Tahiri: S’është e vështirë të bësh një operacion policor në Lazarat, por pyetja është ç’do ndodhë të nesërmen

22 Shkurt 2014, 18:18Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ftuar në emisionin “Bugajski Hour” të analistit Janush Bugajski, deklaroi se Byroja Kombëtare e Hetimit do të operojë në Ministrinë e Brendshme.

“Byroja Kombëtare e Hetimit, për të cilën ne po punojmë tok me partnerët tanë ndërkombëtarë, dhe e cila do të operojë në Ministrinë e Brendshme dhe në Policinë e Shtetit, ka për të qenë një institucion i cili në vijim të zinxhirit të përgjegjësive të Prokurorisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ne do të bashkojmë forcat së bashku me agjencitë e tjera në luftën kundër secilit prej këtyre fenomeneve specifikë dhe tejet të rrezikshëm. Sa i përket reformimit të të gjithë sektorit, lipset një reformë e përgjithshme e cila në fund të fundit garanton transparencë, garanton efikasitet, koordinim, angazhim proaktiv dhe, gjithashtu, përgjegjësi të përbashkët në lidhje me aktivitete të tilla, si dhe garanton siguri për njerëzit tanë,” tha Tahiri.

I pyetur për çështjen e Lazaratit, Tahiri tha se nuk është e vështirë të bësh një operacion policor, por pyetja që shtrohet është se ç’do të bëhet të nesërmen.

“Sigurisht që ne jemi një nga urat më të mëdha transportuese në rajon. Të tillë kemi qenë prej vitesh. Besoj se kemi dështuar të gjithë, si shoqëri dhe si qeveri, në zgjidhjen e kësaj çështjeje! Tani nuk është më thjesht çështje e policisë. Është shumë më tepër se kaq. Duhet të jetë një zgjidhje e përgjithshme, një zgjidhje multidimensionale që ndoshta fillon me policinë, por që vijon me një plan ekonomik, me një plan për vende pune, me një plan social. Kjo është më e dukshme, kur bëhet fjalë për Lazaratin. Pikësëpari, besoj se e kemi përdorur gabim edhe fjalën “i kemi hedhur fajin të gjithë rajonit ose të gjithë fshatit”. Jam i bindur që s’është faji i gjithë fshatit që merret me këtë aktivitet kriminal. Fshati nuk e meriton këtë stigmë si “fshati i marijuanës”, edhe pse në zonat rreth Lazaratit dhe vetë në Lazarat, kemi një përqendrim të lartë të prodhimit dhe tregtimit të marijuanës. Nuk është aq e vështirë, edhe pse s’është e lehtë, nuk është aq e vështirë të organizosh një operacion policor në Lazarat, por çështja mbetet ende dhe problemi ka gjasa të mbetet dhe shtrohet pyetja: “Ç’do ndodhë të nesërmen e operacionit policor?”” tha Tahiri.

Ministri i Brendshëm tha se ka një nismë ligjore për të parandaluar njerëzit që të shkojnë për të luftuar në Siri, duke i vënë ata nën akuzë për akte terroriste.

“Kjo do të thotë që kushdo që e merr iniciativën të shkojë në Siri, për shembull, dhe të marrë pjesë në një luftë, në të cilën s’është i përfshirë vendi ynë, kur të kthehet këtu, ai do dënohet për akte kriminale dhe terroriste. Kosova po punon për të njëjtin ligj. Edhe ne po punojmë me të njëjtin ligj. Besojmë se kjo do parandalojë turizmin terrorist apo këmbimet terroriste mes vendeve. Nga ana tjetër, po punojmë edhe në disa zona specifike në Shqipëri, për të cilat s’mund të tregoj hollësi. Po punojmë me partnerët tanë në zona specifike, në aktivitete specifike ekonomike, që padyshim përfshijnë aktivitete kriminale dhe terroriste tepër të dyshimta”.

60 komente në “Tahiri: S’është e vështirë të bësh një operacion policor në Lazarat, por pyetja është ç’do ndodhë të nesërmen”

  1. Hysni says:

    bravo Minister ti po punon shume mire dhe Ministria e Brendshme eshte trabsparente por kujt i thoni thuaj

    1. Klaudia says:

      duhet me vertet ngritja e Byrose Kombetare te Hetimit.. dhe aq me teper per te hetuar ushtaret e Sales

      1. Minoritari grek says:

        duhet me vertet qe ky shtet te ndryshoje dhe kjo do ndodhi nqs vazhdoni keshtu sic e keni nisur, transparenca eshte shume e nevojshme

        1. DENADA says:

          bravo shume e bukur kjo e sirise, duket qe doni te mbroni popullin tuaj Z minister

          1. Zyrtari says:

            policia e shtetit dhe Ministri me te fuqishem se kurre,, po ju kthejnde identitetin Shqiptareve

            1. ERTA says:

              po punoni fort, dhe po vzhdoi puna ne keto ritme, shqiperia do permiresohet me vertet!

              1. Fansja Edit says:

                ehhh mor Tahiri sa mire kur degjon optimizem nga ty .. keni ministrine me te rendesishme ne vend, paqen dhe sigurine per qytetaret

            2. JC says:

              Cfare do ndodhi te nesermen? Kjo eshte pyetja me idiote? Pse nuk ben te njejten pyetje kur shkon arreston ata qe shkelin ligin ne cdo fushe tjeter?

              Cfare ndodh te nesermen per gjithe fshatrat e Shqiperise? C’eshte ky idiotllik se cfare ndodh te nesermen? Dhe nese nuk ndeshkoni Lazaratin qe ju sfidon hapur, cfare te drejte keni te arrestoni te tjere qe shkelin ligjin?

              1. marihuana says:

                po prit sa te koret dhe prodhimi ketij viti pastaj pyt dhe njeher cfar te bejm neser se ndoshta i prishet medja katnarve te lazaratit dhe po mbjellin patate vitin tjeter

              2. mergim tari says:

                Shume e sakte.

                Edhe une kur e kam degjuar per here te pare kete shprehje (se e ka thene ne TOP CHANNEL para disa muajsh) kam thene qe eshte pergjigej IDIOTE.

                Llogjikisht nuk ka arsye te thuash cfare do te ndodhe neser, duke patur parasysh qe policia eshte organ per te luftuar krimin por mbi te gjitha per ta parandaluar krimin.

                Kjo shprehje as nuk e lufton dhe sigurisht qe as nuk e parandalon ate krim qe vazhdon te ndodhe atje.

              3. llambi says:

                sipas ministrit,, te gjithe ata qe skan pune duhet te mbjellin hashash,,,mendoj se eshte gabim i rende nga goja e ministrit te dal kjo deklarat,,behet fjale per kultivim the trafikim te organizuar te mariuanes ,fitime te pa deklaruara,etj.jam kurioz se cili do te jete komenti i opozites mbi ketr deklarate,,,,

              4. Koz Dynjaja says:

                – Sakte – Jane arrestuar edhe kryepleqte ne ato zona te Shqiperise ku eshte zbuluar mjellja ! Ky eshte humor politik ,!

              5. JULIANO says:

                SHUM E SAKTE,TE NJEJTEN MENDIM KISHA QE DITEN QE FOLI NE KLAN OPINION KRAH ATYRE IDIOTEVE TE TJERE ATJE,PO ECI ME KETE MENDJE ATEHERE LE TE BEHET GJITH SHQIPERIA CANABIS SATIVA DHE JO CA TE NENES E CA TE NJERKES,AJO ISHTE PERGJIGJIA ME IDIOTE QE ME KAN ZEN VESHET LIVE NE NJE TV,NESE ARRESTOHEN TE GJITHE ATA QE MBJELLIN KUSH DO MBJELL PASTAJ GRATE E TYRE O MINISTER? GABIM,TE GJITH JANE NJESOJ PERPARA LIGJIT,DHE MOS THONI CDO BEHET ME FSHATIN PASTAJ SE DHE AI FSHAT DO BEJ SIC KAN BER GJITHE FSHATRAT E TJERE APO U RA HUNDA ATYRE DHE TY BASHK

              6. Nabukodonosor1 says:

                Vetem keshtu nuk mund te flase Ministri i Brendshem.D.m.th. ato familje qe kane femije te droguar,si duhet ta kuptojne kete deklarate?

            3. Pilo Lala says:

              Me kaq sa tha Lazaratit po i shpeton shurra ne brek.
              Bravo qe perdorni median per favorin e Policise dhe Shtetit.
              Ju garantoj qe kete vit nuk do mbillet as nje rrenje bime ne Lazarat.
              Lazarati e kuptoi qe me Qeverine nuk behet shaka.
              Berisha nuk kishte Qeveri, kishte nje grusht Tropojanesh qe donin te terrorizonin popullin.

            4. Mira says:

              Përveç ministrit Herkul kemi dhe çensuruesin më të fortë të gazetës Tema…..!
              Përshëndetje çensuruesi…!

    2. xeni says:

      po mirë ne që nuk mbjellim hashash kush na i qan hallet, lazot janë bërë milionerë dhe ti saimir tahir mos u shqetëso shumë për ta se nuk e pjerdhin xhepin për pare

      1. Pilo Lala says:

        Xeni,
        Lazarati e ben kete gje ilegalisht. Lazarati ka vendosur te veje ne burg, kete kerkon edhe ti Xeni?
        As ty nuk te ndalon njeri te shkosh te vjedhesh banken, te shkelesh ligjin.
        Por cdo gje rendon mbi koken tende.
        Lazaratit i ka hyre frika ne palce. Edhe sikur te mos mbjellin me, ata qe kane kryer krime atje, do dalin para drejtesise, qofte edhe pas 1 viti apo 2.

  2. Burg per lulin e saliun says:

    nese e verteta eshte qe shqiperia kishte nevoje per kete qeveri, atehere perpara dhe suksese keshut!

  3. Skifteri says:

    Dmth ti Sajmir Llukubabashta thua qe do vazhdosh te jetosh mes krimit me dashje
    dhe vetedije. Hajde llogjike ministri hajde!

  4. sahani says:

    Ore po pse po te mbjell un futem ne polici dhe nje lazarats mbjell dhe shet lirshem. Kjo esht padrejtesi, ateher lirojeni per te ter kultivimin dhe trafikimin dhe jo nje i nenes tjetri i njerkes…
    Ne lazarat jam dakord mos te futeni po tu merre shteti 50 % te fitimeve aty katunarve ?

  5. aro says:

    zoti minister zbatoni ligjin vetem ligjin dhe nje BRAVO PER POLICIN ,

  6. Ed says:

    Te dashur shqiptarë. Sipas zotit ministër në të gjitha zonat e varfra të këtij vendi mund të mbillni hashash. Policia nuk u thotë gjë deri sa Qeveria të ketë gati një plan social dhe ekonomik për ju.
    Hajde ministër kalama hajde.

  7. arsen says:

    Per Byrone beni mire, por qenia e saj ne Min e Brendeshme do te thote qe eshte ne dore te partise.
    Nuk luftohet korrupsioni me uniforma, por me polici sekrete. Nuk ka nevoje per emra dhe institute, ka nevoje per SPIUNA TE MIREFILLTE. Perderisa KORRUPSIONI NDODH FSHEHURAZI, edhe ndjekja DUHET BERE FSHEHURAZI.
    Presidenti Nikson iku sepse e zbuloi FBI-ja. Por SHEFIT TE FBI-se ne USA i ben “temena” e gjithe KASTA.
    Kudo ka korrupsion, por ai nuk luftohet nga targeti i vet. Pra nga Ministri i Brendeshem.
    Sa per Lazaratin “ja ke fut kot plako”!
    Mer shemull nga Xhelal Meziu dhe mbaj edhe ti lazaratsit qe sduan te punojne, me asistence. Por kete do te ta fali populli, sepse po i heq emrin e piset “drogaxhi”
    Pra?! Te nesermen zgjidhe me asistence. Te pasnesermen, mesoi lazaratasit se ku te investojne ne turizmin shqipetar. OSE E FUNDIT. L E G A L I Z O N I marjuanen!

  8. Ia ke fut kot Plako says:

    ..kjo lloj pergjigje ,sec me kujton ato spektaklet e bukurise miss Albania te fillimviteve 90, kur protagonistet pyeteshin..”c eshte gjeja qe ka me shume rendesi per ty ..? Dhe ato qe pergjigjeshin…”Eshet Paqja ne Bote ?!!”.
    Dua te them qe ministri eshte ne krye te ministrise se Rendit, dhe ministria e rendit ben kryesisht ate qe i eshte ngarkuar ,dmth..:Ruan Rendin.Nje menyre e ruajtjes se rendit eshte dhe ai gjoja kordon sanitar rreth Lazaratit,duke e izoluar fshatin ne pikpamje policore.Por kjo gje nuk e ka dekurajuar prodhimin e droges madje e ka shumfishuar ate.Atehere kjo do te thote se ministria totalisht ka deshtuar ne luften ndaj fenomenit, dhe kjo gje do te thote ne menyre indirekte Inkurajim i Fenomenit, dhe perhapje e tij.Ato se cfare do te ndodhi me pas nderhyrjes se supozuar policore ne lazarat,ministri le tua leje hallkave te tjera te shtetit, perndryshe kjo pergjigje eshte pa sens dhe nuk premton asgje te mire per te ardhmen

  9. Nqs do ti referohem pergjigjes se z.Minister,
    do thoja se ka plotesishte te drejt ,jo per mendimet qe duen bere me pas,
    se si do reagohet dhe sesa sens do kishte nji operacion i tille i cili do i sherbente jo ne te vertet, asaj qe propogandohet vs Lazaratit ,pooor
    se thene QART ;
    E gjithe zhurma akustike ,qe i behet ksaj qeverrie e respektivisht Ministrise Brendeshme mbi Lazaratin eshte nji devijim i asaj qe kjo qeverri e kjo Ministri nuk eshte duke bere ,pra arrestimin e Te Keqes Shqiperise ,poltikanve te cilet kane shkaterruar jeten e ktij populli ,te ardhmen e Shqiperise , disa prej te cileve mbajne poste jo vetem ne Parlamentin Shqiptare, por edhe nga ata kriminele te afirmuar ,qe vazhdojn te ndyjn e tallen ne ate Parrlament.
    Termi Lazarat , kenga e imamit kunder tij, eshte pra nji manover devijuse e vemendjes se qeverrise e opinionit mbare ,prej asaj qe eshte kryesorja qe duhet bere ne ate vend ; Nxjerrja perball Drejtesise kriminelet e kombit Shqiptare ata politikane qe mbasi vodhen ,vrane e shiten Shqiperine ke te huajt gezojne sot pa te drejte lirine e te qenit miljarder .
    Nqs flisni per Rilindje zoterinj poltikan qeverritar Ministra e Kryeminister , filloheni nga Kupola e Krimit ne Sjqiperi ajo qe i bie dicka Rilindjes e jo aksione ordinere .

  10. skenderi says:

    HAJDE KOQE GOMARI HAJDE ,po ato zona te varfera qe ja kane mbathur ne emigracion dhe nuk meren me droge cfare jane ,kto na qenkan hallexhinj e tju qajme hallin, jo more jo kto jane plehra qe helmojne cdo dite njerezit dhe duhen varur ne litar ,cfare llogjike hapu dhe te futet

  11. kerpaci says:

    Sado holle qe te tirret ky problem, pyetja ngelet vetem nje: Kemi shtet, apo do behemi te gjithe Lazarat? Fatkeqesisht pergjigjas favorizon Lazaratin dhe kjo eshte turp i pashembullt per shtetin.

  12. Landi -Sverige says:

    Cdo te ndodhe te nesermen e operacionit policor?! Shqiperia dhe bota do te jene me te sigurte nga droga dhe mafia e droges! Ne qoftese ti si minister i brendshem ke frike nga e nesermja, atehere me mire te japesh doreheqjen! Kompromis me krimin nuk ka ne nje shtet ku funksionon ligji, ne nje shtet te se drejtes dhe detyrimit qytetar!

  13. beso says:

    Jam me ty Sajmir,por me Lazaratin te jane lidhur duart,jo per fajin tend.E nesermja?Ate edhe Perendia refuzon ta thote….

  14. liqeni says:

    Per ju si qeveri ishte me e rendesishme heqja e fugoneve se sa eleminimi i droges qe po shkaterron jetet e njerezve.Pra ju lejuat Drogen dhe bllokuat njerezit e thjeshte qe leviznin me keta fugone fshatrave te ndryshme te shqiperise per te dale ne qytet dhe per te ushqyer familjet e tyre.Vetem ky krahasim te ben te kuptosh se sa te afte jeni ju per te drejtuar kete popull.Po per levizjen e ketyre njerezve te thjeshte tani qe nuk kane fugona cfare do te beni?Apo e rendesishme eshte qe te funksjonoje transporti vetem ne Lazarat?Ju ndihmuat ne kete rast vetem drogaxhinjte kurse njerezve te thjeshte ju hoqet edhe mundesine e levizjes se lire.Me cfare do levizin njerezit nga Progonati ne Tepelene?Me cfare do levizin njerzit nga fshatarat e Kukesit per ne Kukes?Po nga fshatarat e Skraparit deri ne Skrapar etj etej Ju jeni jo vetem te paafte por edhe keq dashes.Kudo ne shqiperi degjon qe njerezit nuk kane mundesi te levizin nga fshatrat e tyre kur perpara disa kohesh kjo gje nuk perbente asnje Problem.Eshte kjo rilindja juaj?

    1. Usa says:

      Dy fjale kam per skifterat lockat etc. nqse gjithe bota po e legalizon mariuanen pse duhet te shkaterrojme nje gjenerator te ardhurash

  15. tani says:

    un jetoj ne antwerpen-belgjik,ne kufi me hollanden.ne holland hashashi kultivohet me liçens sikur lulet neper sera,shitet neper bare te posaçme legalisht,mjafton qe te kesh mbi 18 vjeç.edhe shqiptaret te mjellin se hashashi nuk vret,leku vjen ne shqiperi e shum e shum te mira…hollanda vend i BE,eshte si hoxha qe thot mos beni ça bej un,por beni ça ju them une

  16. futja kot says:

    Byroja K.Hetimit duhet te varet administrativishte dhe organizativishte nga M.Brenbdeshme dhe nga nga veprimet proceduriale dhe juridike nga Prokurorija.

  17. Para La♣i says:

    Me ata police qe ke ne Gjirokaster, me ne krye drejtorin medioker/partiak nuk ke per te bere ose me mire mos e co ndermend….. do strategji kjo pune nuk do aksion, fillo me parandalimin e mbjelljes, vazhdo me bllokaden e ujitjes dhe punetoret dhe fillo ofensiven pastaj…

    nga nje mik qe ta do te miren…

  18. Dr.prof.Xhirja prej Sauku says:

    Nuk e luftoni dot drogen e Lazaratit. Aty jana ne loje shume leke dhe prodhuesit marin nje pjese te vogel te fitimit njelloj si ne Afganistan, ku ne fshatrat e Kandaharit, ne tezga te improvizuara shitet hashashi per 5 $ kg. Edhe behet fjale per nje vend te pushtuar nga forcat ushtarake me te sofistikuara ne bote. Me mire krijoni nje shoqeri anonime, blini kanabis me shumice dhe shiteni me cmim te larte. Keshtu puna e fshatareve tane trima do sherbente per lulezimin e atedheut tone te dashur. A nuk e bente kete pune dhe xhaxhi i ndershem qe ndriconte boten e tere me cigaret?

  19. marihuana says:

    bisedova me nje banor lazarati dhe me tha qe kishin rene dakort kultivuesit qe kete vit dhe vitin tjeter me e shumta do kultivojne kanabis,pastaj dote kultivojne bime medicinale per te regulluar imazhin

    1. Pilo Lala says:

      Pjesa tjete rdo mbillet fara luledielli.
      Hajde trap hajde.

  20. mergim tari says:

    Te nesermen duhet te kontrollohet cdo shtepi per arme, municione. Te kekrohen ata qe kane mbjelle kanabis ne oborret e tyre.

    Me pas te behet nje vleresim i pasuruse se patundshme qe kane LAZOT.
    Te shikohet se si i kane bere shtepite, ku i kane gjetur paret. Nese i justifikojne mire, nese jo mbi ta bie barra e proves per te vertetuar se si kane ndertuar shtepite.

    Nese nuk i justifikojne shtepite dhe pasurite qe kane vene….. BUUUUM me TRITOL, dhe te dyshuarit ne pranga.

    VEcse operacioni duhet te behet ne bashkepunim me forcat pseciale amerikane (me duket quhen SWAT).

    Se atyre po ju kunderpergigje me arme ta kthejne me TOP.
    ME ate rast edhe BISHA i VICIDOLIT nuk ka goje te thote se perse ju kunderpergjigj me arme policia LAZOVE….

  21. shqiptari says:

    d.m.th edhe kete mehillaj gjynah paskan bere qe e kane arrestuar,te nesermen i kercenuan familjen,vete e lane pa pune,….

  22. Ben says:

    Cdo ndodhi neser?po ky neve na pyet hajde minister hajde.prandaj je zgjedhur te gjesh rruzgjidhje. U mburre ne fushat vazhdo tani

  23. Uji i ftohte says:

    Nuk pajtohem me statusin aktual ne Lazarat,besojme se do gjeni zgjidhje.

  24. usa says:

    ti je ..me zevendesu Gjinin e portokallise..ti do e lesh pa pune ate njeri..po si ore..shteti paska frike nje fshat..(po me Sirin)…po pse nuk thua me qarte se me kan dhene edhe mua nje pjese te vogel…ik ore kalma..kurv..

  25. tony says:

    Çdo te ndodhe te nesermen ?????
    Asgje !!!!!
    Ata qe do te behen kurban, do te lene vendin bosh per te tjeret qe do te vijne mbas tyre…. !!!!!
    Eshte e qarte apo jo ????
    Po pse do te thote dikush nga parafolesit , ketu..???
    Pergjigja eshte nje ligj UNIVERSAL i tregut te lire..
    – Atje ku ka KERKESE , do te kete gjithmone nje OFERTE.
    Asnjeri nuk e ka vrare mendjen dhe te shtroje pyetjen :
    More po ku shkojne keto qindra e qindra tone mariuana , vit per vit , dhe pa reshtur…??????
    Jo betem ne Shqiperi , por edhe ne shumicen e vendeve te EU , perveçHollandes dhe Beligjikes , te cilat tolerojne dhe akceptojne konsumin e mariuanes, politika i ka mbyllur syte nga kerkesa e per konsumin e kanabisit.
    Ne nje fare menyre idealet e moralit te trasheguar nga brezat e meparshem ( dhe shume interesa te tjera multi miliardeshe te industise medicinale) kane rrenjosur ne psiqiken e njerezimit idene qe konsumi i mariuanes eshte i demshem.
    Por si te gjitha produktet e luxit ose te defrimit , siç mund te themi, siç jane alkoholi,duhani, ose edhe thjeshte produktet ushqimore te perditshme ,edhe mariuana behet e demshme vetem nqse konsumi i saj del jashte kontrollit. Dmth : ne qofte se nje gote vere ne dite eshte mire per qarkullimin e gjakut, 2-3 ose 4 e demtojne ate.
    E njejta gje ndodh edhe me kanabisin, mariuanen, ose THC siç quhet substanca e cila e ben te demshem konsumin e tepert te saj.
    Nje ilustrim i vogel :
    Banoret e hershem indian te kontinentit amerikane , kane pasur nje ritual te cilin e perdornin gjithmone atehere kur burrat e dy familjeve ose fiseve duhet te zgjidhnin pa lufte grindjet ose problemt e tyre.
    Ata ftonin njeri-tjetrin neper çadrat e tyre dhe pinin nga llulla e duhanit te kundershtarit te tyre . Simbas shkrimeve dhe deshmive te asaj kohe tregohet se ne tabakun e tyre ata prrzienin edhe nje lloj bime e cila kishte nje efekt te çuditshem qetesues dhe paqesor. Kjo bime nuk ishte asgje tjeter vecse mariuana antike. Mbas ketij xhesti kundershtaret e kuptonin njeri tjetrin dhe problemi zgjidhej paqesisht.
    Perse e shkruaj une gjith kete histori.
    Sepse mendimi im eshte qe ka ardhur koha per te zgjidhur PAQESISHT problemine kanabisit ne Shqiperi.
    Duhet legalizuar Mariuana. Dhe te marri fund kriminalizimi i qindra familjeve te cilat sigurojne jeten me kete kultivim.
    Kush nuk di ta perdore dhe nuk ngopet duhet te ndjeje konsekuencen qe sjell me vete abuzimi me te.
    Une i keshilloj te gjithe popullit te Lazaratit, te qendroje i patrmbur perpara prsionit qe i behet nga e gjithe republika. Te qendrojne te kembengulur per nje produkt te tyren i cili me krenari mund te mbaj etiketen Made in Albania ( Lazarat) .
    Per çfare produkti mund te permendemi ne kete globalizim te pafund .???
    Ndoshta per kepucet qe shkojne ne Itali, te cilat jane aq kualitative , saqe as nuk e permendin se ku jane Made in.
    Produkte te tjera nuk di dhe nuk kam pare gje …
    Secili po te mendohet mire dhe thelle do te me japi te drejte…
    Me rrespekt.

  26. Iris says:

    Sipas z.Tahiri i bie te mbjellin te gjith Shqiptaret kanabis ne pritje per ndonje vend pune..

  27. sala says:

    nga hashashi shum shpejt do kalojme te kokaina heroina kjo do te ndodhi te nesermen ,hajde minister hajde me pak fjale thot vazhdoni keshtu se e keni mire
    ca eshte ky trap kshu mer,ne te gjithe vendet ku kultivohet droga ka mafie krime dhe korrupsion shiko meksiken columbin ect…

  28. beratasi says:

    Ju lutem kush me thote cmut ha ky idjoti Pllo Lala qe eshte kopetent dhe i zgjuar per cdo problem

  29. ulvi stambolliu says:

    Ky qenka fare i paafte!

  30. Rea says:

    Lazarati shtet brenda shtetit dhe bejne gabim kur nuk formojne qeverin e tyre dhe presidentin,

  31. liu says:

    car do te ndodhe te nesermen nuk e kuptoj epo leri ne lazarat drogen armet dhe leri shtet me vete ka qeveri apo jo pse aI TJETRI

  32. Boris says:

    Sa shpejt i harroi Tahiri sloganet kur ishte ne opozite. Nje nder to ishte qe me te marre pushtetin nuk do te ekzistonte me problemi i Lazaratit. Po tani cfare i paska ndodhur, ku iken premtimet e bera. Kollaj te derdellisesh qesim kur nuk ke asnje lloj pergjegjesie ndersa tani kur e ke vete barren mbi shpine gjerat duken me te veshtira. Do te kisha qejf qe te behej nje llogari e oreve qe Tahiri ka shpenzuar televizioneve dhe ato efektive te punes per te pare se sa ben reklame e se sa punon.

  33. Anna says:

    Cdo te ndodh me te ardhment? Bukur! Do u paksohen pak te ardhurt kupoles qe eshte (me pak se 10% e popullesis)ku perfshihesh dhe juve kapterr i te Gjatit.

  34. nuri says:

    Z. Mero meqenese ministri nuk e dinka cfare do te ndodhe nese nderhyhet ne Lazarat te lutem tregojani ju publikisht ne gazeten tuaj.

  35. AntiQafderri says:

    Z. Minister mos u fshihni pas pyetjeve te tiila. Ju zgjodhem per pergjigje dhe te shpejta madje. Imagjinoni cdo i ndodhte nje ministri europian nese pranonte deshtimin. Thjesht jep doreheqjen, sic ndodh ne cdo zanat kur nuk e realizon dot ate per te cilin eshte ngarkuar. Do nderhyni diten e pare diten e dyte dhe per aq kohe sa te ushtroni detyren, perndryshe secilini prej nesh mund te gjeje 1milion ? arsye per te thyer ligjin.
    Kurajo minister leket behen dhe duke punuar, filloni ta beni dhe Ju

  36. REZART says:

    Car do behet neser? Tani kete pyetje berja vehtes dhe padroneve e jo ta besh publike.Pse te zgjodhen? Per te i pyetur se si duhet bere?Nese e ben mire do behesh hero,nese e ben keq si je duke i bere ca pune gjer tani do dalesh i dhjer dhe pike.Duhet te kemi dertin tat personal? Kur te japish ne mitingje fjale te medha e premtime duhet ti te tregosh te nesermen se cfar ben e jo te besh shou ore hut.Policia nuk flet ajo punon e jo te japish te dhene sekrete neper mediume per perfitime afatshkurta.

  37. Losar Vjerdha says:

    Ç’do te ndodhe neser? Nuk e di ministri? Duhet te hyjne ne burg qeveritare dhe ish qeveritare pergjegjes te cilet per 20 vjet i lane me dashje lazaratasit te kultivojne e tregetojne drogen. Nje shok nga Gjirokastra thonte Lazarati s’eshte as majtas as djathtas. S’eshte me PS apo PD por eshte me ate qe le te merret me drogen. Qeverite e lejuan.

  38. ari says:

    O zoti minister

    Mos rri po duku ( si tek kryeministria , qe te ngriten tre ushtare qe te hypje ne baxha , ngaqe je shum i shkurter dhe nuk te arrinin duart ).

    Evropa nuk ja jep shqiperise statusin ne qershor po nuk u futet ne lazarat. Ti e di shume mire kete , prandaj thua po neser cfare do bejme.

    Pasi te futesh ne lazarat une them qe pjesa tjeter e popullit ( qe nuk merret me droge ) te bej sehir.

    Futu qe tani ne lazarat ,( pe ke b—e ) dhe leri nazet se nuk te shkojne.

    Ju po fusni ne burg ata qe kapen me 10 gram hashash dhe nuk jua mban te futeni ne lazarat qe gjithe bota e edi se cfare behet atje.

    Provoje njehere, futu njehere ne lazarat , pastaj flasim cfare do te bejme neser. Shteti tamam futet, dhe i llogarit pasojat.

  39. my name is taken says:

    Zoti minister cfare do ndodhi te nesermen?
    Nuk eshte detyra juaj te parashikoni te ardhmen por te zbatoni ligjin sot.
    Ne rast se ju nuk hyni sot ne Lazarat neser nje fshat i harruar nga te gjithe qeverite i varfer pa te ardhura do mbjelli maruana dhe keshtu do vazhdojne me rralle shume te tjere derisa te kthehemi ne little Columbia in Mediterranean
    .zoti minister jepi ultimatumin fshatit qe kane nje jave te largohen gra femije dhe kushdo qe nuk eshte i perzier me drogen.Fut forcat speciale te marrin fshatin nen kontroll.Ministria e shenesise e specialiste te merren me prerjen grumbullimin e mariuanes jo shkaterimin.Paketojeni dhe shteti ta shi ne Hollande California si medical maruiana dhe me ato leke te ndertojme nje stadium me standarted e duhura.
    NE RAST SE TI I PERGJIGJES NJE PYETJE ME NJE PYETJE TJETER ATEHERE TRAFIKANTET E LAZARATIT JU KAN EDHE JUVE NE XHEPIN E VOGEL SIC KISHIN QEVERITE E MEPARSHME DHE TI SI MINISTER DO MERRENI ME SMALL PATATOS PETTY THEFT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje