Antoneta Papapavli aktorja e dashur e kinemasë dhe teatrit sot do të mbushte 76 vjeç, Sëmundja nga e cila vuajti prej vitesh qe i mori jetën disa muaj më parë , nuk mundi t’i zbehë imazhin e një artisteje mjaft të dashur për publikun.
Ndër rolet ku ajo spikati gjatë karrierës 20 vjeçare, renditen Ngjela tek “Komisari i Dritës”, Hatixheja tek “Tinguj Lufte , gruaja labe tek “Ata ishin kater”, mamaja e Asimese tek “Pertej mureve të gurta”, Lefka tek një “Shoqe nga fshati”.
Me imazhin e saj mjaft tërheqës dhe paraqitjen e kuruar, Papapavli mbahet mend për rolin e drejtoreshës tek filmi aq i dashur për fëmijë, “Shoku ynë Tili”, mamaja e Margarites tek “Dora e ngrohtë” dhe mësuesja e pianos tek filmi “Apasionata”.
Në teatër spikati në dhjetëra role si Olimbia tek “Karnavalet e Korçës”, Drita te “Drita”, Mara te “Toka jonë”, Deizi tek “Arturo Ui”, Ledi Milford tek “Intrigë dhe dashuri”, Adela te “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, gjyshja te “Hijet e natës”, personazhi kryesor tek “Cuca e maleve”, etj.
Adhuruesit e kinemasë e kujtojnë atë me batutën e famshme”Thesin Aga!” në filmin “Përballimi”. Për aktivitetin e saj artistik është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”, me Urdhrin “Naim Frashëri” Klasi I dhe dekorata të ndryshme./ATSH
”THesin aga” e pa vdekshme
nje artiste e kompletuar dhe mjaft e dsshur.u prefte ne paqe i perjetshem kujtimim i saj
ishte nje yll qe na dha drite dhe u largua,nje grua shume e bukur,me kultur dhe dinjitet.
..Te gjithe jemi mysafir ne kete jete ….
Sa mall kena per njerzit e mire qe kan ikun…
U PREHTE NE PAQE!
Dhe tek filmi “perballimi” ajo qe i “ngjitej” pllaton bubuqit
(pandi raidhit)i cili donte ca zinzhire qe ta lidhte….
aktore me vlera artistike dhe shume e pamshme.i lehte dheu.
Ju falenderoj per artikullin. Sot kur lexova per nenen time u gezova pa mase, sepse mu duk se vertet ka lene gjurme kudo.Ishte nje DIVA shqiptare
dhe nje nene nikoqire e jashtezakonshme.Qofte sa me prane Zotit perhere!!!!
Faleminderit ATSH dhe Redaksia e gazetes TEMA.
Me respekt Albenci.
krenohemi qe te gjithe pasi nena juaj transmetonte klas, qytetari, profesionalizem dhe sh hijeshi.Lum ju qe jeni biri i saj.RIP !
Aktore me shume klas.Do kishte nje vend akoma me te spikatur ne rolet e karakterit te saj, por ne artin socrealist figurat kryesore te kinemase dhe teatrit ishin fshataret, punetoret, partizanet.Antoneta i kish larg karakterit te saj keto lloj rolesh.
Bile rolet e shoqerise se larte qe asaj i shkonin, ishin shpesh here te satirizuara dhe te denigruara nga dramaturget dhe skenaristet.Ne teatrin e sotem do ish aktorja me e preferuar per klasin e saj.
E dhimbshme te shohesh se si po ikin nje e nga nje divat e kultures Shqiptare dhe sa keq qe Shteti Shqiptar kujtohet per ta vetem pas vdekjes. Po ikin te plakur te semure te lodhur e te merzitur me shume prej indiferences se atij shteti qe ata i dhane gjithshka paten.
Ishte nje artiste e mrekullueshme, do ngeli perhere ne memorien e popullit. I qofte i lehte dheu, ketij Ylli te pa harruar.
eshte e vertet nuk do na shuhet nga mendja ANTONETA PAPAPAVLI e pavdekshme ju qe na dhate shume dashuri me rolet tuaja i lehte te qofte dheu RESPEKTE.
E paharruar do te mbetet Neta jone e dashur, per te gjithe ne, shoket e saj te klases, qe lotuam ne ikjen e saj. U prehte ne paqe!
Nje Permetare e madhe.
Nje bukuri GREKE!
Ishte nje artiste e madhe per kinemane shqipetare
yll ne kuptimin me te gjere te fjales
role te vogla qe shndrisin
Ishte nje artiste qe ja mesove emrin qe i vogel. Pas shume vitesh mund te them se ishte nje aktore me “klas” modern, dhe interpretim shume origjinal. Qofte e paharruar.
Jam krenare te jem mbesa e Antonetes! Kur isha e Vogel me mahniste bukuria e saj. Kur u rrita me mahniste prezenca dhe bukuria dhe autoriteti I saj. Neta eshte ajo qe me ushqeu dashurine per artin, teatrin dhe librin. Ajo pervec qe ishte nje aktore shume e mire qe natura I kishte dhene nje bukuri klasike dhe shume talent por ajo ishte nje grua e jashtezakonshme qe kurre nuk u dorrezua dhe kur jeta I dha dhimbjet me te medha. Ajo ishte dhe mbetet mesuesja me e mire se sa e shtrenjte jeta eshte dhe edhe ne ditet me te dhimshe gjente forcen te buzeqeshte dhe te gjente dicka positive per te jetuar. Qofte i paharruar kujtimi I Netes! Falemderit per artilullin