Kirurg Traumatolog
Para pak javësh u ndodha para një kërkese disi te pazakontë. Një kolegu im, që punon prej me se 20 vjetësh si mjek në Itali, më kërkoi t’i vij në ndihmë një të njohurit të tij italian për të gjetur një medikament për kancerin e që tregtohej vetëm në Shqipëri.
“Të lutem mos e lër në duart e trafikantëve se është njeri shumë i mirë dhe i padjallëzuar”, më porositi kolegu duke ma shtuar edhe me çudinë: Ç’është ky ilaç që u tregëtoka në Shqipëri dhe s’u gjendka dot në Itali, dhe së dyti, ç’pune mund të kenë trafikantet me medikamentet dhe sëmundjen?
Në pamje të parë e gjykova keq shokun tim, si një njeri që mund t’i kishte bërë dem kurbeti, por rezultoi se qenkësha unë i gabuari.
U takova me italianin në mbrëmje ne një hotel jo larg bulevardit. Ishte një mesoburre fin, i shkolluar, por që e kishte rrënuar në kulm halli i vet: sëmundja e djalit të tij 28- vjeçar me një lloj kanceri, që ç’është e vërteta hyn tek sëmundjet me përfundim të keq dhe të shpejtë.
Nuk u çudita që ai besonte tek mrekullitë. Një njeri në hall si ai është gati të besoje gjithçka.
Kishte mbledhur informacion të bollshëm për ilaçin.
Ilaçi quhej Vidatox dhe vinte nga Kuba, por në Itali nuk lejohej përdorimi i tij, d.m.th ishte i ndaluar me ligj tregtimi i tij dhe shitej fshehurazi duke krijuar një lloj trafiku, prej të cilit përfitonin ndërmjetësit dhe çmimi rritej nga dora në dorë duke u bërë i papërballueshëm për familjarët e të sëmurit. Së fundmi linja e trafikut kishte si pikënisje Shqipërinë, vendin që ia del të jetë thuajse gjithnjë pjesë e trafiqeve, kudo, kurdo e në çdo gjë.
Porosi online dhe dorazi lulëzonin duke siguruar fitime jo të vogla për trafikuesit që gjenin tek fatkeqësia e të tjerëve një burim të mirë fitimi të pataksueshem dhe të parrezikshëm prej survejimit që policia bën zakonisht ndaj trafiqeve.
Nisa të mbledh informacion për ilaçin Vidatox tashmë më shumë nga kureshtja ime, dhe informacionet online nuk është se mungonin, por qenë shumë kontradiktore.
Kishte prej tyre që ngrinin në qiell efektin e tij sepse e kishin pare me sy se si kishte shëruar kancerin e gjyshes, që më vonë kish vdekur prej shkaqesh të tjera, ashtu siç kishte jo pak dhe prej atyre qe e quanin një spekulim dhe mashtrim të kulluar përdorimin e tij.
Si për të më ardhur në ndihmë, në News 24, një çupëlinë që drejton emisionet mjekësore, bënte posaçërisht një emision për Vidatox-in dhe Kliniken Kubane në Tiranë, ku fliste me superlativa për efektet shëruese të tij, ndërsa përfaqësuesja (me gjasa mjeke) kubane kërkoi që ilaçi të përfshihej patjetër në listën e barnave të rimbursueshme sepse çmimi i tij është mjaft i lartë për njerëzit e varfër…
E kërkova në faqen e FDA (faqja më prestigjioze amerikane ku certifikohet çdo lloj ilaçi, suplementi dhe ushqimi që hidhet në treg), por nuk gjeta asgjë për Vidatox-in, asnjë evidencë studimi, asnjë opinion shkencëtarësh apo klinicistësh siç ndodh për barnat e tjera. Mendova ta justifikoj prezencën e Vidatox-it në këtë faqe me arsyen që jepnin më së shumti blogerët pro tij, se FDA nuk e regjistron për shkak të embargos që Amerika mban në fuqi ndaj vendit komunist.
Kërkova po me të njëjtin ngulm edhe në agjencinë europiane homologe të FDA, por dhe aty më shkoi mundimi kot sepse askund s’bëhej fjalë për një ilaç të tillë.
Më në fund, ajo qe m’u duk më bindës ishte një artikull mbi këtë problem në faqen Sceptic North të Kanadase, (http://www.skepticnorth.com), një faqe hetuese ndaj problemeve mjekësore që mbështetet në kontributin e disa specialistëve me emër në Kanada. Autori quhej Michael Cross i Universitetit te Torontos dhe shpjegimet e tij më befasuan.
Ndër të tjera në artikullin e tij “Vidatox: Mjekësia kubane përballë logjikës dhe arsyes”, ndër të tjera thuhej se: “Kuba po promovon fort një lloj ilaçi të quajtur Vidatox. Ky ilaç që nxirret nga helmi i një akrepi që gjendet në Kubë, supozohet se përbën bazën e trajtimit të kancerit. Deri tani ky lloj ilaçi është tregtuar vetëm në Kubë, por kohët e fundit prodhuesi ka marrë dhe lejen e qeverisë shqiptare për t’u tregtuar edhe në këtë vend. Sidoqoftë, trajtimi me këtë ilaç mbetet një trajtim i dyshimte dhe i rrezikshëm, ndaj është me vlerë që skepticizmin tone t’ua transmetojmë qeverive tona dhe t’ju kujtojmë agjencive tona rregullatore se shitja e tij nuk duhet lejuar”.
Më tej artikulli vijon me shpjegimin shkencor pse Vidatox e ka të pamundur të kurojë sëmundjen, sepse ndryshe do të sfidonte ligjet e fizikes dhe të kimisë… Per ata që kane kuriozitet mund ta lexojnë vetë artikullin të plotë në linkun: http://www.skepticnorth.com/2011/12/vidatox-cuban-medicine-defies-logic-and-reason/.
Dhe në fund artikulli mbyllet me paralajmërim se Labiofam (firma kubaneze që e prodhon produktin) është duke abuzuar dhe përfituar me ata që vuajnë nga kanceri dhe që kërkojnë ende pak shpresë…
Sikur historia e mësipërme të ishte vetëm halli i një njeriu të thjeshtë nga ata që takojmë përditë në spitale, por edhe jashtë tyre, nuk do të merrja mundimin ta shkruaja.
Por kjo histori hedh dritë mbi pasigurinë e sistemit tonë shëndetësor dhe impotencën e mekanizmave rregullatore dhe vigjilencën e pamjaftueshme të organizmave që paguhen me taksat tona për të na garantuar siguri.
Shqipëria përditë e më shumë është ekspozuar ndaj rrezikut të lulëzimit të spekulantëve të shëndetit dhe njerëzve që ushtrojnë profesionin e mjekut pa kualifikimin dhe garancinë e duhur.
Kur një njeri shkon tek mjeku, i dorëzohet atij pa kushte, i beson të fshehtat dhe fatin e mëtejshëm të jetës së tij.
Por nga ana tjetër, ndërsa shef një njeri me bluzë të bardhe dhe një licencë të varur në mur, përpara tij ai e merr të mirëqenë se instancat përkatëse të Ministrisë së Shëndetësisë apo derivate të saj e kanë kontrolluar imtësisht dhe e kanë gjetur profesionalisht të besueshëm personin që merr përsipër kurimin apo diagnostikimin e tij.
Pak muaj më parë ne u bëmë gazi i botes pasi një mjek italian, i penalizuar në vendin e tij dhe në disa vende të tjera, shkaktoi vdekjen e një të riu duke e trajtuar kancerin e tij me sodë buke. Vërtet që as mjeku dhe as pacienti nuk ishin shtetas shqiptare, por krimi ndodhi në Shqipëri dhe duhej gjykuar në Shqipëri, ndërkohë që mashtruesi iu kish lënë puplat pasi kish fluturuar me avionin më të parë për në një vend tjetër si Shqipëria, pa rregulla të forta për të bërë ndonjë tjetër hata. Askush nuk dha llogari për rastin kur më së pakti ata që i dhanë lejen e ushtrimit të profesionit pa asnjë lloj hetimi paraprak, apo ai që ushtronte detyrën e drejtuesit teknik në atë spital, duhet të ishin përpara ligjit.
Sa të ekspozuar jemi ndaj kequshtrimeve profesionale në mjekësi? Shqipëria po bëhet parajsa e arrivistëve, mashtruesve, të fandaksurve të fushës.
Metoda të reja trajtimi që s’guxojnë t’i bëjnë në vendet e tyre, të dyshimta, vrasëse, vijnë e i praktikojnë në Shqipëri sepse Shqipëria është han pa porta.
Unë njoh një rast tjetër që ushtron një veprimtari të dyshimtë diku në afërsi të Drejtorisë së Policisë, në një apartament 1 dhomë e 1 kuzhinë, ushtron procedura invazive, efektshmëria e të cilave është ende e paprovuar dhe me çmime të kripura.
A thua s’ka kushte në vendin e tij apo atje ka rregulla të qarta për ndërhyrjet si duhen bërë, dhe kush duhet t’i bëjë, sa përvojë duhet të ketë, etj, kushte të tilla që ia bëjnë të pamundur ushtrimin e procedurave te dyshimta ne vendin e vet, ndërsa këtu tek ne e paraqet si zhvillim mjekësor, a thua se ne mbetëm ta japim shembullin e zhvillimit të mjekësisë dhe të çuarjes së saj përpara?
Nëpër spitalet dhe klinikat private që kanë lulëzuar sikur ne të jemi një popull 40 milionë dhe jo 2 milionë, sepse gjysma tjetër është jashtë kufijve në emigracion, has me shumicë mjekë që vijnë me avion paradite, kryejnë një operacion, marrin paratë kesh dhe ikin me avionin e pasdites. Nuk mbajnë përgjegjësi as për pasojat, as për komplikacionet që mund t’i ndodhin të sëmurit, që nuk e marrin mundimin as ta dëgjojnë se ç’përgjegjësi kanë dhe ç’ju ngarkon legjislacioni i vendit ku ata ushtrojnë aktivitetin, shkurt s’ju bëhet vonë për shëndetin e shqiptarëve dhe i trajtojnë ata si kavie.
Po sa i kushtojnë Shqipërisë invaliditetet e shkaktuara prej kequshtrimeve profesionale?
S’besoj se këtij kalvari i ka hyre njeri ta llogarisë sepse ndryshe do të vinim duart në kokë.
Çdo kequshtrim përkthehet në kosto sepse do të përfitojë ditë paaftësie të përkohshme apo edhe të përhershme, do të përfitojë kemp apo ndihmë ekonomike për shkak të invaliditetit dhe paaftësisë për të punuar e mbajtur familjen duke u kthyer në një barrë ekonomike dhe sociale për shoqërinë.
Por le të kthehemi edhe njëherë tek fillimi i këtij shkrimi, tek medikamenti Vidatox dhe ato që mësova më tej për historinë tij. U interesova në Drejtorinë e Farmakovigjilencës dhe ata nën zë më thanë se kanë dijeni që qarkullon një ilaç i tillë, por ai nuk është i regjistruar në Qendrën e Kontrollit të Barnave dhe për rrjedhojë ata nuk mund të ushtrojnë kontroll mbi të.
Më tej mësova se Vidatox importohej si suplement dhe jo si medikament, pra importohej njësoj si pastat e dhëmbëve, çaji jeshil,… paguante taksat si suplement, ndërkohë që shitej si medikament. Mendoni ç’fitime mund të kishte një tregtar që bie pastë dhembesh nga importi dhe e shet atë me 200 euro copën…
Sepse që Vidatox, ndonëse vjen si suplement, shitet si ilaç, e vërteton edhe fakti qe ata po tentojnë të fusin në listën e barnave të rimbursueshme.
Më tej mësova se ishte një klinike e quajtur kubane, që shiste me pakicë dhe ai nuk tregtohej në rrjetin e hapur siç do të ndodhte me çdo medikament tjetër. Dhe kjo ishte një klinikë shëtitëse sepse në fillim ishte tek Pallati me Shigjeta, pastaj u transferua tek Fresku dhe së fundi është pozicionuar përballë maternitetit. Një klinike që në 3 vjet ndryshon 3 herë vendndodhjen e ka një shkak sepse do t’i bënte keq për marketingun po të ishte një biznes i ndershëm.
Ajo që do të doja të dija prej institucioneve shëndetësore ligjbërëse dhe ligjzbatuese se si është e mundur që një ilaç që gjithë bota ia ndalon përdorimin, në Shqipëri jo vetëm që lejohet të tregtohet, por madje i sigurohet edhe hapësira e duhur për reklamim, kundrejt pagesës natyrisht. Ku është gjithë ajo ushtri hetuesish e zyrtarësh që rrinë me javë të tëra pa gjumë, duke përgjuar me metoda speciale hetimi ndonjë mjek se mos merr 2000 leke dhe t’i hedhin prangat, ndërkohë që në hundën e tyre ndodhin skandale ku e ku më të mëdha.
Unë nuk e njoh ministren e Arsimit personalisht, por e përgëzoj nismën e saj për të shkuar në sitë çdo institucion privat të arsimit në vend, duke pasur besim se nuk do të kemi më në të ardhmen shkolla me pronarë skafistë, kontrabandistë apo gjithfarë njerëzish që vetëm me arsimin nuk kane lidhje e shesin diploma të gatshme.
Një iniciative të tillë duhet ta ndërmarrë edhe ministri Beqaj, duke hetuar imtësisht çdo individ që vjen të ushtrojë mjekësi në Shqipëri, nga vjen, ç’kualifikime dhe ç’background ka, ç’numër ndërhyrjesh ka realizuar dhe cilat i lejohen të bejë në territorin shqiptar duke i gjykuar si të sigurta.
Ne kemi nevojë për mjekë të mirë, por nuk kemi nevojë për aventurierë që të tregojnë një copë diplomë, të cilën mund ta bëjnë shumë herë më të bukur edhe tek ai institucioni gjysmë sekret tek Rruga e Kavajës.
Vidatoxi nuk lejohet sepse shume shtete vasale te SHBA i kane bere ban cdo malli kuban, kjo eshte arsyeja!
Me thuaj nje shtet tjeter pervec Shqiperise dhe Kines qe tregtohet???
Pro Vidatox-it
SHBA nuk e lejon Vidatox-in, sepse eshte mall Kuban.
Meqe sipas deshmitareve Vidatox sheron njerez, atehere ai duhet te vazhdoje te tregtohet ne Shqiperi.
Sipas doktorit qe ka shkruajtur artikullin, nje person, i cili po shkon ne boten tjeter nga semundja, mos ndoshta eshte me mire te mos provoje Vidatox-in, qe ka sheruar njerez dhe u ka zgjatur jeten atyre?!
Vete doktori artikullshkrues do e konsideronte Vidatox-in ne qofte se, kurre mos ndodhte, ai do te semurej edhe vete nga nje semundje e tille.
Vidatox-i vjen si suplement, pra nuk hyn si nje medikament qe doktori te marre persiper te shkruaje artikuj kunder tij. Jeta eshte e shkurter dhe ata qe po e humbin ate para kohe, jane vertet per t’u meshiruar.
ndoshta …
po si ka mundesi cmimi?
Po te ishte falas po, por kur shitet 200 euro nje flakon, un mendoj se duhet ta provoj qe cke me te qe eshte medikament rezultativ. Ndryshe po nxjerr dhe un nje medikament 150 euro nje cope dhe le ta provojne fatkeqet se per ne boten tjeter jane. Spekullanteve u duhet prere rruga.
Vidatox-i nuk mund te jepet falas, sepse nuk hyn ne Shqiperi ne formen e “ndihmave”. Natyrisht qe cmimi i Vidatox-it perfshin:
a)koston e prodhimit;
b)koston e transportit;
c)fitimin e atyre qe e shesin ne vendin e origjines, pra ne Kube;
d)fitimin e atyre qe e shesin ne Shqiperi;
e)taksat etj.
Megjithate, cmimi i Vidatox-it mund te kontrollohet, por jo te pengohet produkti. Deshmitare te shumte thone se Vidatox-i i ka sheruar ata.
Doktori qe ka shkruar artikullin, ka marre per reference dike qe nuk eshte i pershtatshem per te nxjerre konkluzione, pasi nuk eshte as mjek. Mjeket ne SHBA nuk prononcohen per Vidatox-in, meqe ai nuk hyn ne SHBA si produkt kuban, por dhe sepse ata e dine se Vidatox-i sheron dhe ka sheruar edhe shume amerikane.
Vidatox-i nuk duhet te ndalohet.
Kubes, as ShBA as kushdo tjeter nuk mund t’ja mbylle dyert per ta publikuar kete “gjetje” ne revistat mjekesore prestigjioze si ne SHBA ashtu dhe ne Europe. Pra eshte e qarte se kemi te bejme me nje aktivitet sharlatanesh nderkombetare. Mos u mashtro o popull!
un nuk e di nese ky ilac mund te sheroje kancerin por di qe cdo gje qe del nga 1 vend komunist eshte domosdo DJALLZORE per vendet e DemoKARcise …pervec cigareve sepse ato nuk ndalohen me ligj si droga edhe pse VRASIN MIJERA HERE ME SHUME SE DROGA . Normal , multinacionalet farmaceutike nuk duan heqjen e shkaktarit te kancerit por ” kurimin ” e kancerit sepse kshtu perfitojne miliarda $ ne kurriz te popullit .
Me pas dasht e kishin gjet me kohe kuren per kancer dhe side por NUK DUAN !
Me pas dash e kishin gjet edhe prejardhjen tende nga gomari, por nuk duan.
e kan gjet ….kam nje ngjashmeri te jashtzakonshme me gomeret tek ajo zona ku nuk i shikon shpesh rrezet e diellit por shikoon shpesh tynele te thella plot me lageshti si ai i [email protected] . Me respekt Pelasgian !!!
Dakort qe pefitojne nga deshperimi i njerzve dhe nuk ndalojne dot shitjen e pislliqeve si ky ilac, po ti besh dhe reklame ne TV??? Emision plehre. Ne vend normal, ate kliniken kubaneze e kishin ngrit zgubthi brenda 24 oreve.
Nuk tregtohet vetem ne klinike, eshte edhe nje bicim depo farmaceutike “Farma-Matrix” qe e tregton. QKKB mbyll syte dhe ben sikur nuk e di, e njejta gje ndodh edhe me Ministrine e Shendetsise. Turp alla shqiptarce. …
Dergonja kete ilac Sales dhe Lulit se jane semure shume keq ne mitingun e djeshem.
http://youtu.be/yxuC7SglSso
Pse kjo eshte prove shkencore o palle? Sot gjen video per njerez qe thone me sheroi nga kanceri meditimi, vaji i peshkut, vaji i leshit, soda e bukes…
Nxir dhe videon e atij cajit qe ti bente veshkat qiqer…majde dhe prostaten.
Flasin njerzit e shkences ne nje ze kudo ne bote dhe ju akoma i beni reklame idiotlleqeve o ju hengert mortja.
si ka mundesi qe kto raste nuk trajtohen per analizime me te thella nga kompanit DOK te Ameriqise dhe Eurokurves eeeeeeeee fl [email protected] ????
Eh,more xhaxhi Enver qe e ke patur gojen plot me sheqer!!!
Po cfare t’u desh ty,qe cove mjek ne cdo fshat,mami,infermjere,farmaci ne maje te malit!!!
E per ke???
Per kete popull,qe tani po te kerkon me qiri,por vetem ne varre te gjen!!!
Ja sa kollaj keta lideret e sotem:Hoqen spitalet nga qytetet dhe i lane ato RAJONALE!!!
Ilace nuk ka se tenderi nuk eshte hedhur akoma(per 23 vjet kjo pune)!!etj!!!
Mjeku perpara se te pyese per semundjen,shikon familjaret nga koka tek kembet,cfare kostumesh kane veshur,po xhepat i kane te fryre etj!!!
Ti pret,qe mjeku ta fute ne sallen e operacionit ose te vizites,por jo,do presesh 1 ore….2 ore….3 oere…..deri sa dikush te zbraze xhepat….!!!!
Pastaj te jep nje recete te mbushur para mbrapa me ilace,qe kushtojne sa qimet e b… dhe kur te kthehesh ti ne dhome,PACIENTI YT ka zbardhur syte!!!!!!
Em ,ore xhaxhi Enver sa keq qe i mesove njerezit:CDO GJE GATI PA ASNJE KOKERR LEKU!!!
As qe mendove ta pergatisje kete popull per ditet e bardha qe do vinin ne KAPITALIZEM!!!
Ti mendoje se pas SOCIALIZMIT DO VINTE KOMUNIZMI,por nuk e dije se ishte planifikuar ….KAPITALIZMI alla shqiptarce!!!
mjaft me ata mjeke te palare qe i çonte xhaxhi cepe me cepe te SHqiperise se marre fund, me ato ambulanca qe vinin ere dhe s’kishe nevoje te pyesje ku eshte dualeti…
Nje ilaç kishte peniciline, ne kohen kur bota i kishe nxjerre nga qarkullim, dhe tetraciklina gjithashtu…per te tjeter i nisnin neper rrethe ku ishte e njejta pamje dhe ne Tirane.
Ne kohen e xhaxhit Kshilli i Mjekeve funksiononte. Per kete po sepse ishte shtet.
Sot ke mjek vizitojne duke u konsultuar ne telefon…
Mjeke qe rrine gjithe diten ke parukjerja e sheh filxhanin….
Mjeke hajdute, te palare njesoj, me trike leshi, me dhem te verdhe nga duhani, mjek qe fik cigaren me kembe ne korridorin e spitali…evgjiteri
edhe jot teme eshte ilac kunder kancerit dhe trapllikut
e verteta eshte qe mjekesija per te mbijetuar, me dashje apo pa dashje frenon kurimin e semundjeve.
eshte e vetmja menyre se mbijetuari. mjeket ne lindje (ne azi, p.sh.) kane shume ilace dhe menyra trajtimi te semundjeve qe shkenca e perendimit nuk i pranon, nuk i pranon dhe kjo ka per te ngelur ceshtje biznesi, duam apo nuk duam ne!
Ok
Te lumte Beno!
Kete problem e ke trajtuar sic duhet.
Eshte nje nder problemet me te rendesishem qe duhet te trajtoi Ministria e Shendetesise.
Sa per te sqaruar autorin e ketij artikulli se kush eshte Michael Kruse:
(Marre nga faqja e sceptic north Canada qe i referohet artikull shkruesi.)
Michael Kruse
Michael is an advanced-care paramedic in York Region, just north of Toronto, Ontario. A semi-retired theatrical lighting designer as well, he re-trained in 2005 as an EMT-PS at the University of Iowa and as an ACP at Durham College, and is currently working towards a B.Sc at the University of Toronto. Michael is a founder and the chair of the board of directors of Bad Science Watch. He is also the recipient of the first annual Barry Beyerstein Award for Skepticism. Follow Michael on twitter @anxiousmedic. Michael’s musings are his own and do not necessarily represent those of his employer or Bad Science Watch.
i dashur koleg, cdo gje qe keni shkruar eshte mese e vertete, dhe keto gjera i dine te gjithe duke filluar nga instancat me te larta e deri vete pacientet. me dhemb shpirti per sistemin e shkaterruar shendetesor te ne, ku as pacjentet e as mjeket sjane te kenaqur. me dhemb shpirti dhe per faktin qe shqiperia eshte bere han pa porta, ku synimi i te gjithe te huajve eshte te bejne leke sa me shume dhe tja mbathin me avjonin e pare. jemi i vetmi vend ne europe qe shendetesine e blen me lek ne dore dhe nderkohe jemi dhe me i varfri, cfare paradoksi. njekohesisht faj te madh kane strukturat kontrolluese qe japin licence per cdo mjek te huaj, kur dihet qe per njehsimin e diplomes njohja e gjuhes vendase eshte kusht themelor. jam pesimist ne lidhje me te ardhmen e shendetesise ne shqiperi, per mendimin tim kjo eshte sfida e vertete e qeverise rama, me e veshtire per tu arritur sesa rendi-drejtesia-ekonomia.
perse asnje nga ju mjeket nuk kerkon te studioje nje rast qe pretendon te jete sheruar nga ky ilac i perfolur?
Nuk e lexova te gjithe artikullin se eshte nje problem qe ka vite qe eshte diskutuar dhe Europa ka marre masat per parandalimin e ketije ilaçi duke u bazuar ne shkencen mjeksore. Para dy vjetesh punova dhe jetova 3 muaj ne Leçe dhe kam kontaktuar me shume italjane qe kishin qene ne Tirane per te blere kete ilaç. Dhe ne Veneto eshte diskutuar per kete ilaç para 2 vjeteve. Shteti Italin mori masat per te njoftuar popullin e tije me ane te medjave te shtypit dhe vizive qe te mos bien pre e mashtrimit per te blere kete ilaç me emer Vidatox.
Mjere ai qe ka hall, sigurisht ne duart e mashtruesve do perfundojne.
I nderuar doktorTe uroi per sa shkruan .Vleresoi kulturen dhe kurajon me te cilat i trajton keto fenomene gangrene ,qe per fat te keq lulezojne ne kete vend Shpresoj se do ta loxojne dhe te veprojne sa me shpejt instutucionet e shtetit
Bravo julius, bjeru imperialisteve amerikane se ata e kane fajin. Na nxore mallin e dikujt qe e di vete ti( se nuk na e nxe goja tja themi emrin). Sa per vidatoxin , mos shiko endrra por lutu qe mos te te vije rradha te te zeri kanceri , se nuk ka ilac qe te beje derman, Kuban apo Amerikan qofte.
Pergezime Dr.Arbenit!Nje artikull i shkelqyer dhe ky reagimi i Ministrise se Shendetesise duhet te jete i menjehershem.Kjo tregon edhe nje here se vendi yne deri dje ishte nje han pa porta.
Doktor Arbeni, a thua që trafikantët e lexojnë dhe aq më pak u intereson ky shkrim?
Trafikantët janë politikan dhe qendrojnë atje lart, ndërsa hallexhinjtë e lexojnë këtë artikull dhe të japin shumë të drejtë, por janë poshtë dhe nuk ndryshojnë dot asgjë.
Shume nderime per autorin! Ku ke qene para 6 muajve? Nuk besoj se do te kesh qene nder ata ” intelectuale” qe firmosnin peticione per s bishen!? Por sidoqofte ke heshtur. Aritje madheshtore e RILINDJES!
Vertet qe Shqiperia eshte bere bordello por kete e kane bere injorantet.
Doktor me ligj qe prej vitit 1961 asnje mall kuban nuk lejohet te tregtohet ne USA. Madje qytetaret amerikane denohen po te prishin para ne Kuba per pushime (sigurisht i bien nga Kanadaja).
Si mund te certifioje FDA nje medikament kuban?!
mos i hiqni komentet! kjo tregon pandershmerine dhe manipulimin tuaj.
Doktor,ke bere nje apel shumee njerezor.Flm .Por ky nuk eshte ilac i zyrtarizuar,eshte ilac omeopatik.Lexo ne sitet italisht,keta shkojne gjer ne Kube per ta blere,pastaj ne Shqiperi shitet me hapur droga,eshte Lazarati Shpk.Une lexova para ca ditesh nje gazete italiane qe lajmeronte se FDA ka problem akut ilacet indiane,ne cdo 5 te tilla 1 ose eshte e pavlere,ose potencialisht e demshme.Shikoni ilacet qe shiten per te vlefshme,se nuk bejne hic efekt,eshte atje ku vidhet e mashtrohet populli e shkon dem edhe mundimi i mjekut.Gjithe te mirat!
Rrofsh doctor Arben Runa…
Mjeku eshte Pejgamberi per te semuret
dhe Fjala e Keshilla e tij eshte Bibla dhe Kurani e librat e tjere te Shenjte te popujve e kulturave…
Te ngresh zerin, per raste abuzuese, eshte sikur ti kesh shpetuar tere ata njerez prej mundineve dhe fundeve te zgjatur…
Shkrime te tille kujtojne e shkundin Shtetin, prishin kontrata te Mafies me Shtetin, cilido lloj qofte ai dhe ndergjegjesojne qytetaret.
nderuar qofsh dhe ta shperblefshin ne te mira ata qe te dine…
Autori i ketij shkrimi duke qene se eshte traumatolog dhe duke u mare me traumat qe tek ne nuk jane te pakta i ngelet shume pak kohe te lexoje’.Vidatoxi eshte produkt natyral Homeopatik i prodhuar nga venoma e Akrepit blu endemik ne Kube.Homeopatia eshte dege e mjekesise natyrale.Vaji Akrepit eshte perdorur dhe ne Shqiperi.Vidatoxi ka filluar te perdoret ne Kube para 30vjetesh i vetem ose si plotesus i mjekesise konvencionale (kirurgji,kemoterapi,radioterapi)per te trajtuar te semure me kancer ne te gjithe stadet me efekte shume te mira terapeutike antitumorale etj pa efekte anesore. Eshte arritje e larte per njerezimin pasi krijon mundesine qe sipas struktures kimike te venomes se Scorpionit te prodhohen preparate sintetike antitumorale pa efekte te demshme.Rezultatet jane provuar ne laborator ne kafshe experimentale,dhe ne praktiken klinike me te semure,nga shkencetaret kubane,etjte cilet ne vitin 2010 i deklaruan studimet e tyre ne kongresin e pare boteror qe zhvilluan .Punimet e tyre sigurisht i jane derguar dhe FDA per studim.Eshte e vertete qe ne vendet antare te BE nuk lejohet deri ne vitin 2015 futja e preparateve te reja Homeopatike nga vende joantare. Ne nuk jemi akoma te varur nga ky ligj,dhe per kete nuk ka faj as Vidatoxi dhe as Qeveria apo Ministri i Shendetesise,rendesi ka qe te semuret qe e kane perdorur i kane provuar te mirat e tij.Prandaj do te ishte me mire qe artkullshkrusi ta studjonte me mire problemin apo te konsultohej me ata qe ja njohin vlerat ketij medikamenti dhe argumentojne perdorimin e tij.
Ky medikament mund te jete zero nga pikpamja mjekesore,por ndoshta vlerat i ka ne drejtimin psikologjik te te semurit. Qemoti shkonin ne kishe luteshin zotit dhe kur beheshin me mire ose ndoshta sheroheshin ja dedikonin zotit. Gjendja e mire psikologjike dhe shpresa qe ka i semuri per sherim ndihmojne realisht-fizikisht qe i semuri te perballet me mire me semundjen.
Sa per sharlatane ka sa te duash dhe Kubanet qe jane te izoluar dhe te luftuar nga bota gjejne menyra per kompensim dhe per te mbijetuar.
besoj se jane sheruar njerez pa tumor sepse po qe per kuben kujtoni pak presidentin e venezueles (ndjesepaste)qe iku per lesh se u operua dy here ne kube apo ishte i varfer….
Ne kete vend te jepet pershtypja sikur nuk ka rregulla dhe deri diku ashtu eshte rregullat jane vetem per tu shkruar ne leter,institucionet e shtetit qe duhen te merren me kete pune jane bere pale me cdo shkelje ligjore te bera sidomos ne fushen e mjekesise, shteti merret me fort se si nje dyqan i vogel lagjeje a i paguan tatimet e cila se sa merret me sigurine e njerzve,si mundet qe ka farmaci krye njezet metrash dhe nuk dihet se kush sherben ne to eshte mbushur vendi me klinika private sikur e gjithe ky popull eshte i semure,kete gje duhet te veje shteti ne vije .
Doktor, nuk te njoh, mund te kesh shume te drejte dhe te hyj kot ne hak, por nuk mund ta le pa bere kete pyetje: Ke ndonje lidhje me ndonje kompani farmaceutike tjeter? Ke ndonje interes kunder ketij ilaci?
Te ltm me kthe pergjigje sepse nuk po dijme kujt ti besojme. Eshte bere shume e ndyre kjo puna e kompanive farmaceutike
Doktor Arbeni,
Faleminderit per problematiken qe ngrini, te cilen te gjithe ne e kemi peshe mbi supe! Faleminderit qe jeni kaq i drejtperdrejte per nje te vertete te dhimbshme. Ndihem mire te di, qe ekzistojne akoma mjeke si Ju, sepse kam kohe qe e kam humbur besimin te mjekesia shqiptare. Apeli juaj duhet te jete bombe per Ministrine e Shendetesise, e cila duhet te vendosi rregulla strikte per kontrollimin e ilaceve dhe verifikimin e mjekeve mashtrues qe perdorin Shqiperine si “han pa porta”.
Personalisht kam rene vetem njehere ne duart e ketyre mashtruesve. Nje pseudodoktor me demek eksperience ne spitalet e Vienes, ofron mjekime afatgjata dhe goxha te kripura kunder akneve dhe shenjave te fytyres – komplet mashtrim. Dhe sikur te rregullohet fytyra perkohesisht, ne momentin qe nderpret kuren, prape kthehet e njejta gjendje, ne mos me keq! Nese deshmohet vullnet nga Ministria e Shendetesise per t’i zhdukur nga tregu keta “semundjet levizese”, une e para jam gati te plotesoj detyrimin qytetar per ta denoncuar e per te shpetuar “viktimat e tjera” te tij.
Faleminderit qe u bete dhe zeri im Doktor.
i semuri me kancer i vdekur eshte le ta provoje ,pune ditesh eshte
NE QERSHOR 2011, SEKSIONI I MJEKESISE INSTITUTI ALBSHKENCA KA BERE DEKLARATE PER SHTYP NE LIDHJE ME VIDATOX.
INSTITUTI ALB-SHKENCA
SEKSIONI I SHKENCAVE MJEKESORE
Tirane, me 8 qershor 2011
DEKLARATE PER SHTYP
Kohet e fundit, opinioni publik shqiptar po ndeshet me diskutimet massmediatike gjeneruar nga depertimi ne tregun shqiptar i preparatit Vidatox prodhuar nga firma kubane Pharma-matrix, perfaqesuese zyrtare e Labiofam-Cuba.
Kjo substance, prodhuar mbi bazen e toksines se akrepit te llojit Rhopalorus junceus (ne tretesire ujore 0,003 mg/l) i propozohet pacienteve te semure me lloje te ndryshme tumoresh.
Efektet aktualisht te njohura te kesaj substance jane kryesisht te tipit anti-inflamator (bazuar ne enzima te tipit fosfolipaze e hyaluronidaze identifikuar ne perberje te saj) dhe anti-bakterial. Aktualisht nuk egzistojne efekte anesore te dokumentuara lidhur me perdorimin e substances ne dozat e propozuara.
Seksioni i Shkencave Mjekesore te Instituti Alb-Shkenca i kujton te gjithe pacienteve shqiptare te prekur nga forma te ndryshme tumorale dhe te afermve te tyre, se:
– Aktualisht, ne asnje nga revistat mjekesore shkencore prestigjoze, nuk rezulton i botuar asnje punim qe ilustron mekanizmin e veprimit te kesaj substance, nga pikpamja farmako-dinamike apo farmako-kinetike tek te semuret me kancer.
– Ne kete faze, gjithashtu, komunitetit mjekesor nderkombetar nuk i eshte ofruar nga ana e prodhuesve dhe reklamuesve te kesaj substance asnje prove eksperimentale e qarte e perftuar nga protokolle rigoroze kliniko-shkencore.
– Asnje nga vendet e Komunitetit Europian apo te Amerikes Veriore, nuk ka dhene miratimin per perdorimin e kesaj substance tek qytetaret e shteteve perkatese te prekur nga tumori. Nga informacionet tona, nuk rezulton as kerkesa per aprovim perdorimi te ketij preparati prane FDA (Food and Drug Administration Agency – USA) apo EMA (European Medicament Agency).
– Shqiperia rezulton aktualisht i vetmi vend i kontinentit europian ku substanca Vidatox ka penetruar publikisht tek pacientet e prekur nga forma te ndryshme tumoresh.
Per keto arsye, Seksioni i Shkencave Mjekesore i Instituti Alb-Shkenca i keshillon te gjithe pacientet shqiptare dhe te afermit e tyre, te jene shume te kujdesshem ndaj propozimit te kesaj terapie, duke u kujtuar atyre qe gjendja psiko-fizike e te semureve tumorale, sidomos ne faze te avancuar, perben nje element te brishte ku shpresat shpesh nuk perputhen me prognozen reale te semundjes.
Seksioni i Shkencave Mjekesore i Instituti Alb-Shkenca i ben gjithashtu thirrje organeve kompetente te Ministrise se Shendetesise se Republikes se Shqiperise te shqyrtoje me perparesi, rigorozitet dhe ne menyre te detajuar, karakteristikat e substances se propozuar per trajtimin e nje grupi kaq delikat semundjesh si ai neoplastik, si dhe ligjshmerine e shperndarjes se kesaj substance ne kontekstin farmakologjik e mjeko-ligjor shqiptar.
Ky Seksion vihet ne dispozicion te organeve kompetente, ne rast nevoje, per te qartesuar problematiken aktuale lidhur me substancen e siperpermendur.
Me respekt,
Prof. Niko Qafoku Ph.D. Dr. Altin Stafa
Drejtor i Institutit Alb-Shkenca Drejtues i Seksionit te Shkencave Mjekesore – IASH
Richland, WA, SHBA Dep. IRCCS Scienze Neurologiche Neuroradiologia – Ospedale Maggiore Bologna, Itali
Vetem per shkence nuk ke folur “AlbShkenca”.
SHBA nuk e lejon Vidatox-in sepse nuk lejon asnje produkt kuban te hyje ne SHBA.
Europa nuk lejon futjen e preparateve Homeopatike (i tille eshte edhe Vidatox-i) nga vendet jo anetare te Bashkimit Europian.
Pra, si rezultat edhe ne revistat prestigjoze, qe zakonisht botohen ne SHBA apo Europe, nuk ka artikuj te shkruar per Vidatox-in.
Te semure ne SHBA dhe Europe jane sheruar nga Vidatox-i, dhe Vidatox-i mbi te gjitha nuk ka as efekte anesore.
Shum e habitshme.Shkenca asht aq perpara,dhe ilacit te tomorreve akoma spo arrin me i dhan zgjidhje.
Ky plaku qenka sheruar nga nje pickim i akrepit dhe esht sheruar jo kjo sndoth kur ,Ky munt te ket patur diagnoz te gabuar se ka dhe raste te tilla nje te afrmit tim i tha mjeku je me tumor ne mushkri e nxuaren na spitali dhe erdhi ne shtepi ,por po ben mbi 10 vjet dhe personi gezon shendet te mir ,prandai ndodhin dhe gjera te tilla edhe mieku gabon .
Ai i moshuar moj elsa, ishte i semure me dhimbje te forta te semundjes se pasherueshme dhe mbahej me morfina, dhe jo si ai i afermi yt qe nuk kishte dhimbje. Pas perdorimit te te njejtit ilac si Vidatox-i, i moshuari arriti te sherohej.
Qe ky lloj produkti sheronte kancerin, plaku e kishte degjuar prej gjyshit apo stergjyshit te tij. Kjo do te thote se edhe ne Shqiperi, efektet kuruese te nje produkti te tille jane njohur mbase para disa shekujsh. Pra diagnoza e semundjes se tij nuk ishte e gabuar.
Vidatoksi eshte si penalltia qe i jepet ne 5 minutat e fundit te lojes nje skuadre qe eshte duke humbur me rezultatin 6 me 0. Ne se ate penallti ajo skuader e humbet praktikisht nuk humbet asgje Ne se shenon dhe rezultati behet 6 me 1 humbja praktikisht nuk evitohet por i jep humbesit nje far satisfaksioni qe dicka beri edhe ai .
E keqja eshte se arbiteri qe te japi penalltine nuk e ben thjesht per satisfaksion te humbeseve por ne shkembim te nje pagese paraprake .Shpresat , satifsfaksionet dhe genjeshtrat e” embela” jane edhe ato te komercializuara .Kane tregun e lire te tyre .Jo vetem ne mjeksi
Ju lumtë Zotëri, spekulantët pas hekurave urgjentisht!
Per fat te keq ne si popull nuk kemi kulturen e protestes civile ,e bejme ate vetem kur na serviret nga klasa politike dhe vetem ne interesin e ngushte te tyre.Te gjithe jemi viktima te sistemit te kalbur e korruptuar shendetesor por nuk kemi vetedijen qytetare per ta denoncuar e hedhur poshte ate.Rebelimi yne qendron brenda mureve shtepiake .
Nuk desha ne asnje rast te beja komentin me te shkurter mbi kete shkrim, per disa arsye qe nuk dua ti permend, por ja qe edhe kete radhe ai i shkreti moral (aq sa me ka mbetur dhe mua ne kete bote) nuk me la rehat.
Nese mjeku traumatolog i ka vene shkrimit te tij titullin „Nje ilac qe deshmon tumorin e shendetesise shqiptare“, une komentit tim do ti vendosja titullin:
„Nje ilac qe deshmon tumorin e shendetesise boterore“
As me shume dhe as me pak ne kete shkrim na merret nje subjekt, nje ngjarje dhe na kthehet ne nje akuze. U bera kurioz dhe lexova disa komente dhe lavdi Zotit dola ne konkluzion qe gjen edhe mendje te pavarura, qe mendojne dhe veprojne sipas ndergjegjes se tyre duke mos rene pre e manipulimeve qe ne shendetesine boterore eshte kthyer me te vertete ne nje oktapod gjigand qe thith gjak pacientesh dhe jo pacientesh.
Ne nje sistem te tille, ku sundon fjala e mjekut, fjale te cilen nuk ka Zot ne bote qe e ve ne diskutim, ku betimi i Hipokratit i ka lene vendin betimit ndaj firmave dhe koncerneve farmaceutike, mjekesia eshte kthyer ne nje industri thellesisht mafioze ku paraja loz rolin e saj primar.
Shihni te nderuar korrupsionin e nendheshem qe gelon ne raportet mjek-farmaindustri.
Batalione mjekesh marrin si dhurata udhetime ne vendet me ekzotike per te marre pjese ne nje seminar dhe te gjitha keto falas, te gjitha te paguara nga firmat farmaceutike per arsyen e vetme qe ky ose ai medikament i prodhuar prej saj te jepet ne forme „keshille“ apo recete, pra te kete nje rritje sa me shume te kerkeses per x apo y medikament ne treg.
Dhurata pafund, ftesa ne dreka dhe darkera, oferta nga me monstruozet qe nuk dua ti permend ketu qe keta mjeke te marrin pjese ne nje „studim“ disa javor duke bere eksperimente ne paciente te ndryshem per te nxjerre ne fund rezultatet laboratorike dhe bio-kimike per veprimet e ketyre medikamenteve qe mund te hidhen ne treg.
Harruan keta protezat koksofemorale, stentet ne koronare, qe u vihen „pacieneteve“ ne shume raste pa indikacionin me te vogel, vetem e vetem se para firmave prodhuese keta mjeke duhen te „realizojne planin“ sepse kane kaluar me grate dhe familjet e tyre nje vizite fundjavore ne Vjene a Berlin te marra ne forme dhurate?
Eshte per te bere nje liber per keto raste, por po e le me kaq per sot.
Harruan keta medikamentin me emrin „Vioxx“ e patentuar nga firma amerikane, qe kishte kaluar tere fazat e kontrollit duke pershire dhe FDA, qe jepej per rastet reumatike, qe beri kerdine ne njerez dhe u ndalua pas disa vjetesh, por kur kishte marre jete njerezish?
E pra, nuk dua ti fut te tere mjeket ne nje thes, por e verteta eshte qe tere struktura boterore qe mbulon shendetsine ka pak ose aspak moral.
Tani per ilacin „Vidatox“:
Me vjen keq per kete mjek qe qe te pakten nuk mund te lexoje ate qe eshte shkruar me germa te medha: „Medicamento Homeopatico“ dhe nje tregues shifror 30CH prane emrit te medikamentit.
Pra kemi te bejme me nje medikament homeopatik, padyshim te diskutueshem, por si medikament ai hyn ne mjekesine alternative.
Terapia homeopatike ka dale sipas nje parimi ndoshta 200-vjecar qe „ Semundjen luftoje me nje te ngjashme te saj“. Ka efekte apo nuk ka efekte per kete nuk mund te ve duart ne zjarr, fakt eshte qe shume njerez jane hedhur ne keto lloj mjekimesh dhe me sukses bile.
Njeriu nuk mund te merret si nje objekt, por si nje i tere, me koshiencen, subkoshiencen, anen psikologjike, faktoret biologjike dhe psikike. Ane qe nuk duhet harruar, ane qe ne Shqiperi as qe nuk merren parasysh.
Pra „Vidatox“ eshte nje medikament homeopatik qe ka nje koncentrim te helmit te akrepit blu ne uje ose alkool ne mase 1: 10 ne fuqi te -30! Kete do te thote CH30.
Dhe kjo do te thote qe perqendrimi i helmit eshte ne ate mase pothuaj te paperfillshme, fare te paperfillshme dhe kjo verteton edhe njehere medikamentet e llojit homeopatik qe kane zakonisht perqendrime te tilla.
Helmet e gjarperinjve dhe akrepave kane padyshim veti kurative po te merren ne perqendrime te caktuara, jane struktura baze te substancave antitrombotike, antireumatike etj,etj.
A vepron ne tumore apo jo, kete nuk mund ta them. Fakt eshte qe eshte nje medikament alternativ.
Eshte fakt qe Kuba ka nje mjekesi qe do ta kishin zili shume vende, qofte edhe te zhvilluara, por meqe ekziston nje sistem „pak si ndryshe“ mund te kete edhe keqdashje te qellimshme ne kete muhabet. Ndoshta.
Dikur Profarma prodhonte medikemantn „apirine“ qe tregtohej ne nje kuti per faqe te zeze, por ne fund te fundit substance baze kishte acidin acetilsalicilik, asgje me teper.
Ky medikament mund te shitej shume mire ne vendet fqinje, qofte edhe ne Itali, fitime farmacistet do te kishin padyshim se shitej per 3 a 5 leke te vjetra ne Shqiperi.
Efektin do ta kishte padyshim, se prodhimi sado primitiv nuk sillte humbje vlerash ne kete preparat, por ja qe ca ligje ne Europe nuk te linin se keto produkte vinin nga… Shqiperia, packa se efektin e kishte te plote.
Shkurt, si puna domates dikur. Atehere perse mos te besojme qe edhe Kuba vuan nga ky sindrom perendimor? Por mos te kaloje ne agrokulture.
Me kete koment dua te them qe tek njeriu lujne rol shume faktore te brendshem, ne mjekesi perplasen interesa mafioze dhe ja qe ne biem ne kontradikta me njerezit, sistemet, moralin por gjithmone ne sherbim te parase.
Mos me keqkuptoni, nuk dua te marr anen e askujt ne kete shkrim, por dua te sjell ketu nje shembull kur pashe nje paciente disa muaj perpara qe vuante nga metastaza ne fytyre dhe ne trup.
Pas disa muajsh tere ato masa tumorale ishin ulur ndjeshem, ne menyre rapide mund te them.
Se c`kishte bere nuk e di, me te vertete nuk e mora vesh se cfare mjekimesh kishte djekur, ndersa mjekesia konvencionale i kishte treguar rruget dhe kohen.
Paci shendet.
Te lumte Claus!
I dashur mjek,
Faktet jane troditese. Faji qe vijne mjeke te huaj me avionin e mengjesit dhe ikin me ate te mbremjes tregon se ju I dashur mjek se bashku me gjithe koleget tuaj qe ushtrojne profesionin aty e kane masakruar kete ushtrim profesioni dhe e keni lene ate popull aq te zhgenjyer saqe eshte gati te besoje kedo qe vjen nga jashte. Diplomat nuk mund te blihen ne asnje vend te huaj pervecse ne Shqiperi dhe do ti kerkoja ministrit qe kontrollin ta fillonte me ju dhe koleked tuaj per te pare sa prej jush jane te afte te mbajne ate copez letre “diplome” prapa deres. Ne shkrimin tuaj ka nje xhelozi per ata qe vijen e ushtrojne profesionin e mjeku aty me siguri qe konkurrenca ju tremb sepse juve dhe kolegeve tuaj po ju ikin parate qe I milni me genjeshtra dhe sigurisht nuk doni qe te vije dikush tjeter e te jape nje mendim ndryshe….Sa per ilacin nuk eshte nuk eshte ne listen e baernave ne asnje vend e as ne Shqiperi njerezit blejne nen dore shume te tilla te pa aprovuara dhe pergjegjesite I mbajne ata qe u besojne. Problemi me I madh eshte diploma juaj dhe e kolegeve tuaj qe shteti jua njeh por ju e keqperdorni….Reforma shendetsore duhet te filloj me cdo mjek aty….
I nderuar bravo per kete koment shume me vend. Edhe nje femij i vogel fare do e kuptonte xhelozin e ketij qe ka shkruar . Me te vertete per te ardhur keq.
ja dhe nje artikull qe promovon kapitalizmin , duket qarta fryma kunder zbulimeve te reja. ky Vitadox nuk eshte i vetmi pasi ekz edhe nje ilac tjeter dhe ky ilaac nuk sheron nga semundja sic flet ky doktorri i ktij timit por thjesht ngadaleson efektin terminal. studimi eshte kryer ne nje universitet mjeksor ne gjermani mbi helmin e ketij akrepi dhe rezultatet ishin pozitive. edhe ne maqedoni eshte i perdorur.
perse ndalohet dhe perse kerkohet te ndalohet ne shqiperi eshte ceshtje $$$$$ SA kushton kemio-terapia?????? sa jave jete ke pas saj????
pergjigjiet i din te gjithe.
kimio terapia ne shqiperi eshte e cilesise skandaloze , medikamente te marra nga india ( ne spitale ) , ndesa nje seance me medikamente perendimore kushton 150.000 leke te reja per nje seance + shpenzime te tjera te cilat shkojne per marrjen e kimios ne spitale private sepse spitali shteteror nuk i ploteson kushtet ne te cilat duhet te merret ilaci . 25000-30000 te reja per seance . Nje i semur me kete diagnoze duhet te beje 10 – 15 seanca ne varsi te stadit . ( kur eshte ne fazat fillestare dhe me pak .
Gjithcka po ju them vjen nga nje eksperience e nje njeriu shume te afert dhe ju siguroj qe eshte e paperballueshme , nga cdo ane .
dhe ne fund ky person gjithsesi pas shume kurave dhe perkushimi , nderroi jete . Kimioterapia nuk e ndihmoj ne asgje , perkundrazi i shkaterroj tere organizmin dhe i shtoi vuajtjet ,.
Keshtu kujdes ju mjek e profesor kur merrni persiper te thoni qe kjo nuk ben dhe kjo tjetra po . Sepse ju vete spo beni asgje.
Kur kane keq njerezit kane pire edhe nafte,shurre pele dhe budallalleqe te ketij lloji per te kuruar semundje te pasherueshme.Sharlatanet si keta kubanet e Vidatox Shqiperine e perdorin si fshat periferik per te hyre ne tregun Europian ku ka ligje te rrepta per kontrabanden e ilaceve,.Sharlatanet cudiberes nuk linden sot,por shamanet sherues jane qindra,mijra vjet te lashte sa njerezimi,metodat jane te ngjashme dhe “deshmitaret” si ky plaku nga Rroskoveci nuk mungojne kurre.
Dakort . Mendoj se shteti yne meqe e ka njohur kete si medikament , per te qartesuar situaten dhe per te mbrojtur njerzit si dhe ata qe shesin kete medikament ( ne rast te drejte )duhet thjesht te marre disa statistika , nje liste te njerezve te semure me kancer te kuruar me kete medikament te zgjatur ne kohe dhe ne fund effektet qe ky medikament ka patur tek ky grup pacientesh ……………. eshte aq e thjesht…..
Nuk habitem qe njerzit besojne ne kurat alternative dhe mendoj se bejne mire , perderisa tere keta mjek dhe shkencetar te gjithe botes me gjithe “PERPJEKJET ” e tyre nuk kane arritur te gjejne nje kure efektive per kete semundje ,pervec helmeve te prodhuara gjate luftes se dyte botrore dhe luftes se ftohet ( dhe qe duhen shitur ) Edhe pse njerzmi po behet gati te populloj Marsin edhe pse ka arritur te krijoj klone , nuk po arrin te kuroj nje semundje…..mendoj se njerz qe vuajne nga kjo semundje e tmerrshme te pakten te mos pengohen te provojne menyra te reja , te mos i heqet e drejta e shpreses !!!!!!!!!!
pershendetje..ju pershendes nga Kosova ..per te gjith te interesuarit qe dojn ta porosititn nje ilaq natyror nga helmi i akrepit qe u sherben te semuarve me semundjen e kancerit ju njoftoj qe aj ilaq po pergatitet edhe tek ne ketu ne Kosov por ne formen polullore, thjesht nga helmi i akrepit te gjall dhe vajit te ullirit nxirret perberja dhe vendoset ne shishe ku ate vaj me helm akrepi ne te,i semuari mund ta perdor si ilaq dhe perdorimi behet vetem ne anen e jashtem te lekures rreth asaj pjese ku i semuari e ka te identifikuar semundjen,ky lloj ilaqi asesi sben te pihet po te lyhet pjesa e jashtme e lekures per rreth pjeses ku personi e ka te indentifikuar kancerin,,,ket lloj ilaqi po e pergatitim qe nga paraqitja mediatike e plakut 90 vjeqar nga shqiperia i cili ia kishte ber vehtes nje kurim te till dhe qe aj ilaq i kishte efekt qe nga ajo dit e perdorimit ku aj ende vazhdon edhe te jet i gjall pas diagnostifikimit qe aj kishte kancer ne prostate…per me shum informata dhe per porositje te ilaqit na telefononi numrin e tel 045-945-740
Për porositje të ilaqit nga Helmi i Akrepit për smundje të rënda dhe të kancerit na kontaktoni ne nr +37744208379 viber dhe watsup
Helmi i akrepit +37744208379