Haxhinasto: Do fusim targat elektronike dhe do reformojmë sistemin e dhënies të patentave

21 Shkurt 2014, 13:16Politika TEMA

“Reforma në transportin rrugor është e domosdoshme për të rritur sigurinë publike dhe të jetës së qytetarëve”.

Kështu u shpreh ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjatë takimit të zhvilluar në Drejtorinë e Transportit Rrugor në Tiranë.

Haxhinasto vuri theksin në marrjen e masave konkrete për sigurinë në transportin rrugor, ndërsa shtoi se koncepti se patentat për drejtimin e automjeteve mund të blihen duhet të marrë fund.

“Puna e Inspektorit të Patentave është kthyer në profesionin më të kërkuar. Kjo jo për shkak të tregut, por për shkak korrupsionit në dhënien e lejeve të drejtimit në Shqipëri,” tha Haxhinasto.

“Përmes shitjes së patentës, komprometojmë sigurinë publike. Një i paftë në timon është rrezik për sigurinë dhe jetën. Ndaj duhet të realizojmë masat e paketës për kualifikimin dhe testimin për patentën”, theksoi Haxhinasto.

Në këtë drejtim ai kërkoi përmirësimin e mënyrës së testimit teorik dhe praktik përsa i takon marrjes së patentës.

Një tjetër reformë e thellë, sipas ministrit Haxhinasto është edhe ajo për kontrollin e automjeteve.

“Procesi i kolaudimit të shikohet me vëmendje, pasi vetëm automjetet me kushtet e përshtatshme duhet të dalin në rrugë. Të monitorohet, të kontrollohet dhe të bëhet vlerësimi rigoroz, pasi është e rëndësishme cilësia e shërbimit për automjetet dhe qytetarët”, tha Haxhinasto.

Sipas tij, shërbimi duhet të jetë sa më pranë qytetarëve. Haxhinasto u ndal edhe te mbrojtja e mjedisit, të cilën e vlerësoi si një element shumë të rëndësishëm.

“Kam dhënë urdhër që gazrat që lëshojnë automjetet të jenë pjesë e testimit. Asnjë lëshim nuk do të bëhet me gazrat që lëshojnë automjetet dhe cilësinë e karburanteve, pasi cilësia e shëndetit publik është parësore”, theksoi ministri i Transportit dhe Infrastrukturës.

Haxhinasto foli edhe për targat elektronike.

“Targat elektronike duhet të nxjerrin informacione si për policinë, ashtu dhe për drejtorinë e transportit rrugor, mbi gjendjen e automjetit, aftësisë së shoferit, detyrimet e tij, me qëllim që të ecim para drejt standardit europian”.

16 komente në “Haxhinasto: Do fusim targat elektronike dhe do reformojmë sistemin e dhënies të patentave”

  1. LINI says:

    Shyqyr qe po behen kto reforma se ngelen duke u prishur kto rrug, ngelen duke u bere vetem rrug per fushata e dihet se cilesie jane kto.

    1. herta says:

      Ore te rregullojn keto makinat se ngelen femij nga 13 vjec qe ngasin traktora. sheh bencin e fundit me targa A qe i takojn ndonje traktori, e ska polic qe e ndalon, e plasin aksidentet ktej.

      1. kuqi says:

        Po aman vec vini rregull po nisjani nga te doni e beni cte doni gjthss kjo duket qe qeveria ka nisur me hapin e duhur, me deshir e me vullnet po te gjithe duhet te kuptojm se duhet koh.

      2. Glad I left Albania! UK says:

        pune e mire, vazhdoni,, bravo

    2. arben says:

      Ca reformash te targa dhw patenta ku ka 5 vjet qe i ka lsi. Apo tani u kujtuan keta qe duhen rregulluar. Trapin do rregullojne

  2. Celo Picari says:

    Popo te shofim sa makina fukarejsh do fshini nga lista mjeteve ka vend dhe aty me ju shit new cars me km0 e keqja eshte qe ska leke se me rroge 30 mij lekesh makin 50 mij lekshe do blesh.

  3. PENSIONISTI says:

    Po per mirembajtjen e rrugeve ,do te vijohet me performance akoma kjo lloj mirembajtjeje eshte nje deshtim i suksesshem. ne akset rrugore nuk te ze syri nje punetor,e jo me mjete .ne rruge ka gure ,dhera ,dhe nuk i heq njeri. mos te flasim per rruget e pa asfaltuara nje tmerr i vertete.

  4. Lenci says:

    Reklama me duken te gjitha… shume shpejt do vijne zgjedhjet lokale dhe vemendja do perqendrohet se si te fitohen zgjedhjet, pa varja reformave…

  5. mister Bin says:

    per mendimin tim duhen kolauduar policet se jane dhe pa shkolle dhe badakcinje kerkoje te gjejne pa tjeter nje gabim per te te mare ryshfet

  6. suela says:

    Transporti publik aktuslisht eshte ferr … Njerezit trajtohen si kafshe kur udhetojne me to, durojne eren e djerses dhe duhanit te shoferit, muziken tallava ne kupe te qiellit dhe ndalesat pa fund ne cdo kanal apo rruge fshati…. Pa permendur oraret, stacione, vendqendrimet etj…

  7. fredi guri says:

    prti enver jemi gati kurdoher

  8. Genc says:

    Zoti Haxhinasto!Ne Amerike per te mare patenten e vetures nuk ka nevoje fare per keto qe thua ti, meson testin,futesh ne test ne kompjuter per teori dhe po nuk more piket del jasht dhe e perserit,ndersa ne praktike te mere ne prove 4-5 km nje police i cili vetem te komandon dhe te jep patenten.Me sa di une(qofsha i gabuar) mbi 95 perind e shqiptareve e marin patenten menjehere.Pra, duke qene dhe nje njohes shume i mire i transportit,po ju theme se ne Shqiperi NUK KA RRUGE,ato jane jasht te gjitha kushteve teknike.Jane shume te ngushta,pa vijzime,pa tabela paralajmeruese,pa ndricim ne qendrat e banuara me kthesa shume shume te forta,me tatepjeta shume shume te theksuara,bashke me mjetet me shpejtesi kalojne dhe kafshet,karocat,triciklat e romeve qe mbledhin hekur,asnje punonjes te MM rruga nuk e gjene etj etj Pra filloni me rruget qe ato qe do te beni te jene brenda standartit nderkombetare.

  9. A says:

    “I nderuari pordh me rigon” minister EDMOND HAXHINASTO, kuptohet deri tani ke folur brockulla si Zeqo ne maje te thenes. Simbas vendit behet kuvendi. Thua qe nuk do te lejohet ndotja e ambjentit nga gazrat e automjetit, si, vetem duke mbajtur vetura te reja. Ne realitet nuk ka automjet qofte edhe i ri qe ta filteroje karburantin qe shitet ne Shqiperi sepse eshte karburant i perzier me karburant qe del nga puset e naftes dhe i holluar me kimikate. Pra, na gjej more debil Edmond Haxhinasto nje automjet te ri ne vendet e zhvilluara qe punojne me kete karburant skarco dhe me squfur.
    Automjetet e reja nuk kane se cfare ti duhet nje fshatari ose punetori kur do te fusi fruta-zarzavatet ose veglat e punes si kazma dhe lopata, cekic, vegla pune, sepse nuk po shkon ne zyre ose ne ndonje dikaster. Ne SHBA jane 200 autovetura te prodhimit te vitit 1920 ne qarkullim dhe lejohen te qarkullojne mbrenda parametrave teknike qe ka patur fabrika prodhuese, sepse gjylja e topit nuk behet raket.
    Masat qe jane per kete pune jane:
    1) Patenta e shoferit per autoveture taksi, furgon dhe autobuz qe hipin pasagjer duhet te jete e vecante.
    2) Te gjitha llojet e automjeteve qe perdorin pasagjer duhet ti behet kontroll teknik 2(dy) here ne vit.
    3) Rruget te mbirembahet mbrenda mundesive financiare te vendit, por s’pakut vendosni tabelat e qarkullimit dhe te infomacionit si duhet.
    4) Te hapen disa pika ose neper oficina riparimi automjetesh ti jepet licenca e kontrollit te automjetit.
    5) Automjetet e pasagjereve te kene te gjitha licence, me targe me ngjyre te vecante.
    6) Deri tani ne Shqiperi ne asnje qytet, perfshi edhe kryeqytetin Tiranen, nuk ke STACION AUTOBUZASH PER UDHETARET, ku aty te kene te gjitha kushtet si shoferi, si automjeti, si udhetari ose pasagjeri.
    Gjithashtu te kete nje tabele informative, ku te shkruhen drejtimet se ku shkojne automjetet, te kete nje salle qendrimi me ulese ku ulet pasagjeret, nje bar-kafe-fastfood, nje shkembim valute dhe nje minimarket. Hapi site ore debil EDMOND HAXHINASTO sepse rrogen e majme e merr nga taksapaguesi shqiptar. Shiko si i kane STACIONET E AUTOBUZIT TE UDHETAREVE ne Gadishullin e Ballkanik dhe ndonje shtet tjeter te zhvilluar. “Po te lejojme” qe te harxhosh ndonje lek te dalish jashte vendit ose jashte shtetit qe ti shikojsh si i kane bere te tjeret perpara nesh. Nuk je duke bere cpikje, te pakten beju kaq i zgjuar dhe bej ate qe shikon te gateshme. Shiko stacionet e autobuzave e fqinjeve si ne Struge, Tetove, Shkup, Prishtine, Ulqin dhe Podgorice.
    Dicka po te them STACIONET e TRENAVE dhe te AUTOBUZAVE te UDHETAREVE nuk behen ne PERIFERI, por behen ne QENDER te QYTETEVE dhe jo si kerkoni ta beni STACIONIN e TRENIT diku nga KASHARI dhe te autobuzave ne LAPRAKE. Kaq per sot ore debil HAXHINASTO, lejoni s’bashku me EDI RAMEN qe njerezit te punojne simbas ligjeve, rregullave dhe normave, se si po shikohen bathet deri tani nuk keni hapur asnje vend te ri pune. Mos perfitoni se miletit i eshte merzite maloku SALI BERISHA si person, si familje biologjike dhe si klan mafioz.

  10. Po aq di Haxhiu Nastos per anglisht ka mbaruar se ka idene per transportin e ndriti 4 vite tek Ekonomia me licencat e mbi Tokes e nen Tokes.

  11. Reli says:

    O Zot ne c’fare duarsh ka rene minstria e transportit…pune jevgjish….

  12. miri shkodra says:

    Kur 99% e aksidenteve ndodhin nga makina te reja dhe luksoze, kur shumica e shoferve qe aksidentohen jane te vjeter ose me eksperience, ky na fajeson cilesine e makinave dhe dhenjen e patentave. Sic duket shpreson ne ndonje koncension ne keto fusha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje