Topi: SHISH raporton më parë te Berisha. Ajo që ndodhi në Ukrainë, njësoj si 21 Janari

25 Shkurt 2014, 09:20Politika TEMA

“Institucioni i Shërbimit Informativ Shtetëror nuk garanton atë lloj sigurie që kërkon vendi dhe partnerët”.

Kështu u shpreh ish-Presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”.

Nisur nga ngjarjet më të fundit të lidhura me rastet e atentateve me lëndë plasëse, Topi tha se SHISH nuk ka kryer detyrën për dhënien e informacioneve të nevojshme për garantimin e sigurisë në vend.

“Duhet parë që terrorizmi shfaqet në forma të ndryshme, ashtu si ka nisur të shfaqet në episodet që janë bërë dramatike. Besoj se ky institucion duhet të shkojë në një lloj standardi që kanë institucionet paralele me këtë institucion, që i vendos politika, por qëndrojnë veçmas politikës. Jo siç ka ndodhur që ka pasur institucione nën vëzhgimin e Sali Berishës. Ky institucion duhet t’i garantojë përfaqësuesve të shoqërisë në Parlament transparencë për mirëfunksionimin e këtij lloj institucioni. Informacionet më parë shkojnë të Berisha, sesa tek deputetët e parlamentit. Nuk kam asnjë lloj fakti që të them duhet ta shkarkojë, por është detyrë e Parlamentit e komisionit specifik të hetojë punën e këtij institucioni. Kjo mazhorancë duhet të shprehet për gjerat që duhet të ndodhin dhe t’i konfirmojë për të mos u krijuar kaos”, tha Topi.

Ndërkaq, kreu i Partisë Fryma e Re Demokratike është shprehur pro ndryshimit të Kushtetutës, duke përmendur sidomos zgjedhjen e Presidentit nga populli. Sipas kreut të FRD, vetëm në këtë mënyrë Presidenti do të jetë një figurë e pandikuar nga politike, pra jo produkt i saj.

“Duhet të promovojmë të gjithë së bashku ndryshimin e Kushtetutë dhe të gjejmë zgjidhje të përshtatshme. Për shembull të zgjidhet Presidenti nga populli. Pasi kur zgjidhet nga palët politike, ai është një produkt politik. Ka shumë gjëra të tjera që lidhen me funksionimin e sistemit të drejtësisë. Nëse situata nuk përmirësohet mos presim që në vend të ketë drejtësi. Zhurma ka qenë shumë e madhe për sistemin e drejtësisë”, tha Topi.

Kreu i partisë Fryma e Re Demokratike foli lidhur me zhvillimet politike në vend, dhe jo vetëm. Duke iu referuar situatës në Ukrainë, Topi tha se “ka qenë e njëjtë me atë të Shqipërisë në 21 janar ku para kryeministrisë u vranë 4 protestues”.

Ai vlerësoi se ish-kreu i PD-së, Sali Berisha nuk duhet t’i kishte dërguar letër ish-kryeministres Julia Timoshenko, pasi është njëlloj përgjegjës për vrasjen e 4 protestuesve në 21 Janar.

Sipas Topi të gjithë institucionet vuajnë nga deformimi i kryetarëve të zgjedhur nga politika.

“Të gjithë, edhe deputetët brenda parlamentit, e komentojnë këtë Parlament si më të dobëtin. Fakti që kemi një Parlament të dobët, janë vetë politikanët që vendosin, pra gjithçka konsumohet nga ai Parlament, këto institucione nuk garantojnë vërtetësinë, nga ana tjetër bëhen zgjidhje politike. Rasti i fundit është ai i sotëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë që i mohon Ina Ramës të vazhdojë punën e saj. Çfarë ndodh këtu? Ndodh që kur t’i prish lidhjet me politikën, nesër je i papunë pavarësisht se je një person me integritet. Kjo nuk tregon se ata nuk punojnë, nuk kanë integritet. Unë mendoj që kjo lloj politike, i interpreton institucionet si të dojë”, shprehet ai.

I pyetur lidhur me një temë të përfolur së fundmi nëse Gazmend Oketa do të jetë apo jo kryetari i ri i Shërbimit Informativ, kreu i FRD tha se nuk ka dijeni për këtë.

19 komente në “Topi: SHISH raporton më parë te Berisha. Ajo që ndodhi në Ukrainë, njësoj si 21 Janari”

  1. Admir says:

    Foli gjeniu qe e beri njeri Berisha….

    1. Mira says:

      Po ai Leshkëxheli i Al Kaidës(AK) nga na humbi…!?

      1. deda says:

        admir me hapni barkun teksa e thoni kete. ky e luftoi berishen me aq sa mund te luftohej berisha. problemi eshte qe visho ajazi eshte nje ushtar i hijes se gazidedes! nje njeri qe duhet te iki nga syte kembet!

  2. Mero Baze d.v. says:

    Është me dylbi majë kodrës në Ksamil, duke ruajtur detin…@Mira.

    1. Mira says:

      Bravo për përdorimin e Ë-së..! Ç-në sikur nuk e ke dhe shumë për qejf..!
      Përshëndetje!

  3. Uji i ftohte says:

    Kur vriteshin qytetaret me 21 janar ku ishe ty,mundeshe ta pengosh masakren ne menyre preventive,si President i shtetit ty ke pergjegjesi sa vete Berisha.

    1. artani says:

      Pse nuk thua me shume se Berisha, pasi ky lloj ishte kryetar per 21 janarin, dhe tani na hiqet si nje njeri shume i madh.
      Po ik ore se te njohim te gjithe se kush e cfare je.
      Me e forta ne eshte se paska dale te ankohet per Ina Ramen me duket.
      Harroj se kur ishte president per nje emerim , transferim apo nderhyrje minimumi qe kerkonte ishte 50 mij evro dhe jo para shqipoje, me sekseret e tij te famshem Sali shehu dhe kreshnik Spahiu.
      Do ju luteshim qe komenti te publikohet sa me shpejt pasi jeni i vetmi qe publikoni cfare njerezit mendojne.
      Respekte

  4. ylli says:

    Ai qe ta mohon perpjekjen ty Bamir Topi, kunder Sali Berishes, tregon se moqali ne Shqipni ashte i thell, shume i thell…!

  5. Safo says:

    Ne fakt nuk eshte krejt njesoj sepse ne Ukraine protestuesit ishin te dhunshem dhe te armatosur, ndryshe nga sa ishin ne Tirane. Shkalla e fajesise se Berishes eshte shume here me e madhe se ajo e presidentit ukrainas, por shume here me e vogel se ajo qe mbolli berisha perseri ne 97. Keshtu qe kur nuk u denua Berisha per nje situate katastrofale ne 97 ku vdiqen shume me teper vete, e pse u dashka denuar tani per kater vete? Amnistimi i epopese e tij kriminale eshte burim i gjithe te keqijave qe sjell ai dhe pritet te sjelle.

  6. Ballkaniku says:

    Shiko, shiko Topka. 21 Janari si Ukrahina thote sot. Po atehere tha ” ngjarja ne bulevard ” per 21 Janarin. Edhe ne Ukrahine ngjarje ne bulevard ishte or rrote? Traplliku me i math ne politike i Berishes ishte veterineri Bamir President.

  7. li1 says:

    Banda e PD me Berishen ne krye po cudit boten me karagjozlleqet e dites ! Mban nje minut zi per 82
    ukrahinasit atje ne buze te Uraleve dhe ”harron,, krimet qe ka kryer ky Janucenko shqiptar : 97-ten,
    21 Janarin, Gerdecin , e dhjetra viktima te tjera te vrare nga dora gjakatare e primitivit te Vicidolit !
    Por une them se drejtesia vonon por nuk harron ! Edhe ketij katili do t’i vije dita qe ta terheqin zvarre
    per se gjalli !

  8. shaban says:

    Asgje nuk ka per te ndryshuar edhe po te denohet Berisha,Edi,Meta,Topi a kushdo tjter nga hajdutet politikane ne prap hajdute dhe maskarenj do te na drejtojne.Nuk besoj se kemi shpresa se dikur do te kete ndryshim.

  9. Hallvaxhiu says:

    Si nuk i vjen turp ketij halldupit qe del e flet si njeri i ndershem nderkohe qe eshte i perlyer me parate e korrupsionit deri ne maje te flokeve. Me cfare parash e ndertoi vilen e tij ky Bamir leshi qe e ka si vila e Janukovicit,por del dhe na shet dengla. Ik o Bamir dhe tregoja ndonje tjetri perrallat se populli nuk te beson dhe nuk do ti hedhi syte me nga hajdute si ti dhe shoket e tu. Vetem per Daut Gumenin kam respektbtek Frd,te tjeret jane te tere te perlyer.

  10. alban.. says:

    Sa i dhimshem je bere O Sh.Bamir,ça bon ajo bsahkshortja jua qe lejon te perfundoni ne kete gjendje te mjerushme.

  11. shqip says:

    Ajo dihej edhe nga dhiaret;po ti ç’bere gjithe ato vite? Apo ishe i Vogel “zotrote”?! Po tani,pse nuk e ngre ne parlamet arrestimin e krimineleve o “çudia” e madhe??.Boll me hipokrizira! !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Çerri skizofren says:

      Nuk eshte ne prlament ky daku.

  12. favelas bidonvil says:

    Saliu po e nuhat se po i vijne prangat dhe prandaj kapet si i mbytyri pas fijes se kashtes.Ka rrezik te marre dhe lulushken me vete,dhe atehere pas kesaj klizme, shqiperia mund te marre pak fryme lirisht.

  13. fredi guri says:

    po ti ku raportoje ke sigrimi enveri apo ke udb apo asfalia

  14. Sander says:

    Po ky i Gaz Promit cdo ketu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje