Zv. Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Greqisë Evangelos Venizelos thekson se përmbushja e prioriteteve të BE-së nga ana e Qeverisë shqiptare do të jetë një shtysë e rëndësishme për progresin e vendit . “Greqia e konsideron avancimin e integrimit evropian të Shqipërisë si kyç për të gjithë rajonin”, u shpreh zv. Kryeministrin dhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Evangelos Venizelos gjatë takimit me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.
Venizelos rikonfirmoi angazhimin maksimal të Greqisë gjatë Presidencës së radhës së Këshillit të BE-së, duke vënë në dukje se përshpejtimi i axhendës evropiane të Shqipërisë do të jetë një nga prioritetet kryesore gjatë muajve të ardhshëm.
Meta shprehu angazhimin për avancimin e reformave të rëndësishme që kërkojnë qytetarët duke rikonfirmuar se Kuvendi i Shqipërisë do të luajë rolin e tij në funksion të mbarëvajtjes së një fryme dialogu konstruktiv dhe produktiv politik mes palëve. Kryetari i Kuvendit vlerësoi angazhimin e Greqisë në funksion të perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe theksoi se Shqipëria mbështetet tek Greqia dhe pesha e saj gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së për të avancuar me përmbushjen e prioriteteve të Komisionit Evropian.
Meta dhe Venizelos ndanë bindjen se roli i diplomacisë parlamentare ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për perspektivën evropiane të Shqipërisë por përbën një urë solide komunikimi edhe në marrëdhëniet dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë.
mbajeni mir me kto aman se kane presidencen tani kto e po na djegin kot me kte BE.
Po, dhe ti japin dhe ndonje 200 milje det te tjera.., te ndryshojne dhe rrjedhen e Vjoses.
Fix fare
Pavaresisht cdo hapi te sakte dhe te mire te Z.Rama, edhe Z.Meta s`mbetet pas.. Bravo te dyve per gjithcka qe beni ne te mire te ketij vendi ! ?