“Tirana e vjetër. Një histori e ilustruar” është libri i Gazmend Bakiut , i cili sjell para lexuesit të dhëna të rëndësishme për qytetin. Studimi shtrihet në kohë dhe jep një përgjigje për origjinën e emrit.
“Një nga pyetjet që studiuesit e kohëve të ndryshme kanë dashur t’i japin përgjigje, ka qenë dhe është problemi se nga vjen emërtimi Tiranë. Për etimologjinë e emrit të kryeqytetit janë bërë shumë hamendje dhe janë dhënë po aq versione, përgjatë më shumë se një shekulli, të cilat do t’i përmendim të gjitha dhe me radhë. Tri shpjegimet e mëposhtme lidhen me legjendën e themelimit të qytetit të sotëm (1614), të treguar nga autorë të ndryshëm.
Në vitin 1901, August Degrand dha shpjegimin sipas të cilit, themeluesi i qytetit, Sulejman Pasha e quajti atë Tehran në kujtim të një fitoreje të korrur në Persi; më pas ky emër u transformua në Tirana. Ky version ka zënë vend në enciklopedi të ndryshme. Ahmet Gashi thotë se Sulejman Pasha pa një të papunë që luante me ranë (rërë), dhe kur Pashai e pyeti se ç’po bënte, ai iu përgjigj: “Jam tue tjerrë ranë”. Dhe kështu, ai e quajti qytetin Tir ranë, emërtim që më pas u transformua në Tiranë. Në variantin e gojëdhënës së treguar nga Osman Myderizi, Sulejman Pasha pa një plakë që po tirrte në pragun e një kasolleje dhe e pyeti se ç’po bënte; përgjigja “po tir an” çoi në emërtimin Tiranë.
Këto versione kanë rënë, pasi është e provuar se emri Tiranë (si emërtim i trevës), ekzistonte përpara se të themelohej qyteti. Në librat e Barlecit, e Muzakës, e të Biemit dhe në relacionet e udhëtarëve të ndryshëm, Tirana përmendet disa shekuj më përpara vitit 1614. Pra, kjo pjesë e legjendës ku pretendohet se ishte themeluesi i qytetit, ai që i vuri edhe emrin atij, nuk është e vërtetë. Qyteti i sotëm kur u formësua mori emrin e trevës Tiranë dhe ky është një rast i përsëritur në qytete të tjera anekënd botës. Varianti i katërt i pavërtetë është ai që e shpjegon emrin e Tiranës me Therandën, e cila është shënuar në hartën Tabula Peutingeriana të shekullit të III pas Krishtit. Duke u gabuar nga vendosja në hartë dhe nga ngjasimi i emërtimeve (Theranda-Tirana), është menduar se këtu kemi të bëjmë me Tiranën. Në fakt, Tabula Peutingeriana është një hartë itineraresh, dhe ashtu siç ka shkruar baroni Franz Nopcsa që e ka botuar atë, Theranda ndoshta ka qenë Suharjeka e motshme dhe nuk ka të bëjë me Tiranën.
Sipas versionit të parë që duhet marrë në konsideratë, emri Tiranë ka ardhur nga kështjella Tyrkanos. Këtë kështjellë me vendndodhje të papërcaktuar e ka përmendur historiani bizantin Prokopi i Cezaresë, në shekullin e VI pas Krishtit. Milan Sufflay mendonte se kjo kështjellë duhet kërkuar pranë Tiranës. Dhe ndoshta kemi të bëjmë me kalanë në mes të kryeqytetit, rrënojat e së cilës dolën në shesh së fundmi. Më herët akoma në veprën e tij, A. Boue ka shkruar Tyrcanus Tirana.
Një variant tjetër (i dyti) paraqitet tek “Shqypnija e Ilustrueme”, Shkodër, 1929: Emri Tiranë erdhi nga fjala latinisht tyros e greqisht turos (në fakt, greq. tiri-djathë), që nënkupton një vend të bulmetit. Kjo hipotezë mbështetet nga burimet historike sipas të cilave, ilirët ishin blegtorë të zotë dhe djathi i deles i përgatitur nga ta ishte shumë i përmendur jashtë vendit. Ndoshta, fusha e Tiranës u emërtua e tillë, sepse ishte vendi ku prodhohej bulmeti.
I treti version mbështetet në hipotezën e transformimit të togfjalëshit vendas “të ranat” (të rana, të rëna), që nënkupton një fushë të formuar nga depozitimi i materialeve të ngurta, që sillnin ujërat që kalonin nëpër të. Po në të njëjtën mënyrë, Xhavit Maçi ka shpjeguar emrin e Lanës -“të lana” (të lëna), nga mbetjet e ngurta që linte pas përroi që kalon mes qytetit.
Kemi edhe një variant të katërt. Linguisti italian Graziadio Ascoli vërente ngjashmërinë ndërmjet emrave toskë e Tirana me emrat tuskë e tireni, si rrjedhojë e familjes së madhe tireno-pellazgjike. Duket se këtu është mbështetur Bardhyli (Llukë Karafili) kur thotë që Tirana e mori emrin prej emigrantëve tuskë, prej pellazgo-tirenasve që erdhën nga gadishulli italik në kohërat antike. Mirëpo, i pari që e ka ngritur këtë version ka qenë J. G. von Hahn dhe këtë na e bën të ditur S. Juka në një artikull të saj.
Sidoqoftë, ne nuk kemi një version përfundimtar dhe bindës për shpjegimin etimologjik të emrit të kryeqytetit tonë. I pasigurt do të ishte edhe shpjegimi që mund të vijë nga zbërthimi etimologjik i emrave të qyteteve europianë, të ngjashëm me Tiranën, si psh. Tirano i Italisë”, ka sqruar Bakiu për “GSH”-në.
Imazhet e qytetit janë ato që e bëjnë botimin shumë interesant. Ai rendit listën e objekteve, që për nga arkitektura e vlerat historike i veçon,por tashmë nuk janë më.
“Siç e keni vënë re, Tirana e Vjetër, si histori e ilustruar fillon në antikitet dhe ndalet në vitin 1945. Që nga ky vit e deri më sot janë bërë prishje të rëndësishme, të cilat kanë sjellë humbje të pariparueshme në trashëgiminë e qytetit. Përmend këtu rrafshimin e Xhamisë së Vjetër (ndodhej tek monumenti ‘Partizani’) në vitin 1945, prishjen e Pazarit të Vjetër (në vend të tij u ndërtua Pallati i Kulturës), shembjen e Kishës së Ungjillizimit (aty u ndërtua 15-katëshi), rrafshimin e spitalit të vjetër pranë Sahatit rreth 1950-s, shembjen e Kishës Shën Prokopit më 1967 te kodrat e liqenit artificial (kisha është ribërë, por jo siç ishte), shembjen e Kishës Katolike të Shën Mërisë (prapa ‘Veve Center’), rrafshimin e kafes së famshme “Kursal” dhe të bashkisë së vjetër (1980), prishjen e kinema “Nacional” (’17 Nëntori’ më 2001), prishjen e lulishtes prapa Skënderbeut, më 2010; megjithatë lista nuk mbaron me kaq dhe do të zgjatej edhe shumë, por të tjerat mund t’i lexoni në libër”, tregon Bakiu.
Bobo na e ber corb fare mendjen.
Hamendjet e juja na e bon trunin turli.
Emni i vertet osht TIRONA dhe jo Tirane.
Nga emni TIRONA duhen nis studimet.
Emnin Tirones ja dhan DIBRANET.
Do shkoj TE-RONA,te vendi me ron-ran.
Ne tan kanget popullore thuhet goc e Tirones
..çunat e Tirones.
Shum studiues harrojne me qellim se shkronja ë,nuk osht prezente ne te folmen gegnishte,ku bon pjese dhe Tirona.
Ajo eshte e huazuar nga toskerishtja.
Ka njerez qe kete e dine prej vitesh. Ne bllok eshte nje kafe me emrin Tirkan dhe foto te vjetra te Tiranes neper mure.
Hah mos bridhni kot neper histori se nuk do gjeni gje,ne jemi i vetmi popull qe kur marim pushtetin djegim çdo gje qe i perket para ardhesve tan, prandaj jemi popull qe nuk gjejm as gje, se jemi popull pa moral dhe ne te shumten e kohes na kan drejtuar njerez te pa ndershem,ne kemi deformuar 50dhje vjet socializem se nuk i pelqente disave i vum zjarrin arkivave vizive dhe ato te shkruara i zhdukem,zhdukem çdo gje qe beri PPSHja per 50jet vjetdhe nuk e beri vetem ajo por bashke me ne popullin,po ta puesesh brezin e pas nentedhjetes,ata socializmin e konsiderojn si kohen e inkuzicionit ne SPANJ, se te verteten kan frik ta çfaqin televizionet, se stonojn me makrabitetin qe i bejn ktyre njerezve dhe kan frik se humbasin çfar kan fituar me mashtrime krime dhe vrasje,si kta kan vepruar dhe te paret duke nxir çdo gje dhe duke e deformuar historin dhe ka ardhur koha qe nuk kemi me çfar identifikohemi si popull dhe te japim pershtypjen e nje populli pa histori cigan,shuqur njiqind her qe ENVER HOXHA ngriti ne piedestal SKENDERBEUN dhe historin e tij dhe e beri qe ti thosh kti populli qe meritoni te ndjeheni krenar se kemi SKENDERBEUN, se ne te kundert dhe ate do naj kishte vjedhur historia GREKE, ose SERBE dhe do linim nam fare,se sot te ter i ngren vleren dhe ven ne piedestal antivleren,se pjesa me e keqe e kombit ka marr forcen e luanit ne kte vend dhe çesht me e keqja se jan edhe shum antikombetar kjo lloj pjese njerzish,me pak fjal kta jemi ne,shyqur socializmi qe beri pak historin gjuhen dhe drejteshkrimin, se sot me profesora qe nuk din te shkruajn se jan me diplloma fallco, do te na kish mar lumi.
Te tera versionet kane nje baze. Vetem versioni i origjines greke te fjales Tirane nuk mund te pranohet.
Do kete gisht Janulla ne kete pune.
Te paska gjakosur keq gishti i Erdoganit, aq keq sa te kan dale syte si topet e demit dhe nga goja te dalin vetem britma pa kuptim!!!
Hahahaha…kete here ja ke fut vellait tend.
Esh habitati yt ai me siper,nga ai soj qe esht ne krize indetiteti,
si i thone shkurt,bythshitur per treqind Euro.
Edhe ti more treqind Eurot,por nuk ike ne Greqin tende te “dashur”,
por ne veri te Europes.Akoma nuk e ke njohur llojin tend?
Un te ndihmoj te njohesh vetveten,ti me ofendon!
Çfar i thone kesaj?!
Kesaj i thone se ashtu si dhe versionet e shumta ne artikull, vertetojne me se miri se kush ka krize identiteti, mosnjohje historike e qyteterimi dhe mbi te gjitha shkaterime te vazhdueshme barbare! Keshtu qe ti ske se cfare te me ndihmosh me erresiren tende “krenare”!!!
Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete!
Te thash me siper qe nuk esht komenti im,prandaj terhiqu ne komentin e mesiperm dhe jo kodra mbas bregut,abra kadabra.
Komenti im per ate qe shkruan me emrin tim esht ne rregull apo jo?
Problemi esht se,kur hyn parja(djalli) ne mes dhe kur meson te artikulosh ca fjale te huaja,ka nga ata qe mohojn vellane!
Keshtu esht kur je ne krize indetiteti!
Mua ma ka thene Historine e Emrit te Tiranes Xhafer Sadik Bej Preza (Kalaja) ,Babai i profesor Bajram Prezes dhe eshte nje histori e pashkruar deri tani ! AI ka qene edhe Komisari i Policise se Tiranes ne kohen e Zogut dhe kusheri i Zogut DHE historia e motres nuk eshte e vertete
Nuk e di se perse i shkohet pas gjurmeve te emrit Tirane dhe jo Tirone. Keshtu shqiptohet Tirana nga autoktonet (jo ato te Laramane Vorpsit).
c’eshte me e keqja eshte qe nuk duhet te ishte kryeqytet !
Pse?
Shqiptare kara pabuksa, si s’rrini dot mor rezila pa e felliqur nje muhabet me argumentet loqe te tipit “turku”, “greku”. Ketu thjesht po behet fjale per origjinen e emrit “Tirane”, e jo per turq e greke. Dava impotentesh te lodhur jeni te gjithe
po ku e o yll se na plasi malli
Ne njeren dor kazmen ne tjetrin pushken
Tirona vjen nga Trahana,tërhon,tiron
Trahana tërhon Tiron
Ushkure shkures shurres Durres
Shkerdhen loder,shkeloder,Shkoder
Trap n goj,trapgoj, trapoj, Tropoj
Lesh,lezh
kurves i bin,kurvesbin,Kurbin
I byths a,ibythsa,ilbythsan,Ebasan,
Kar n vaj,karvaj,Kavaj
Kar n uj,karuj,Kruj
Ska pare, skrapare,skrapar
Kar a visit, karavizit, karavizita Karavasta
Kar bujrum,karbujrum,Karaburun
Qrgjina e emrit TIRANE do te thote ne shqip, TI- RONE, DO- JETOSH kur te punoj Sahati TIRANES seprapethi ty si TIRANE do te njofi BOTA si SUNDIMETARE.