Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i drejtoi një apel partive politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës që të zbatojnë ligjin dhe të sjellin raportet vjetore financiare pranë KQZ, brenda datës 31 mars 2014.
Shkelja e këtij afati sipas KQZ, ndëshkohet me gjobë.
“Partitë Politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, në mbështetje të nenit 23 të ligjit për “Partitë Politike” kanë detyrimin që të depozitojnë raportin financiar një herë në vit pranë KQZ-së. Raportet duhet të jenë sipas rregullave për raportimin e financimit, për monitorimin, mbikëqyrjen dhe auditimin financiar të partive politike”, thuhet në njoftimin e KQZ.
Sipas dispozitës së sipërcituar raportet financiare duhet të përmbajnë informacion të hollësishëm për:
a) burimet e financimit në bazë të formatit të standardizuar, të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve;
b) shpenzimet
c) subjektet e lidhura, drejtpërdrejt ose tërthorazi, me partitë politike apo që kontrollohen prej tyre, të cilat deklarohen nga vetë partia politike.
Raportet duhet të depozitohen nëpërmjet personave përgjegjës për financat e partive politike sipas formateve të standardizuara për raportimet financiare vjetore të miratuara me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me aktet nënligjore ka përcaktuar datën 31 mars te cdo viti si afat kohor të dorëzimit të raportit vjetor financiar të partive politike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngre shqetësimin se nga partitë politike të regjistruara në Gjykatë, deri tani këtë raport e kanë dorëzuar vetëm 6 parti politike, PD, PS, PDIU, LSI, FRD dhe PBDNJ.
Sipas KQZ, mosrespektimi i këtij detyrimi dhe shkelja e afatit të dorëzimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitja e raporteve në shkelje të formateve të standardizuara, të miratuara nga KQZ, dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë.
kushedi sa negtavisht e sa gjera i bie te humbi pd-ja po te dorezoi raportin e sakte hahahahaha
hajde dorzoni raportet aty sidomos demokratet qe rezultojen “POZITIVISHT” sipas tyre hahahahaha
u be dhe kqz-ja me ne fund ?