga fitorja ne fitore…fol te pakten por mos fol kot .

      2. sa komqesh says:

        Pse mer Tan me te vertet besove ti se per 100 dit do haje me luge floriri. Apo akoma beson tek babagjyshi I vitit te ri?!? Hajde kell hajde. Per ty edhe do doca si puna jote. Me ate gjendje qe e kish cuar vendit lideri yt shpirteror sali pithropsh berisha Shqiperise I duhen edhe 10 vjet te filloje te rimemkembet. Ja te tbej nje pyetje: ” a vazhdon ti hedhesh plehrat nga ballkoni?” Normal qe po se te perton bytha te ulesh poshte. Shko gjej nje pune me mire se sa rri e komenton ketu!

    2. Martin says:

      Mjaft o mjaft se late nam. Nga shoqeri civile jeni kthyer ne hale publike ler nevojat e qeverise

    3. ibrahim says:

      Emigrant-mos kegajle ti -Drogen po ta sjell rama e tahiri me tonrlata ne itali,greqiapo France.ne qofshe ne angli atje nje sinanaj heroin,dhe trafikim femijesh te bjer.ne qofsh ne shqiperi tritol ke me bollek dhe hajna me maska.vrases per te vrare tike ke po ashtu-mjaftone ta pyesesh perfektin e vlores ose fierit APO kryeashkiakun e vlores.te gjitha keto rama i ka rriture me 1000 perqind.

  2. kasemi says:

    Bravo mjafti. Megjithate me mire vone se kurre. Duhet ti japin pak gaz.

  3. RRONI says:

    ,,MJAFT,, rezikoni 1 milion sharje nga komentuesit e ,,pavarur,, te Tema-s te ,,pavarur,, se doni tu prishni enderrat e bukura te 23 qershorit.Ateher te droguar nga fitorja ende jane ne gjume.Rrezikoni te hulumtohet se si duket Sala ju ka thene keshtu te analizoni,ska tjeter ,,Saliu e ka fajin,, hiti me i degjuar i brekekuqeve.Komenti nuk do jepet po nejse,une duhet ta kuptoj se cenzura eshte normale per gazeta ,,te pavarura,,

  4. adi_köln says:

    Ekziston akoma “Mjaft” ?!!!
    8 Vjetet kur ishte qoftelargu ne pushtet nuk i degjuam njehere !!!!
    Pune by*** ,dikush ka, dikush jo.

  5. Chicago 14 says:

    O mjaft ke harruar lojrat e fatit….bingo…

  6. alma says:

    ne qofte se ju e keni emirin mjaft une po ju them boll se na lodhet edhe sic duket Sala ja u paska gjetur vaksinen per tju infektur edhe juve.
    por sic duket keni harruar se si e la arken e shtetit Sala se vertete premtuan por duhet te mendoni se as nje nuk e mendonte se do ta gjenin gjendjen e arkes ashtu sic e gjeten.

    1. tarrasi says:

      po ti Alma e di si e ka lene arken e shtetit Saliu se ti ke qene arketarja aty…nuk shikoni qe ka lulezuar krimi ne keto 5 muaj jemi bere si kolumbi e dyte

  7. Luli says:

    O Mjaf, pusho nje here dhe vene llogjiken ne vend. Premtimet nuk i ka thene per ti bere brenda 300 diteve por i ka thene te perfundojne brenda mandatit 4 vjecar. Varferine nuk e solli Edi rama, Krimin nuk e solli Edi rama, borxhet nuk i solli Edi rama, etj. procukulla qe la Sali plaku. Keto do ti realizoi brenda mandatit 4 vjecar.

  8. frdi guri says:

    a mund te na tregoni pak nga kush financoheni ju kelysh se cdo gje mund te jeni por jo SHQIPTAR ashtu si ne 1941 parardhesit e juj qe u financuan dhe u mbeshten nga udb dhe me vone e pame rezultatin per 50 vite rjesht ku populli nuk kishte asgje tjeter ne mendje por car do hante nga mengjezi ne dark gezuar edhe nje here 1941 ose ripjelljen

  9. england says:

    Ti Morr-oni nje falje sikur ti kerkoje kesaj gazete qe nuk beri censurimin e pacavures qe ke shkruajtur,do tregoje se nuk je njesoj me pjesen tjeter te bandes se kryesuar nga kryebanditi plaku i rrjedhur Sali.

  10. berto says:

    ALMA :PO TI MOJ XHAN KU E PE ARKEN?

  11. Qylaxhiu says:

    Kush eshte mjafti mor aman?? Ne zgjedhje moren me pak se 2000 vota dhe sot kapardisen ne shume digastere te shtetit. Eshte turp qe u votua masivisht e majta per te ardhur ne drejtim keta pabythsat dhe pagjaksat e Mjaftit. Sidoqofte keshtu si ka nisur nuk do zgjase shume,se keta po icojne njerzit drejt Berishes me ket sjellje.

  12. qytetari shqiptar says:

    hahahaa “Mjaft”

  13. Altin says:

    Hahaha, ca gallate! Mjafti qe eshte vet ne qeveri po analizon punen e vet. Shqiperia, vendi i cudirave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje