Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i jep mandatin e deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në Qarkun Durrës, Bujar Skënder Derveni. Vendimi erdhi pasi ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka hequr dorë nga mandati i deputetit. Pas njoftimit të Kuvendit për plotësimin e vakancës së krijuar pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të Ermira Koçi, KQZ i kaloi mandatin e deputetit kandidatit në listën shumemërore të LSI-së në Durrës, Edmond Panariti, i cili e ka dorëzuar mandatin. Në këto kushte KQZ vendosi, me 4 vota pro t’i japë japë mandatin e deputetit kandidatit të radhës në listën shumemërore të LSI-së në Durrës, Bujar Derveni.