Integrimi në BE përbën një interes kombëtar strategjik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Jemi të vendosur në vazhdimin e reformave të nevojshme për arritjen e standardeve. Kështu u shpreh Presidenti Bujar Nishani gjatë takimit të zvhilluar me zv.Kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Greqisë Evangelos Venizelos, në kuadër të vizitës zyrtare që zhvilloi në Tiranë. Gjatë takimit Nishani nënvizoi angazhimin për bashkëpunim të plotë me Presidencën greke dhe gjithë institucionet e partnerët evropianë në synimin e përbashkët për përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Presidenti shprehu besimin në angazhimin e Presidencës greke për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat në qershor 2014, ndërsa vlerësoi lart objektivat e Presidencës greke dhe, në mënyrë të veçantë, bashkëpunimin e Greqisë dhe Italisë për shpalljen e vitit 2014, “Vitin e Mesdheut”.
Duke vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe si shumë të rëndësishme për vendet tona, për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për rajonin, Presidenti u shpreh optimist në një afrim dhe zhvillim të shpejtë të bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy vendeve dhe popujve tanë, bazuar në vullnetin dhe angazhimin praktik konkret për zgjidhjen e çështjeve të hapura, si edhe në objektivat e përbashkëta.
Kreu i diplomacisë greke Venizelos tha se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe se Greqia do të vazhdojë mbështetjen e saj dhe përpjekjet diplomatike me partnerët evropianë që Shqipëria ta arrijë këtë objektiv në qershor. Ai nënvizoi se midis dy vendeve tona ka arsye historike e sociale dhe një bazë ekonomike solide për forcimin e marrëdhënieve, ndërsa mbetet që politikanët të vazhdojnë të zbatojnë politikat e duhura në mbështetje të zhvillimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
Në lidhje me qasjen rajonale të vendit të tij, Venizelos u shpreh se Athina i gëzohet dhe mbështet fort dialogun Beograd-Prishtinë, duke veçuar se ka një plan ambicioz bashkëpunimi dypalësh mes Greqisë dhe Kosovës, ndërsa vuri në dukje se Greqia mbështet integrimin evropian të të gjitha vendeve të rajonit.
lene mos e pyte , kur te hyjme ne ne kopene e beeeeeeeeeeeeeeeeve kan per ta dale te gjithe ! A rrihet me shqiptar kan per te than sic thote ajo barcaleta me derrat qe ikin sepse s’rrinin dot me shqiptar lol