INTERVISTA/Shalsi: Realisht Shqipëria do ndryshojë kur politikanët e lartë të përballen me drejtësinë

23 Shkurt 2014, 11:05Politika TEMA

“Nëse ka një ditë ku do të mund të themi se gjërat filluan të ndryshojnë prej vërteti në Shqipëri ajo do të jetë kur politikanë të lartë të dorëzohen pranë organeve të drejtësisë. Kur dëgjoj se me çfarë argumentash dënohen politikanë të ndryshëm në Ballkan a në Botë mbushem plot indinjatë, teksa kujtoj bëmat e pandëshkuara të këtyre të tanëve”.

Kështu shprehet në një intervistë për gazetën ‘Tema’ deputeti socialist Eduard Shalsi. Ndërsa komenton situatën politike në vend dhe punën e Qeverisë në 5 muajt e parë të saj, Shalsi thekson se mbetet një sfidë e madhe ndërtimi dhe qëndrueshmëria e institucioneve.

“Përsa kohë titullarët e këtyre institucioneve do të kujdesen vetëm për mbijetesën e tyre përmes akrobacirave dhe konformizmave politike dhe do ti jenë mirënjohës përjetësisht politikës që i ka zgjedhur dhe të friksuar dhe kapitulluar para saj, do të jetë e pamundur që gjërat të ndryshojnë për mirë. Dhe këtu qëndron sfida e kësaj maxhorance. Inkurajimi i një sistemi drejtësie në rrjetën e të cilit mund të biesh dhe ti vetë, sado lart në pozicion të jesh, nëse shkel ligjin”, thekson ligjvënësi socialist.

Sipas tij, në këto 5 muaj është synuar kthimi i normalitetit në vend, pasi Qeveria ka marrë në dorëzim një vend që i ngjan një magazine pa kurrfarë inventari, pra pa baza të besueshme të të dhënave që do të përbënte pikënisjen për matjen e punës.

“Dhe në këtë vend të qeverisur nga njerëz që rregullin e shndërruan në kaos, hapi i parë do të ishte  vendosja e rregullit në këtë kaos. Të gjitha aksionet e ndërrmara nga qeveria pikërisht këtë objektiv kanë synuar,  paçka se hera herës  për shkak të dobësisë së institucioneve nuk kanë mundur të realizohen të sakta dhe të plota”, thekson Shalsi.

Gjithashtu ai komenton edhe nismat e mazhorancës për shkarkimin e drejtuesve të institucioneve, ndërsa thekson se qëllimi nuk është aspak kapja apo vënia nën kontroll e tyre. Në lidhje me reformën territoriale, ligjvënësi i PS-së thekson se nuk duhet humbur kohë, ndërsa akuzon PD se të paktën deri tani nuk është e gatshme të marrë pjesë në këtë process, edhe pse me fjalë thotë se është pro realizimit të saj.

“Nëse është treguar e gatshme me fjalë për të marrë pjesë në këtë proces tejet të rëndësishëm për të ardhmen e Shqiperisë, opozita, me vepra, po dëshmon se nuk ka vullnetin, të paktën deri më tani,  për tu perfshirë në këtë reformë. Më kujtohet se si një përfaqesues i opozites, i ftuar në një panel të organizuar jo nga Partia Socialiste, por nga OSBE në Sheraton pak kohë me parë, u detyrua të kthehet nga rruga mu teksa po hynte për në konferencë pas një urdhri politik që as ai vetë nuk e kuptonte, të paktën moralisht. Rëndësia e kryerjes së reformës, që e mira do të ishte të realizohej me pjesmarrjen e të gjithë aktorëve, imponon dhe na vendos ne, politikanëve shqiptarë, përpara përgjegjësisë së mos hubjes së kohës dhe shancit për ti dhënë Shqipërise një mundësi progresi dhe zhvillimi të qëndrueshëm,  prej të cilëve e ka privuar pikërisht e njëjta lloj politike dhe i njëjti soj politikanësh që e kanë mbajtur peng prej vitesh dhe që sot nxjerrin gjithfarë lloj pretekstesh vetëm e vetëm të mos e shohin të bëhet realitet”, theksoi Shalsi.

Bisedoi:Anisa Xhani

-Z. Shalsi,qeveria Rama ka 5 muaj që po drejton vendin, një kohë jo e madhe për të gjykuar, por edhe jo e vogël. A mund të bëni një vlerësim për mënyrën sesi është qeverisur vendi në këto 5 muaj, dhe nëse mund të evidentoni defektet që mund të riparohen?

Nëse Shqipëria do të ishte një vend normal sigurisht që periudha 5 mujore mund të shërbente për të gjykuar punën e qeverisë dhe për të nxjerrë disa konkluzione. Por, kjo qeveri ka marrë në dorëzim një vend që i ngjan një magazine pa kurrfarë inventari, pra pa baza të besueshme të të dhënave që do të përbënte pikënisjen për matjen e punës. Një vend me institucione të atrofizuara nga paaftësia, nepotizmi dhe korrupsioni,  një vend pa politika ose me politika kuturu zhvillimi, një vend ku shteti është borxhliu më i madh dhe me shuma të paidentifikuara dhe kuantifikuara, një vend të zhytur kokë e këmbë në informalitet dhe ku sot që flasim nuk dimë kush banon ku. Dhe në këtë vend të qeverisur nga njerëz që rregullin e shndërruan në kaos, hapi i parë do të ishte  vendosja e rregullit në këtë kaos. Të gjitha aksionet e ndërrmara nga qeveria pikërisht këtë objektiv kanë synuar,  paçka se hera herës  për shkak të dobësisë së institucioneve nuk kanë mundur të realizohen të sakta dhe të plota.

-Duket se problemi kryesor që u krijua në këto muaj kishte të bënte me situatën e rendit dhe sigurisë. U shfaq një fenomen jo fort i përhapur apo i përdorur në Shqipëri, vendosja e lëndëve plasëse, duke krijuar situata terrori. Shumë akuza u hodhën nga opozita, po kështu edhe nga përfaqësues të mazhorancës. A mundet që për cështje të tilla, si pozita dhe opozita të mund të gjejë një gjuhë bashkëpunimi, qoftë edhe duke u konsultuar le të themi ish-ministrat e brendshëm të mëparshëm me ministrin aktual?

Beteja për rend dhe siguri nuk do të mund të jetë e sukseshme nëse nuk do të ndërtohen institucione të forta dhe të qëndrueshme dhe do të ishte e pallogjikshme të mendohej se situata do të mund të ndryshojë rrënjësisht brenda një kohe të shkurtër. Shenjat e një policie të përgjegjshme dhe të një impenjimi serioz janë të dukshme. Për sa kohë që opozita do të dominohet nga i njëjti protagonist destruktiv, vulgar dhe që për më teper i ka ende llogaritë e pambyllura me drejtësinë, do të ishte naive të mendohej se mund të gjendet gjuha e bashkëpunimit. Nëse ju mendoni se konsulta me ish ministrin e brendshëm mund të sjellë ndonjë rezultat konkret unë me siguri po ju them se nuk është koha për të bërë humor. Një opozitë, që vendoset në rresht për të mbrojtur një pallat me pronar vjehrrin e kryetarit de jure të saj, të kapur në shkelje flagrante dhe të pamohueshme të lejes së ndërtimit, është peng i një mendësie katërcipërisht të kundërt me frymën e kësaj qeverie që po kërkon të hapë një kapitull të ri në mënyrën se si e mendon zhvillimin e  Shqipërisë. Filozofi krejtësisht të ndryshme.

 -Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi aktin e Qeverisë për nënpunësin Civil. Gjithashtu ka një draft të hartuar nga Qeveria për ndryshimet në këtë ligj. Si shpjegohet që një ligj i miratuar me konsensus disa muaj më parë, sot ndryshohet në mënyrë të njëanshme duke zhbërë konsensusin, sikundër shprehet opozita?

Të gjithë aktorët e interesuar për ligjin në fjalë, dhe këtu e kam fjalën edhe për partnerët e huaj dhe seriozë ndërkombëtarë,  kanë qenë vazhdimisht të informuar dhe konsultuar për të gjitha hapat që janë marrë gjatë kësaj kohe nga qeveria në lidhje me këtë ligj. Çdo veprim i derimësotshëm nuk ka synuar gjë tjetër veçse përmirësimin e disa neneve të ligjit  që do të bëjnë të mundur aplikimin e tij.

-Reforma Territoriale një cështje mjaft sensistive, duket se do të nisë pa praninë e opozitës. Mendoni se forca e kartonit, pasi ju në Kuvend i keni votat e nevojshme, do të mjaftonte për të miratuar këtë reformë, pa pjesëmarrjen e opozitës?

Domosdoshmëria e reformës territoriale është pranuar tashmë nga të gjithë aktorët politikë ose jo politikë në Shqipëri. Dhe duhet pranuar se jemi shumë të vonuar. Territori shqiptar, i coptuar në komuna dhe bashki sipas një llogjike demode dhe aspak të pershtatshme për kohën e sfidat, është bërë tashmë një nga pengesat e mëdha për zhvillimin e Shqipërisë. Reforma të tilla kërkojnë kompromise të mëdha dhe janë momente që pasqyrojnë edhe karakterin e forcave politike. Nëse është treguar e gatshme me fjalë për të marrë pjesë në këtë proces tejet të rëndësishëm për të ardhmen e Shqiperisë, opozita, me vepra, po dëshmon se nuk ka vullnetin, të paktën deri më tani,  për tu perfshirë në këtë reformë. Më kujtohet se si një përfaqesues i opozites, i ftuar në një panel të organizuar jo nga Partia Socialiste, por nga OSBE në Sheraton pak kohë me parë, u detyrua të kthehet nga rruga mu teksa po hynte për në konferencë pas një urdhri politik që as ai vetë nuk e kuptonte, të paktën moralisht. Rëndësia e kryerjes së reformës, që e mira do të ishte të realizohej me pjesmarrjen e të gjithë aktorëve, imponon dhe na vendos ne, politikanëve shqiptarë, përpara përgjegjësisë së mos hubjes së kohës dhe shancit për ti dhënë Shqipërise një mundësi progresi dhe zhvillimi të qëndrueshëm,  prej të cilëve e ka privuar pikërisht e njëjta lloj politike dhe i njëjti soj politikanësh që e kanë mbajtur peng prej vitesh dhe që sot nxjerrin gjithfarë lloj pretekstesh vetëm e vetëm të mos e shohin të bëhet realitet.

-Në të gjitha raportet ndërkombëtare apo deklaratat që bëhen qoftë nga Brukseli qoftë nga Uashingtoni, Shqipërisë i kërkohet të hetojë dhe dënojë zyrtarët e lartë për korrupsion apo të përfshirë në afera korruptive. Mund të jemi vendi i fundit në Europë apo më gjerë që ende nuk kemi të dënuar zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë për çështje korruptive, pasuri të paligjshme etj. Mendoni se në këtë vend duhet të vendoset një kulturë ndëshkueshmërie pa u nisur nga postet apo emrat?

Nëse ka një ditë ku do të mund të themi se gjërat filluan të ndryshojnë prej vërteti në Shqipëri ajo do të jetë kur politikanë të lartë të dorëzohen pranë organeve të drejtësisë. Kur dëgjoj se me çfarë argumentash dënohen politikanë të ndryshëm në Ballkan a në bote mbushem plot indinjatë, teksa kujtoj bëmat e pandëshkuara të këtyre të tanëve. Mbetet një sfidë e madhe që ka lidhje me institucionet, ndërtimin dhe qëndrueshmërinë e tyre. Përzgjedhjen dhe emërimin e krerëve të tyre. Përsa kohë titullarët e këtyre institucioneve do të kujdesen vetëm për mbijetesën e tyre përmes akrobacirave dhe konformizmave politike dhe do ti jenë mirënjohës përjetësisht politikës që i ka zgjedhur dhe të friksuar dhe kapitulluar para saj, do të jetë e pamundur që gjërat të ndryshojnë për mirë. Dhe këtu qëndron sfida e kësaj maxhorance. Inkurajimi i një sistemi drejtësie në rrjetën e të cilit mund të biesh dhe ti vetë, sado lart në pozicion të jesh, nëse shkel ligjin.

– Duket se ka një tentativë të mazhorancës së re për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura. Mazhoranca në Kuvend shkarkoi kreun e ILDKP Zana Xhuka, po kështu ka një procedurë shkarkimi edhe për kreun e AMA. Pati akuza ndaj kreut të SHISH se nuk bashkëpunon me qeverinë. Mendoni se po bëni të njëjtat gabime sikundër mazhoranca e PD-së e cila vuri nën konjtrollin e saj të gjitha institucionet?

Nuk ka përpjekje për të kontrolluar institucionet e pavarura por ka synime të qarta për ti kthyer këtyre institucioneve profesionalitetin dhe dinjitetin e munguar.  Ka një lidhje të natyrshme të mënyrës se si përzgjidhesh për të ushtruar një funksion dhe mënyrës se si sillesh dhe e drejton ateëinstitucion pasi je zgjedhur. Rasti i kësaj zonjushe që u emërua me arrogancë nga ana e mazhorancës së asaj kohe në shkelje të kritereve të përcaktuara qartësisht në ligj, është një shembull tipik që sjell për pasojë degratim institucional. Që nga dita e parë e emërimit, kjo zonjushë provoi, pa kurrfarë ndroje, mungesën e profesionalitetit, etikës dhe kapacitetit për të drejtuar çka e bënte krejtësisht të papërshtatshme për një post të tille. Dhe ndërkohë, mjafton të shikoni zëvendesuesin e saj për të kuptuar se cilat janë kriteret tona të përzgjedhjes për të cilin koha do të dëshmojë.

-Z. Shalsi,nëse do të ndalemi tek premtimet që keni bërë gjatë fushatës elektorale. Premtuat shumë, shëndetësi falas, ngritjen e pagave, pensioneve, ndryshimin e situatës ekonomike etj. Duket se shumë nga këtyo premtime sot janë në letër ose në sirtar, pasi praktika nuk tregon një gjë të tillë. Mendoni se minimalisht në Shqipëri duhet të vendoset një kulturë që kur s’mban një premtim të kërkosh edhe falje?

Më vjen keq që edhe ju si gazetare paskeni rënë preh e propagandës bajate të opozitës e cila ka filluar të anatemoje qeverinë aktuale për premtime të pambajtura edhe kur akoma qeveriste vetë në verë të këtij viti! Ata u tallën në qeverisje me popullin dhe vazhdojnë të tallen edhe tani që janë në opozitë. Ndërsa jeni plotësisht në të drejtën tuaj të shfaqni skepticizmin për premtimet e qeverisë, do të ishte  e padrejtë të kërkoni premtime të mbajtura në muajin e 5 të qeverisjes. Është e rëndësishme të kuptohet se rruga për në destinacion do të marrë pak kohë, por tashmë mund t’ju them me bindje se kemi hyrë në korsi me drejtimin e duhur.

 

47 komente në “INTERVISTA/Shalsi: Realisht Shqipëria do ndryshojë kur politikanët e lartë të përballen me drejtësinë”

  1. Xhaja says:

    Kete e dine edhe qente po kur do behet?

    1. .... says:

      do behen neser si fillim jave o xhaja,ju pritet 23 vjet saliun dhe duruat,tani i doni ndryshimet per 5 muaj,ju nuk ju vjen turp fare si popull or popull bagti,saliu ju degjeneroje,jo vodhi,ju vrau,ju shiti,ju beri uzmiqare te ikni neper bote si qener rrugesh pa asnje lloj dokumentacioni,ju percau,ju varferoj me keq,u pasurua per vete,talli lesht me ne si popull,e shum e shum te tjera gjera te keqia,ngelem jetim sikur nuk kishim shtet fare prej ketij politikanit sali,sa edhe kartat e indetitetit i moren para dy a tre vjetesh,shyqyr qe nderhyri bota se ishim te vetmit popull ne bote pa karte indetiteti,ishim si njerez pa atdhe,as regjimi komunist nuk na la kurre ne ete gjendje te mjerueshme sic kemi qene ne keto 23 vjet pseudemokraci leshi,nqs ti xhaja apo kush tjeter nuk pret dot punen e kesaj qeverie,rrugen e dini,rrembeni armet dhe tanket dhe o burra ta rrezojme qeverine te vejme ne krye te shtetit sali berishen,ai do ti ndreqi te gjitha ashtu sic i ka nderqur,kur thojne ne parlament rruget i beme ne,sikur leket i ncorren ata nga xhepi per te miren e popullit,jo se i moren borxh ne emer te popullit shqiptare,po ti xhafa do ta kuptosh bashke me gjithe ate popull qe perkrahu kete bastardin sali,kur te vije momenti qe edhe ajrin qe do thithesh do ta paguash nga xhepi,dhe do dalim te fjalet e enver hoxhes qe gjithmone e thoshte,KAPITALIZMI ESHTE I EGER,AI NUK NJEH AS MOTER DHE AS VELLA,AS MIK DHE AS SHOKE,AS NENE DHE AS BABA,KAPITALIZMI NJEH VETEM DISA SKLLAVOBORGJEZA TE CILET JANE BOSAT E POLITIKES SE MAFJES,DHE CDO GJE NE KETE SISTEM ME EMRIN KAPITALIZEM CDO TAKSE I PAGUHET KETIJ SISTEMIT NGA NE SKLLEVERIT ME EMRIN POPULL,PER TE MBAJTUR TE GJALLE FRYMEN E SKLLAVEBORGJEZISE,si ne itali pershembull bernoskonin,apo zarkozine ne france,apo bushin ne amerike etj,qe kurre nuk i denon askush si mafjoze qe jane,te na rroje fjala e lire,kur ajo nuk ka asnje vlere kur barkun e ke bosh dhe askush nuk interesohet per ty dhe mua,se levizjen e lire kemi 23 vjet qe nuk e shohim,shyqyr qe u larguam vete pa ndihmen e askujt dhe nga meshirlleku per ne europjanet na dhane nga nje cop leter per te mos na ngacmuar,jemi bere nje popull per tu ardhur keq si ajo kafsha ne afrike qe mezi jep shpirt ngaqe e kan sulmuar kafshet e egra,jemi per gjynah te zotit.

      1. Xhaja says:

        Te gjitha I the o ……..
        Por harrove te thoshe qe pritem edhe toc nanon bixhozxhiun
        Edhe ilir floririn (gold)
        Edhe pandeli majkon
        Sali loqen po e po
        Tani I paske shpresat te edi rama
        Ne rregull po te besojme kesaj radhe se po sbesuam partite ke do besojme o pike
        Te gjitha dobiclleqet e partis I dime dhe prape I votojme se ske ke voton
        Respekte europes sna ka lene ne balte,
        Nje keshille na xhaja jo kaq besim te partia, se jeni ju qe thoni bravo partia, edhe ata vidh bam
        Kan mbeshtetje pa vjedhin

        1. nik says:

          Ke plotesisht te drejte xhaje. Keta sillen sikur jane ne opozite e ju sikur kane pushtetin. Kjo drejtesia do u beka nga alienet se keta qe ne i zgjedhim per te bere drejtesi vijne e na ankohen ne se nuk ka drejtesi. Hajde burra pa shtylle kurrizore hajde.

  2. KULUFI says:

    Shalso!

    Te gjithe e dime kete dhe prandaj ja u dhame voten,qe te beni drejtesi dhe jo fjale pa fund.
    Nese kjo nuk do behet nga ana juaj,behuni gati te gjeni ndonje pune se politikanin nuk e beni dot me.
    E degjuam malokun per 20 e kusur vite se do bente drejtesi. Ku eshte?
    Ne fushate thate qe do e beni drejtesine. Tani mos dilni e na thoni qe drejtesia eshte e korruptuar. Ne ju votuam qe ta zhbeni ate drejtesi dhe te vini dore mbi grabitesit tane politikane.

  3. petrit says:

    Shpejtoni Shalesi,perpara se infeksioni te vazhdoje te riperhapet,ne menyre te parikuperueshme sic dhe po ndodh.
    Ndryshe po vazhdoni te mbysni vehten,por mbi te gjitha qytetarin qe ju besoi votat.

  4. Janullatos says:

    Ama te gjithe pa asnje perjashtim ne te gjithe spektrin politik,apo me mire te gjithe politikanet

  5. liqeni says:

    Ke harruar kryesoren shoku shalsi:ajo qe thua ti behet vetem kur qytetari shqiptar te ndryshoje mentalitetin e tij dhe te kete psh.mentalitetin e qytetarit gjerman.Dhe kjo nuk do ndodhe KURRE.Prandaj hani e pini pa merak shoke politikane ,gjenerata juaj dhe disa gjenerata te tjera.Te me falin optimistet e Rilindjes!

    1. LORA says:

      Mentaliteti i shenjteruar i qytetarit shqiptar ,ne shumice te cilesuar ,e kryqezoi ne facebook brekedhjerin e historise,me 23 qershor.
      Po ky mentalitet do ta vere ne hudut perfaqesimin e pernjimendte politik,te te githe kraheve.
      Tash ka nisur te funksionoje demokracia ne Shqiperi,,,,natyrisht per te zezen tende “liqeni” dhe per te bardhen e shqiptareve punetore e patriote,ne shumice te cilesuar TUNG.

      1. liqeni says:

        Ah moj Lora!ne kohen e xhaxhit kishte shume me teper “disipline” dhe perseri me nje peshk shkonte qytetari ose fshatari dhe “rregullonte” problemet ne Tirane!Po sot?neqoftese une nuk do ta kisha kuptuar se si do ishte mentaliteti i ketij populli do te isha perseri aty ku ti me deshire dhe shprese jeton por ngaqe nuk kam besuar se ai popull behet nuk jam aty si shume te tjere.Por ka edhe shume e shume te tjere qe e braktisin ate vend dhe do vazhdojne ta braktisin.Keshtuqe me te “zezen”time ti nuk ke parashikuar asgje.Po ti moj e dashur Lora a nuk ke paguar asnjehere per te zgjidhur problemet qe ke pasur?apo ske pasur probleme asnjehere?Jane 23 vjet moj shoqe qe nderrohen qe nga qeverite e deri tek kryetaret e komunave keshtuqe i bie qe shumica e njerezve ne ate vend te bukur te kene pasur dicka ne dore thene me sakte te kene korruptuar ose vjedhur me ane te postit qe kane pasur.E pra per te mos u zgjatur une jam ai qe beson se njerezit e ndershem mund te numerohen me gisht ne shqiperi dhe nuk jane shumice sic mendon ti dhe besoj se edhe bariu qe nuk ka post shteteror por vetem ruan bagetite e tij edhe ai i hedh qumeshtit uje per ta shtuar ate sepse edhe ai eshte i bindur se i duhet edhe atij te vjedhe me “postin”qe ai ka sepse edhe ai e diqe kur vjedhin te “medhenjte” perse jo te “vegjelit”?.Persa i perket 23 qershorit ku ti beson se u fitua me demokraci mund te jap me dhjetra shembuj ku njerezit pa asnje bindje politike kane marre 100000lekeshin ne dore dhe kane votuar LSI dhe PS.Pra votat u shiten dhe mire u be qe u shiten sepse ishte e pamundur te hiqej Saliu (pavaresisht se as kjo metode nuk eshte ne librin e demokracise perendimore)por kush erdhi?erdhi perseri ai qe ju be gjygji dhe ju mbyll po nga te korruptuarit qe thame dhe tani eshte kryetari jot i parlamentit.Ku eshte kenaqesia jote dhe optimizmi jot kur ti e din se psh ky njeri duhej te ishte prapa hekurave?dhe si ai ka me qindra e mijra qe jane te lire dhe ti me thua shumica eshte e mire?po e mbyll me fjalet e albanologut te njohur gjermano-kanadez Robert Elsi ku ne nje interviste per gazeten shqiptare ku pyetet se a ka ndryshime ne shqiperi ai thote:(“Une mendoj se ka disa gjera te kontinuitetit qe nuk kane ndryshuar,qe jane te cuditshme jo vetem nga koha e Hoxhes por edhe nga koha e Zogut ,gjera qe vijne nga koha Osmane,ajo e Zogut,e Hoxhes e deri te e sotshmja.Nje nga keto gjera eshte korrupsjoni burokratik.Kjo eshte nje nga gjerat qe gjithmone ka qene keshtu.Tjetra eshte paaftesia administrative e vendit.Nuk eshte dicka qe varet vetem nga partia,eshte me teper qendrimi i popullit.Pra qe te marresh dicka qe do,duhet te njohesh dike ne MInistri,te pish kafe me te,pastaj te pish prape kafe javen tjeter me te,edhe nje here te trete,e me pas ai te lidh me personin qe ty te intereson.Dmth.eshte njesoj si ne kohen Osmane nuk eshte si nje shtet normal”. Ne fund ai thote se populli shqiptar eshte i pafuqishem per te bere ndryshime politike ne te mire te vet”).Meqera fjala Robert Elsi eshte ai qe e njeh shqiperine qysh ne kohen e xhaxhit dhe e ka vizituar shpesh kete vend.Te uroj nje fund jave te kendeshme Lora dhe mos harro se cdo shqiptar ka kenaqesi qe vendi i tij te perparoje.

        1. LORA says:

          Sa mire qe e njihke ,tuj “qene jashte” Shqiperise, mentalitetin e mbrapshtise!Dhe sa shume te sherbeka kjo “njohje” per intencionin tend!
          Aty mbahu ,si dhelpra pas boleve te dashit,,,,,duke u kacavjerre pas Robert Elsie apo ndonje tjetri qe do te dale ne udhe.
          Nese do te dish ,zotrote,nuk kam dashur asnjehere te pagoj ryshfet dhe nuk e kam bere,,,po punet i kam mbaruar,duke perdorur me thonj e dhembe forcen qe me jep e drejta e ligjit.
          Nese sipas teje do te ishin te gjithe te korruptuar,atehere kush do te mbetej te paguante????
          Shpresa dhe propaganda e nano-kurvave dhe e nahijes brekedhjere(ku dashke te jesh pjese)se e kane infektuar gjithe shoqerine me malinjitetin e korrupsionit e mori grushtin e merituar ne 23 qershor.Kjo date do te hyje ne histori si dita e nisjes se demokracise reale te shqiptareve.Po te kujtoj fjalet e atij arixhiut te rruges se Elbasanit (arvizu-se),-“shqiptaret me ne fund e kuptuan fuqine e tyre” -ne nje nga emisionet e Sokol Balles,aty nga tetori i 2013-es.Keshtu or ti “liqeni”,,,,axhustojeni pak ate propaganden tuaj se kaluan tete muaj ,,,dhe ju ende po i bini fyellit ne te njejten vrime.Une e di fort mire se mbani shume shprese ne kolateralin tuaj te vyer (ilir meta dhe lsi)dhe te siguroj qe kete e dine shumica e shqiptareve ,qe tash nuk i falin me vetes cedime.
          E mira e kesaj pune eshte se shqiptaret s’kane kohe me per muziken tuaj,,,,mire eshte ta kuptoni se po mbeteni pa spektatore.TUNG.

    2. Tironci Lugano says:

      liqeni
      Pse shkon aq larg e don maksimalen kur thua mentalitetin e nje gjermani?Afrohu me afer mentalitetin e nje malazesi te kishim e gjerat do ishin shume me ndryshe.

    3. Tironsi2 says:

      Shqiperia do qetesohet kur ik ti dhe mafiozet e tu.Kur mbetet Llazarati pa kanabis,kur zhduken tritolistet e Vlores,Tepelenes etj.kur ti fiton kulture te te folurit ne Parlament,kur largohet i korruptuari Meta,etj.Por.fatkeqesisht veshtire se do stabilizohet ky vend i mbushur me huligan,trafikant droge,kriminel te cdo lloji,gjakemarres primitiv.Si eshte mundur qe ne mes te Tiranes,ne nje rrethrrotullim,vozitesi shkon me 100 km.ne ore dhe shkakton fatkeqesi te tmereshme.Ku eshte policia e Tahir mafiozit?Keti nuk temi shtet or Shalsi shpellari!

  6. Kur???? says:

    Poooooooooooooooooooooooooooo
    Prangat po ndryshken

  7. Une jam, ti je. says:

    Duhet permbysje e madhe. Kete ju nuk e beni dot. Atehere i bje qe ju te hani, te pini, te vidhni, te beni c’tju doje kokrra e qejfit. Mos kini frike, ne jemi popull “i kalbur” ne shpirt e ne zemer.

  8. Drejtesia says:

    Drejtesia e para. Ku eshte? Pa drejtesine nuk ka shtet. Pa drejtesine cdo pushtet abuzon. Pa kerkese per zbatim ligji vetem diktatura drejton. Nga shtatori as je nisem per drejtesine. Mbizoterojne ne institucionet e drejtesise ata militants qe u vendosen si shperblime per sherbimet e paligjshme.

  9. Mazllemi says:

    O Shals edhe ti nuk je me pak hajdut se maloku me shoke, ju jeni te gjithe per ne litar si te djathte si te majte por çfare te beje populli i shkrete

  10. 766853 says:

    Lesh lesh.
    Arresto Salen ti kur t filloi Perndimi me u “anku” se po “luftohet” opozita! Politikanet hajna vet Perndimi i mbshtet,sepse ata jan perndimi vet.
    Shifni ate ukrainasen,Ish kryeministren Timoshenko!hajne me damk.
    Por Perndimi e perkrah. Pse? Sepse e perdor.
    Si puna e atij hajnit rus qe u denu se vodhi miljarda duke u bo biljoner mrena mates,ai oligarku i naftes,qe sa doli nga burgu u strehu n zvicer.
    Perndimi, kur nuk i intereso nuk njef as gjykatat e lindjes!!!
    Hajni esht hajn kur vjedh si n Perndim edhe ne Lindje.

  11. Shqiperia Socialiste, Rilindasi Shalsi says:

    Dhe mbi te gjitha ne socialistet jemi duke pergatitur nje Premtim Elektoral qe mund ta bejme qe tani:
    Nuk do vjedhim ne menyre kaq flagrante siç kane bere Demokratet dhe LSI-stat
    Por do te vjedhim me bukur.

    TOP CHANNEL
    TOP STORY LIVE

    RILINDJA SOCIALISTE
    EDUARD SHALSI

  12. Zigur Qarri says:

    Ka aq shume politikane te inkriminuar,sa esht gati e pamundur qe te denohen.Kjo edhe per faktin qe horri ja ka dokumentuar horrit,dhe nese nje dite ai ngre gishtin,hapet kutia e pandores.Jo direkt ne mes e ne thela,por
    nga cepat.Akoma nuk jan denuar horrat e vegjel!Prejani krahet atyre lart.
    Pjesa me e madhe e ndertimeve ne Shqiperi jan bere me para te pista.
    Dhe keto parat e pista dhe pisat e tyre jan hedhur ne politike nga te gjith krahet.Te deklarohen pasurite dhe konfiskojani atyre qe nuk e justifikojn qe nga 1990.Po u ndertua nje vend mbi themele muti,i vjen era perjetesisht.

  13. eljon says:

    shqiperia do ndryshoj kur te hiqni nga zyrat ndryshkun e PD,se se dhe tani pas kaq kohe qe qeverrisni nje punonjese (demokrate)ne sigurimet shoqerore te sarandes bie nje popull verdall qe do te dali ne pension duke e tallur qe do ta mirrni sot pensionin do ta merrni neser dhe kalon nje vit ne pritje pensionisti dhe e dergon neper gjyqe dhe nuk merr gjith pensionin e vitit te kaluar qe i takon por pensionin e nje muaji..nqs kini kete mendje dhe ju rilindasit nuk do tju quajm rilindas por ringjalles se kaluares..besoj dhe gazeta tema te bej dicka per kete tem

  14. shpetimi says:

    po i pari duhet te gjykohesh ti eduard bashke me ish krytarin tan edvin ramen e me rradhe . e pastaj ta shofim kush jane horrat shqiptare. duhet te hapen dosjet e te gjitheve . pse e mbronit edi ramen nga hetimi kur ju a kerkonin mazhoranca e atehershme , jeni korruptuesa te gjithe , me emrin e ndyer muter.

  15. kasemi says:

    o shalso Shqiperia do ndryshoje kur politikanet ti futen lapsit dhe te lene podiumet, kamerat dhe mikrofonet(ti rrallojne).

  16. Visar says:

    Shqiperia do ndryshoje dhe do hyje ne renditjen e shteteve demokratike vetem kur ne Shqiperi te kthehen pronat e grabitura nga Sali Berisha. Pa u kthyer prona dhe pa respektimin e te drejtave themrelore te njeriut, Shqipewria kurre nuk di te konsiderohet shtet demokratik, dhe kurre nuk do te jete pjese e Evropes demokratike.
    E drejta “Kandidat” per BE Shqipwerise t’i je[et vetem kur te jene kthyer pronat e grabitura nga komunisti Sali Berisha.

  17. Fighter says:

    Ky Shals petlla gjate fushates tha ” xhevahirin ” e rralle : Ne, socialistet, kur te vijme ne pushtet do VJEDHIM ME LEZET. Tani qe kerkon arrestime besoj se i takon te parit te tregoje VJEDHJET E LEZETSHME.

    1. BESIANA GUSHI says:

      @ Fighterin

      Isha kurioze te dija, gjithnje ne se jane te verteta ato qe thua, ku dhe kur Shalesi ka pronuncuar fjale te tilla.
      Nese jane shpifje do te te thoshja kerko falje ketu ne kete mini forum.
      Une nga ana ime nuk besoj ta kete thene nje gje te tille, e denje vetem per nje ndjekes te saliberishisteve te Viçidolit.
      Kij kurajo te spjegohesh me mire. Ne se jo heret a vone do perballesh me te verteten e hidhur te atij qe mendon se duke hedhur gurin mund te fshehe doren… te keputur!

  18. Grupi i ciftelise says:

    Reformat ne Drejtesi i anashkaloni ,per te vetmen arsye ,sepse jeni
    bashkepunetor prej 23 vjetesh , ku te dy partite krijuan oligarkine e tyre.
    Persa i perket Reformes se tokes ,ate kerkoni ta beni me shpejtesi
    Sepse eshte ne favorin e qeverise tuaj.
    Persa i perket mosrealizimet te premtimeve astronomike , e keni te
    parapregatitur justifikimin para popullit , duke akuzuar ishqeverine.
    .

  19. e kam thene gjithmone,ky djalosh e ka te ardhmen perpara,,eshte trim sypatrembur dhe shume I pergatitur politikisht, shiko si qendron ne foto tamam burre shteti..per keto djem ka nevoje rilindja dhe shqiperia

  20. populli says:

    TE GJITHE POLITIKANET SHQIPTARE JANE NE HALL TE MADH.
    NE SI POPULL KEMI 24-VJET DEMOKRACI QE PO PUNOJME PER POLITIKANET, NDERSA POLITIKANET KANE 24-VJET QE PO PUNOJNE PER VETEN E TYRE.

  21. fabian says:

    Ne pushtet erdhet me patericen qe flaku Berisha, LSI. Nuk mund te te gjykoni patericen LSI, se automatikisht bie qeveria. Sa keq kur flisni per drejtesi dhe nuk ju ben asgje te turperoheni, hahaha drejtesi!

  22. po bejm dhe nje vit durim , dhe flasim prap me duket se po si bet keto gjera do merni te gjatin…

  23. Gezimi says:

    Zoti Shalsi, mire e keni, por kete populli e di dhe ka kohe qe e kerkon te konkretizohet. Llafet e shumta jane fukarallek. Nuk e kuptoj se pse nuk kalohet nga fjalet ne vepra. Asnjeri nuk po na e shpjegon! Deri kur?

  24. Ana says:

    Atehere bejeni prandaj u votuam!!!!
    Na vrane endrat, na shtrydhen emocionet, na hoqen te drejten e fjales te prones te vetvendosjes 24 vjet…………….kaq te veshtire e keni?! kerkoni mbrojtje por ama luftojini deri ne fund qe shqiperia te behet.
    FLM dhe shpresoj tja percillni komentet Z.Baze

  25. Canada says:

    Me vjen mire se te gjitha pak a shume jane te nje mendje; PERMBYSJE E MADHE. Per fat te keq shqiptaret jane ne pritje qe kjo permbysje do vije nga qielli si cdo gje qe ka ndodhur ne shqiperi. Kjo eshte e meta jone, mentaliteti jone pritje shekullore. Doni transformin, doni permbysje shikoni UKRAINEN. Se bejme dot do degjojme per jete Shalsat, Ramat, Berishat, Metat dhe sot lexova nje artikull te Xhufit pra te degjojme pordhet e Xhufit qe do e bej Enverin te dytin pas Skenderbeut. JEMI SHQIPTARE ne pritje shekullore neper kafenera duke pire kafe me bisht dhe duke perfolur, vetem perfolur. Harrova dhe kryesoren duke marre MASTERA. Vendi pare besoj me bote per tituj shkencore por i fundit ne inovacione dhe varferi. Prisni SHQIPETARE si ajo VAJZA E VALEVE qe priste burin ti kthehej nga mergimi

  26. 1* says:

    Mendoj, se nuk mund te gjykohet gjithcka qe tani. Por disa gjera duhen thene: erdhet ne pushtet me shume premtime si kunder korrupsionit, krijimin e institucioneve te pamvarura, analizat e cuarjen para drejtesise te vrasjeve te 21 janarit, Gerdecin, 1997 e grushtin e shtetit te v.1998, e deri vrasjen e z. Azem Hajdari, e plot e plot te tjera.Deri tani shohim vetem show mediatik.Administrata nuk po leviz. Shtypi shkruan se ne rrethet e jugut akoma drejtojne drejtoret e vendosur nga PD (militante e bashke me ta edhe nepunesit e tyre), keshtu vazhdohet edhe ne polici, ShISH,pa le ne Gjykata e Prokurori (ku cdo gje e pengon Nishani) qe nuk ka asnje reforme e permiresim te gjendjes. Policia kap e denonco e gjykata liro, vazhdon avazi i vjeter.Z. Shalesi, cdo gje e keni Ju tani, prandaj beni detyren se nuk keni kujt i qaheni.Populli do gjera konrete e jo fjale. Merrni shembull nga z. Brace.

  27. . says:

    ****************************************************************************************************

    …. Keshtu ka ndodhur ne gjithe BOTEN.

    …. Kane denuar “Korrupsionin” duke nisur nga “Koka Drejtusve te larte” dhe gradualisht duke perfshire gjithe strukturat ….

    …. Pa denuar Kriminelin historik Veriore Sali Bisha Shqiperia kurre nuk do mundet te nise “Vertete” rrugen drejt “Rilindjes”.

    ******************************************************************************************************

  28. era says:

    PO KUR PRA!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  29. teuta says:

    Per z.Shalsi nje pyetje dhe nje problem:
    -Nga kush pret t’i vere perpara drejtesise politikanet e lart?Milioni i votave per kete ju dha.
    -Problemi eshte ;drejtesine kush do ta vere dhe kur do vihet perpara drejtesise popullore?

  30. sokol says:

    por te majte e dine mire se po u futen ne burg te djathtet happen petet e lakrorit edhe per ta keshtuqe edhe ata duhet te futen ne burg.keshtuqe ata preferojne lojen me kungulleshka e ja hedhin fajin sistemit te drejtesise qe na qenka I djathte e te tjera pallavre si keto.Mjere populli

  31. suzana says:

    Ore ne skemi denuar kriminelet e diktatures duke u nisur nga nexhmija ramizi e spiune te tjere qe kane vrare e denuar mijra te pafajshem, pastaj erdhi sal shpellari ne pushtet dhe sberi azgje qe historia te vihej ne vend, (domosdo ish dhe vet I inplikuar) tani erdhi edushi (dhe nga ky mos prisni shume se edhe ku I kredhur ne shit nga koka ke kembet eshte) dhe keshtu historia riperseritet dhe ne si popull I lodhur dhe I dobet vazhdojme dhe vegjetojme dhe shpresojme ne ndonje hero te ardhur nga qielli qe te fitoje betejen tone. per sa kohe ne ti krehim bishtin politikes mire do jete ajo si veshka mes dhjamit. ndryshimin e ben popullin. po ky populli yne ka qelluar nje trushkulur dhe kellire qe hic sja ndien fare I mban ne kurrize te gjithe llumin e politikanve sa te kete therime prej djemeve dhe vajzave qe I flijoj ne kurbet . Mbahu popull mos ki frike se ke djemte ne AMERIKE. A MORTJA QE SJU HA

  32. Edi says:

    E sakte, duke filluar me Edin, ish kryebashkiakun dhe gjithe sejmenet e tij, qe e shnderruan Tiranen ne nje vend betoni qe vetem qytet nuk mund te quhet.

  33. mergim tari says:

    Shkrimi eshte i gjate por per titullin kam kete koment:

    Nuk mjafton qe te dalin para drejtesise politikanet e larte por ne radhe te pare duhet te pastrohet sistemi i drejtesise.

    Une kam disa vite qe perseris pak a shume te njejten gje:

    Ne Shqiperi duhet te krijohet nje gjykate e perbehet nga rreth 11 ose me shume (numer tek) gjykatesish te ardhur nga vende si Gjermania, Anglia, ose ndonje vend nordik si Suedia etj…

    Kesaj gjykate ti vihet nje emer si psh “Gjykata Supreme”, “Mbigjykata” a si te duan ta quajne.
    Keta gjykates te paguhen me rreth 30.000 euro ne muaj.

    Nese nje gjyq midis dy paleve ka mbyllur tere shkallet e gjyqesorit dhe palet nuk jane te kenaqura, atehere ata shkojne ne kete gjykate e cila eshte perfundimtarja. Nese kjo gjykate jep vendim, i cili eshte i ndryshem nga ai qe ka dhene nje gjykate e meparshme (shqiptare), atehere gjyqtaret shqiptare qe kane dhene vendimin e meparshem (te ndryshem) japin shpjegime para nje grupi task force, i perbere nga shqiptar e te huaj, te cilet shikojne ligjishmerine e vendimit.

    Nese vendimi eshte ijustifikuar, atehere gjyqtaret vazhdojne punen; nese nuk kane baza ligjore ne ate vendim qe kane dhene, u hiqet e drejta e ushtrimit te profesionit, paguajne vete gjithe shpenzimet e gjyqit dhe marrin denim qofte edhe me burg nese vendimi qe kane dhene, eshte krejtesisht flagrant ose i pabazuar ne ligj.

    Vetem keshtu shpeton sistemi gjyqesor dhe Shqiperia, dhe banditet politike dhe ordinere shkojne se bashku ne burg. Ne kete menyre do te shkoje prona tek i zoti, tek pronari i vertete. Madje une jam qe shume gjyqe qe jane perfunduar te rihapen; do te shikoni vendime SKANDALOZE…..

    Ne pamje te pare duket se ka shpenzime te medha, por me ato qe humbasin shqiptaret neper gjyqe dhe me pamjen e shemtuar qe kemi marre si shqiptare ne bote etj…. pagesa 30.000 euro per 11 ose pak me shume gjyqtare te huaj ne muaj nuk eshte asgje. Madje ketyre gjyqtareve duhet t’u sigurohet mbrojtje, te ndertohet nje pallat ku te banojne te gjithe se bashku me familjet, dhe te shmangin plotesisht takimet me politikane.

    Ne kete rast edhe gjykatat e ulta do te bejne vetepastrimin. Ata qe japin vendime te gabuara do te ikin ose futen ne burg. Do te mbeten te aftet te afte dhe njohin ligjet e shtetit dhe ato evropiane.

    Une do te shkoja edhe pak me ne detaje per tab ere sa me te plote pergjegjesine e gjyqtareve.
    Une do te sugejroja qe te dilte nje ligj me keto pak nene te meposhteme:

    Neni i pare

    Te detyroje gjithe gjyqtaret te deklarojne pasurite e tyre dhe te afermve dhe menyren si i kane vene ato pasuri, psh apartamentet, makinat etj….
    Barra e proves per te vertetuar pasurite te bjere mbi gjyqtaret dhe mos te bjere mbi prokurorine sic eshte tani. Kjo do te thote se tani eshte prokuroria qe duhet te gjeje se si ku i ka gjetur nje gjyqtar parate per te blere 3 apartamente, 3-4 benza, canta 6000-7000 euro etj…

    Neni i dyte

    Nese pas deklarimit del ndonje pasuri e pathene me pare e cila me pas zbulohet, gjyqtari te denohen jo me pak se 10 vjet burg deri ne 17 vjet, pa te drejte apeli.

    Por (duhet te kemi parasysh qe) kerkesa per deklarim te pasurise te behet pasi te dale ky ligj, pasi me ligjin e tasnishem ata mundet te deklarojne edhe pasuri qe nuk i justifikojne dhe thjesht denohen me gjoba.
    Gjithcka eshte e matshme, pasi ata kane te regjistruatra makina deri 70.000 euro, apartamente kane jo nje e dy por disa, e keshtu me radhe. Mjafton te shikosh vitet e punes, rrogen qe kane marre gjate atyre viteve dhe do te dalesh ne perfundim qe jo nje makine 70.000 euro, por as goma per pjese kembimi nuk merr dot me rrogat qe kane marre…..

    Bejeni te gjitha keto me siper te shpetoni Shqiperine. Ndryshe Sashenka, Toma, Agim Bendo, Fatmira Hajdari, Broci & Co.., do te vazhdojne te qelbin jo vetem sistemin shqiptar gjyqesor, por do te ndalojne Shqiperine te ece perpara.

    Keta jane sojseza dhe bota perendimore nuk i pranon kete lloj frymoresh ne sistemin qe ve ne vend drejtesine……

  34. Eno says:

    Keni shume te drejte i nderuar, por edhe brenda jush nuk jane te gjithe si ty, nuk mendojne te gjithe si ty sepse kane ardhur aty per te cvatur ndonje kocke, ndaj ne jemi skeptik. Po sikur gjysma e politikaneve te gjykonin si puna jote arehere shqiperia do ecte sepse do kishte vendimarrje dhe drejtesi pa friken se po godasim nga te ps apo nga te pd-se. Ty te lumte goja se syte nga ju i kemi!

  35. li1 says:

    Vetem kur te dalin para drejtesise e te denohen duke iu konfiskuar pasurite , binomi Berisha Nano ,
    vetem atehere shqiperia do te hyje ne rrugen e demkracise !

  36. li1 says:

    Edi do ta kete te veshtire ne mos te pamundur te zhduke mafian shqiptare me kapon ”godfather”in
    e Vicidolit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje