Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik nuk arriti sërish të gjejë konsensusin rreth procedurës për seleksionimin e kandidaturave për anëtarë të Këshillit Drejtues (KD) të Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH).
Pas mbledhjes, që u zhvillua me dyer të mbyllura për arsye etike, përfaqësues të maxhorancës dhe opozitës akuzuan njëra-tjetrën për prishje të konsensusit për këtë çështje.
Nga ana e tij, nënkryetari i komisionit, deputeti i PS-së, Alfred Peza akuzoi gjithashtu se është manipuluar procesverbali i mbledhjes së mëparshme, për të cilin tha ai do të kërkohet hetim nga Kuvendi, por dhe nga prokuroria.
Duke informuar mediat, deputeti Peza tha se në mbledhjen e fundit, formula ligjore e konsensusit për anëtarët e rinj të KD-së do të ishte që palët, sot, do të paraqesnin nga 20 emra secila, që më pas, sipas ligjit, do të seleksionoheshin, për të mbërritur tek 10 emrat e rinj të Këshillit Drejtues të RTSH-së.
“Por opozita u tërhoq nga ky qëndrim për arësye politike. Pas shkarkimit të Zana Xhukës në seancën e fundit të parlamentit, opozita ka një tjetër axhendë politike që po e detyron të shkelmoje këtë konsensus, të arritur në mbledhjen e fundit”, theksoi Peza.
Ai shprehu dyshime për manipulim të procesverbalit të mbledhjes së fundit të komisionit, për të cilën tha ai maxhoranca do të kërkojë hetim, si nga brenda parlamentit, por dhe duke e çuar çështjen për ndjekje penale në prokurori.
Ndërsa deputeti i PD-së, Luciano Boçi pas mbledhjes akuzoi maxhorancën se me procedura antiligjore po prish konsensusin politik për këtë proces.
“Procesi ka ngecur tek gjetja e formulës, përcaktimi i një shortliste nga të dyja palët, brenda kuadrit ligjor. Ne kemi propozimin tonë, që nuk pranohet nga maxhoranca, e cila po kërkon që me forcën e kartonit të përcaktojë dhe procedurën dhe zgjedhjen e personave për anëtarë të KD të RTSH-së”, tha Boçi.
Saliu me 71 vota zgjodhi nga Presidenti e poshte e pirdhte shume per konsensus. Keta me 85 vota kane 6 muaj qe zvarriten sallave te kunvendit per konsensus
Mafjozet e P.D. nuk duan te kuptojne qe votimet u bene per te numeruar kartonat kur te votohen ligjet. Me paturpesine me te madhe shprehen se po perdoret forca e kartonit duke filluar nga Lulzime Basha e ke me i fundit. Kjo tregon qe nuk e njihni humbjen e 23 Qershorit.
Bravo fl, duke folur ne menyre vulgare , keta te qeverise se re ”vijne si pordha neper breke ,, ! Po te ishte Sala
do t’i kishte zhdukur brenda javes e shumta te gnithe militante e simpatizante te se majtes , ndersa PEZA,
megjithese nuk eshte faji PEZES, qe vijne verdalle dhe s’dine cfare te bejne ?! Qeroni me shkopinj jo te poli-
ceve , por vete masa te ngrihet kunder talibaneve terroriste dhe te dalin para botes e te thone : ”debuam nga
mediat te gjithe talibanet e Sali Vicidolit ! Me 85 vota nuk jane gjendje te heqin deri te presidenti ulok qe
Sali efendiu e zgjodhi brenda ores me 71 vota !O tempora ,o mores ! C’beni ju socialistet ? Apo doni te
vendosni ”modelin amerikan ,, me talibanet e Sali Berishovicit. ?!
Mire e ka fl, Saliu emroi presidentin pa konsensus kurse maxhoranca sot po kerkon konsensus dhe per kshillin drejtues te RTSH. Po pse ju dha populli 85 deputet, nuk jua dha per konsensus? Keni konsensin e popullit dhe kjo mendoj se ju mjafton.
Me forcen e ligjit duhet te aprovohet,boll opozita po abuzon me konsensusin,po kerkon te minizoj efektin e 84 votave,per te cilen maxhoranca eshte votuar.
Po tolerohet aq shume me fjalen konsensus sa opozites i duket se ka pushtet dhe vota te barabarta,panvarsisht se populli e denoi me 1 miljon shuplaka.
Me berishjanet zbatoni ligjin dhe vetem ligjin!
[email protected] Kane 85 vota,por ka gjera qe nuk munde ti bejne si duan sepse ka ca rregulla.Nese behet si thua ti atehere ska nevoje per opozite fare.Sa per Nishanin e kemi pare se sa perpjekje jane bere per disa dite,joduam keshtu,jo ashtu.Mos dhashte zoti qe edhe opozita e sotme te behet si opozita e meparme.Te pranojme se aspak nuk ishte e denje,dhe nuk fitoi kjo maxhorance se bente opozite te ndershme e te rregullt,po fitoi se populli donte te rrezonte maxhorancen e perparme,andaj kujdes.
Do beni mire ta mbyllni kete Televizion SHqiptar se cdo vit paguajme nga 24 dollare per te degjuar fyellin qe i binte Berisha cdo dite,Me shume ka qene zedhenes i takimeve te qeveritareve se sa i hadheve te qytetareve.Me mire sponzorizoni me ato para qe na merrni per te moshuarit se per TVSH i cili ka me pak shikues se televizioni shijak tv,ka 45 vite qe nuk ka qene i shqiptareve por Altoparland i qeverive qe mbahet nga taksat tona.