VIDEO LAJM/ Brenda banesës ku ndodhi krimi makabër. Identifikohet autori i vrasjes së dy të rinjve

21 Shkurt 2014, 20:15Politika TEMA
VIDEO LAJM/ Brenda banesës ku ndodhi krimi makabër. Identifikohet

Policia bën të ditur se ka identifikuar autorin e vrasjes së dy të rinjve nga Fushë Kruja, trupat e të cilëve u gjetën të djegur brenda një makine në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Ai është Odise Verbofshi dhe është shpallur në kërkim.

Ai akuzohet për vrasjen e Shaban Babasit dhe Albert Kasallës.

Mendohet se krimi ndodhi për shkak të prishjes së pazrave të drogës.

Verbofshi është pronari i banesës ku u vranë dy të rinjtë. Në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike dhe dy pistoleta.

 

Krimi makabër

Ngjarja e rëndë u zbulua në zonën e ish- Kënetës në Durrës, ku 2 persona janë gjetur të shkrumbuar brenda një automjeti.

Trupat e pajetë të dy meshkujve u gjetën brenda një automjeti në flakë në periferi të qytetit, pranë ish-vaskave të peshkut.

Nga hetimet rezultoi se viktimat janë nga fshati Kamberas i Fushë- Krujës.

Ata janë Albert Kasalla dhe Shaban Babasi.

Mësohet se Babasi ishte banakier i një lokali në qendër të fshatit Kamberas kurse Kasalli punonte në një gurore në Fushë Krujë.

Nga të dhënat e para nga hetimet e kryera mësohet se personat janë të skeduar për vepra penale të mëparshme.

Kështu, Babasi rezulton ish-i dënuar për trafik droge në Itali ku dhe ka kryer dënim me 3 vjet burg. Kurse Kasalli rezulton i skeduar për transport narkotikësh.

Ka qenë një telefonatë e mbërritur në sallën operative të policisë që denonconte përfshirjen nga flakët të një automjeti. Brenda automjetit, pas shuarjes së zjarrit, u gjetën dy kufomat, që për shkak të shkallës së lartë të djegies ka qenë e vështirë të përcaktohet menjëherë përkatësia e tyre gjinore.

Njëri prej trupave është gjetur në bagazhin e automjetit dhe tjetri në sediljen e pasme të mjetit tip Mercedes Benz.

Ekspertët kanë konfirmuar tashmë se viktimat janë ekzekutuar më parë me armë zjarri dhe më pas mjetit i është vënë flaka për të zhdukur trupat dhe provat e krimit.

Veprimet e shpejta policore gjatë natës së kaluar dyshohet se nuk u kanë dhënë kohë autorëve të zhdukin gjurmët në banesën ku ka ndodhur krimi.

21 komente në “VIDEO LAJM/ Brenda banesës ku ndodhi krimi makabër. Identifikohet autori i vrasjes së dy të rinjve”

  1. Anonim says:

    Kjo eshte gjeja me e mire qe i ndodh shqipreise qe KRIMINELET hane koken me njeri tjetrin shteti te mos nderhyje fare per keto. Keqardhje dhe trishtim eshte kur demtohen qytetret e pafajshem dhe te ndershem. kur krimeinelet vriten me njeri tjetrin aq me mire se shqiperia pasrohet nga plehrat

    1. Hysen Shoshori says:

      E vini re te nderuar bashkeforumas,
      qe kriminelet kane filluar te

      “mos largohen ne drejtim te paditur” dhe emrat e tyre gjenden brenda fare pak oresh?

      http://goo.gl/z9IXx3

  2. Loreni says:

    Bravo z Tahiri e ktheve shqiperin ne gjak beteje me shum vrasje ketu se ne Ukraine per nje jav

    1. paradox says:

      Tahiri e gjeti vrasesin per 24 ore, kjo eshte puna e tij, se sa vriten me njeri tjetrin more idiot nuk e ka fajin Tahiri se nuk eshte prindi i tyre. Kur do ta kuptoni se kafshet neper rruget e Shqiperise jane shtuar nga shkaterrimi i edukates familjare dhe babesia per te fituar lek pa punuar. Bashke me tipa si puna jote kane krijuar nje mentalitet qe as kafshet nuk e kane ne perendim.

    2. adi_köln says:

      Rraca juaj e ndyre i ben keto krime se ju la majmuni i Vicidolit te beni qef…

    3. drejtesia says:

      Loren kjo pasoje nuk erdhi sot, por qyshse prej 8 vjetesh kur lulezon ekonomia kriminale qe mbajti me kembe pushtetin e kaluar. Si duket je edhe vete nje pjese e ketij krimi

    4. fl says:

      Nuk le emer pa nderruar o i semuri psiqik i Sales :)!!!

    5. Hari says:

      O gjeni…po pse mi Tahiri i vrau ata? Po krimin ketu e solli sala e ushqeu dhe e rriti qe ka ardh ne kete madhesi!

  3. United Kingdom says:

    Welcome to Albania. Na mbyten injorantet……… Keshtu kam qejf une, kur hani koken e njeri/tjetrit

    1. Ilir Hoti says:

      Majmuni mbetet i tille jo vetem ne pyll, Kopsht zoologjik a Shqiperi por edhe ne UK

  4. tina says:

    O rob ti nuk merre veshe fare nga shqiperia po pse cfare te beje tahiri se vriten kriminelet me njerin therein por to me dukesh se je nipi berishes se tahiri po ve rendin ne siguri se serbi berisha e vendin me kriminelet

  5. arben says:

    Po mir o gazetar te nderuar (e kam dhe per te gjithe tv) po si dilni e thoni qe u kap autori kur nga gjykata akoma nuk eshte shpallur fajtor. Duke e nxjerr ne kete lloj forme e vendosni gjykaten nen presion dhe mbase mund te gaboj. Mbase me te vertete eshte i pafajshem pdor ne syte e te gjithe shqiptareve do mbetet autori. Mbase e fusni kot ne hasmeri me dy fise te tjera. Apo cju plasi juve, mjafton te shitet lajmi

  6. Tomorri says:

    Loreni,po me dukesh here si Berishe dhe here si koqe kandari por nga ato pa vlere fare.
    Ik or biçimsez shko ne shkolle te marresh veshe çfar eshte njerzimi pastaj dil dhe futja pordhes te kasollja e vehapit.Turp.

  7. armando says:

    le te hane kokat mbeturinat

  8. beksi says:

    ne kohen e sales policia nuk zbulonte fare krimet por thonte iken ne drejtim te pa ditur. ose vrases me pagese.

  9. Luli says:

    Ju te gjithe qe komentoni per te mbrojtur Tahirin them se keni te drejte dhe sigurisht nuk eshte faji i ministrit qe vriten kriminelet mes tyre dhe per aksidentet….,porrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr A NUK ISHTE PO KY TAHIR SE BASHKU ME JU QE PARA 23 QERSHORIT PER NGJARJE TE TILLA U HAPNIN GAZETA,TV,PARLAMENT ETJ ETJ ME TITUJT BILANC LUFTE???????????????????????????????????????????

    1. Pelasgian says:

      rendesi ka qe gjeten autorin e krimit brenda 24 oreve !

      Tahiri nuk eshte ZOTI qe ta dije ku dhe kur do ndodhi nje krim i paramenduar . Dihet se cfare KAPTINE kemi ne Shqipot …jo rilindje …jo socialiste ….jo 6 muaj qeverisje por neve na duhet akoma nje regjim komunist si ai i Xhaxhit qe zhduku vllavrasjen dhe hakmarrjen se per droge as qe flitej fare …shqiptaret as nuk e dinin se cfare ishte droga . Ne sot jemi ne te njejten gjendje si para 1912 . RRUMPALLE ,,ANARKI TOTALE E TRASHEGUAR NGA SALI BERISHOVIC !

  10. Treviso says:

    Se ka fain tahili po sala……. Pastaj policia I kapi dhe ky nuk quhet krim.ngushullime familjareve iken dy jete njerezish dhe ne te semes tahiri bashke me kompani…….

  11. lavdosh says:

    Qeverija e kap lepurin me qerre.
    Kjo tregon se me vullnet te qeverise policia do te vihet ne krye te detyres.
    Gjithashtu iniciativa e S Tahirit per te vene policine ne terren dhe ne kontakt te vazhdueshem me komunitetin po tregon rezultatet e duhura
    Keshtu punohet ne Amerike dhe ne vendet nordike
    Bravo policise
    Ne nje faze te dyte krimi do riorganizohet, por shumica e njerezve do mendojne perpara se te kryejne nje krim
    Do kene frike nga zbatimi i ligjit

  12. Gimi says:

    Nuk ka faj as Sala,as Tahiri,eshte fukaralleku,e papunsia,se te kishim pune nuk do benim si kafshet ne savanat e afrikes tu henger njeri-tjetrin

  13. E verteta says:

    Ky eshte vetspastrimi. Gjithe aktivitet ilegale kete fat do te kene heret ose vone. Keto jane difektet e dy sistemeve te kaluara si ai Enverist ashtu dhe ai Berishist. I pari legalizoj ndarjen shoqerore te perhershme ne fshatare dhe qytetare kurse i dyti legalizoj cdo lloje aktiviteti kriminal.
    Ketu do te humbasin vetem njerzit qe kerkojne ndryshim jete te menjehershme dhe pa pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje