“Dashuri Europiane”, një serial shqiptar i gjinisë së filmit alternativ

21 Janar 2014, 18:00Kulturë TEMA

Jona Dervishi

Regjisori ynë i mirënjohur si dhe artist i merituar, Ylli Pepo ka përfunduar xhirimet dhe postproduksionin e një filmi të veçantë. Ky film është i gjinisë alternative me 12 seri të shkurtra, i pari i këtij lloji i prodhuar në Shqipëri. Skenari është shkruar nga shkrimtarja Diana Çuli, autore e njohur veprave ndërsa bashkërealizuese është gazetarja me pervojë Suzana Zyrakja. Në kamera ka punuar në HD drejtori i fotografisë Denald Grepcka ndërsa në postproduksion është emri i Gjergji Panos. Kjo veper e re filmike është mbështetur nga Bashkimi Europian.

Më së shumti kanë qenë kineastet e rinj ata që i kanë dhënë jetë këtij zhanri pak të njohur duke realizuar filma të shkurtër, me subjekte aktuale, me pak personazhe e me ide e zgjidhje spontane. Kësaj rradhe na ofrohet një film me dymbëdhjetë pjesë, ku secila përmban një film të shkurtër me subjekt të pavarur nga të tjerat por e lidhur ngushtë me to nëpërmjet personazheve të njëjtë dhe befasive e suspansit të vazhdueshëm,Bëhet fjalë për rregulla dhe ligje, për të drejtat dhe detyrimet që do të kenë qytetarët shqiptarë kur të hynë në Europë. Pra, jemi më tepër në fushë të juristëve, politikanëve dhe ekspertëve ligjore të specializuar, se sa në atë të filmit dhë te artit. Nsaj këtu qëndron risia, pra një mënyrë informimi për integrimin në Bashkimin Evropian.

Mënyra origjinale e spjegimit te gjërave,e zgjedhur artistikisht nga regjisori Pepo, e ka berë serialin jo vetëm interesant por edhe te tillë qe Ndërsa zbavitesh me kuadrot e filmit, njëkohësisht edhe mëson dhe edukohesh, detyrë kjo, e çdo televisioni të sotëm, qoftë publik apo privat.

krahas aktorëve, në çdo seri shohim personalitete të shquar dhe figura reale të jetës sonë sociale, letrare, kulturore dhe artistike. ata natyrshëm bëhen pjesë e filmit, duke i dhënë edhe një dimension real dhe dokumentar. Kemi kështu një serial që do të shfaqet si një risi e kinemasë dhe televizionit.

Subjekti i serialit është ndërtuar mbi udhëtimin e një çifti të ri ne Europë dhe dilemat e tyre mbi avenirin. Mes ëndrrës dhe realitetit, ata njihen me personazhe të ndryshëm qe shpesh i fusin ne “telashe” të mëdha duke krijuar kështu situata të ndryshme komike. Pa treguar të gjithë ngjarjen pasi ajo do të zbulohet gjate shfaqjes, seri pas serie, mund të themi se ansambli i aktorëve të zgjedhur ka mishëruar në ekran një galeri të tërë personazhesh që na duket sikur i kemi njohur a i kemi takuar më parë, diku a dikur.

Para së gjithash spikat Julinda Gjika, një talent i vërtetë rinor. Krahas saj janë edhe të rinjtë: Ledion Zoi, Ervin Çela,Arber Islami, Kristiana Dodaj por edhe aktorët e njohur dhe me pervojë si Dritan Boriçi, Elida Janushi dhe Mehdi Malkaj.

Me punën e vecantë në sheshin e xhirimit të producentes Lorina Pepo, ku spikat kamera novatore e Denald Grepckes janë bashkuar kuadrot e kombinuar te Gjergji Panos dhe muzika e zëri direkt i Florian Hetës, punë e kryer me kujdes të veçantë.

“Dashuri Europiane” është një film qe flet shumë për punën plot pasion dhe frymën novatore të një grupi tashmë të afirmuar kineastësh,ku unë personalisht pata fatin të asistoj gjatë xhirimeve si asistente, duke qënë se ishte vërtetë shumë interesante të mësoje ne lidhje me të drejtat e një qytetari në përballje me ligjet Europiane. Publiku s’duhet të hezitojë të rrijë përballë ekranit të Televizionit Publik Shqiptar për ta ndjekur këtë serial informues e zbavitës Duke filluar çdo ditë nga data 27 janar në orën 18:30.

1 komente në ““Dashuri Europiane”, një serial shqiptar i gjinisë së filmit alternativ”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje