Shpërthimet me celularë/ AKEP: Të regjistrohen numrat brenda 6 marsit

22 Shkurt 2014, 14:45Politika TEMA
Shpërthimet me celularë/ AKEP: Të regjistrohen numrat brenda 6

Çdo abonent duhet që të bëjë regjistrimin individual të numrit celular deri në datën 6 mars ose në të kundërt do të bllokohet.

Ky vendim është marrë pas një kërkese të Ministrisë së Brendshme me anë të një letre, ku i është kërkuar kreut të AKEP, Pirro Xhixho, që të mbyllë menjëherë numrat e tepërt të regjistruar në emrin e të njëjtit person, raporton “Ora News”.

Sipas ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ky fenomen i trashëguar prej kohësh është kthyer në një problem që po cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, rendin publik e mbi të gjitha jetën e qytetarëve, pasi numra celular të paregjistruar janë përdorur në disa shpërthime me tritol të ndodhura në vend kohët e fundit.

Në këtë mënyrë, Agjencia e Komunikimeve Elektronike dhe Postare i ka kërkuar të katër kompanive celulare që operojnë në vend që duke filluar nga data 22 shkurt 2014, të njoftojnë nëpërmjet një mesazhi SMS të unifikuar të gjithë ata pajtimtarë që rezultojnë nën një emër kur grupi i tyre kalon shifrën 20, paraqitjen pranë pikave të autorizuara për ri-regjistrimin e tyre individual.

Kjo masë po ndërmerret në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme në kuadrin e masave për shmangien dhe eliminimin e problematikës së krijuar kohët e fundit në rendin publik nga përdorimi i aparateve celulare në shpërthimet e telekomanduara.

Për këtë qëllim i është kërkuar të katër operatorëve celularë që në rast të mos paraqitjes së pajtimtarit për ri-regjistrim, ai numër telefoni do të bllokohet deri në regjistrimin e tij.

16 komente në “Shpërthimet me celularë/ AKEP: Të regjistrohen numrat brenda 6 marsit”

  1. C’jane keto budallalleqe te qeverise !? Ne te ndershmit , larg pusht-etit ,vetem me karte identiteti kemi marre numer.(pra te regjistruar).Biles na duket e pa besueshme te pasurit e nje numri te kompanive celulare ne Shqiperi.Karte te pa regjistruar ,sipas qeverise,paskan marre qeveritaret dhe kapot e tyre.Eshte shume e lehte te bllokohen,me nje te rene te kompjuterit,dhe te gjobiten kompanite celulare qe kane dhene numra te pa regjistruar,sepse eshte shkelur ligji.Ky urdher per regjistrim eshte zbatuar vite me pare.

    1. fl says:

      Mos bej ekspertin per gjera qe si kupton

      1. nje njeri says:

        Ja na sqaro ti , na i hap ti syte, numrat e miletit jane rregjistruar me urdher bllokimi para 4 vitesh te pelqen apo nuk te pelqen ty, dhe nqs jane dhene numra te paregjistruar fajin e ka vetem ajo kompani celualare qe ka shkelur ligjin.

        1. lani says:

          O nje njeri …..shko atehere rregjistroje
          \

    2. Hari says:

      Shko arsimou o popull 2mijleksh

  2. lavdosh says:

    Kjo tregon se kjo qeveri po punon
    Kur ka probleme, merr iniciativen dhe perpiqet te korrigjoje dicka
    Kjo me duket normale dhe per kete e kemi zgjdhur
    Per ata qe jane te ndershem (une hyje ne kete grup), nuk ka problem
    Shkoj tek agjencia me kontraten dhe me karten e identitetit
    5 minuta pune dhe cdo gje eshte ne rregull
    Ne nje shtet rrumpalle si ai i Berishes cdo gje ishte anarki
    Te pakten me keto masa njerezit do mesohen me rregullat dhe zbatimin e tyre
    Prandaj ju lutem fanatikeve te Berishes te mos vajtojne kur keto masa jane teknike dhe jo politike

  3. O fl e lavdosh ! Ato qe thashe jane shume te verteta.Une nuk kam qene dhe nuk jam fanatik i askujt,vetem i se drejtes.Kompanite celulare,qe kane dhene numra te pa regjistruar duhet te penalizohen,sipas ligjit.Jam shume i shkolluar,me U T dhe gjuhe te huaj,prandaj mos u merakosni per kete.Jo komente pa vlere dhe jo fyese,kjo eshte demokracia.

  4. arsen says:

    Kam nje oferte nga AMC, kam dy oferta nga Vodafone…..
    Jap nje cel Samsung S4 nese per 1 minute beni 300 telefonata.
    Vodafon Albania fal gjysmen e aksioneve nese per 20 minuta beni nga dy telefona te ndryshem ne distance 2 metra 120 sms
    Mos haroni te uroni gjyshen per ditelindjen!
    Falini nje Nikia 100
    Kujt nuk i duhen skedat, ti dergoje tek Kutia Postare 1. Do fitoje nje Jaguar me 200.000 km nese dorzon 30 cope te rregjistruara me emrin e vet.

  5. neri says:

    akepi duhet te veri ca gjoba sepse ligji e ka te percaktuar qarte: per te per marre 1 numer mobile klienti duhet te regjistrohet me dokument identifikimi. kompanite celulare jane ne shkelje te ligjit prej vitesh.

  6. Albanistan says:

    Vetem ne Albanistan gjen ne qarkullim telefona celulare ne gjendje pune te pa regjistruar.Nuk ka nevoje per coment te metejshem!

  7. Shqiptar i Ndershëm says:

    Sigurisht qe NUMRAT E TELEFONIT,
    -qofshin celular,
    -qofshin fiks,
    DUHEN REGJISTRUAR SI NE TE GJITHA VENDET E CIVILIZUARA.

  8. a says:

    Ky Taipi i ministrise, te informohet pake mbi procedurat dhe proceset e regjistrimit te Abonenteve ,qe prej 2005 asnje numer nuk mund te aktivizohet nqs nuk eshte i regjistruar.
    Cdo numer ka nje emer, e nqs ai nuk lokalizon dote emerin tja veri fain saliut dhe per kete …..jan kaq kaqola e koqethare keta sa mjere ne
    ikin nje pale tru thare e vine nje pale koqe vrare, skemi per tu bere vari lesht

  9. anisa says:

    @A
    Lexoje mire…nje person duhet te kete max 4-5 numra jo me shume
    Cdo numer rregjistrohet por ka shume numra qe jane nen nje emer te vetem
    Cte verifikoj ministria aty?
    Dmth filan fisteku dhe 5000 mije numra ne emer te tij
    Kjo sepse jane nenkontraktor dhe kur i shesin kartat edhe pse i rekomandojne klientet te shkojne neper dyqane te rregjistrohen me te dhenat e tyre …nuk behet nga bleresi

    Faji eshte kompleks
    Por ja tani do ndreqet

    1. Red says:

      @anisa,

      A thua.Me sa kam dijeni tregu i huaj ofron mundesi te shumta te blerjes se kartave anonime qe punojne kudo. Hidhi nje sy ketu se i bejne edhe reklame:
      https://www.facebook.com/pages/Vodafone-O2-and-other-SIM-CARDs-from-Ireland-UK-Germany-Romania/201577856600263?sk=info

  10. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Me sa di une, ketu qe te maresh nji numer celulari duhet te rregjistrohesh dhe ste jep njeri numer te pa rregjistruar edhe pse seshte nevoja sepse brenda 30 minutave organizatat ligjzbatuese e gjejne se I kujt eshte numri, se ne ca aparati celular eshte aktivizuar, pikndodhjen ekzakte, e te tjera me radhe qe vet abonenti nuk I di prandaj kjo me duket gje e kote per ta regjistruar numrin

  11. Lena says:

    Me se e drejte nje familje dy personeshe me kater numera celulari dy vodafon dy amc vetem aty ne Shqiperi ndodhe kjo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje