“Ajo që na panë sytë mbrëmjen e së enjtes ishte horror. Është pak të them që burra, gra e fëmijë u tmerruan jo vetëm nga shpërthimi dhe djegia e makinës, por edhe nga era e mishit të djegur që ishte shpërndarë gjithandej. Ishte e pamundur që të ndërhynim për të shpëtuar personat që ndodheshin në automjet. Trupat e tyre u nxorën nga policia pas afro dy orësh”.
Kështu deklaroi dje Afrim Pasha, dëshmitari okular i ngjarjes ku shpërtheu në flakë makina tip ‘Mercedes Benz’, brenda së cilës ndodheshin trupat e pajetë të Shaban Babasit dhe Albert Kasallës.
Ishte 45-vjeçari Pasha, banues në ish-Kënetë të Durrësit, i cili sinjalizoi policinë për ngjarjen makabre.
“Ishte shpërthim i fuqishëm. Ishte serbatori i makinës që shpërtheu. Ne menduam fillimisht se kishte tritol. U afruam, pamë një njeri në sediljen e pasme, por nuk mund t’i jepnim ndihmë. Digjej vaji e karburanti i makinës. E keqja ishte që fëmijët na u tmerruan. U përhap era e mishit të djegur dhe asnjë prej banorëve nuk flinte më gjumë. Ishte e rëndë, pasi ne nuk e dinim që ata ishin të vrarë. Menduam se ishin djegur të gjallë dhe kjo na shqetësoi shumë”, shprehet ai.
Ndërkohë, 45-vjeçari, në emër të të gjithë banorëve të ish-Kënetës i bën apel policisë që të marrë masa, pasi në këtë zonë mblidhen të gjithë personat me precedentë penalë dhe që janë të rrezikshëm për komunitetin.
“I lutemi shtetit, qeverisë, policisë të na ndihmojë. Se në këtë lagje po vijnë kriminelët më të rrezikshëm. Rruga nuk është hapur prej tre vjetësh për këmbësorët. Këtu ku u dogj makina mblidhen të gjithë drogaxhinjtë e Durrësit dhe të gjithë çiftet që bëjnë seks. Ne i bëjmë apel policisë të bllokojë rrugën e të mos lejojë të vijnë këtu persona me precedent penalë”, shprehet ai për GSH-në.
Te nderuar qytetare te zones se Kenetes,duhet te jeni ju te paret qe te vendosni rregullin ne ate zone dhe kjo arrihet me faktin qe ju si qytetare te asaj zone duhet te jeni krahe Policise ne cdo moment dhe jo cdo gje ti kerkohet Policise. Ne shume vende te botes,ne zona sic eshte ajo e Kentes,komuniteti i zones bashkepunon ngushtesisht me Policine.
jo jo ne shume vende te botes komuniteti kur sheh qe shteti ja ka fut gjumit kalon ne vetegjygjesi .
nuk ja lexohe nickun? po ironizon. po sillet si komunist trap. teorik qe ska lidhje me praktiken.
E ke me gjithe mend qafen te kuqe ?
SKa rruge tjeter por organizim siç po bejne ne meksik, kur shteti ska fuqi e marrin ne dore vet qytetaret (nese eshte e mundur do te ishte me mire te bashkpunohej por kur shikon qe policia i kap dhe gjykatesit i leshojne ateher rruga me e mire eshte gjykim popullor). Mbroni lagjet dhe fshatrat tuaj vet mos prisnin tju vijne te tjere
plotesisht dakord me ty Valter. S’ka rruge tjeter.
Tahiri: ,,Sala e ka fajin,,
Pytja ime eshte – çfar eshte “njeriu” per qytetarin shqiptar ?”;
“çfar dhe sa studiohet “antropologia” ne shkollat shqiptare ?
Te pakten si popull, ishte mire te kishit nje njohuri – nuk them njohuri me karakter “fetar”, edhe, sepse kete njohuri skeni per ta pasur kurre, por nje njohuri me karakter Laik – Filosofik – antropologik!
Kjo i takon shkolles shteterore te ja siguroje shoqerise.
Tjetra eshte se, “Shqiptari” nuk njeh metoden “preventive” (nderhyrje perpara krimit”, ne mynyre qe te shmangu Krimin; Kurse keta zoterit e vejne shenjestren tek “ndalimi i krimit” duke mos kuptuar se “ndalimi i Krimit” ka nje dinamike te gjate, kjo dote thote qe neve duhet te shkojme ne rrenjet e krimit, dhe prape nuk duhet te nderhyjme tek rrenjet e krimit, por duhet te nderhyjme ne mynyre “preventive” tek terreni qe i jep jeten rrenjes se krimit.
te kthehen te gjithe andej nga kane ardhur dhe keshtu vihet qetesia