Babai i Elvis Doçit: PD të më tregojë kush ma vrau djalin, ai s’ka pasur kurrë lidhje me Saimir Tahirin

21 Shkurt 2014, 09:11Politika TEMA

“Nëse deputetët e Partisë Demokratike kanë ndonjë detaj për vrasjen e djalit tim, le të vinë të ma thonë”.

Kështu është shprehur Gëzim Doçi, gjatë një interviste për GSH, teksa jep detaje për mënyrën se si kanë ecur hetimet për vrasjen e djalit të tij.

Babai i Elvis Doçit, 35-vjeçarit të vrarë rreth 6 muaj më parë gjatë një atentati në kryeqytet, ngre dyshime se përderisa deputetët e opozitës në daljet e tyre publike, përdorin emrin e djalit të tij, me siguri ata dinë diçka.

“Politikanët në vendin tonë këtë punë kanë, të bëjnë të tilla deklarata. Ata politikanë që flasin, le të vinë të na thonë ne familjarëve ato që dinë për vrasësin, sepse ne nuk dimë gjë. Se për aq kohë sa politikanët e PD-së flasin, duhet të dinë ndonjë gjë për vrasjen, ndoshta mund të kenë edhe lidhje me vrasësin, përderisa dalin dhe flasin për vrasjen e djalit tim”, thekson Gëzim Doçi, duke iu kundërpërgjigjur deklaratave publike të deputetëve demokratë.

Veç kësaj, Doçi ka pohuar se djali i tij nuk kishte lidhje me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke sqaruar se nuk ka marrë pjesë as në fushatën e tij.

Gëzim Doçi deklaron se djali i tij nuk ka qenë asnjëherë aksioner kazinoje, por vetëm i punësuar pranë tyre.

6 komente në “Babai i Elvis Doçit: PD të më tregojë kush ma vrau djalin, ai s’ka pasur kurrë lidhje me Saimir Tahirin”

  1. Fjalim @Trishtim says:

    pOlItIkA nEkRoFiLe E pD-sE, keTe Iq KaNe aTa qE zGjEdHiM!!!!! tUrP

  2. black_lion says:

    Z. Doci me vjen shume keq per humbjen tuaj, por ju lutem mos dilni me me deklarata publike, sepse ose nuk e dini se me cfare merrej djali juaj, ose po genjeni per qellime qe nuk i bejne nder as djalit tuaj as juve vete!
    Nje ekzekutim i tille nuk behet pa arsye dhe as qe mund te mendohet se eshte gabuar person! Padyshim qe ishte reagim i tepruar nga ana e ekzekutuesve, por nuk mund te mohohet qe i eshte shkelur ne kallo.

    1. tahirigarip says:

      Ore qe ka qene mik me Tahirin ky as nuk e luan topi. Dilnin bashke ne Kombinat per darke…

      Tani, asnje te keqe s’ka te kesh mik Tahirin. Madje eshte dicka per te qene krenar. Keshtu qe nuk kuptohet aspak kjo puna e babit te tij. Ndoshta i ati realisht nuk di gje per lidhjet e te birit. S’ka asgje te habitshme.

  3. Tironsi says:

    Mbase hidherimi ben punen e vet ose popullit Shqiptar i eshte bere ai lloj demi qe nuk riparohet me kurre! Te jete vertete i interesuar per te gjetur kush ia vrau djalin, kerkon me te gjitha menyrat per te marre vesh dicka nga ai deputeti i PD! TURP o plak matuf, se nese nuk je i zoti apo nuk don te dish te verteten te pakten mos u tall me vdekjen e tet biri! I besoj versionit qe i vrari eshte vrare per pazare shume te uleta duke pare qe dhe i ati qenka njeri shume i ulet…

  4. Reuter says:

    Mos e perdor vrasjen e tet biri per te bere loje politike per qeverine, or njeri, se eshte turp. Ti thuaj faleminderit qe ndonje deputet ka folur per vrasjen e djalit, por vazhdimin e historise kerkoja qeverise se ajo ka pergjegjesine, aq me shume per ata qe e kane perkrahur.

  5. ibrahim says:

    o rilindasit kane filluare ti perdhunojne edhe nenat e tyre pra jugoret,e lere qe shet te birin per ndyresira nje miljon.kokepalaret kane filluare te bejne edhe grate rrokade rama -quqi,ose quli,rama -ish burri i lindes,rrokade si Shah.bile femijet po i rriten rames si me suste.deri dje pa djale se gregorin ja kish faturu te atit-tash na u be me bire dhe qike,ose si i thoni ju kokepalaret qune dhe vajze.bile 18 e siper.siropali do te thoshte rritje e natalitetit dy qinde per qinde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje