SONDAZHI i amerikanëve të NDI: Shqiptarët, më optimistë se një vit më parë

21 Shkurt 2014, 17:21Politika TEMA

Nga Keida Kostreci, VOA

 

Një studim i fundit i Institutit Demokratik Kombëtar, arrin në përfundimin se shqiptarët janë më optimistë se në vendin e tyre do të ketë ndryshime pozitive sesa ç’ishin një vit më parë.

Por Drejtori për Evropën Qendrore dhe Lindore i kësaj organizate amerikane, Robert Benjamin thotë se që kjo shpresë të kthehet në realitet, zëri i qytetarëve duhet të reflektohet në zgjidhjen e problemeve që i shqetësojnë ata dhe politikanët duhet të lënë mënjanë konfliktet dhe të udhëhiqen nga interesi publik.

Studim-anketa e Institutit Demokratik Kombëtar, u krye në dhjetor të vitit 2013 në disa qytete të Shqipërisë me bashkëpunimin me Institutin për Studime dhe Alternativa Kërkimore (IDRA).

Bëhet fjalë për marrjen e mendimeve të të gjitha shtresave sociale të vendit, për çështjet që i shqetësojnë dhe rolin e qeverisë. Pjesëmarrësit zgjidhen në një mënyrë të tillë që të krijojnë një mikrokozmos të opinionin publik.

Zoti Benjamin thotë se kur një anketë e ngjashme ishte bërë në vitin 2012, para zgjedhjeve, njerëzit ishin shumë pesimistë për gjendjen e tyre dhe të vendit, veçanërisht ekonomisë dhe përsa i takonte mundësisë për ndryshim.

“Këtë herë mendoj se ka një farë hapësire për optimizëm. Ka disa shenja që njerëzit kanë ndjesinë që mundësia për ndryshim ekziston. Mendoj se kjo ka të bëjë me faktin që zgjedhjet sollën një ndryshim paqësor të pushtetit, pa konflikte politike, pa kundërthënie, pa bojkotim dhe tani njerëzit janë gati të vazhdojnë me jetën e tyre”.

Ai sqaron se ajo që nënkuptojnë njerëzit me ndryshim është kryesisht e lidhur me ekonominë dhe se ata duan të kenë shanse ekonomike, janë të shqetësuar për papunësinë e vazhdueshme, për rrogat e ulëta dhe çmimet e larta, si edhe për korrupsionin.

“Pra megjithëse ka një ndjesi shprese mes shqiptarëve se gjërat do të ndryshojnë, ka edhe një lloj irritimi se këto çështje nuk po zgjidhen në mënyrë aq efektive sa ç’duan qytetarët”.

Për zotin Benjamin kjo rritje optimizmi, që ai e quan të moderuar, është një shans që nuk ekzistonte gjatë pesë viteve të fundit, të shoqëruara me konflikte dhe bllokim politik. Por ai shton se për ta kthyer atë në realitet, qytetarët duhet të angazhohen, të marrin pjesë në diskutime publike, të futen në organizata të shoqërisë civile, të anëtarësohen në parti politike dhe të bëhen pjesë e jetës politike.

“Mendoj se klasa politike, politikanët në vend duhet t’i shmangen asaj lloj retorike ku kritikojnë dhe godasin palën tjetër dhe të  përqendrohen më shumë tek një bashkëbisedim politik me qytetarët, pra të përpiqen për konsolidimin e politikave dhe diskutimin e çështjeve”.

Përmes këtij lloj procesi komunikimi, thotë zyrtari i Institutit Demokratik, qeveria bëhet më transparente dhe e përgjegjshme që t’i përgjigjet më mirë interesit të publikut. Dhe ai mendon se partitë politike e kanë këtë vullnet të trajtojnë çështje që shqetësojnë qytetarët, që sipas përgjigjeve të tyre në studim janë të lidhura konkretisht me jetën dhe komunitetet e tyre si ekonomia, bujqësia dhe mjedisi.

Zoti Benjamin thotë se retorika e hidhur dhe jo konstruktive në periudhën parazgjedhore, sulmet personale mes politikanëve erdhën në kurriz të diskutimit të çështjeve, por shton se me votën e tyre, qytetarët treguan se kanë pushtetin për të vendosur. Ai thotë se duhet një periudhë 6-9 mujore që një qeveri e re ta marrë gjendjen në dorë dhe kur ndryshon pushteti ka gjithmonë një përpjekje politike për të bërë palën tjetër përgjegjëse.

“Qeveritë e reja kanë një instinkt të natyrshëm që të thonë se ka probleme madhore dhe ne kritikojmë qeverinë e kaluar për situatën që gjetëm dhe ata që ishin në qeveri më parë thonë që tani janë në opozitë dhe do të kritikojnë qeverinë”.

Por në fund të fundit, thotë ai, gjithçka ka të bëjë me faktin se sa të besueshme janë partitë politike kur bëjnë akuza ndaj njëra-tjetrës, sepse njerëzit janë në gjendje të kuptojnë nëse diçka nuk ka besueshmëri.

“Është detyrim i klasës politike shqiptare që të trajtojë çështjet që i interesojnë publikut, në një mënyrë të besueshme që do të thotë që të hartosh politika, të kesh ide, të tregosh aftësi udhëheqëse dhe aftësinë që të realizosh objektiva, çka do të thotë se duhet kompromis, do të thotë që t’i shtrish dorën kundërshtarit politik, qoftë nëse je në qeveri apo opozitë, për të bërë atë që duhet bërë”.

Të anketuarit e shohin korrupsionin si diçka që ngadalëson ekonominë, si diçka që kufizon shanset e tyre kur bëhet fjalë për aspekte si qasja në kujdesin shëndetësor, ose mundësitë ekonomike. Zoti Benjamin citon një person në Fier që tha “nëse do punë, duhet t’u japësh një zarf”.

“Ajo që tregon studimi ynë është se njerëzit e shohin korrupsionin si diçka jo normale, nuk është diçka e drejtë. E shohin si pengesë për mundësitë e tyre dhe që ia vështirëson jetën. Është diçka që qytetarët në Shqipëri e shohin në një mënyrë shumë reale dhe personale dhe që duan që të rregullohet”.

Ai thotë se zgjidhja e këtij problemi i takon qeverisë në thelb, por thotë se edhe qytetarët duhet të jenë vigjilentë, të mbikëqyrin, të jenë aktivë në mënyrë që të jetë një detyrë e përbashkët.

Një nga çështjet e diskutuara në anketë, është edhe perspektiva e integrimin evropian, që shqiptarët si edhe më parë e shohin si diçka pozitive, ekonomikisht dhe në drejtim të demokracisë.

Zoti Benjamin thotë se ecuria në këtë proces është e lidhur si me plotësimin  e standardeve, ashtu edhe me dinamikën politike brenda Bashkimit Evropian. Por zoti Benjamin thotë se procesi i anëtarësimit gjithsesi do të jetë i gjatë, dhe është në të mirën e Shqipërisë ta shohin përparimin jo thjesht në shërbim të hyrjes bë BE, për të mirën e vendit.

“Çfarë shoqërie duan të ndërtojnë njerëzit, çfarë shansesh ekonomike duan të kenë, çfarë duan për fëmijët e tyre në të ardhmen? Pra sigurisht që hyrja në BE është e rëndësishme, por meqenëse do të dojë një kohë të gjatë, atëherë është e rëndësishme edhe të gjendet mënyra që të ndërtohet shoqëria që duan vetë shqiptarët”.

Raporti i mbështetur në bisedat me qytetarët e Shqipërisë, do të bëhet publik në mars dhe përfundimet e tij do t’i dërgohen qeverisë, parlamentit dhe shoqërisë civile.

13 komente në “SONDAZHI i amerikanëve të NDI: Shqiptarët, më optimistë se një vit më parë”

  1. Elsa says:

    Bravo. Qeveria e re ka nisur nje pune fantastike

    1. Emigranti says:

      ka ende shprese. Puna e nsur ka ngjallur shprese kudo, Edhe bota po na sheh ndryshe

  2. elinor says:

    “Por Drejtori për….. i kësaj organizate amerikane, Robert Benjamin thotë se që kjo shpresë të kthehet në realitet, zëri i qytetarëve duhet të reflektohet në zgjidhjen e problemeve që i shqetësojnë ata dhe politikanët duhet të lënë mënjanë konfliktet dhe të udhëhiqen nga interesi publik.”

    Pikerisht pra, se kshu me presh fluturojme gjithmone ne por puna eshte sa larg na con ai preshi!
    Pastaj, konfliktet jane pjese e jetes ne Albanistan o zoti drejtor….nuk mund t’i vecojme.

  3. SOS, SOS, SOS .............................................................................................. says:

    ***************************************************************************************************

    Bravo qeveria e Z.Rama.

    Kjo tregon te kunderten e pretendimeve te Cetes-Veriore PD.

    Shqiperia pa PD-ne do eci shume me shpejt perpara ….. drejt EUROPES.

    ***************************************************************************************************

  4. elinor says:

    O zoterinj te NDI-se!!!
    Ne se doni te kuptoni se cfare mendon populli per te shkuaren dhe te sotmen SHTRONI NJE PYETJE PER TE GJITHE:
    -Kur ke qene me mire ne SOCIALIZEM apo ne KAPITALIZEM,persa u perket
    1-Ekonomise!
    2-PAPUNESISE!
    3-ARSIMIT!
    4-Shendetesise!
    5-SIGURISE PER JETEN!
    6-PA BARAZISE SHOQERORE!
    7-DREJTESISE!!!
    8-KORRUPSIONIT etj!!!
    Do ta merrni vesh se mbi 80% e popullit,do t’u pergjigjes se,
    -“PO,ME MIRE ISHIM NE SOCIALIZEM”!!!
    Populli shqiptar eshte ngopur me PROPAGANDE BOSHE,sepse e sheh,qe edhe bota nuk na ka ndihmuar!!!
    Per 23 vjet rresht Sali Berisha e shkaterroi Shqiperine dhe askush nga te huajt nuk i tha SHQIP:
    TI JE DIKTATOR!!!
    As atehere qe i grabiti njenga nje te gjitha institucionet KUSHTETUSE ete PAVARURA me ushtare te tij,askush nuk foli!!!
    As tani qe po kercenon me protesta banale meqenese po i hiqen ushtaret e tij nga disa institucione ai prap e quan padrejtesi!!!
    PERENDIMORET HESHTIN NDAJ TIJ!!!

    1. elinor says:

      Per deshtake si ti qe edhe pse 40 vjec prape t’i lan breket mami normal qe eshte me mire ne socializem!
      Merhuma si ti normal qe presin komshiun t’ja zgjidhe problemet ne familje!
      Per ne te tjeret kapitalizmi eshte yll! Duam pak me shume para, punojme me shume! Duam me pak stres, punojme me pak….por te pakten nuk punojme qe te hane e te dhjesin dembela si ti!

      1. elinor says:

        Ti elinori fallco!
        Problemin e paske te zgjidhur tani qe u legalizuan HOMOT,e ke kollaj lekun ti,por cfare te bejme ne te tjeret qe nuk e bejme dot punen tende???

        1. elinor says:

          Emrin tim mund ta perdoresh por mendjen time nuk mund ta replikosh. Je thjeshte i pashprese me nje gogel shume te vogel qe te vertitet brenda kokes qe e ke bosh!

  5. ILIRET says:

    Zoterinj te NDI. Sipas jush Berisha dhe Elinor nuk jane shqiptare? Ata nuk jane hic optimiste per te ardhmen nen kete qeveri.

    1. elinor says:

      Berisha natyrisht qe nuk eshte pesimist!!! per te ardhmen e tij se ai e ka siguruar por po te ishte ne nje dhome me elinorin ai vetem nje nga keta te dy do dilte i gjalle prej aty.

  6. li1 says:

    Ndihmen me te madhe qe mund t’na jepnin nderkombetaret por qe s’e dhane ka qene dhe mbetet
    zhdukja e Sales nga skena politike shqiptare qe mos t’ja shohim kurre me surratin ! I vetmi qe ka
    ka dhene ndihmese te vyer deri tani kane qene ambasadori Arvizu me thirrjen ”act now,, si dhe
    Withers ! Te tjeret diplomate sidomos ai gjermani i qofteve e turperoi emrin e nderuar te ambasadorit
    dhe vendit te tij !

  7. li1 says:

    Mesazhet e miqve tane jane kontraversale : Pse e them kete ? Nga njera ane, na thone luftoni korrup-
    sionin dhe beni reforme te thelle ne drejtesi, nga ana tjeter kerkojne me cdo kusht qe. POZITA te bashke-
    punoje me opoziten . Por ish-pozita shqiptare eshte pikerisht kjo opozite e sotme me e korruptuara ne
    Ballkan dhe pse jo ne gjithe Europen Lindore gjithemone ne raport te drejte me varferine e popullit !
    Pra, me ke do te bashkepunoje pozita e soteme me te korruptuarit deputete ne parlamentin shqiptar !
    Jane pikerisht keto deputete qe sabotojne parlamentin dhe s’ka se si te bashkepunojne qofte ne luften
    kunder korrupsionit apo reformen ne drejtesi sepse drejtesia e vene enkas nga Pozita e djeshme per te mbrojtur opoziten e sotme ! Prandaj pa shkaterruar nga themeli te korruptuarit dhe organet e drejtesise
    te vendosur nga ata , qeveria e re ende nuk ka dhe nuk mund te realizoje programin dhe objektivat e saj !
    Kete situate specifike ne Shqiperi duhet ta kene mire parasysh . Populli shqiptar e urren qeverine e
    debuar. Packa se Sala mbledh andej kendej nga Bathorja e Paskuqani disa ”inerte,, dhe kerkon te beje
    te ”fortin,, !Ky nuk e kupton dhe as banda e tij se ”ylli,, berishian ka perenduar ! Dhe se PD po nuk u rino-
    vue do te shndrrohet ne nje bande brigandesh ne mbrojtje te bajraktarit te Vicidolit. !

  8. Gezimi says:

    Shume sakte Elinor!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje