Autobusi përplaset me një veturë në afërsi të Tiranës, dhjetë të plagosur

21 Shkurt 2014, 17:35Politika TEMA

Një autobus i linjës Tiranë- Elbasan u përplas me një makinë tip Benz në dalje të Tiranës, pranë qendrës tregtare TEG.

Nga përplasja, autobusi është përmbysur dhe si pasojë janë plagosur dhjetë persona.

Nga këta, pesë kanë pasur plagë më serioze, por pa rrezik për jetën.

Autobusi me targa AA955HG po shkonte nga Tirana në drejtim të Elbasanit.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes autoambulanca mbërriti me vonesë, dhe “të lënduarve iu dha ndihma shumë minuta me vonesë”.

Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë lëvizja me shpejtësi i mjetit tip Benz, i cili ka hyrë në rrethrrotullim duke lëvizur me 100 km/orë.

Mjeti tip Benz ka goditur në pjesën e pasme autobusin që lëvizte nga Tirana në drejtim të qytetit të Elbasanit.

Drejtuesi i autobusit dhe Benz-it janë shoqëruar në komisariat dhe po merren në pyetje.

Të aksidentuarit janë: Ramazan Rama, 19 vjeç, Ikbal Rama, 54 vjeç, Aldo Dervishi, 23 vjeç, Ana Kotorri, 23 vjeç, Xheni Prishka, 25 vjeç, Eisel Doka, 22 vjeç, Arjana Kurti, 40 vjeç, Enea Cekrezi, 19 vjeç, Ermonela Doka, 20 vjeç, Lumuri Braha, 65 vjeç.

22 komente në “Autobusi përplaset me një veturë në afërsi të Tiranës, dhjetë të plagosur”

  1. AC/DC says:

    Sherim te shpejte dhe pa problem te aksidentuarve.

    1. S.G.R.Sh says:

      Ky aksident eshte shkaktuar prej korrupsionit. Per te gjithe ata qe nuk e dine, rruges se Elbasanit eshte ndertuar nje rrethrrotullim per ti rjepur njerezit tek TEG-u Edhe pse eshte bere shpesh here shkak aksidentesh per shkak se aty futesh gjithnje me shpejtesi, askush nuk e heq rrethin e panevojshem te Samirit, madje thashethemet thone qe edhe rruga me tunel eshte bere per te njejtin qellim, per te pasuruar Manen dhe familjen Berisha.

      1. Dudushi says:

        Ik ore trap. Po pse futen me shpejtesi eshte faji i vetrrotullimit?

    2. Sokrati says:

      Ministri Tahiri te heqe autobuzet nga qarkullimi,ska rruge tjeter.

  2. . says:

    RRUGE, RRUGE, RRUGE …. rezultati genjeshtra me plot aksidente.

  3. lilua says:

    Urgjent te hiqen autobuzet nga qarkullimi. PO kur them urgjent, URGJENT. Osht qeveri e forte kjo. Kuptuat apo jo? I Juaji, Tahir Sajmiri…….

    1. Ay says:

      Saliu e ka fajin! Po shoke! Ai!

  4. Moooos. Tani do heqim edhe autobuzat pervec furgonave. Po me ca mutin ti bejme keto udhetimet nderqytetase tani? Me avion?!!!

    1. Fjalim @Trishtim says:

      O gjeneral ja ke fut kot ik e futja gjumit me mire.

  5. Celo Picari says:

    Gjynah per te plagosurit.
    Te ndalohen nga qarkullimi autobuset se qenken dhe keta burim aksidenti.

  6. Anonim says:

    Gjithmon faji me rregullore eshte ai qe eshte mbrapa jo ai qe eshte para keshtu qe benzi eshte automtikish ne faj dhe jo autobuzi sipas rregullores

    1. Ladi says:

      me 100 km/ore ai me benc ne rethrrotullim dhe ti paske nje llogjike tenden per fajtorin??? Komplimentojme Gazeten Tema per keta kara jo-lexues, por vetem komentues…
      Tahiri tashme duhet te kishte bere publik emrin e shoferit te bencit, akuzat qe e rendojne ne baze te provave dhe ne baze te ligjit sa vjet burg duhet te beje! Pjesen tjeter le tja leje gjykates! Dhe nese behen te gjitha keto sa thashe me siper dal une i pari qe protestoj kundra gjykates

  7. elton says:

    te hiqen autobuzat dhe benzat

    1. Çerri skizofren says:

      Obboboobobo, na lane edhe pa autobuze tani edhe pa benza. Shyqyr qe kam Ford.

  8. mondo says:

    tallja me ata qe duan te vendosin pak rregull per “talebanet” albaneze nuk i sherben askujt.ato mjete qe duhen zhdukur njehere e mire nga transporti i pasagjereve dihet kush jane.por dhe keta gangestera qe levizin aq shpejt sa mund te permbysin dhe nje autobuz ju duhet gjetur vendi dhe atyre.nje shkaktari i nje aksidenti te tille i duhet hequr patanta minimumi 5 vjet. dhe te vene mend te tjeret .

  9. Albi says:

    Sarkazem nga disa IDIOT që kanë qejf te shkruajnë kot, pa e ditur se ne asnje vend te zhvilluar Europian përdoren furgonat per trasportin e pasagjereve. Dhe ne rastin ne fjalë faji është i atij copes mishit me Benz që futet në rreth-rrotullim me 100 km/h….Në vend te dënojmë aktin e budallës me Benz, tallemi me një vendim mëse të drejtë të qeverisë.
    Shërim të shpejtë personave të lënduar.

  10. kajo says:

    alo alo ambulanca…. te hiqen autobuzat rilindja do na japi bicikleta

  11. Albani says:

    Albi.
    Edhe une jam jje nder idiotet te cilet nuk i kurseve. Ne mund te jemi idiote por ti je sahanlepires vulgar!!!! Shko lepij sahanin e qeverise qe po le 100 mije njerez pa buke se duan te marrin monopolet e transportit interurban.
    Te te vije turp persa shkruan!

    1. Albi says:

      Mbase është tepër vonë per të kthyer pergjigje por gjithsesi do ta kthej, unë nuk kam se çfarë sahani te lëpij ore zotëri edhe per faktin se nuk jetoj ne Shqipëri e para punes, dhe nuk ndihem i përfaqsuar nga qeveria e tanishme që ka ne krye një nga personat më të korruptuar EDI Ramen, por duke mos harruar këtu dhe babain tend shpirtëror, komunistin e flakët zotin Sali.
      Ta përsëris dhe njehere furgonat e pasagjerëve të paktën atje ku jetoj unë (BE) nuk përdoren per trasport pasagjerësh në rrugë të gjata! Më vjen keq për familjet që ngelen pa punë, por kjo vjen si pasojë e një politike të mbrapsht këto 23 vite…..

  12. Albani says:

    Rilindja do te heqe autoveturat per popullin dhe ti kene vetem bijte si baballaret para 1991.

  13. sala says:

    te gjithe me bicicleta dhe me gomare

  14. robi says:

    Mire se aksidenti paska qene faj i korrupsionit po mberritjen me vonese te ambulances si duhet ta kuptojme, si sabotim te Sales.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje