Ndahet nga jeta një tjetër emër i madh i skenës dhe ekranit. Skënder Sallaku, aktori i njohur i humorit, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 79-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.
Skënder Sallaku ishte një nga aktorët tanë më të mirë të humorit. Ishte një aktor më një pajë të pasur, në plastikën, mimikën dhe shkathësinë e adaptimit në gjini nga më të ndryshmit, që nga skecet e monologjet e deri te paroditë. Imitonte bukur dhe shkëlqente me klounadat e tij në arenën e cirkut. Deri tani cirku shqiptar nuk ka njohur një kloun të nivelit të tij. Por në mënyrë të vecantë, ai është bërë legjendar për anekdotat e tij “të hidhura” ndaj regjimit te hekurt, anekdota që herë i “visheshin” dhe herë i “vishte” vetë për të qarkulluar në mejdanin e fshehtë ku flitej nënë zë.
Skënder Sallaku ka lindur më 25 janar të vitit 1935 në Tiranë. Ai ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës fizike “Vojo Kushi” dhe ka kryer dy vjet specializim pranë cirkut të Pekinit, Kinë.
Ky artist i rrallë e ka filluar përvojën e tij skenike si aktor në Estradën e Kufirit, më pas kaloi si profesionist në përbërje të Estradës së Shtetit (i tille qe emri i parë i estradës së kryeqytetit). Angazhohej si kloun në cirk, i ekspozuar në tërë disiplinat e cirkut gjithnjë i suksesshëm në këtë profesion sa të vështirë aq edhe të bukur.
I pritur gjithmonë e më me dashuri nga masat e gjera artdashëse brenda dhe jashtë vendit, Sallaku le pas një karrierë artistike gjashtëdhjetëvjeçare. Për meritat e tij të shquara, Skënder Sallakut i është dhënë titulli i lartë “Artist i Popullit”
Homazhet do të zhvillohen nesër në hollin kryesor të Teatrit Kombëtar, prëj orës 11.00 deri 13.00, ora që trupi do të përcillet për në banesën e fundit.
ngushellime familjes se artistit te popullit SKENDER SALLAKU e pa harruar qofte vepra e tij.
Ngushellime fmiljes se Aktorit te madh, Tiranes dhe te gjhithe popullit shqiptar kudo ndodhet! Aaaah sa i madh ishte! Zoti e ndihmofte ne Boten tjeter!
Se pari ngushellime familes dhe te afermve.Pastaj nje verejtje per gazeten Tema dhe per te gjithe shtypin shqiptar.Ka kaluar njeçerek shekulli dhe per kronikat e vdekjes shkruhet me te njejten fjali,”u nda nga jeta pas nje semundje te rende..”Ose vuante nga nje semundje e rende.Lexuesi eshte kurioz te dije çfare semundje e mori me vete.Pse akoma kjo tabu me kesi lloj lajmesh?
Kanceri e ka marre me vedi…..
O rebelim,nuk eshte pasoja e semundjes qe ja moren jeten ketyre artisteve te Medhenj qe ka nxjerra Shqiperia deri me sot me fuqine Zotit,por shaku jane keto politikane bastard,e te pa ngopun me para te piset e pushtet pa kufi,qe cdo dite,i krijone stres,duke i mohuar jo vetem c’do gje qe i takon me ligj popullit,por dhe duke ja bere jeten me te frikeshme dhe te pa sigurte per breza qe vijne pas.O rebelim une mendoj se ky eshte shkaku i te gjitha te keqijave qe po perjetojne shqiptaret deri me tani.
O rebelim,nese ju do te ishit rrebeluar apo do te rrebeloheni ne ndergjegjen tuaj per kete panaorame sa korruptive aq dhe kriminale te servirur deri em tani nga politikat e dite,pra mostrat e pjellat e diktatures komuniste,besoj se keto artiste te MEDHEJ do ta kishin jeten shuem me te shendeteshme dhe shume me te bukur,se sa deri me tani.Nje rrebelim i popullit ndaj politikave te dites,do te ishte nje investim jo vetem per ato te pakte artiste te MEDHENJ qe na kane mbetur,por dhe nje respekt per veten,familjes dhe brezat qe leme pas.Beso dhe bindu,protesto.
Familjes,miqeve si dhe te gjithe dashamiresve te artistit te MADH Skender Sallaku,Zoti i dhente force per te perballuar kete fatkeqesi.
Skenderi Sallaku nuk vdiq,por hiku nga kjo bote ne boten e perjeteshme,per te qene me i lire nder te liret.
Zoti e prehte ne parajse Skender Sallakun kete artist te MADH qe dha sa mundi me te mirat per popullin e familen.Amen.
Ja edhe njè humbje e madhe. Akoma pa na u tharè lotèt nga humbja e Laverit,Ibrahimit e Vaçes tani edhe kjo vdekje..!
Ngushèllime familjes e artèdashèsve shqiptarè.
Ngushellime familjes!
Nje njeri dhe aktor i madh.
iku dhe një nga plejada e të mëdhenjve!!sot kemi një skarcitet në prodhimin e talenteve që është për të ardhur keq!
Po na ikin te gjithe Artistet e Shqiperise ,oh …sa e tmerreshme !!!
Me tmerron fakti kur mendoj ,se cdo ngelet ne kte vend pa kta artiste te medhenj ?!
Kush do mbes pas ,klasa politikane kjo kaste e ndyre qe ja shemtoj jeten ktij populli dhe ktyre Artistave te Medhenj .
Oh…sa keq me vjen oer kte artist te shkelqyer shqiptar ,
kte talent te paperseritshem te humorit shqiptare .
Ngushellime familjes .Qoft i nderuar I madhi Artisti Humorit Shqiptare Skender Sallaku .
tajson pothuajse ke shprehur pikellimin qe kisha dhe une ndermend,cfare po prodhon ky vend ? kur kasa e vjeter me vlerat me te larta po ikin nga kjo bote duke mbartur me vete vlerat e nje kombi,jam shum i trishtuar,kudo po lind injoranci qe po e ushqejm me banalitete te perditshme,me emisione banale,me koncerte dixhitale dhe aspak natyrale per kengetare te denje,me kulture qytetare zero,po rritet nje breze dixhitale ku askush nuuk di te bej nje gje
Mjerisht JULIANO eshte shume e vertet ajo qe thua mbi ate ,se me cfar eshte duke u perball ajo shoqeri ,ate ijnorance e banalitet ,
ku mungon gjithcka qe ka te bej me intelektin dhe kulturen e vertet qytetare .
Shoqerive i paraprin gjithmon shteti i nderuar JULIANO ,nqs do ti referohemi shteteve te permasave si ky i yne dhe me ate qendrushmeri te brishte qytetare e kulutre ,ndryshe nga vendet e medhenj qe kane nji kulture tradicionale e stabile ,kane klasen e intelektualeve dhe padyshim dhe tipat qe paraprijn shoqerise ata avandgard gjithmon . Aty gjithcka ka filluar prapsh qysh me ndryshimin e sistemeve ,kur shteti e gjithcka ju la ne dore vandaleve te ktij vendi .Cmund te presesh nga injorantet ! Kismet kjo qeverri leviz dicka ne ate shoqeri . Un njoh persona ktej jasht ,artiste qe sduan te perzihen aty fare sepse thone eshte cmenduri te perballesh me ate kulture e llogjike qe exziston tani atje .Eh le te shpresojme per mire .Vetem kjo na ka ngel te bejme .Pershendetje.
Mua si qytetar i Tirones do me mungoje jo vetem Skender Sallaku si aktor humori dhe artist cirku, por ne radhe te pare si Tironas i vjeter qe rrezatonte miresi e dashamiresi… nuk do kem me rastin ta admiroj tek sa ecte i qeshur trotuarit per nje kafe te Piazza…Qoft i nderuar per jete emri i Skender Sallakut.
Ngushellime te gjithe te te dashurve te Artistit te madh!
Jeta do te beje te sajen ,por ne mendjet e ne zemrat e te gjithe ne bashkekohesve edhe te te ndjerit Skender ,si per te gjithe artistet e tjere te larguar tashme nga kjo bote perfshi edhe tre te te ketyre diteve do te na kujtojne vitet tona me te lumtura te viteve te rinise si nxenes e studente ,duke u shtyre per te gjetur bilete per ti ndjekur ne lojen e tyre brilante.
I pa harruar do te mbetesh o ARTIST i madh qe edhe ne rruge na beje per te qeshur !
Nje sqarim per Rebelin!
Gazeta Tema vepron shumë mire që nuk jep te dhena per llojin e sëmundjes! Edhe shtypi më presitigjioz nderkombetar nuk jep informacion per diagnozën! Kjo praktike nuk ështe në etikën njerezore dhe kunder parimeve dhe betimit të Hipokratit! Mendoj se Tema ka vepruar profesionalisht!
Ngushellime.
e ke radhen ti mer psikopat piktoor,bojaxhi,talenti i fundit qe ka qite
diktatura me e eger komuniste e botes,u shufshi gjithe me radhe
ju a pame sherrin 70 vjet,prandaj jemi ne ket gjendje prej jush
popull pa tru te vogel,zoti vonon por nuk harron,nuk e kisha per SALLAKUN
perkundrazi me vjen shume keq qe humbem 1 aktor si SKENDER SALLAKU
Ngushllimet e mija dhe te familjes time i shkojne familjes SALLAKU.
Ngushellime te perzemerta familiareve dhe te afermve te artistit te popullit Skender Sallaku. Vepra e tij madheshtore, shpirti i tij argetues na ka shoqeruar dhe do te na shoqeroje tere jeten e jetes.
Skenderi dhe shume aktore te tjere te Estrades se Tiranes mendonin dhe ishin me mendje e me shpirt prane popullit. Ai la pas nje kariere te shkelqyer artistike, per te cilen te gjithe ne qe e perjetuam ne skene jemi krenare qe e kishim ne skene.
Skenderi ishte kult, ai ishte humorist i vecante nga te tjeret, ishte nje talent ralle dhe i i paperseritshem, te cilin mjaftonte vetem ta shikoje ne sy dhe nuk e permbaje dot te qeshuren.
Qofte i paharrueshem dhe i perjetshem kujtimi i tij!
aktoret e hollivudit ne moshen 80vjecare luajne filma dhe vdesin nga 100 vjec.
Ngushellime familjes ,por desha te bej nje pyetje per komentuesit Telat Agollin kush e çoj ne Spaç ….
Nuk ke piken e turpit! Telati eshte gjalle. E ke provuar ta pyesesh?
Ja e njohim mu.t njeri k.ake tjetri. Skenderi i doli deshmitare Telatit ne gjyqe ( u perdor si vegel nga sigurimi). Por edhe Telati mas ca vitesh ne galeri pranoj te ishte pjese e homoseksualve te Spaçit (de juro)duke u shperblyer si pergjegjes i guzhines. Qe nga ajo dite Telati e humbi fisnikerine, u be nje rrobot (kontrollonte se mos guzhinjeret vidhnin KRIPEN nga supa e groshes se burgut.
Shkruani more nga nje artikull edhe ju, apo keni takat vetem per nga nje paragraf shpifarak? Sot e gjetet te ndotni e pegerni ndjenjat e artisteve dhe te shqiptareve mbare?! Te vjen turp te marresh fryme ne nje hapesire me ju!
Ore Prengasi por si nuk keni pak rrespekt e nxirrni prej goje cfar ju kalon ne koke per momentin !
Te dy kan qen Artiste te medhenj te ktij vendi dhe duhen te rrespektohen sot si indjeri artist Skender sallaku por edhe i madhi i cirkut Shqiptar Telat Agolli . Ne cfar njerez jeni shperfytyruar mor ,vetem shpif e fyej te tjeret . Mesoni te mbani pak ate goje e rrespektoni ata te cilet i dhane dicka ktij Atdheu,nderkoh qe ju i sherbyet vetem me injorance e bla bla bla.
Si s’ju vjen zor o njerez .
Janari e shkurti si po duket jan muaj te kopshem per ne Shqiptaret, po naj merre nji nga nji figurat me te ndritura te artit dhe kultures son,Skender Sallak nuk linde me toka Shqiptare,njeri dhe humorist i perkryer,figura e tij edhe kur ka hesht te ka ber per te qeshur,i pa harruar qofte kujtimi dhe vepra e artistit ton,po e shkruaj ket koment me lot ne sy.
Ngushellime familjes.humbem njeriun dhe artistin e madh.
ngushllimet e mia familjes.iku nje mit tjeter i artit
nje brez fantastik dhe i ndershem.
ngushellime familjes,dhe respekte per te qeshurat qe na ka dhene skenderi, po keta artikuj shkruesit nuk heqin dore nga klishete heroike kunder komunizmit;anekdoda te hidhura kunder regjimit!kunder kujt regjimi e ka fjalen “gazetari” kunder regjimit kapitalist? se une nuk e mbaj mend qe skenderi te kete bere batuta kunder komunizmit deri ne 89.
Vetem ty nuk te paska treguar! Po ku te te gjente ty? Eshte mire te lesh nje adrese, se do kete Sallake te tjere kunder regjimeve
Nje histori qe ma ka treguar i ndjeri Vasillaq Vangjeli.
LLaqi,Skenderi dhe disa te tjere po pinin nga nje birre te Vjosa dhe mbasi ishin “there” me njoni tjetrin per tema te tipit ;nga je ti e nga jam une njeri ne tavoline thote se nuk eshte i sigurt se nga eshte me origjine etj etj dhe ne kete moment nderhyn Skenderi dhe i thote:-ta gjej une mre prej ka je mven,ja mthuj icik mu ti,-a e ke shpin me tulla qerpici,-po thote ai,po halen a e ke mfun t’oborrit,-po thote ai,-po njit me halen a ke nji carac,-po thote ai duke qesh prej qefit,po ti je tirons mer daj,-itha Skenderi dhe te gjithe u shkrin gazit me perjashtim te njonit qe ishte tirons denbabaden.
Skender Sallaku kishte problem te madh faktin se kur fliste akoma edhe per gjera shume serioze ai tjetri qeshte me te madhe(pervec rasteve kur bashkebiseduesi ishte shok i vjeter).Ai kishte te tille mimike dhe te tille plastike aktori sa sikur ti te kishe te gjitha problemet e njerezimit mbi koke nuk do te mund te mos qeshje dhe t’i harroje te gjitha nese Ai te shihte ne sy.
Dikush nje here i tha ,Skenero ti ke plastiken e Carli Caplin dhe pergjigja ishte; kush osht mer ky?ha ha
Ngushellimet me te perzemerta familjes dhe vecanerisht Tosit.
Ngushullime familjes se artistit te popullit.
Humori i te ndjerit na rriti, na hiqte streset.
Ngushellimet me te thella per kete artist shume te madh te popullit.Ne nje kohe shume te shkurter Shqiperise po i ndahen nga jeta disa nga artistet me te degjuar te saj.
Le te jete puna dhe mundi i ketyre artisteve nje burim inspirate per gjithe artistet e rinj.
Mihallaq Furxhi
Oakland Community College
Michigan USA
In memoriam për Skënder Sallakun:
Përtej të qeshurës së një barcolete
nga Andon Dede, New York
Çdo vdekje e një artisti të shquar është e hidhur. Me veprimtarinë e tij ai ka ndikuar në jetën tonë, na e ka pasuruar atë shpirtërisht. Aq më tepër kur është fjala për Skënder Sallakun që na ka bërë të qeshim në çdo situatë që të jemi ndodhur. Si zor të ketë njeri të brezit tim që të mos jetë shkrirë me humorin e tij, duke filluar që nga batutat më të thjeshta e barcoletat e deri tek filmat e komeditë. Në këto raste, si për çdo njeri të shquar, njerëzit dhe media, përgjithësisht, merren me atë që ai ka dhënë dhe nuk ndalen tek njeriu. Kjo është sa e drejtë aq edhe e përligjur. Por unë këtu do ta shkel këtë rregull, me që është fjala për një dimension tjetër të Skënderit, me që kam pasur rastin ta njoh nga afër, të kem qënë edhe në shtëpinë e tij. Dhe po e them që në fillim atë që thuhet zakonisht në fund: më ka lënë përshtypjet e një njeriu të mirë, që në komunikimin me ty harroje se po bisedoje më një nga artistët më të shquar të vendit tënd e të cilin e njihnin që nga Vërmoshi në Konispol. Për të mos u zgjatur, po hyj direkt në temë.
Atë kohë punoja në Televizion dhe me regjisorin Mevlan Shanaj donim të realizonim një rubrikë: ”Njohim të njohurit”, me artistët më të shquar të vendit, që jo për fajin tonë, nuk u realizua dot. Shkoj në Estradë dhe kërkoj Skënderin. Më thonë se nuk është atje dhe po bën stazhin e Partisë. Më erdhi për të qeshur, por nuk e bëra veten: as që mund ta shkoja nëpër mend se Skënderi mund të kishte kërkuar të bëhej komunist, duke pasur parasysh tipin e tij, nga gjithë sa kisha parë e dëgjuar për të.
Shkova ta takoj atje ku po bënte stazhin, në një repart zdrukthtarie të një ndërmarrjeje tregëtare, në një qoshe rruge, diku karshi Muzeut të sotëm. Takohemi e pimë një kafe. I them qëllimin e vizitës dhe lëmë takim për më vonë në shtëpi të tij, tek rruga e Durrësit.
Skënderi qe vetëm në shtëpi. Pas mirëseardhjes, vuri xhezvenë e kafes dhe ndërkohë mbushi dy gota likeri, me sa mbaj mend. Edhe pse qe hera e parë që po komunikoja me të kështu shtruar, po ta kishim inçizuar atë bisedë, si zor se do ta besonte njeri se ne nuk ishim njohur prej kohësh. Kemi biseduar për orë të tëra me zemër të hapur, jo thjesht për punën për të cilën kisha shkuar por për tema nga më të ndryshmet, që nga familjaret, shoqëroret e deri tek politika e madhe, me një sinqeritet të habitshëm, duke e lënë në minoritet tematikën që më duhej për skenarin. Më tregoi për jetën e vet, për vështirësitë e punës në Cirk e në Estradë, për kushtet që gëzonin artistët si ai në vende të tjera dhe për hallet e përditëshme që duhet të përballonte, si të gjithë ne, duke filluar që nga radhët e qumështit e deri tek rritja e fëmijve. Ai qe i vetëdidjshëm për statusin që kishte dhe se si mund të kishte qënë jeta për të në ndonjë vend tjetër apo, pse jo, në një sistem tjetër, qoftë edhe të Lindjes. Konkretisht, ai pruri si shëmbull kllounin e Cirkut të Moskës, Arkadi Rajkin, i njohur në të gjithë botën. Filma me shfaqje cirku të tij kisha parë dhe unë. “Po a e di se sa shfaqje në vit bën Arkadi, tha Skënderi? Një apo dy. Pse? Po është gjithë ai Bashkim Sovjetik. Sikur vetëm në qytetet kryesore të shkojë e të japë shfaqje ai, nuk i del një vit i tërë. Po ne që duhet të përgatisim premierë gati për çdo muaj?”
Me këtë nuk po them ndonjë gjë të re, se kushdo e kupton që një artist i atyre përmasave, kudo që të ishte, do të kishte të paktën një vilë për të jetuar e jo atë apartament krejt të zakonshëm ku po bisedonim ne.
Erdhi fjala e barcoletave, nga “fondi i xhepit”, ndonëse ato merrnin dhenë shumë shpejt dhe hynin lirshëm në “xhepat” e kujtesës së shumicës së popullit. Duke përfituar nga rasti, desha të verifikoj “live”, disa histori që kisha dëgjuar për të, që nga sajimet e skenës e deri tek shfaqjet para të mëdhenjve, sidomos nga ato “me spec”, që po t’i kishte treguar ndonjë tjetër mund ta kishte pësuar keq. Ai e kuptoi se ku doja të dilja dhe më tregoi atë më tipiken e që flet shumë për mesazhin që doja të jepja përmes këtyre radhëve.
Po bënin një mbrëmje punonjësit e ministrisë së Brendëshme. Hanin e pinin për shtatë palë qejfe, se nuk iu mungonte asgjë. Ishte dhe vetë ministri, Kadri Hazbiu. Dikur, në një moment euforie, dikush tha pa të keq: “Ah, të kishim dhe Skënder Sallakun këtu sa mirë do të qe, do të shkriheshim fare…”. Kadriu e dëgjoi dhe ia ktheu: ”Kollaj fare, dërgojmë nja dy nga shokët tanë e ta marrin!’. Kini parasysh që ishte, në mos kishte kaluar, mesi i natës, por kush ia prishte atij. Pa e zgjatur, dy nga “kuadrot” e “armës së dashur të popullit”, siç e kishte quajtur shoku Enver Sigurimin, dalin, marrin një “Gaz” e drejt e tek shtëpia e Skënderit. Trokasin fort e pas pak dëgjojnë përgjigjen nga brenda:”Ju lutem, kush është?”. “Hape! Jemi nga ministria e Brendëshme!’ – i thanë ata. “Një minutë..” – iu tha Skënderi dhe e hapi derën. “Do vish me ne, se ashtu e kemi punën!” – i thanë ata prerë, duke zbatuar një skenar që e menduan gjatë rrugës. “Pse vetëm Skënderi të tallet me ne, pa të tallemi dhe ne njëherë me të!’ – kishte thënë njeri syeresh. “Nuk kam punë me ju!’- iu tha Skënderi dhe u mbylli derën. Por ata, që nuk e prisnin një reagim të tillë, trokitën përsëri, edhe më fort. “Ore, si guxon ti të na mbyllësh derën? A e di se ç’të bëjmë?”, ulëritën ata, të cilëve nuk iu mungonte përvoja e bastisjeve të tilla në mesnatë. Skënderi i pa në sy dhe përsëri dyshoi për një reng të mundshëm, ndaj ua mbylli prapë derën duke iu thënë të njëjtën gjë: ”Nuk kam punë me ministrinë e Brendëshme unë se s’kam bërë gjë!” Ata nuk u tërhoqën po vazhduan në të tyren: ”Do të vish me ne dhe mos e zgjat! Nuk kemi kohë të tepërt!” Toni i tyre tashmë qe serioz dhe Skënderi, dashje apo pa dashje, u tërhoq nga e tija. “Mirë, prisni të vishem..”.
U bë gati dhe nën shoqërimin e tyre dolën jashtë ku i priste “Gazi”. Skënderi në mes dhe ata të dy anash. Asnjë nuk fliste se të dy palët dyshonin, për mirë e për keq. Diku Skënderi dëgjon tingujt e një orkestre dhe për më tepër e kuptoi se aty afër po bëhej mbremje. Kjo i dha zemër e iu tha atyre duke qeshur: “ E mora vesh se përse më keni marrë. Me që është puna kështu, hajde ta luajmë pjesën deri në fund. Një nga ju të ecë para meje, unë në mes si i arrestuar dhe tjetri mbrapa! Dakord?” Ata pohuan me kokë. Tashmë u ndërruan rolet: ishte Skënderi që po i urdhëronte në rolin e regjizorit. Ata i thanë rojes që ta hapë derën me dy kanatet dhe ashtu bënë: hynë “triumfalisht” në sallë me që kishin kapur një “armik” të popullit. Salla shpërtheu në të qeshura si asnjëherë tjetër. Skënderin e thirri direkt Kadriu. Pas përshëndetjeve të rastit, e ftoi që të tregonte ndonjë gjë apo të luante ndonjë pjesë të vogël kur, nga drejtime të ndryshme të sallës, dëgjohen zëra: ”Nga ato të xhepit!”. Skënderi akoma s’po fliste. “Hë, pra fillo, – i tha Kadriu, si për t’i dhënë zëmër, – dhe mos ua prish këtyre!” Skënderi afroi gojën tek veshi i Kadriut dhe i tha me zë të ulët: “Dakord jam, por mos ka ndonjë të Sigurimit këtu…?” . “More, me kë tallesh ti, a e di se ç’të bëj?” – i tha Kadriu, por kuptohej që e kishte thjesht për humor. Dhe sado e çuditëshme të duket, ai tregoi atë barcoletën e famshme të mish-shitësit, që lexuesi si zor mos ta ketë dëgjuar. Megjithatë, po e tregoj shkurt: “Në kohën e Zogut tabela lart kishte emrin e shitësit, kurse brenda në dyqan qe mishi; sot në tabelë është “Mish” dhe brenda është mish-shitësi…”. Salla shpërtheu përsëri në të qeshura të forta. ”More, prapë ti me këto? Akoma s’po kupton se ku je e me kë je?” “Po vetë më thirrët e po vetë edhe m’i kërkuat nga këto, more shoku ministër, dhe unë s’ua prisha, siç më thatë ju…”. Qeshi edhe Kadriu, se s’kishte nga t’ia mbante.
Përpara se të bëj një koment të shkurtër, gjë që ishte dhe qëllimi i këtij shkrimi, dua të hap një parantezë të vogël. “Skënder, e pyeta, më thuaj të drejtën, kur të erdhën ata, vërtet që nuk pate frikë fare?’. “Dhe unë po ta them hapur, – më tha ai, – dy herët e para vërtet që nuk pata frikë e thashë me vete se po bëjnë numura, siç më pat ndodhur shumë herë të tjera. Por, kur ngulën këmbë për herë të tretë e ngritën zërin me kërcënim, të them të drejtën më hyri një çikë frika. Ku ka trimëri me ata…”.
Kjo qe e gjitha ajo që desha të tregoj. Tani të kalojmë caqet e ndodhisë apo dhe të vetë barcoletës, dhe të bëjmë një përsiatje të vogël, megjithëse lexuesi mund të ketë arritur dhe vetë në përfundimet që do të shpreh më poshtë.
Në vështrim të parë, duket një ngjarje e thjeshtë e me humor. Por, mendoj se nuk do të qemë të saktë po ta vlerësonim vetëm kështu dhe ja sepse. Prej kësaj ngjarjeje mund të nxirren shumë përfundime që tregojnë më bindshëm e më qartë se libra të tëra për atë sistem ku kemi jetuar ne për afro gjysmë shekulli. E para gjë që doja të thosha është se kjo tregon se udhëheqja e lartë e Partisë, ku bënte pjesë dhe Kadri Hazbiu, qe e vetëdijshme se si jetonte populli dhe se sa të kënaqur ishin ata prej tyre. E dyta, kjo tregon se sa armë e dashur për popullin ishte Sigurimi. E treta, tregon dyzimin e dyfytyrësinë e njerëzve të atij sistemi që nga njëra anë ishin të detyruar të vepronin si manekinë e të zbatonin çdo urdhër e, nga ana tjetër, dhe ata, si gjithë ne të tjerët, qenë të etur për një çikë humor, jashtë kornizave të shfaqjeve që kalonin në njëqind filtra. Kjo ngjarje tregon edhe diçka tjetër: po të mos qe Skënderi, një barcoletë-tregues i kësaj kategorie e kishte të sigurt burgun, për të thënë më të paktën. Pra, edhe e tmerrshmja “luftë e klasave”, zbatohej përmes një skenari ogurzi të menduar mirë që ua kishte nxirrë jetën kushedi sa njerëzve të pafajshëm.
Më pëlqen të tregoj edhe diçka tjetër, ndonëse kam drojen se mos u zgjata. Lidhur me hyrjen në Parti të Skënderit. Jo vetëm kaq, por ai u bë dhe sekretar i Partisë së Estradës, sado e çuditëshme të duket kjo. Bukur! Po tregoj tani një ndodhi që na e ka treguar aktori Xhevahir Zeneli.
Aktorët e Estradës, si qejflij që qenë, të gotës e të lojrave të ndaluara, kishin kohë që luanin bixhoz. Një ditë prej ditësh i thërret operativi i zonës, tek i cili, me sa dukej, kishte spiunuar ndonjë nga ata të “armës së dashur”. I kërcënon se mund të kishin pasoja jo të mira etj.etj. Nëpër korridoret e Estradës pasuan ditë të zymta, sikur të kishte ndodhur ndonjë gjëmë e madhe. Nuk i thoshin shaka. Për bixhoz, gjetkë qenë dënuar edhe me burg. Këtë e vuri re dhe Skënderi dhe iu thotë: “Mor, ç’keni, se nuk ju shoh mirë?”, Ata ia thonë troç se si qe puna dhe Skënderi ua kthen: “Mos u bëni merak. Këtë punë e sqaron Partia. Ajo do t’ju ndihmojë të delni nga situata!” Nuk merrej vesh mirë a e kishte me gjithë mend apo bënte shaka si zakonisht, por fakt është se ai vërtet bisedoi me operativin duke e trajtuar çështjen si pa shumë rëndësi, me që kishim të bënim me artsitë, që nuk duhet t’ua vëmë re, se janë djema të mirë etj.etj.”. Operativi u tërhoq, beteja u fitua. A kishte burrë që ia prishte Skënderit?! Por ç’ndodhi? Ata qenë mësuar të luanin dhe tani, pa luajtur nuk ndjeheshin mirë. Skënderi prapë e vuri re këtë dhe iu kërkoi sqarime. “E di si është puna, i thanë ata, se ne Partisë nuk i fshehim gjë. Ne pa luajtur ndonjë dorë, sikur ndjehemi keq…”. E kuptova, – iu tha Skënderi. – Partia do t’ju ndihmojë përsëri: Na, merrni çelësin e Zyrës së Partisë dhe shkoni luani atje!”.
A ka më bukur? Ky qe “komunisti” Skënder Sallaku! Nuk po zgjatem më!
Në art qenë ikona
Duhet të vazhdojë
Kjo poezi homazh
Për njerëzit e ndritur
Dhe për ç’lanë pas
Hikën katër diva
Në art qenë ikona
Si perla mbi tortë
Për tërë viset tona
Trishtim na ka sjell
Ndarja në zëmrat tona
Ishin në kujtesë
Si rrënjë atje thellë
Për artin e tyre
Për shijen e mbjellë
Ja Laver Bariu
Mjeshtër i klarinës
Qe legjend e gjallë
Me muzik si stinët
Por nuk shkojë gjatë
Të ndrrojë jetë
Një tjetër kollos
Mjeshtër i vërtetë
Në hark Virtuoz,
Në violinë qe ikonë
Ibrahim madhi,
I madhi gjithmonë
Ka nis ters ky vit
Për tërë artin tonë
Po na mer ikona
Nga arti violina
Nga kënga e lehtë
Mori kanarina
Ja dhe Vaçe Zela
Ka nërruar jetë
Duke lënë këtu,
Thesare të vërtetë
Të gjithë për artin,
Punuan një jetë
Shkrim më të vështirë
S’kam shkruar kurrë
Por ky amanet
Duhej lën dikurë
Ja Skënder Sallaku
Që bëri epokë
Të bënte të qeshje
Dhe t’ishe nën tokë
U prefshi në paqe,
Veç trupin keni marë
Për veprat legjenda,
Ne s’kemi të larë
Poezi nga Bujar Kardashi