Shuhet mjeshtri i klarinetës, Laver Bariu

26 Janar 2014, 14:34Kulturë TEMA

Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare mjeshtri i klarinetës Laver Bariu. “Gjenerali i klarinetës”, siç njihet në të gjithë Shqipërinë  lindi më 2 maj 1929.

Laver Bariu rrjedh nga një familje muzikantësh të qytetit të Përmetit. Interpretimet e tij shtrihen në harkun kohor 1950-2000.

Në mars të vitit 2001 ai u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh i punës” me motivacionin “për mjeshtërinë në interpretimin e vlerave të muzikës popullore dhe përcjelljen në popull të këtyre vlerave”.

Laveri ishte vlerësuar me disa çmime, muzika me saze e Laver Bariut renditet edhe në krye të listës së iso-polifonisë, e përfshirë në UNESCO si  “kryevepër e trashëgimisë shpirtërore te njerëzimit”.

Në nder të mjeshtër Laverit, bashkia e Përmetit ka vendosur në bulevard edhe një yll me emrin e tij.

43 komente në “Shuhet mjeshtri i klarinetës, Laver Bariu”

  1. estrefi says:

    Nderim i perjetshem te madhit LAVER.

    1. Adriatik says:

      Lamtumire Laver ! Do na mungosh.

      1. Elbasanlliu says:

        DY KLARINETISTE TE FAMSHEM KA PASUR SHQIPERIA TE CILET NUK I VIJNE ME KETIJ VENDI. NEVRUS NURE (lulushi i korces) dhe Laver Bariu i Permetit.

    2. Neorealizmi says:

      Me ka rene rasti te degjoj came ortodokse ne Athine (te cilet e kishin humbur gjuhen e tyre), qe kur donin vertet te degjonin nje muzike qe i kompletonte e i bente te ndiheshin te forte, thonin ndermjet tyre: Vale mas ena vari alvaniko (na vendos ndonje te rende shqiptare). Gjithmone vinin Cd te Laverit te cilat i blinin nga dyqanet tona. Kabate e luajtura nga Laveri ishin kaq te fuqishme e te thella saqe ato te tyret dukeshin fiks si kenga e tjetersuar e Xhixhilese tek “Gjeneral Gramafoni”.
      Nderim per kete perhapes te etnofolklorit dhe kultures shqiptare!

  2. hejza says:

    nderim mjeshtrit të madh Laver Bariut. kabaja e tij me ka rritur qe nga fillim vitet 70 te shekullit kaluar, i pa zëvendesuar , o njeri i madh i muzikës te shpirtit nga Laberia e kudo . Krenohemi me të tillë instumentalist qe patëm .NDERIM

    1. serqozi says:

      Ngushellimet e mia me te sinqerta per familjen e tij . ata humben njeriun e tyre te dashur kurse shqiptaret humben nje ikone te polifonise . shpresoj qe Zoti te mrekullohet ashtu si ne dikur me ato kabate e tija te pavdekshme .R.I.P mjeshtri i madh Laver Bariu

  3. Shpiragu says:

    Tingujt e klRinetes te Laver Bariut jane dhe do te mbeten melhem per shpirtin e cdo shqiptari. I paharruar kujtimi i usta Laverit! Kush i ka degjuar kabate me klarinete te usta Laverit dhe nuk ka leshuar nje pike loti gezimi apo trishtimi?

  4. arbeni says:

    Sa keq,nuk vajtem se nuk vajtem t’i puthnim doren,iku dhe nje shqiptar i vertete!

  5. SHIU says:

    RRespekte ti prehet shpirti ne paqe, njeriut qe i fali kenaqsi ter jeten e vet kti populli,do mbetet i paharrushem.

  6. imeti says:

    Nji mjeshter si Laver Bariu kombit i duhet prit nji shekull per te nxjerr, i lehe i qoft dheu i tokes mem,rrespekt per mjeshtrim e madhe.

  7. LORA says:

    Njerez talent ,si Laver Bariu,vdesin vetem fizikisht.
    Emri i tyre eshte skalitur,per jete,tek njerzit qe u dha aq kenaqesi virtuoziteti dhe tek trashegimia e tij artistike,qe do shijohet perhere nga brezat qe do te vijne ne dheun tone.

  8. ILIR says:

    Qofte dheu i lehte per ty o gjeniu i math i muzikes SHqiptare.

  9. Ai do te mbetet me shekuj ylli I arte I shpirtit te muzikes shqiptare
    U prefte ne paqe.

  10. R.M. says:

    R.I.P Mjeshter!Ngushellime familjes, njerezve te tij te dashur, miqeve dhe Botes se Artit e Kultures Shqiptare -Kemi humbur Ikonen e Klarinetes dhe te Muzikes popullore shqiptare !
    Ju politikane, intelektuale zyrtare rrogetare! Qendroni nje minute ne Heshtje para figures Madheshtore e Njerezore te ketij Kolosi! Hidhini vezhgimin e kuptueshem e jashtezakonisht kuptimplote njerezor personalitetit dhe kontributit driten e tyre qe Laver Bariu la pas !–dhe do te kuptoni sa ne antiteze te forte e njerezore eshte me boten tuaj te politikberjes pa konvencionet e paemerta me ngjyrimet e turbullimet dhe modelet e saj te palexueshme, me mantelin gri, ironik, rrenqethes ndaj realitetit social-ekonomik- politik te nje Atdheu te asfiksuar nga moderniteti ballkanik,-alias TRITOL! Vdekja e tij e HESHTUR e me muzike nder buze eshte Modeli dhe Mesazhi i Sinqeritetit dhe Dashurise njerezore te Artistit te Shquar te Pavdekshmit- Laver BARIU!
    R.I.P Mjeshter! Qe kete Cast e ndjeme humbjen tende vendin bosh qe le tek ne populli tend qe e doje e te donte aq Shume!

    Nderime e respekt per Figuren e ketij Kolosi! I perjetshem Kujtimi e vepra e tij! Raimonda Moisiu&FAMILJA

    1. erla says:

      sa bukur!paska akoma njerez qe dine te vleresojne kaq prekshem

  11. bobi says:

    Gjeniu i Klarinettes qe dinte te gershetonte ne tinguj boten muzikore, perla e margaritar dilnin nga instrumenti i tij per te ushqyer shpirtin e popullit te tij. I pavdekshem….

  12. cicolino says:

    Respekt dhe nderim te pakufijshem per kete mjeshter te madh te muzikes popullore shqiptate! Laveri do jetoje ne jete te jeteve me muziken e tij dhe shpirtin qe ai dinte aq mire ta percillte nepermjet saj! I paharruar qofte kujtimi i tij!

  13. Horri i i Bulevardit says:

    Faleminderit Mjeshter, per kenaqesine qe na dhe, familjes se tij, ngushellime, por ti themi, mbajeni me nder emrin e babait dhe gjyshit tuaj.

  14. Treviso says:

    Laver Bariu nuk vdes. Ati vetem qe i ka pushuar zemra.
    Ngushullime familjareve.

  15. andrea says:

    Nje humbje jo vetem per Permetin qe e lindi dhe e formesoi si Njeri dhe Artist, por per gjithe Artin Kombetar shqiptar.
    I paharuar do te ngelet, sepse la pas nje veper qe nuk vdes kurre!
    Ngushellime Familjes dhe te dashurve te shtrenjte te Mjeshtrit te madh te Kombit, Laver Bariu!

  16. santiago says:

    eshte i pa zevendesushem

  17. frasherlliu says:

    Nderim dhe perulje me tere madheshtine e shpirtit dhe zemres kryevepres se kenges,patriotizmes memedhedashurit ,zemrez se permetit Laverit tone i lutem zotit ta mbaje ne perjetesi.Lamtumire engjelli i qetesimit te shpirterave qe te kane degjuar me endje ne gezime dhe hidherime,lamtumire emer dhe zeri qe na ke shoqeruar ne shqetesime e dhimbje qe duke kenduar kengen tende na ke dhene fuqine e ndezur si zjarr e na ke ndrituur ne çdo dere.Nga largesite e kurbetit te shkrete si e ke thene ne kenge te dergoj mallengjimin qe te te ngrohe ne perjetesi,ngushelloj familjen dhe tere te afermit e tij per ndarjen e ketij gjeniu te qetesimit te shpirterave ,ustait tone te kenges.Lamtumire nga frasherlliu qe merte rruget e kapercente malin e Taborrit e Kokojken per te zbritur ne Permet e per te ndjekur koncertet dhe magjine e klarinetes te vetmen arme te shpirtit qe beri legjende dhe Permetit e tere jugut i dha emer.Per mua mik i dashur je rilindasi i kohes moderne dhe vellai i vertete i frashellinjve veprat e te cileve i kendove ne çdo ane dhe klarineta jote me tingujt dhe vokalitetin e eres se terndafilave e lartesite e maleve te permetit moren dhene ndriçuan ne çdo ane.

  18. ritas says:

    Nderim dhe respkt per kete artist te madh.

  19. ARUSHA says:

    Lamtumire o Bilbili Boteror i Klarinetes !RESPEKT PER VEPREN E LARTE QE LE DHE DASHURINE PER MUZIKEN QE PATE ! INDERUAR ME BREZA QOFSH PERHERE SA TE JETE JETA !

  20. myzeqari says:

    U prehte ne paqe dhe ngushellime te gjithe familjareve. Mjeshtri do te na mungoje shume..Modestia dhe lidhja qe kishte me Permetin ishte vlere e rralle.

  21. L says:

    Respekte te Madhit LAVER Bariu.

  22. rebeli says:

    U prefte ne paqe ky mjeshter i madh.

  23. Liridon says:

    Ai iku nga kjo jete duke bere dicka per kulturen e kombit te tij.Vepra e tij duhet te jete nje apel per te gjithe.Te bejme perpjekje ti ngjajme.Ky do te ishte nderimi me i madh qe do ti benim ketij njeriu te madh te kombit tij.

    1. mirel says:

      E po ne fund te jetes na nderoi ca ngjyren e syve.
      jam grek-tha

  24. Majakovski says:

    Nje moNument skulpture parku te vendoset ne Tirane qe sa here ta shohim te kujtojme muziken qe na fali duke qetesuar shpirterat tane. I perjetshem kujtimi per Laver Bariun kete burre simpatik dhe muzikant i paperseritshem. I lutem qeverise ta nderoje kete artist te madh dhe kete vlere te rralle.

  25. PrapambetjetOsmane says:

    Mjeshter i klarinetes dhe percues i denje i vlerave muzikore popullore.
    I paharruar qofte kujtimi i Laver Bariut !

  26. ali says:

    U prehte ne paqe shpirti i tij!
    Nderim perjete artit te tij!

  27. tani says:

    Respekt per mjeshtrin e madh.sa her degjoj kaban tek filmi me bujar lakos me jepte nje ndjenj qe sdi as vet ta pershkruaj.flm usta shpirti ne paqe.respekt.

  28. T. Voda says:

    — Ngushellime familjes dhe te gjithe te aferme.
    — Lamtumir LAVER BARIU, Gjemerli Muzikes – I Klarinetes Permetare e mbare Shqiptare.
    Me thjeshtesine e modestin e paraqitjes,me pasionin, virtuozitetin, larmin dhe mjeshterin e larte te interpretimit, do te mbetesh si ai “Guri (Shkembi) I Qytetit Permetit” qe u ka rezistuar shekujve, i pa harruar ne trashegimin muzikore populore shqiptare
    — Kenget,melodite e klarinetes tende permetare do te radhiten me vlerat e poezive Naimjane te Frasherllinjve. Sic shkruan dhe komentusi “frasherlliu” , …”JE RILINDASI I KOHES MODERNE”
    — Ketu, pertej brigjeve te Atllantikut,tingujt e kenges e te klarinetes tende Permetare , shpesh me kane shlodhur.Por,jo pak me kane permalluar e perlotur,kur kojtojme ate vend,moshen e thyer qe kemi, largesine dhe “…..RRUGEN PER JANINE…” qe kemi mare sot.

    — I pa harruar kujtimi e vepra e Laverit ,si dhe e te gjithe -plejades
    aktoreve e artisteve qe po e lene thate ate vend

    Perulem me respekt, T. VODA. N.Y.

  29. Qemali says:

    I paharruar Mjeshtri i adh! Do na mungoje fizikisht por tingujt e tij jane te pavdekshem. Zoti e prehte ne paqe te parajses! Ngushullime familjes dhe gjithe popullit shqiptar qe e rriti ne gjirin e Tij.

  30. Sa e dua Shqipërinë says:

    Respekte!

  31. daenko says:

    Mjeshter i madh qe me interpretimet dhe krijimet e tij unikale na ka lene nje pasuri kolosale.Shume respekt,idashur usta Laveri,lamtumire.

  32. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Nji humbje e madhe
    Past drit e tu ket lene uraten te dashurve
    Faleminderit mjeshter bere histori u prehesh ne paqe

  33. toke nasari says:

    Te qofte dheu sa me i lehte ooooooooooooo LAVER BARIU ngushellime familjes o IKON E KULTURES SHQIPTARE.

  34. ARBEN says:

    Gjigand i muzikes popullure shqiptare qe nuk u vleresua nga pushteti qendror e lokal.Ne kemi per te mbetur mosmirenjohes dhe te liq.

  35. A.S says:

    NJe humbje e madhe per nje njeri te madh , paste dheun e lehte sic pati gojen e embel ngushellime familjes,respekt per kete kolos te muzikes

  36. qytetar says:

    Per mjestrin Laver Kariu
    poezi nga Bujar Kardashi

    Duhet të vazhdojë
    Kjo poezi homazh
    Për njerëzit e ndritur,
    Dhe për ç’lanë pas
    Hikën katër diva
    Në art qenë ikona
    Si perla mbi tortë,
    Për tërë viset tona
    Trishtim na ka sjell
    Ndarja në zëmrat tona
    Ishin në kujtesë
    Si rrënjë atje thellë
    Për artin e tyre
    Për shijen e mbjellë
    Ja Laver Bariu
    Mjeshtër i klarinës
    Qe legjend e gjallë
    Me muzik si stinët
    Por nuk shkojë gjatë
    Të ndrrojë jetë
    Një tjetër kollos
    Mjeshtër i vërtetë
    Në hark Virtuoz,
    Në violinë qe ikonë
    Ibrahim madhi,
    I madhi gjithmonë
    Ka nis ters ky vit
    Për tërë artin tonë
    Po na mer ikona
    Nga arti violina
    Nga kënga e lehtë
    Mori kanarina
    Ja dhe Vaçe Zela
    Ka nërruar jetë
    Duke lënë këtu,
    Thesare të vërtetë
    Të gjithë për artin,
    Punuan një jetë
    Shkrim më të vështirë
    S’kam shkruar kurrë
    Por ky amanet
    Duhej lën dikurë
    Ja Skënder Sallaku
    Që bëri epokë
    Të bënte të qeshje
    Dhe t’ishe nën tokë
    U prefshi në paqe,
    Veç trupin keni marë
    Për veprat legjenda,
    Ne s’kemi të larë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje