Një ekspozitë e realizmit socialist shqiptar do të prezantohet në Prishtinë ndërsa një tjetër kushtuar artistit Simon Shiroka do të hapet në Tiranë në kuadër të konkretizimit të bashkëpunimit në fushën e artit pamor mes drejtuesve të Galerive Kombëtare të të dyja vendeve.
Në këtë kontekst drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve në Shqipëri Artan Shabani propozoi realizimin e një ekspozite në Prishtinë ku për herë të parë të prezantohet një atmosferë e plotë e artit të realizimit socialist në Shqipëri.
Gjithashtu një ekspozitë kushtuar artistit kosovar Simon Shiroka në Galerinë Kombëtare në Tiranë ishte një nga idetë që nënvizoi drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve në kuadër të kalendarit të përbashkët të kulturës Shqipëri-Kosovë./KultPlus.com