Homazhe për mjeshtrin e shquar të violinës, Ibrahim Madhi

5 Shkurt 2014, 13:07Kulturë TEMA

Familjarë, të afërm, miq, personalitete të kulturës e politikës i kanë dhënë lamtumirën Artistit të Popullit, violinistit Ibrahim Madhi. Homazhet u zhvilluan tek Akademia e Arteve.

Telat i u bënë rrugë ku rrëshqisnin virtuozisht si rrallë kush, gishtërinjtë e tij, veprat e autorët më përfaqësues të trashëgimisë së vyer botërore e asaj shqiptare, tastiera hapësirë ku këndoi ëmbëlsisht shpirti i tij i butë e fisnik, harku i u bë një hark triumfi ku kalonin sukseset e tij, violina njëdimension admirimi të madh i publikut, botës muzikore, e cila do ta ruajë thellë në memorien e kulturës kombëtare kontributin e shquar 50- vjeçar të Mjeshtrit Ibrahim Madhi”, shprehet kompozitori Aleksandër Peçi për violinistin Madhi që u nda nga jeta ditën e djeshme.

Ruaj kujtime të mbrekullueshme nga bashkëpunimi me Bimin siç e quanim, vazhdon Peçi, me rapsodinë nr 2 për violon e orkestër vallet për violon, një moment nga filmi si gjith të tjerët e kur xhirohej një film me formacionin e harqeve që mjeshtri ngriti e lartësoi profesionalisht.

Ne këto raste për çdo njeri që largohet nga jeta themi shprehjen standarte i paharuar qoftë kujtimi, por së pari duhet që media televizive e radiofonike nëpërmjet programeve te saj ti sjelli realisht në ekran per publikun figura të tilla të mëdha. Kjo obligon në mënyrën më urgjente TVSH të bejë dixhitalizimin e gjithë arkivës së Ibrahim Madhit dhe artistëve të tjere duke i mbajtur të gjalla e të paharuara për publikun, dhe pikë reference për profesionistët”, shprehet Peçi.

I njohur si një ndër themeluesit e muzikës shqiptare, Ibrahim Madhi vlerësohet nga kolegët e tij si një figurë me peshë të madhe në jetën muzikore shqiptare. Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, muzikologu Sokol Shupo vlerëson figurën shumëdimensionale të profesor Madhit me një karrierë brilante prej 50 vitesh në fushën e krijimtarisë dhe pedagogjisë.

“Profesor Madhi krijoi një model në interpretim, tingull dhe përkthimin e veprave shqiptare. Ai ishte një nga ata njerëz që ka interpretuar një pjesë të madhe të veprave shqiptare në premiere, ishte një profesor, një pedagog, që ka lënë një trashëgimni të madhe jo vetëm në kuptimin e brezave të studenteve që ka nxjerrë, por edhe në pedagogjinë e instrumentit”, thotë Dekani i Fakultetit të Muzikës, muzikologu Sokol Shupo. Në vlerësimin e profesor Shupos, Ibrahim Madhi ishte një nga njerëzit më të pjekur që ka njohur jo vetëm në aspektin artistik.

Profesor Ibrahim Madhi u nda nga jeta dje, në moshën 69 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë Veprimtaria e tij artistike shënon dhjetëra koncerte të suksesshme, si solist pranë Orkestrës së Radio Tiranës, në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore. Ibrahim Madhi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e pedagogjisë, me formimin e brezave të tërë ndër vite në Akademinë e Arteve në Tiranë.

5 komente në “Homazhe për mjeshtrin e shquar të violinës, Ibrahim Madhi”

  1. ina says:

    iu falenderoj tema qe beni artikuj per figura te ndritura si prof Ibrahim Madhi. I pa harruar qofte me shpirtin dhe violinen e tij..

  2. engjell says:

    I njohur vetem nga skena dhe ekrani eshte pak te thuash vetem per emocionet qe ngjall interpretimi mjeshteror i emblemes se violines.Pa dashur te ngaterroj apo perziej vlerat e secilit,ashtu si edhe mjeshtri i madh i klarinetes ,Laver Bariu ,kane dhuruar nje bollek kenaqesie tek publiku. Komunikimi instrumental i tyre i lidhte me publikun e gjere thellesisht dhe nxiste tek ai rritjen e kenaqesise se thelle qe transmeton muzika .Detyra e institucioneve kulturore te tradites dhe artit eshte te ruaje dhe publikoje krijimtarine dhe interpretimet e tyre si trashegime te cmuara te kultures kombetare.Keshtu do te ruhet dhe vleresohet figura e tyre edhe nga brezat qe do te vijne.

  3. Gezimi says:

    Nje violinist virtuoz, per te cilin nuk jane thurur ditirambe, por ky personalitet ka folur vetem me gjuhen e tingujve te instrumentit te tij te dashur! Mbetesh i pavdekshem!

  4. qytetar says:

    Q ofte i pa harruar kujtimi i tije.
    Ngushellime familjes.

    I PA VDEKSHEM KONTRIBUTI I TIJE.
    VIRTUOZ NE VIOLINE,
    NJERI I SHKELQYER,
    MESUES I SHKELQYER.

  5. homazh says:

    Poezi homazh nga Bujar Kardashi
    “Në art qenë ikona”

    Duhet të vazhdojë
    Kjo poezi homazh
    Për njerëzit e ndritur,
    Dhe për ç’lanë pas
    Hikën katër diva
    Në art qenë ikona
    Si perla mbi tortë,
    Për tërë viset tona
    Trishtim na ka sjell
    Ndarja në zëmrat tona
    Ishin në kujtesë
    Si rrënjë atje thellë
    Për artin e tyre
    Për shijen e mbjellë
    Ja Laver Bariu
    Mjeshtër i klarinës
    Qe legjend e gjallë
    Me muzik si stinët
    Por nuk shkojë gjatë
    Të ndrrojë jetë
    Një tjetër kollos
    Mjeshtër i vërtetë
    Në hark Virtuoz,
    Në violinë qe ikonë
    Ibrahim madhi,
    I madhi gjithmonë
    Ka nis ters ky vit
    Për tërë artin tonë
    Po na mer ikona
    Nga arti violina
    Nga kënga e lehtë
    Mori kanarina
    Ja dhe Vaçe Zela
    Ka nërruar jetë
    Duke lënë këtu,
    Thesare të vërtetë
    Të gjithë për artin,
    Punuan një jetë
    Shkrim më të vështirë
    S’kam shkruar kurrë
    Por ky amanet
    Duhej lën dikurë
    Ja Skënder Sallaku
    Që bëri epokë
    Të bënte të qeshje
    Dhe t’ishe nën tokë
    U prefshi në paqe,
    Veç trupin keni marë
    Për veprat legjenda,
    Ne s’kemi të larë

    “Në art qenë ikona”
    Poezi homazh nga Bujar Kardashi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje