Ministria e Shëndetësisë paguan tetë milion lekë në muaj telefon

25 Shkurt 2014, 09:01Politika TEMA

Plot 61 milionë lekë të vjetra i kanë kushtuar Ministrisë së Shëndetësisë faturat e telefonit nëpër institucionet shëndetësore publike apo drejtori, të cilat janë në varësi të këtij dikasteri.

Ndërkohë që kjo shumë është shpenzuar nga MSH për shlyerjen e faturave vetëm për një periudhë 3-javore, duke rënduar edhe më tepër faturat e “çmendura” të nëpunësve që punojnë në këto institucione

Të dhënat janë marrë nga shpenzimet e ministrisë, të publikuara në faqen zyrtare online, ndërsa shpjegohen në detaje institucionet dhe shuma e faturës së paguar.

Në krye të listës së shpenzimeve është vetë Ministria e Shëndetësisë, së cilës për muajin shtator 2013 i është faturuar shuma prej 791910 lekësh.

Po ashtu, për muajin janar të këtij viti aparati i Ministrisë së Shëndetësisë ka shpenzuar plot 360866 lekë për faturën e telefonit.

Të tjera institucione në varësi të MSH përbëjnë “top” listën e shpenzimeve telefonike e ato që bien në sy janë Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (328468 lekë/ shtator 2013 dhe 245977 lekë/ dhjetor 2013), Autoriteti Shëndetësor Rajonal (109824 lekë), apo materniteti i ri “Koço Gliozheni” (387622 lekë/nëntor-dhjetor 2013).

Fatura të konsiderueshme i kanë shkuar edhe disa prej spitaleve në Kavajë (105700 lekë), Librazhd (269269 lekë), Vlorë (1000820 lekë), Lushnjë (260260 lekë), Shkodër (443062 lekë), Pogradec ( 384153 lekë) apo Gramsh (116542 lekë).

8 komente në “Ministria e Shëndetësisë paguan tetë milion lekë në muaj telefon”

  1. Mira says:

    Interesohen për të sëmurët dhe pas daljes së tyre nga spitali..! Kjo është një gjë shumë e mirë që bluzat e bardha shqiptare më në fund janë bërë si europianët….!

    1. serqozi says:

      Cfare mund te presesh nga nje prej ministrave me te paafte te kesaj qeverie . eshte normale kur ne vend te rregulloje spitalet , rri ne zyre e flet me 0900

      1. deda says:

        eshte qesharake tani, duhet te komunikojne mos u kapni me cdo gje.

  2. wickedgame says:

    O zoti minister shume mire e niset Rilindjen bravo ashtu vazhdoni se prandaj jeni votuar.Njerezia presin te ndryshoj dicka neper spitalet tona po ku te lene keta shushunja,qe po na pine gjakun turp mor te pa cipe.

  3. njeriu me top says:

    kjo eshte administrata jone qylese,mer rroge e tallet me leket e popullit,e te qeth koken ne spitalet,zhvat ne tendera, ne rryshfete edhe ne telefone, aq sa edhe 1000 lek oferte flet ne celular ne muaj e nuk i harxhon dot.
    ministri, mire qe nuk i heq dot, po tju mbaje parate sipas faturave, ose po te jete i paafte, tja kerkoje amc,ose vodafonit si sponsor keto harxhime per te ulur ilacet me 1 prill.

  4. njeriu me top says:

    kjo eshte administrata jone qylese,mer rroge e tallet me leket e popullit,e te qeth koken ne spitalet,zhvat ne tendera, ne rryshfete edhe ne telefone, aq sa edhe per 1000 lek oferte flet ne celular ne muaj nga xhepi, nuk do ti harxhoje,
    ministri, mire qe nuk i heq dot, po tju mbaje parate sipas faturave, ose po te jete i paafte, tja kerkoje amc,ose vodafonit si sponsor keto harxhime per te ulur ilacet me 1 prill.

  5. Anda says:

    Vertet mendoni se keto shpenzime kane ardhur ngaqe ineteresohen per shendetin e te semureve kur dalin nga spitali???!!!!

    Besoj se secili prej nesh ka patur nje te aferm ne spital, do doja te pyesja kane marre ndonjerin nga keta te aferm tuajin ne telefon Ministria e Shendetesise per tu interesuar per shendetin pas daljes nga spitali???!!!
    Na habitet….

    Me aq leke kishin dhene nje shperblim pensionisteve per vit te ri…

  6. eisa says:

    Uun kam punuar ne nje spital edini si behet rin ifermieret e turnit te mbasdites ose te nates dhe flasin 1 ose 2 ore me femijet ose te afrmit e tyre pale beqaret ose beqaret car bejn me telefonat sesht e vertet se flasin me pacientet as behet fjal .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje