Sot në Teatrin Kombëtar shfaqja “Kur njihesh në internet”, Çuli:Do të vemë ngrohjen në salla

1 Shkurt 2014, 11:01Kulturë TEMA

Hervin Çuli, pas marrjes së detyrës së drejtorit, ka thyer heshtjen në Teatrin Kombëtar, duke e lënë skenën 10 ditë në dispozicion të aktorëve të rinj. Ndërsa e pyesim drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar pse ka bërë këtë zgjedhje, ai rrëfen se “bashkëpunimet e para kanë qenë me pjesën më aktive të lëvizjes teatrore në vend”, pa harruar atë të shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë.

Sot në Teatrin Kombëtar nis shfaqja e parë e kontraktuar mes Hervin Çulit dhe trupës private të Teatrit Shëtitës. Bëhet fjalë për komedinë “Kur njihesh në internet” me regji të Kiço Londos, e njohur për suksesin e saj në dhjetëra rrethe të vendit. Që drejtori Hervin Çuli e ka si objektiv nxitjen e të rinjve, e kemi pasur të qartë nga platforma e tij, por na duhet të dimë se cila është arsyeja që ai beson se publiku do të vërshojë për 10 ditë në dyert e Teatrit Kombëtar për të njëjtën shfaqje?! “Kur njihesh në internet” do të ngjitet në skenën nga data e sotme (1 shkurt) për të vijuar në datat 2, 6, 7, 8, 9, 13, 14, 15 dhe 16 shkurt. Drejtori Hervin Çuli beson se publiku do të jetë i pranishëm çdo mbrëmje, ndërsa rrëfen se bashkëpunimi me trupën private të Kiço Londos ka edhe një arsye tjetër…

Përballja e parë e drejtorit të ri të Teatrit Kombëtar janë borxhet e mbartura nga drejtuesit e mëparshëm. “Teatri Kombëtar, -thotë Hervin Çuli, -ka borxh fonde premierash ende të pashlyera” ……, por ai nuk ia lejon vetes të justifikohet pas këtij fakti, ndaj rrëfen se: “Kam menduar që të ngjis në skenë këtë vepër, duke ndjekur një politikë më liberale, me të cilën duhet të mbajme  gjallë teatrin për spektatorët”. Kështu shprehet Hervin Çuli për Shqiptarja.com, duke shtuar se e ndjek këtë politikë për shkak se “borxhet që janë trashëguar në Teatrin Kombëtar, duan një kohë të gjatë që të rikuperohen”.

Çuli rrëfen për gazetën se, që spektatori të rikthehet dhe të vërshojë drejt Teatrit Kombëtar, është duke parë se cilat nga trupat private kanë realizime më suksesshme. “Kjo politikë do të vijojë derisa të rikuperohen borxhet. Gjithsesi, kjo politikë synon edhe në mbështetjen e më të rinjve dhe shfaqjeve më të realizuara në rrafshin kombëtar”, shprehet Çuli, duke shtuar se “për shfaqjet dhe bashkëpunime me cilësi dyert e teatrit do të jenë gjithmonë të hapura”.

Shfaqja e Kiço Londos ka korrur sukses në të gjitha skenat e vendit, ku ka shkuar kjo trupë shëtitëse, e cila përbëhet nga një kast aktorësh shumë ambiciozë.

Drejtori i Teatrait Kombëtar ka zgjedhur pikërisht këtë shfaqje për të nisur nga puna dhe siç e ka parashikuar në platformën e tij, ai nuk do që të zhgënjejë publikun. Dhe që publiku në këto ditë të ftohta dimri do ta frekuentojë shfaqjen ai është i sigurt, sepse ka premtuar që nuk do të ketë më salla të ftohta.

“Unë besoj se të shtunën e të dielën spektatori do të pushtojë sallat. Ne do të vëmë edhe ngrohjen, pasi do të vënë në provë kaldajën”, thotë drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli.

12 komente në “Sot në Teatrin Kombëtar shfaqja “Kur njihesh në internet”, Çuli:Do të vemë ngrohjen në salla”

  1. era says:

    Suksese Culit, por kur shkon tek perversi Cani i bien pak kreditet.

    1. Skypion says:

      Ky zoteria,Hervin Culi(kjo H-ja e lodhshme para emrit Ervin),perpara vitit 2005 ka qene angazhuar politikisht me te djathten e Berishes,perkatesisht me “KOP-in” e famshem te asaj kohe.Ne vitin 2005 ,PD-ja fitoi zgjedhjet.Disa nga antaret e KOP-it moren poste me pergjegjesi ne qeverisjen e kohes dhe ne administrate.Disa prej ketyre disave edhe shkelqyen ne postet perkatese duke bere karriere ne politike,ose ne profesionet e tyre.Mirepo, jo te gjithe kopistet,sic eshte edhe e natyrshme,mund te benin perpara ne karriere dhe te realizonin endrrat e tyre,sepse,keshtu funksionojne gjerat ne kete bote.E njeri nder keta qe nuk pati fat,ishte edhe Hervin Culi.Duke pare qe mundi i tij si militatnt ne KOP nuk u shperblye ashti sic priste nga pushteti i kohes,Hervin Culi ky demokrat i flakte,nga demokrat na u be socialist,me opoziten duek sulmuar pushtetin per te cilin kishte punuar.Arsye per te sulmuar kishte boll,sepse,cdo pushtet kushdoqofte e kudoqofte ai te jep mudnesine per ta kritikuar.Por te gjitha keto arsye ne fakt ishin “arsye”,sepse,arsyeja e verte kryearsyeja,arsyeja e arsyeve ,ishte se nuk i’u realizuan endrrat qe mendonte se do t’ia realizonte pushteti i kohes.
      Ka bere nje lufte te ashper “parimore” ne shtyp dhe televizione ndaj pushtetit qe “nuk po jep vendin qe i takon Teatrit,profesionisteve te tij,artit ne pergjithesi”.Nderkohe nuk e ka fshehur afeksionin e tij politik per Ramen me socialistet e tij.Sa me shume konsumohej pushteti i kohes,dhe rritej mundesia dhe shpresa per te fituar e majta e Rames,aq me shume behej aktiv Hervin Culi ne “betejen e tij parimore per Teatrin”.Fitoi e majta,fitoi dhe Hervin Culi.Fitoi rrufjani,por ne vend qe te ule koken dhe te punoje,do te na beje edhe budallenj,kur thote qe une nuk kam lidhje me politiken!Sikur nuk ishte politika qe e solli ate ne krye te Teatrit Kombetar!
      Ja,njerez te tille si Hervin Culi,jane njerezit e ndershem te ketij vendi!

    2. feniks says:

      I nderuari Hervin Culi!
      Urime per detyren fisnike qe ke marre!
      Kam nje keshille per ty:
      -Ne se do,qe ta kthesh LAVDINE E TEATRIT KOMBETAR NE KOHEN E TEATRIT POPULLOR,atehere kujto se cfare KOLLOSESH DREJTONIN E AKTRONIN NE ATE KOHE NE ATE TEMPULL ARTISTIK!!!
      -Kujto NIVELIN E LARTE ARTISTIK TE DRAMAVE,KOMEDIVE etj,qe viheshin ne skene atehere dhe PUBLIKUN E ZJARRTE QE I FREKUENTONTE ATO,QE DUHET TE KISHJE MIK TE FORTE APO TE ZIJE RADHE NJE JAVE PERPARA PER TE SIGURUAR NJE BILETE!!!
      -SHPORRI NGA SKENA PJESET DEMODE E BANALE te huaja e te vendit me personazhe te vetme BURGAXHINJTE,TE DROGUARIT,TE CMENDURIT,POLICET,etj,si dhe SKENOGRAFINE palo “moderniste” me ca carcafe,copa derrase,2 karrige e nje tavoline etj!!!
      -Publiku kerkon te shohe ne skene JETEN E VET TE PERDITESHME e jo ca ARISTOKRATE TE RRJEDHUR TE MBRETERIVE TE DIKURESHME,apo “Vaginat e turpeshme” gjoja per te NDJELLE PUBLIKUN rinor,sikur te jene QEN e jo njerez!!!
      Kemi 23 vjet,por asnje pjese e vene ne TEATER nuk mbahet mend!!!
      Publikun do ta ktheni jo me TRUKE,por me NIVEL TE LARTE ARTISTIK!!!
      SHFAQJET PORNO UA LINI SHTEPIVE PUBLIKE,NDERSA TEATRI ESHTE SHTEPI ARTISTIKE!!!

  2. Tomorri says:

    Me kurajo dhe besim tek puna ju mund te arrini gjithçka z.çuli.
    Per mua eshte lajm se juve mbas kaq vjetesh po vini kaldajat ne pune kjo nuk eshte pak per spektatorin.
    Suksesin e kini te garantuare dhe bravo.

  3. toni says:

    VERU NGA NJE MEZE E NJE GOTE RAKI PERPARA, ULU ME TA, E NE RREGULL JE. PO KUSH JE TI PERPARA EDMOND BUDINES, DUHET TE IKJE ME VRAP PERPARA KANDITATURES SE TIJ. NEJSE, RROFTE EDI RAMA QE TE BERI DREJTOR SE NDOFTA E BEN KETE TE PAKTEN…SE TEATRI E KA HENGER ME TY…!

  4. Tarras Zhapkoqi says:

    Zotit Culi, une nuk te njoh dhe eshte e natyrshme qe njerzit edhe nuk njihen edhe njihen. Vec nje gje po ta them: Ne se je ti ai personi qe tallesh me kenget e kohes se Enver Hoxhes ne Portokalli, atehere ne djall te vesh ti me gjithe ata qe te kane zgjedhur ty qe te drejtosh Teatrin (e Madh) Kombetar.

    1. po says:

      Hervin Culi s’ka qene kurre ne Portokalli. Dmth nuk eshte ai qe ti mendon

  5. sela says:

    Qe te vendosesh kaldaje ne sallat e teatrit e jo vetem ktij kombetar ,por gjithe sallave te teatreve nuk eshte aspak nji lluks ,si mundet te interpretohet aty ,por ben pjes ne kushtet e shumta ,ne te cilen nji trupe teatri dhe spektatori ktij shekulli duhet ta ket patjeter .
    Sa i takon drejtorit ,eshte mire qe te presim e shikojme cfar do beje . Ska te bej aspak emri e x personi apo experienca ne teater ,sepse te tille kan qen 23 vjet aty ne krye te teatrit shqiptare dhe kane ber teater vetem me miljonat qe fusnin ne xhepat e veta . Ne shqiperi sot duhet te vleresohet ai qe punon dhe jep rezultate e jo emra .Nqs nji X regjizor eshte aq i afte gjen menyren dhe jasht qenies Drejtor teatri te tregoj se e do artin dhe punoj . I kemi pare te gjithe kto vite demokracie se cfar kane bere .Pasioni qe dikur artistet shqiptare e kishin ke aktrimi e krijimi sot e kan ke paraja dhe te ngrohurit bolet e servilos monstrave ne ish pushtet .Prandaj boll me bla bla bla ,puna tregon gjithcka. Si nuk hoqen dore njiher shqiptaret duke frure njerin apo tjetrin me levdata ,ky eshte keshtu ky eshte ashtu , lerini mer te tregoj puna ,se vetem keshtu ndryshon ajo shqiperi ,arti e kultura e gjithcka .Jo me ham hum dite e nate .

  6. Atdhetari says:

    Nje ndryshim qe ka te beje me frekuentimin e teatrit pa dyshim edhe me lojen e aktoreve eshte ngrohja e ambientit.Pjese te bukura ka sa te duash repertori boteror sigurisht edhe ai i vendit.Kjo do te beje qe teatri te rrisi te ardhurat dhe publiku ta mbushi plot ate .Suksese.Punoni te nderoni vehten te shperbleheni per mjeshterine e aktrimit dhe te kenaqni spektatorin qe nuk do ju mungoje !

  7. Veli Stafa says:

    Pse akoma vazhdon pa ngrohje qendrore Teatri Kombtar ?
    U besafova.Si ka mundesi ? Ka rreth 35 vjet me pare kur isha adoleshent vendosem te shkojme ne Teater se bashku me nje shokun tim te femijerise qe sot jeton ne Itali (Ilir Cara).Nuk mundem te qendrojme me teper se 15-20 minuta se per pak vdiqem nga e ftohta.Dolem jasht duke vrapuar qe te ngroheshim pak.Si ka mundesi qe vazhdon e njejta situate edhe sot pas 35 vitesh ? Turp.

  8. Fatma says:

    Po mire, o z.Culi, hapsiren e pare ia le Kico Londos, pikerisht atij felliqesire qe nuk ka uje qe e lan?!?!?! Leri brockullat “per brezin e ri”, e nese ke vertete deshire te ndihmosh brezin e ri, krijo politika e strategji te verteta per t’i mbeshtetur, jo “lojra” te arsyetuara mbi miqesite e vjetra!!!

  9. A says:

    Keto 23 vjet te ashtuquajtures demokraci, vetem per art-kulturen do te shkruaj. Tirana kishte nje Teater Popullor qe sot quhet Teater Kombetar eshte kthyer ne stalle derrash, kur ka shfaqje nuk ka me shume se 20-te vete dhe kur eshte ftohte vine ne shfaqje me batanije dhe jorgan prej shtepije. Merret me mend si do te luajne aktoret ne skene ne kete skene.
    Ku eshte Teatri i Estrades, sa cfaqje zhvillon?? Kemi Arenen e Cirkut te Tiranes, nga ftohti kur doli ne skene ariu i murme ngordhi ne skene nga ngrica, keshtu mendohet te sjellin nje ari te bardhe nga polet e Tokes, sepse vetem ai e perballon kete situate. Me mire eshte Teatri i Operes, por edhe ai eshte me probleme te medha, sepse Ansambli i Kengeve dhe i Popullore i jane vjetruar dhe grisur veshjet e mbrendeshme dhe kostumet kombetare popullore shqiptare. Tjetra se harrova ku eshte filmi shqiptar, ku eshte Kinostudio “Shqiperia e Re”, ku dhe ku ndodhet asnje nuk e din sepse se ka ikur ne drejtim te paditur. Ne nje kohe qe qyteti i Tiranes, “qy” kryeqyteti i Shqiperise dhe mbare kombit shqiptar Tirana duhet te kete nje TEATER te RI MBARE KOMBETAR te te GJITHAVE PARAMETRAVE. Kujt ja thu, mo, kujt ja thu, pjeses injorante te shoqerise shqiptare qe po zhvillon ne prefeksion “BAKSHISHIN”, “RYSHFETIN”, “GRABITJEN”, “VJEDHJEN” dhe keto “vese” dhe “virtyte” i quan pozitive, te mira dhe sa te shkathet qe jane ne nje kohe ne Evrope kane marre nofken “MASHTRUES”, por te pakten “MASHTRUES MODERN”, por edhe ketu na njohin si “MASHTRUESA PRIMITIVA”.
    Po politikanet ku i lame, po pusht/etaret si jane NJERI me MASKARA, NJERI MASHTRUES, NJERI me HAJDUT, NJERI me i KORRUPTUAR se TJETRI.
    ETALONI i ketyre jane 2(DY) ETALONA te PAARRITSHEM per HORRA, VAGABONDA Kalibri, SALI BERISHA dhe FATOS NANO me grupet dhe klanet e tyre mafioze. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje