Gjosha raporton në Kuvend: Hapa konkretë në luftën ndaj krimit (VIDEO)

24 Shkurt 2014, 10:42Politika TEMA

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha raporton në Kuvend mbi ecurinë e procesit të integrimit  të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjosha informoi deputetët e Komisionit Parlamentar të Integrimit mbi Planin e Veprimit të Qeverisë shqiptare që do të bëjë të mundur marrjen e statusit  të vendit kandidat në qershor të këtij viti.

“Qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Progresi i qeverisë është vlerësuar edhe nga pala evropiane.  Plani Kombëtar për zbatimin e MSA-së do të plotësohet brenda muajit prill të këtij viti. Këtë vit fondet e parashikuara për financim nga IPA II do të jenë në sektorët primarë të vendit. Këtë vit fondet për financim nga IPA II do të jenë për mjedisin, transportin, bujqësinë e zhvillimin rural”, tha Gjosha.

Deputetja e PD-së Majlinda Bregu propozoi që të zhvillohet një takim të Komisionit të Integrimit me shoqërinë civile për prioritetet e integrimit. “Kuvendi e ka një listë me aktorët që janë të interesuar për integrimin”, tha Bregu.

Ndërsa deputetja tjetër e PD-së Jorida Tabaku theksoi se Komisioni Europian është i shqetësuar në lidhje me ndryshimet në ligjin për Nënpunësin Civil dhe kthimin e listave të pritjes për administratën. Por në përgjigje të këtij shqetësimi, Gjosha  tha se cdo veprim bëhet në konsultim me KE apo asistencën e saj. Sa i përket akuzave të opozitës për emërimet në administratë, ministrja Gjosha  theksoi se punonjësit e administratës do të merren në punë vetëm me konkurs.

“Numri i kontratave të përkohëshme po ulet ndjeshëm pasi ato kanë qenë traditë e qeverisë së mëparshme”, tha Gjosha.

Ndërsa deputetja e PS, Arta Dade theksoi se duhet të përcaktohen kriteret mbi të cilat duhet të ftohet shoqëria civile, pasi integrimi është një nocion i gjerë.

3 komente në “Gjosha raporton në Kuvend: Hapa konkretë në luftën ndaj krimit (VIDEO)”

  1. ibrahim says:

    vertet hapa konkret-me pare kriminelet Benin krimin-tash krimin e bejne qe nga kryeministri ,deri te pastruesi.tash policet e tahirit eksportojne Drogen si bari.tritolin po e po.vrases me pages,shofera,perfekt,kryeashkiak,polic kusherinje,biznismen qe blene vota,edhe avokatei kane te vetet sollakun-pra nje rreth i mbyllur,grate i kane prostituta i nderrojne sa here u teket-kur nuk jane shtatezen ja futin jastek.

    1. Il tigre says:

      Hik mer bushtra e familjes kriminelit ,orrace terroristesh islamik ,
      zhdukuni nga ky vend , bota e shpifjeve dhe e terrorit eshte ne Arabi jo ne Shqiperi . Shko ne atdheun e gjakut tend .Ne kte vend ske perse te qendrije asnji bastrad islami.Cigan i peshtir ,mjekerrmut yyyyyyyyyytq.rbt

  2. shqip says:

    Me pelqen perkushtimi dhe serioziteti i z.K.Gjosha . Te rinjte jane gjithmone me aktive ne jete ndryshe nga kolltukaxhijt e poltikes perjeteshme qe dijne vetem dallavere e mos te levizin asgje.Bravo .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje