Shkrihet Qendra e Artit, zhyti ministrinë mbi 950 mijë euro borxh

16 Janar 2014, 09:15Kulturë TEMA

Qeveria ka vendosur në mbledhjen e saj të radhës të shkrijë Qendrën Kombëtare të Artit dhe Kulturës, e cila drejtohej nga Frrok Çupi, dhe kompetencat e saj t’ia kalojë Ministrisë së Kulturës.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka dalë dje në një konferencë për shtyp, ku ka sqaruar se arsyeja e shkrirjes së Qendrës Kombëtare të Artit është abuzimi me fondet dhe borxhi i lënë pas nga aktivitet e 100-vjetorit të pavarësisë. Borxhi që ka Ministria e Kulturës është mbi 950 mijë euro.

“Për vitin 2013, QKAK ka pasur një buxhet të miratuar prej 30 milion lekësh, ndërkohë kontratat që ka lidhur institucioni për mbështetje financiare për projektet artistike, shkojnë në vlerën mbi 50 milion lekë.Vetëm ky institucion në 2014-n do të mbart një borxh prej rreth 26 milion lekë nga vendimet dhe kontratat e angazhuara në vitin 2013, kjo përtej buxhetit të parashikuar dhe në shkelje flagrante të legjislacionit në fuqi”, deklaroi ministrja Kumbaro, duke kujtuar se këto shkelje identifikohen qartësisht edhe në rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditin e zhvilluar për vitin 2012-2013.

“Për këtë shkak, por edhe për keqadministrime të tjera i është lënë sot Ministrisë një borxh rreth 950.543 Euro, borxhe që shkojnë mbi kurrizin e kërrusur të artit dhe kulturës”, tha dje ministrja Kumbaro.



9 komente në “Shkrihet Qendra e Artit, zhyti ministrinë mbi 950 mijë euro borxh”

  1. moma says:

    Coi letrat per shkelesit e ligjit ne prokurori.Mos e zgjat

  2. Darsiani says:

    Arti i te korruptuarit eshte art me vete…per faj te disa personave qe kane perfituar nga ky sistem duke keq administruar QA, e pesojne dhe ata qe mbase s’jane marre me korrupsion.http://darsiani.jimdo.com/photos-pics-art/

  3. Brusko says:

    Prandaj Rupi Çupi (Frroku) ne çdo emision te KLANI-t te zenunit qe i flaket per Berishen ,une habitesha dhe pyesja veten: A i beson vete keto qe thote Rupi Çupi ???
    Tani u zgjidhe enigma !!!

  4. babec says:

    Ne burg Frok plehun!!!

  5. shoku shpati says:

    Po cupa-frroku do jete kunder.kete ordiner e paskeni lene deri sot.ky legen qe hante mish keci bashke me piro xhaken(jo si ky qelbanik-frroku)me zani caushin ne 97,dhe i lutej zanit ta bente deputet.

  6. pehlivani says:

    Si mund të jetë ky ‘dru me pre’ drejtues në institucione kulture? Ky dhe nga pamja e jashtme, nga forma e kafkës të ngjall neveri e përçmim.

  7. shqip says:

    90 % frroka jan ne ate vend ,prandaj ka mbet ne byth te europes

  8. &/& says:

    edhe ti po k’cen o frrok!!!!

  9. ampam says:

    edhe ti po k’cen o frrok!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje