“Të njohësh botën përmes zërit” është nisma e Fondacionit Vodafone Albania në bashkëpunim me komunitetin e personave me probleme në shikim, ka bashkuar për herë të parë përfaqësues të biznesit shqiptar, artistë të famshëm shqiptar të mbledhur nga destinacione të afërta e të largëta, por dhe në shoqërinë e dipllomatëve, ministrave e miqve për të bërë të mundur për herë të parë realizimin e një ëndrre krijimin e një programi në audio në gjuhën shqipe që lejon leximin e kompjuterit e telefonit për komunitetin e personave me probleme në shikim.
Me qëllimin për të kuptuar sfidën e këtij komuniteti, mbrëmja e bamirësisë është konceptuar si një rrugëtim në errësirë. Në kushte të rrepta sigurie dhe në shoqërine e interpretimit të programit special artistik, më shumë se 200 pjesëmarresit në këtë mbrëmje, përfaqesues të 33 bizneseve të përgjegjshëm do të jenë zëri për të çuar në sukses këtë nismë. Personat e verbër, të përllogaritur rreth 11 mijë vetëm në Shqipëri, përtej veshtirësisë për të parë e njohur format e ngjyrat, kanë një zemër të madhe dhe një mënyrë tepër të veçantë për të përceptuar të përditshmen me anë të emocioneve dhe ndjenjave. Por realizimi i kësaj arritje do u shërbejë shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, e kudo ata ndodhen.
Fondi minimal i nevojshëm për realizimin e qëllimit është 50,000 Euro, e pritet të mblidhet gjatë kësaj mbrëmje. Ky fond do të perdoret për blerjen e software dhe pajisjeve të mundshme, realizimin e regjistrimit të tingujve dhe fjalëve në shqip për këtë aplikim, si dhe sesionet e trajnimit dhe përgatitjen e udhëzuesve të nevojshëm për përdoruesit e këtij programi që u jep më shumë akses në informacion, edukim, njohje, mundësi për shërbime dhe punësim.
Frymëzuar nga ajo çka kjo nismë synon, është shtuar edhe një kontribut i paçmueshëm i artistëve që falin dashuri e përkujdesje për këtë komunitet, por që japin dhe një shembull të jashtëzakonshëm pergjegjshmërie dhe humanizmi. E famshmja soprano Inva Mula, që është njëherazi edhe Kryetare e Bordit Drejtues të Fondacionit Vodafone Albania, pritet të dhurojë emocione të pashlyeshme përmes pjesëve të përzgjedhura të repertorit të saj. E kësaj do ti shtohen interpretimet e baritonit të mirënjohur Gëzim Myshketa e mezzosopranos Vikena Kamenica, shoqëruar në piano nga mjeshtrat Merita Rexha e Robert Radoja. Por shumë të veçantë priten të jenë dhe interpretimet e artistëve e talenteve që kanë probleme në shikim, përfshirë Blerina dhe Ada Shalari (piano), Denisa Onjea, Franc Korini (kitarë) nga Shqipëria si dhe Unik Ukshini e Leotrimi të ardhur enkas nga Kosova, me moderator të mirënjohurin Virgjil Kule dhe Emiliano Lule.
“Nuk mund të ketë ndjesi më te bukur sesa te jesh i pari për ti dhuruar dikujt atë për të cilën ka shumë nevojë. Por aq më shumë kur në këtë nismë je bashkë me shumë mbështetës të tjerë që kanë besuar tek kjo sfidë, që ështe thjesht një pergjigje ndaj një nevoje të madhe për personat e verbër, realizuar falë përdorimit të teknologjisë, nismë e realizuar me shumë pasion e dashuri” – tha z. Albi Greva, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Vodafone Albania gjate konferences per shtyp, mbajtur ditën e sotme në Rogner.
Lista e Kompanive që kontribuan
Vodafone Albania, Le Spot Group, Alpha Bank, Kalo Associates, Agikons/Kodra e Diellit 2, Marketing Distribution, Hellas Service, R&T, Edilal/Tring/Vizion Plus, Megatek, Boga associates, Hygeia, Egnatia, Intracom, Ericson, Albanian America Development Fund, ICTS, Abcom, Haxhia & Hajdari Legal Office, Universiteti Europian i Tiranës, Wifi Albania, Rapsodi, Banka Credit Agricole, DDB, Intesa San Paolo Bank, Intersig, Consort, Hotel Diplomat, Rapsodi, Shoqëria AlbaKontroll
Vodafon po vjedh klientet e vete dhe e mashtron publikun me keto gjija bamiresi . NDerkohe qe Vodafon eshte denuar nga autoriteti i Konkurences
Gje e mire,vetem se kjo eshte nje pike ne oqean,vodafon dhe amc i kane “rjepur” shqiptaret ne keto vite.”rjepje”jo ne metafore por ne kuptimin e drejte te fjales.megjithate eshte per te pergezuar sherbimi qe afron.
Te ndihmosh ata qe kane nevoje per ndihme eshte nje gjest fisnik. Zoti i ndihmofte keta njerez.
une jam lulezim hidri nga perrenjasi,dhe jam kryetari i sh.sh.p.p.i beje thirreje drejtuseve te fondacioni vodafon albania per nje ndihmese per nje vajze 17 vjecare qe ka nevoje emergjente per nje operacion ne sy pasi eshte me tumor.ju lutem si mund te na ndihmoni.presim me respekt pergjigjen tuaj.faleminderit