Sa janë shanset për shpërthimin e një Lufte të Tretë Botërore?

24 Shkurt 2014, 12:30Politika TEMA

Nga John Simpson, BBC

 

Këtë vit Britania do të përkujtojë 100- vjetorin e nisjes së Luftës së Parë Botërore.

Një shekull më vonë, a mund të shpërthejë një tjetër luftë botërore?

Duket e pamundur, por është pikërisht kjo ajo që njerëzit besonin kudo përpara vrasjes së dukës Franz Ferdinand nga një ekstremist serb në vitin 1914.

Natyrisht ka disa pika të nxehta sot. Europa dhe Rusia po shkëmbejnë akuza të forta për Ukrainën dhe Kina e Japonia po përplasen për disa ishuj të pabanuar në Detin e Kinës Lindore.

Ka veçanërisht dy rreziqe në këtë kohë.

Së pari, që vendet e vogla mund të tërheqin vendet e mëdha në luftë. Në vitin 1914, Rusia, Franca dhe Britania u përfshinë në krah të Serbisë, ndërkohë që Gjermania mbështeti Austrinë.

Së dyti, që qeveritë ndonjëherë tundohen të besojnë se mund të nisin një luftë të kufizuar, që mbaron me sukses në mënyrë të shpejtë.

Zakonisht e kanë gabim.

Sot ne mendojmë se bota jonë e globalizuar është kaq e lidhur sa kjo e bën të pamundur shpërthimin e një lufte të gjerë. Epo edhe në vitin 1910, një person, i quajtur Norman Angell, mendonte kështu.

Ai shkroi një libër të quajtur “Iluzioni i Madh”, ku theksohej se lufta do të ishte çmenduri nisur nga lidhjet e ngushta të tregtisë mes fuqive të mëdha.

Ishte një libër best- seller, por edhe pse kishte pak a shumë të drejtë dhe mori çmimin Nobel për Paqenn 22 vite më vonë, lufta shpërtheu gjithsesi.

Megjithatë, gjërat kanë ndryshuar shumë 100 vite më pas. Pavarësisht se si duket, bota jonë është më pak e rrezikshme dhe më pak e prirur për luftë.

Kërcënimi i luftës bërthamore nuk qëndron më varur sipër nesh.

Për momentin në botë janë duke u zhvilluar 30 luftëra. Por ato janë shumë më pak shkatërruese.

Mes viteve 1950, kur shpërtheu Lufta Koreane, dhe vitit 2007, kur numri i vdekjeve në Irak nisi të binte, çdo vit kishte 148 mijë viktima në vit nga luftërat.

Nga viti 2008 deri në vitin 2012, shifrat kanë rënë në mënyrë dramatike në 28 mijë viktima në vit. Kjo shifër do jetë akoma më e ulët në vitin 2014.

Duke i vendosur shifrat pak më ndryshe, në 14 vite të shekullit të 21-të, numri mesatar i vdekjeve ka qenë 55 mijë, edhe pse ka akoma shumë debat në lidhje me numrin ekzakt të njerëzve që kanë vdekur gjatë pushtimit në Irak nga SHBA e Britania.

Kjo është gjysma e shifrave të vitit 1990 dhe një e treta e numrit të vdekjeve gjatë Luftës së Ftohtë.

Në fund, një tjetër vëzhgim komfortues.

Britania vuajti humbje të mëdha si rezultat i Luftës së Parë Botërore dhe epidemisë së gripit që shpërtheu në Europë pas saj.

Por nëse krahason shifrat e censusit në vitin 1911 dhe 1921, do të shohësh se popullsia britanike në të vërtetë u rrit gjatë atyre viteve me rreth 3 milionë.

A kemi ne një luftë botërore pranë?

Nuk mund ta dimë me siguri, jo më shumë se Normal Angell në vitin 1910.

Por këtë herë, me siguri, ka më shumë garanci për të shpresuar se nuk do ketë.

30 komente në “Sa janë shanset për shpërthimin e një Lufte të Tretë Botërore?”

  1. Mepasion says:

    S’ka shance sepse njerezit jan kthyer ne bageti,punojne per te ngrene nje cope buke dhe pare ne tv brockulla politike dhe reklama kapitalizmi.
    Pas 100 vjetesh kur do te shembet kapitalizmi ne menyre te parikuperueshme dhe te plasi nje varferi e papare ndonjehere atehere po.

    1. adi says:

      Me pelqen komenti yt

      1. loni says:

        rrofte lufta e trete boterore qe te shikojme njehere raketa ne ajer blistike dhe berthamore,se na kane merzitur duke na i reklamuar si arme te shkaterrimit ne mase,le ti shohim sesa e vertete eshte kjo qe na thojne superfuqite,dhe e dyta te shfaresome bosa dhe fukarenje,te gjithe te barabarte sic thoshte dulla,se na merziten duke na pare me perbuzje disa shtete me te kapur se ne,ne HELL ALL.

        1. elinor says:

          Loni, jam informuar disi per shqetesimet tuaja mendore dhe mendoj se 200mg Zoloft ne dite + 2 here nga 3mg haldol te kryen pune.

      2. Sokrati says:

        Shqiptaret qe mezi po presin luften boterore.
        Lexoj ca komente te disave qe luten per kete gje dhe me vjen nder mend e mija mars i 97 ku shumica u dhjene ne pantallona e po kaq ne poture.
        Si more ‘trima”luteni per lufte kur nuk jeni te zot te ngrini breket.Po pse more derra me Mimi Kodhelin do luftoni apo me Presidentin se ky uluku eshte komandanti i forcave te armatosura.
        Dua te ju them diçka se lufta nuk eshte si zboret e Enverit qe e shenjestroje Brezhnjevin e Niksonin ne balle me pushke prej derrase.
        Lufta eshte e forte,ja nje shembull real: kur ushtria gjermane i afrohej Moskes baba Stalini ja mbathi nga Siberia dhe per 10 dite as nami e as nishani,asnje shenje jete prej tij.sp

        1. Be-X says:

          Sokrat,
          e ke gabim, kur gjermanet iu afruan moskes, Stalini dhe disa kolege te tij nuk e braktisen mosken. Trupat ruse u ndodhen ndermjet dy zjarreve: nga njera ane gjermanet dhe nga ana tjeter forcat e minstrise se brendshme qe godisnin per vdekje cdo luftetare ruse qe guxonte te terhiqej.Pra te ndodhur ne nje posicion pa rruge, luftetaret ruse vendosen te luftonin deri ne vdekje kunder gjermanit, te pakten keshtu quheshin heronje, disa qe u kthyen i priti plumbi aty per aty.

    2. ti do rradhen e qumeshtit i mjerat. do te ndertosh bunkiere kur ske per te ngrene. e di ti qe ne komunizem ste jepnin mish me shumice pasi dietat pa mish qe ne antikitet jane dietat e sklleverve. jo vetem ngaqe skane mish por dhe sepse mungesa e proteinave te ben me te nenshtruar ndaj te tjereve. me siguri dhe sot ti je ndoneje vegan homo,. deri sot sju lejonin me dhune te hanit mish ndesa sot ju bejne me ane te trendit. sa qesharake qe jeni

    3. ralfi says:

      ” nga viti 2008 deri ne 2012 shifrat kane rene ne menyre dramatike ” .Se ku e shef dramatiken ke renia e numrit te te vdekurve vetem ky Simpsoni mund ta dije . Na mbyten me broçkulla

  2. Shanset varen nga qejfi monstrave .
    Nqs ato perzjen Vodke + Wihsky = Nazdrovie + Chies ,
    mbas ne krevat fillon lufta Bum,Bum .
    Duan me u zbavit mostrat ejjjj popolo del circo

  3. Bemiri says:

    Uroje qe Lufta e Trete Boterore te vije sa me shpejte dhe pas saj Lufta e Katert Boterore te behet me shopinj.

    Lus zotin qe kjo te behet realitet sa me shpejte se skemi çhumbasim pasi vetem ka… dhe shpirti na kane mbetur.

  4. nje njeri says:

    o ingliz luftrat behen per tregje e persa kohe ata te medhejte mblidhen rregullish njeher ne vit per te pare e ricaktuar se si do milet bota dhe qeshin ne fund te takimit ok jemi, do na e japin nje cape buke ne bagetise dhe per vete do trashin sumen me miliona. Problemi eshte nqs vegjelia , mileti qe eshte 99% te zgjohet nga gjumi dhe te mos genjehet me nga propoganda atehere cfare do behet ,se s`do kete lufte po anarki . Sot per sot termi lufte eshte ezauruar , ky fenomen perdoret vetem si dajak per ata qe nuk i binden fuqise se 1 nga dy gjigandeve ne bote. Po mos kini merak i kane gati viruset kete rradhe qe te na heqin qafe pa prishur e shkateruar gje .

  5. Une says:

    lufta ka filluar, por nuk eshte si ato qe kemi pare.

  6. Gjithe udheheqja boterore eshte e zhytur ne krim dhe ne korrupsion njerzimi ben tifozllik sa per njeren dhe per tjetren pale por e tmerrshme eshte si ka mundesi qe te kete kaqe padrejtesi njerzore dhe shoqerore dhe njerzit vrapojne pas partive te korruptuar deri ne embrion me lider qe mbeshtesi njeri tjetrin qe pasurohen brenda dites dhe bota te jete e qete kjo eshte qetesi e rreme nje momente kur njerzit do zgjohen dhe nuk do udhehiqen si bageti nga partit e korruptuara do kete jo lufte te trere po akoma me keqe.

  7. serqozi says:

    Çdo gje eshte e lidhur me sigurimin e e energjise . sot per sot eshte nafta dhe me pak rezervat hidrike . por nese njerzimi nuk evoluon ne teknologj dhe keto rezerva fillojne shterimin atehere luftrat do jene te pashmangshme . kina ka investuar ne borxhin amerikan disa qindra miliard dollare keshtu qe ska interes perlufte me te . rusi ka interesa ekonomike dhe tregtare jashtezakonisht te medha me evropen dhe rajonin .keshtu qe luftrat do mbeten te izoluara dhe vetem per perfitime ekonomike

  8. SC says:

    Nuk ka me luftra botrore se nacionalizmi eshte gerhamat e fundit dhe nuk ka force per luftra boterore bota nuk eshte e ndare ne parcela nacionale por ne dy qendrime ne mentalitet ne ata qe duan te punojne dhe ne ata qe duan te vjedhin kjo lufte do te jet e gjate dhe me pasoja ne vende me te korruptuara

  9. terani says:

    Ishalla nuk fillon tani shpejt se ushtrin e kemi ne aksion pastrimi,se nuk kemi me çfar ti pergjigjemi te tjerve se vetem koqet neper shal kemi, se ushtrin e shkaterrum dhe leket i hengri IMAM bajalldia qe ishte minister mbrojtie.

  10. mistreca says:

    Nuk mund te kete lufte boterore,sepse kushdo e di me se miri se s’mund te kete asnje koalicion forcash ne bote,qe te mund te perballet me fuqine ushtarake te NATO-s.

  11. valter says:

    Lufte te trete?!!Kete e dine vetem çifutet Rothshild

  12. titi says:

    Si gjithmon ne shqipot e kemi zakon ,nuk dijme pa e kalu ne gallat cdo teme . Normal sikur te mesojm dhe shikojm pak me seriozitet tema te tilla .
    Imagjinoni ne nji rast te tille ,ne jemi kombi i pare qe zhdukemi . Kush do ti kerkoj llogari gansterrave te ksaj bote ,se neser e plasin luften dhe se kjo nuk ka qen planifikuar shume vite me par!
    Shqiperine e kan xhvesh lakuriq qysh kur vendosen berish kurven president ,duke i mesuar te eleminoje gjithe arsenalin ushtarak shqiptare ,pra gjithcka qe shqiperise i sherbente si mbrojtje kunder cdo rasti lufte .
    Sot nqs neser plas ,thuameni sa shqiptare mbesin gjalle !
    ja ku na katandis ai bir kurve ,na ka lene te gatshem ashtu si do dhe armiku shqipetareve . Nqs un per nji moment do mendoj ,se greqia u fuqizua si nji superfuqi ne ballkan me armet me moderrne te kohes ,natyrishte jo per ne ,sepse neve na pushtojn e dhe maqedonia ,por greqia e pregatit per te rumare turqin Konstandinopojen , mendja te shkon se ne kte krize te improvizuar edhe neser mundet te shpertheje .Mjere shqiptaret qe sditen njiher te zgjedhin qeverrite ,por tallet bota ne cdo kohe . ishalla ska luft thoje se vallai keq jemi.

  13. SALI MUSHKA says:

    vetem po tha sali berisha e lul basha ke lufte te trete boterore vetem ne partine demokratike hahahahahahahaha

  14. ***** says:

    Albanezet jane popull frikacak , nga ne nuk i vjen lufte kurre.
    Trimat e shqiperise kane vdekur me kohe ,te zgjuarit i vrau Enveri
    Shqiperise i kane mbetur ca hajdut politikane dhe ca kriminele ordiner

  15. emigranti says:

    jemi mbi 7 miliard njerez ne te gjithe boten dhe nuk ka risorse per sfamare te gjithe planetin keshtu qe lufta e trete boterore eshte e peshmangeshme.ata qe do ngelen do jetojne mire.persa i perket rolit te shqiperise ne qofte se plas do jete ai i (partizani i vogel VELO)tu mbush ndonje pagure uje <>. grazie

  16. Dr.prof.Xhirja prej Sauku says:

    Si shume profeci naive. Pikerisht si ato para luftes se pare boterore. Mua me duket se po e ngacmojne si shume ariun Rus dhe tani brenda ne strofken e tij. Kievi deri ne shekujt e vone ka qene kryeqytet i gjithe Rusise. Evropa mund te kete qejf ta kete Ukrainen ne krahe te saj por qe ta mbaje do bythe dhe leke dhe keto Europa nuk i leshon me qejf. Prandaj ngacmimi i tepert i ariut mund ta nxjere ate nga kontrolli dhe ja ku e kemi te treten te verteten. Por populli trim Shqiptar nuk ka pse trembet. Ne kemi malet kreshnike dhe bunkeret e Enverit. Me ne nuk ka per tu mare kush se nuk i duhemi kujt dhe mbasi te mbaroje gjithcka vjen dita jone per te grabitur gjithcka lirisht neper Europe. Do jemi me ne fund mbreterit e Europes.

  17. -homeri- says:

    — lufta e tret boteror ne se mund te konsiderohet e tille do te ndodhe , por ajo do jete virtuale , njerzit e pa pune do rriten tmerresisht dhe ata nepermjet rrjeteve sociale do organizohen per ti dhene zgjidhje vete problemeve te tyre , ajo do kete karakter social dhe do jete e pergjitheshme , por qe te ndodhe ajo kerkohet qe edhe vendet e pa zhvilluara te zhvillohen ne ate stad sa papunesia te perbeje edhe atje problem , si do te jete , kush do jene liderat …..dikush me me formim mund ti jao me tej shtyse imagjinates se luftes virtuale

  18. A says:

    Ne qoftese deri dje Shqiperine na e pushtonte Serbia e MILOSHEVICIT me nje skuader gjuetaresh, tani do te ishte “nder dhe lavdi” per ne, sepse tani Serbia eshte “superfuqi ushtarake” per ne, tani na pushton rehat pa shti asnje cifte gjuetaresh me 2(DY)-3(TRE) gjuetar me duar nder xhepa gjuetaret e MALIT te ZI. Kjo eshte gjendja reale e mbrojtjes dhe e sigurise e Shqiperise dhe popullit shqiptar.
    Kjo gjendje u vertetua u shikua kur ra zjarr ne pyjet e Alpeve te Shqiperise se Veriut, ku shteti, qeveria dhe ushtria e Shqiperise nuk kishte asnje HELIKOPTER ZJARRFIKES dhe u detyrua t’ja merrte borxh ose me qera MALIT te ZI. Leri me Luften e 3-te Boterore, jemi zhdukur nga faqja e dheut pa filluar lufta, sepse kete e meritojme se ne krye te vendit dhe shtetit shqiptar kemi vetem te pa afte, horra, vagabonda, tradhetar, agjente dhe spiun te sherbimeve te huaja, sabotator ne te gjitha drejtimet, sepse nuk ka triumfuar meritokracia, por shkerllatokracia. Ato qe kemi mbjellur vete keto 24 vjet, ate jemi duke korrur pa e mare vesht se jemi te semure nga ana trunore dhe nuk e ndjejme.

  19. realisti says:

    Ka me pase ndoshta vetem lufta rajonale, te kufizueme ne zona te vogla te globit. P.sh ne Shkrimin e Shenjte permendet nji lufte midis hebrenjeve e ushtrive arabo-myslimane( Psalmi 83), ndoshta ka me pase edhe ndonji lufte te shkurter midis Japonise e Kines,Krese se Veiut e asaj te jugut. Koha e kasaphanave te dikurshme asht kohe e kryer e thjeshte.

  20. Kosovar says:

    Tashe luftrate poj zevendeson recesioni ekonomike nje shpikje moderne pak a shume nje lloje lufte per egzistence ndersa me pare fillonin luftrat per te ringkalle ekonomite sote po filoone recesioni. Bota nuk munde te egzistoje dhe zhvillohet po nuk pati nje lufte boterore gjdo 50 vite pasi ekonomia botrore per 50 vite arrine deri ne nje pike ku nuk shkone me dhe detyrimishte duhet nje lufte per te filluar nje zhvillim te ri megjithate keto vitet e fundit po shifet se esht shpike nje teori e re ajo e recesionit qe stagnon ekonomine per nje kohe per ta rigjeneruar me pase por me sa po shifet kjo nuk po jep rezultate te mjaftushme keshtuqe bota ka nevoje per nje lufte te trete boterore

    Po nuk pati gjdo 50 vite nga nje lufte boterore njerzimi rrezikon te zhduket dhe bota do stagnoje teori per ti zevendesuar luftrat me recesione me sa duket nuk po jepe rezultate megjithate kete do ta dime pase 4 vite kur bota mbushe. 10 vite ne recesione por parashikimet jan negative dhe ne qofte se nuk shpiket ndonje teori tjeter ather do vije lufta e tret boterore pasi gjendja e krijuar nuk mbane me

  21. MARKO says:

    Luften e Trete Boterore do ta shkaktoje vetem nje njeri me emrin Sali.

  22. Analisti-Zvicer. says:

    shpresojne qe te mos filloje lufta e 3 te botrore,se per FORCAT USHTARAKE ARMATIM,TEKNOLOGJI USHARAKE,AVIOCION e RAKETA qe kemi ne SHQIPTARET = NA FESHIJNE NGA ATLASI GJEOGRAFIK.
    .SHQIPTARET si ARME E RAKATA i kane MERCEDESAT dhe TELEFONAT MOBIL qe te FRYHEN si kinsi kane PASAURI.

  23. tanino says:

    nje gazetar qe flet per luften dhe jo per paqen nuk mund te jete gje tjeter vecse nje mason injorant. turp edhe per ju te gazetes dita dhe faqja e zeze. ky univers ka nje dhe veten nje zot o ju besimtare te djallit te cilin vete zoti e ka vene ne pozicionin qe eshte per arsyet e veta. zoti paste meshire per ju o njerez sepse nuk dini cpo beni?????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje