Toponimet dhe kufiri detar/ Venizelos: Zgjidhje sipas të drejtës ndërkombëtare. Bushati: Janë çështje teknike

21 Shkurt 2014, 12:20Politika TEMA

“Çështja e toponimeve nuk është politike dhe mua më vjen mirë që edhe nga autoritetet shqiptare kjo çështje nuk trajtohet politikisht. Do punojmë shumë shpejt e në mënyrë produktive, që t’iu japim zgjidhje problemeve që kanë lidhje me njerëzit dhe me lëvizjen e tyre të lirë”.

Kështu u shpreh zv.Kryeministri grek, njëkohësisht edhe ministër i Jashtëm Evangelos Venizelos, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun shqiptar Ditmir Bushati.

Ndërsa shprehu mbështetjen për Shqipërinë në proceset integruese, kreu i diplomacisë greke garantoi se Greqia do të garantojë që brenda 6- mujorit të saj të kryesimit të presidencës së Bashkimit Europian, Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ndërsa vlerësoi si shumë të mira marrëdhëniet midis dy vendeve, duke theksuar edhe çimentimin e bashkëpunimit, shtoi se ka ende disa çështje që presin zgjidhje nga dy shtetet.

“Siç dihet, dy vendet tona kanë një partneritet të konsoliduar, nisur kjo që nga drejtuesit e institucioneve më të larta. Kemi ndarë bashkë momente gëzimi dhe hidhërimi, por nga ana tjetër ka dhe disa çështje që ende nuk kanë marrë rrugën e zgjidhjes”.

“Kemi vendosur gjithashtu planin bilateral për të vazhduar një proces konsultimesh dhe diskutimesh edhe më të thella që nuk mbeten vetëm në nivele të takimeve të larta, proces konsultimesh që ne besojmë që do na çojnë drejt zgjidhjesh të plota për çështje që ende nuk kanë marrë adresimin e duhur”, u shpreh Bushati.

Përsa i takon çështjes së toponimeve, kreu i diplomacisë shqiptare theksoi se nuk duhet trajtuar politikisht dhe nuk duhet konsideruar e tillë.

“Kemi gjetur rrugën e përbashkët në parim për të konsoliduar çështjen e toponimeve si një çështje të karakterit të qartë teknik dhe si një çështje që sa na takon, do të adresohet në përputhje me standardet ndërkombëtare të aplikueshme në këtë fushë. Duke respektuar në këtë mënyrë të drejtën kombëtare, integritetin territorial, e natyrisht duke i shërbyer qytetarëve, të cilët do korrin benefitet nga ky bashkëpunim, që më pas do të përkthehet në nivelin teknik”, tha Bushati.

Evangelos Venizelos

“Me kënaqësi vura re deklaratën e ministrit Bushati se në çështje të tilla si ajo e toponimeve, nuk ka dimension politik dhe asnjë paragjykim, por ka një respekt të plotë, sa i përket sovranitetit territorial dhe marrëdhënieve dypalëshe. Pra kemi një bazë të shëndoshë politike, mbi të cilën mund të zgjidhim këtë problem teknik, sipas praktikave ndërkombëtare”, u shpreh zv.Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Greqisë Evangelos Venizelos.

Referuar takimeve të zhvilluara me autoritetet shqiptare, kreu i diplomacisë greke theksoi se i kishte informuar për rezultatet e Presidencës greke dhe të vizitës në Ballkan.

“Jam i kënaqur se udhëtimi im arrin majën me Tiranën. Prita në Athinë ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati në kuadër të Iniciativës së Adriatikut dhe Jonit, ku Shqipëria ka Presidencën, ndaj kishim fatin të diskutojmë disa herë për objektivat e përbashkëta euopiane, por edhe për çështjet tona të përbashkëta. Një nga prioritetet e presidencës greke është t’i jepet Shqipërisë statusi i vendit kandidat për në BE deri në fund të 6- mujorit të presidencës greke. Greqia ishte pro dhënies së statusit që në dhjetor, dhe të dyja vendet jemi të vendosura të bashkëpunojmë që të arrihet ky objektiv. Shqipëria është në NATO dhe perspektiva evropiane është diçka që na intereson, si element stabiliteti në Ballkan, por edhe si çështje që lidhet me partneritetin strategjik që na lidh”, theksoi Venizelos.

Ndërkohë në lidhje me çështjet ende të pazgjidhura, si toponimet apo kufiri detar, Venizelos premtoi një zgjidhje sipas praktikave ndërkombëtare.

“Ekzistojnë me të vërtetë disa çështje që s’kanë gjetur zgjidhje, por kemi bërë një përgatitje shumë thelbësore dhe praktike, e cila na lejon që të lëvizim shpejt, të japim zgjidhje përfundimtare dhe të shpejta duke respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, që janë një pjesë shumë e rëndësishme e së drejtës ndërkombëtare dhe statusquo-së. Në këtë kuadër do punojmë shumë shpejt e në mënyrë produktive, që të mirëpërdorim Traktatin e Fqinjësisë së mirë, të aktivizojmë komisione të përbashkëta në sektorë të ndryshëm më rëndësi politike dhe ekonomike, do t’iu japim zgjidhje problemeve që kanë lidhje me njerëzit dhe më lëvizjen e tyre të lirë, dhe me kënaqësi vura re deklaratën e z.Bushati se në çështje të tilla si ajo e toponimeve, nuk ka dimension politik dhe asnjë paragjykim, por ka një respekt të plotë sa i përket sovranitetit territorial dhe marrëdhënieve dypalëshe. Pra kemi një bazë të shëndoshë politike mbi të cilën mund të zgjidhim këtë problem teknik, sipas praktikave ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare është ajo që do të na japë një zgjidhje të shpejtë, të plotë e të zbatueshme, për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fqinjësinë tonë edhe sa i përket anës tokësore dhe asaj detare”, theksoi Venizelos.

25 komente në “Toponimet dhe kufiri detar/ Venizelos: Zgjidhje sipas të drejtës ndërkombëtare. Bushati: Janë çështje teknike”

    1. Flogerti says:

      Bravo!!!

      Pergezojme diplomacine shqiptare te drejtuar nga Bushati per punen e mire dhe qendrimet kaq serioze e dinjitoze ?

      1. Elsa says:

        Kjo eshte politike. Ju lumte qe me ne fund po sillemi si te barabarte e po jemi seioze ne qendrimet tona,. PO behet shtet ketu

        1. VV says:

          ******************************************************************

          Ndarja kufitare e ujrave SIPAS TE DREJTES NDERKOMBETARE do te thote qe Greqia te marre nje pjese te detit qe ka aktualisht Shqiperia.

          Kjo ndarje bazohet ne ligjet nderkombetare …

          Pra, palet kane rene dakord.

          ******************************************************************

          1. hahahahaa, dhe qelbbbbesirat tone bravo.

    2. alm says:

      Te sigurt se me qeverine Rama do te stabilizohen dhe marredhenia me Greqine

    3. albana says:

      Eshte shume e rendesishme rregullimi i raporteve politike me shtetin grek, per kete duhet te pergezojme qeverine RAMA

    4. adriatik says:

      Evangjelos…mos ca shume koken me keta se jane republika e furgonave. As nje cope pasaporte nuk dine te bejne jane mbrapa botes e kupton.

    5. albana says:

      Te sigurt se ceshtja e toponimeve dhe ajo kufirit detar kane nje rendesi shume te madhe per shtetin Shqipetar dhe qeveria e re po tregohet e gatshme per ti japin zgjidhje shume shpejt

    6. Kodra e kuq says:

      Bravooo!!

    7. Kodra e kuq says:

      Pergezoj diplomacine shqiptare!! Bravo!!

      1. emigranti says:

        Me mire vone sesa kurre…

        Politika Shqipetare e kuptoje pak si vone qe Greqia kishte te drejte. Toponimet do te shkruhen sipas listes te miratuar nga OKB-ja d.m.th. Thesproti-Epir jo Cameri, Kastoria jo Kostur, Florine jo Follorine, Thesaloniki jo Selanike… Deti do te ndahet sipas te Drejtes Nderkombetare dhe jo sipas qefit te “historianeve” me Xhufke dhe Spahinjeve turq.

  1. Aljor says:

    Ore po bomben atomike do shpikin keta zyrtare apo do rregullojne nje proces thjesht burokratik qe nuk do as megakopjuter as aparatura te sofistikuara.Uluni ore burokrat dhe mos lozni me vuajtjen e emigranteve dhe femijve te vegjel.

  2. tourkofagos says:

    duke pare foton,o Evagelos i thote Bushatit:piase pak ketu,te shikosh Preveza-n,si nje pergjigje ndaj endrres came………

  3. Njani says:

    More shqiptare te gjore,hiqni dore nga bisedimet derisa Greqia udheheq BE per gjashte muaj e mos veproni si Thaçi me u fut ne bisedime per te fituar serbet dhe Serbia.Deti shqiptar eshte det i shqiptarve ndersa,Greqia qe aq shume ka perfituar toka dhe det te shqiptarve,nuk ka te drejt pafundsisht te kerkoje nga Shqiperia,toke e det kur historikisht,dihet se Epiri,dikur ishte toke shqiptare.Sot,eshte turp per perfaqesuesit e shtetit shqiptar,te futen ne bisedime per çeshtje te trilluara nga shteti hegjemonist-Greqia.Ne qofte se,dikush duhet te kerkoje det,keta jane shqiptaret,te cileve padrejtesisht,Greqia dhe ish-Jugosllavia,ia ngushtuan,teper shume hapsiren detare.

  4. kuq e zi says:

    jo per te bere avokatin e dreqit por dergimi i hartes detare per shfrytzim ekonomik ne okb ne menyre te njeanshme nga greqia del bllof me kete deklerate te venizelos …
    personalisht nuk i besoj greqise nqs jane zbutur e bejne sepse nuk kane zgjidhje jo se duan pastaj duke qene udheheqja e be ne kete 6 mujor nuk mund te bejne politikat e tyre te zakonshme sepse do quhej shperdorim detyre

  5. spiro says:

    AKOMA SHQIPTARET NUK KUPTUAN PAS 23 VJET DEMOKRACI SE BOTA KA REGULLA .NUK MUND TE SHKRUASH NE PASAPORTA PROCKULLA POLICESH ANALFABETE .
    NENA DHE VENDLINDJEN NUK TA NDRYSHON KUSH POR A NJE .
    A TE PRANON AMERIKA KUR NJE SHQIPTAR QE DO MAR PASAPORTEN SHQIPTARE TA SHKRUAJ NJU JORK ?BESONI JU SE DO HYJ NE AMERIKE ME KETE PERSHKRIM? HAROJENI AMERIKA ESHTE AMERIKE SE KA LIGJE E JO PATRIOTIZEM FALS .
    ZOTI VENIZELLOS SHMANGU NE SHKUPIN SHQIPTAR TE 1900 KARIKATURAT SLLAVE DHE NE VEND QE TA RESPEKTONI FYENI.
    MJER KUSH NGA HISTORIA NUK NXORI MESIME.

  6. free says:

    paska ardhur per detin ky

  7. Cameria says:

    Shqiptaret te marrin shembull nga qeveria e FYROM-it kur bisedojne me Greqine.

    Si nuk pame ndonje grup shqiptaresh te dilte me ca parulla e te protestonte te pakten ne mbeshtetje te CESHTJES CAME.

    1. gjergji says:

      Ceshtja Came eshte nje flluske, qe shfrytezohet nga kreret e komunitetit Cam per perfitime Politike dhe ekonomike. Nuk eshte rastesi qe asnje studjo ligjore e huaj nuk jep garanci per kete ceshtje. E di mire Evropa Historine e erret te komunitetit Islamik Cam, kurse ne Shqiperi na ofrojne peralla dhe jo Histori.

  8. vlonjati says:

    Pra toponimet kushtezohen nga kufiri detar apo si ta marrim kete? Toponimet jane te pazgjidhshme nese nuk shenohet ke pasaportat tona emertesat anglisht te qyteteve apo fshatrave greke sic i njeh OKB. Tahiri dhe Bushati ishalla e zgjidhin kete…

  9. enver says:

    Kujdes Bushati,mos qesh shume!

  10. Genc says:

    More zoti Bushati, po mire ata qe jane paisur me pasaporte dhe e kane shkruajtur emrin e qytetit Grek gabim,po ata qe duhan te marin tani nje certifikate ose pasaporte te re pse nuk jepni urdher neper gjendjet civile qe varen tashme nga ju te bejne regjistrime te regullta sipas regullave nderkombetare por i sorollatni njerzit?Pse?? Edhe per kete Greqia ka faj.Nuk kini turp qe kini 6 muaj dhe nuk dispononi nje urdher neper zyrat e gjendjes civile por akoma vazhdon urdheri i zotit Pone.

  11. salvator says:

    uhgolhjhbkn;kjnkl,

  12. Sander says:

    Per ceshtjet greke sipas te drejtave nderkombetare per ceshtjet shqiptare sipas te drejtave greke.I lumte diplomacise shqiptare vazhdoni te ecni ne gjurmet e para ardhesve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje